Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-02-07, 19:18   #1
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Intervist Nahit Hasani

Asnjėherė nuk ka pasur vend pėr negociata mes Kosovės dhe Serbisė (2)


Nait Hasani

Nait Hasani, anėtar i kryesisė dhe deputet nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), nė vazhdim tė intervistės dhėnė Kosovapress-it, nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e ndarjes sė Kosovės, qė sipas tij, do tė thotė njė luftė e re nė Kosovė dhe Ballkan, qė do tė sillte deri te rishikimi i kufijve. Hasani ėshtė skeptik se vendimi pėr statusin do tė jetė i kėnaqshėm pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės.
Kosovapress: Pse PDK nuk po e kėrkon votėbesimin e Qeverisė Ēeku?

Hasani: Jo qė nuk e bėjmė, por pėrkundrazi ne jemi prapė ata qė kėrkojmė votėbesimin, por kjo nuk ndodh tash pėr shkak se kemi ēėshtjen e statusit dhe propozimin e planit tė Ahtisarit pėr zgjidhjen e statusit. Prandaj, kjo ėshtė njė lloj pauze qė pas statusit pritet tė riaktivizohen tė gjitha kėrkesat e arsyeshme politike.

Kosovapress: A do tė thotė kjo se Thaēi tashmė ėshtė ofruar me Fatmir Sejdiun dhe ėshtė larguar nga Nexhat Daci?

Hasani: Ato janė ēėshtje qė mund t’ia parashtroni Thaēit, se a ėshtė kthyer nga lindja apo perėndimi. Mendoj se PDK nė baze tė programit politik ndjek njė politikė parimore dhe tė zhvillimit tė Kosovės dhe jo politikė tė individit.

Kosovapress: Po mirė, ēka kishit ndryshuar ju personalisht nė PDK?

Hasani: Ndryshimet i kisha bėrė nė aspektin e pėrgjegjėsisė.

Kosovapress: A do tė thotė qė subjekti i juaj ėshtė i papėrgjegjshėm?

Hasani: Jo qė ėshtė i papėrgjegjshėm, sepse nė PDK ka pėrgjegjėsi, por duhet ta ngarkojmė me pėrgjegjėsi edhe mė shumė, sepse ngarkesa me pėrgjegjėsi ėshtė angazhim mė i madh, pėr arsye se ai qė merr pėrgjegjėsi edhe duhet tė japė llogari.

Kosovapress: Ju mė herėt keni deklaruar se do tė ketė zvarritje tė procesit tė definimit tė statusit. Cilat janė arsyet e kėsaj zvarritjeje?

Hasani: Rrethanat politike nėpėr tė cilat po kalojmė tregojnė qė plani i Ahtisari nuk do tė jetė plan i pavarėsisė sė Kosovės, i cili do tė zgjedhė brenda natės ēėshtjen e statusit, por do tė jetė njė plan proces i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Ai do tė jetė njė plan i mirė qė neve do tė na japė mundėsi tė veprojmė menjėherė nė kuadėr tė rrjedhave politike dhe qė duke u bazuar nė politiken demokratike ose nė politikat tė cilat zhvillohen nė bashkėsinė evropiane dhe atė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi, ato na bėjnė qė tė kuptojmė se ne jemi nė proces dhe njė proces i tillė nuk ndodh “Ad-hoc”, por ai shkon nė proces. Dhe nė njė proces tė tillė politik, mendoj se statusi i Kosovės edhe pse i zvarritur, nuk ėshtė pjesė e zgjedhjes sė menjėhershme. Mendoj se ēėshtja e statusit nuk do tė jetė ēėshtje vetėm e muajit shkurt, por kjo do tė zgjasė deri atėherė, sa ne do tė jemi tė gatshėm tė kėrkojmė dhe tė vendosim vetė dhe tė jemi tė pėrgjegjshėm pėr fatin tonė. Pikėrisht atėherė do tė jetė edhe zgjidhja e statusit tė Kosovės. Atėherė kur u ndėrgjegjėsuar si popull dhe bėmė luftėn pėr tė drejtat tona kombėtare dhe politike, dhe fituam atė qe kemi sot. Kėtė e kemi fituar me luftėn e UĒK-sė dhe me politikė diplomatike tė saj.

Kosovapress: Sa ėshtė i gatshėm faktori vendor tė kėrkojė qė mos tė ketė shtyrje tė mėtejshme tė statusit?
Hasani: Faktori vendor ėshtė i gatshėm dhe i pėrgjegjshėm, por jo nė nivelin qė e kėrkon situata politike pėr vendosjen e zgjedhjes sė statusit.


Kosovapress: Ēka duhet bėrė faktori vendor nė kėtė kohė?

Hasani: Tash pėr tash nuk ka mundėsi tė ndodhė diēka e jashtėzakonshme te ky faktor politik, por tash kėrkohet nga faktori politik qė tė pėrfundojė misionin e vet politik.

Kosovapress: A mendoni se me kėtė Grup tė Unitetit do tė bėhet definimi i statusit?

Hasani: Grupi i Unitetit e ka marrė besimin nga Kuvendi i Kosovės, i cili ka menaxhuar situatat e ndryshme tė aktiviteteve politike, diplomatike dhe takimeve e bisedime me faktorin ndėrkombėtare dhe Beogradin, dhe ka marrė pėrgjegjėsi mė tepėr se sa qė i takon. Procesi i Kosovės ėshtė pėrcaktuar nė pesė individ. Ata ose kėta pese individė nė vitin 2006 e kanė humbur kredibilitetin politik pėr statusin me deklaratat e tyre shterpe, pa vizion. Mendoj se nuk do tė jetė e gjitha kjo, sepse qytetarėt janė ata qė duhet e do tė vendosin pėr shume ēėshtje pėr tė ardhmen e Kosovės. P.sh., si ēėshtja e simboleve, Kushtetutės, kėto mund tė jenė propozime tė mira qė mund tė bėhen, por pėr formėn e qeverisjes dhe sistemit shtetėror duhet tė vendoset me referendum, si dhe pėr shumė ēėshtje ėshtė dashur tė pyeten qytetarėt e Kosovės. Pėr ēėshtjen e simboleve nuk mund tė vendosin pesė individė dhe ta miratojnė 120 deputetė nė Parlamentin e Kosovės, sepse ēėshtja e simboleve, himnit, kufijve, janė ēėshtje tė qytetarėve, tė cilėt nė referendum duhet t’i pėrcaktojnė.

Kosovapress: Ēfarė prisni nga plani i Ahtisarit?
Hasani: Ne jemi tash nė fillim tė vitit, por deri nė fund tė vitit do tė kemi proces tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, por besoj se statusi do tė ketė njė model qė nuk do tė jetė i kėnaqshėm pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės, do tė ketė njė ndryshim tė rezolutės, qė do tė kalojė misionin nga UNMIK-u nė EUMIK. Ata do t’i kenė tė gjitha kompetencat nė Kosove si UNMIK-u. Ata do tė kenė edhe tė drejtėn e vetos dhe kontrollin nė sigurinė e vendit, nė drejtėsi e polici. Pra, ata do tė jenė zotė tė Kosovės, ne do tė jemi punėtorė tė tyre, tė EUMIK-ut. Prandaj, prapė do tė kemi tė njėjtėn gjendje, vetėm tash me Bashkimin Evropian e jo me Kombet e Bashkuara. Pėr mua, personalisht, plani, pra pakoja e Ahtisarit, ėshtė njė zgjidhje politike, sepse e thyen status quo-n e vendosur pėr gati tetė vjet nė Kosovė dhe jep shpresa pėr zgjidhje tė mėtutjeshme. Sipas planit tė tij, sipas rrethanave politike nė terren dhe sipas informatave tė ndryshme mund tė dimė pėrafėrsisht ēka ka nė pakon e tij, por ato janė tė paqarta dhe jo zyrtare dhe nuk mund tė kalkulojmė dhe tė flasim pėr to pa u bė zyrtare. Prandaj, edhe njėherė them se plani i Ahtisarit, ēfarėdo qė tė ketė ajo pako, do tė jetė zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės, sepse qytetarėt e Kosovės i detyron tė angazhohen qė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre sipas vullnetit tė tyre.

Kosovapress: Bashkėsia ndėrkombėtare ka paralajmėruar bisedime tė reja pėr statusin. Mendoni se ka vend pėr negociata?

Hasani: Asnjėherė nuk ka pasur vend pėr negociata mes Kosovės dhe Serbisė, por kėto kanė ndodhur dhe janė presione tė ndryshme qė vijnė nga faktori ndėrkombėtar, sepse me Serbinė i kemi kryer bisedimet politike e ushtarake me luftėn e UĒK-sė. Por tani kėrkohet qė tė bėhen bisedime pėr serbėt e Kosovės, tė cilėt e kanė tjetėrsuar fuqinė e vet politike nė Beograd e qė jetojnė kėtu nė Kosovė dhe akoma janė ata qė dėshirojnė tė rrinė nė Kosovė, njė pjesė e tyre, por ata fuqinė e vet politike e kanė humbur dhe me ta luan e komandon Beogradi, i cili i bėn negociatat me Prishtinėn pėr serbėt e Kosovės qė ėshtė e paarsyeshme dhe paradoks qė ndodh te ne, e qė do tė ketė pasoja nė implementimin e atyre vendimeve.


__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.