Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
Emri
Fjalėkalimi
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-10-07, 10:54   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kushtet e Islamit nė Kuran dhe Bibėl

Kushtet e Islamit nė Kuran dhe Bibėl


Nė ēdo etapė tė formėsimit tė fesė sė vėrtetė, e cila nis me Ademin (a.s) (Adamin) si njeriu dhe pejgamberi i parė dhe vazhdon mė tej, pėrmbajtja ėshtė e njėjtė. Ndryshime duken vetėm nė konkluzionet shoqėrore nė pėrputhje me zhvillimet e jetės njerėzore.


Sipas kėsaj, pėrmbajtja e insititucionit, si produkt i njoftimit hyjnor nga Ademi (a.s) e gjer te pejgamberi i kohės sė fundit dhe e quajtur “fe”, ėshtė gjithmonė po ai dhe emri i kėsaj pėrmbajtje ėshtė “Islam”.


Kėshtu, Muhamedi (a.s) ka thėnė: “Tė gjithė profetėt janė mes tyre vėllezėr prej tė njėjtit baba dhe feja e tyre ėshtė njė!”. (Buhariu)


Nisur nga kjo, Islami nuk i pėrket posaēėrisht dhe vetėm pėrmbajtjes sė Kuranit, ashtu siē pandehet pėrgjithėsisht. Tė gjitha fetė qiellore, me formėn e tyre, para korrigjimeve njerėzore, janė e njėjta gjė, domethėnė, Islam. Kurani e pėrshkruan kėtė tė vėrtetė: “Feja e pranueshme te Allahu ėshtė Islami.”. (Ali Imran 19)

Po tė thellohemi pak dhe tė studiojmė, do tė vėrejmė se si nė Kuran, po ashtu edhe nė Bibėl, do tė gjejmė kushtet qė pėrmban feja islame, tė cilat janė: Dėshmia (shehadeti); Falja e Namazit, Dhėnia e Zekatit, Agjėrimi i Ramazanit dhe Vizita e shtėpisė sė shenjtė-Qabes.
Le tė shohim nė vijim rreth kėtyre pesė kushteve tė Islamit:

Dėshmia (Shehadeti)
Shehadeti do tė thotė tė dėshmosh, tė pohosh ekzistimin e Allahut Njė dhe adhurimin vetėm Atij dhe tė vėrtetuarit se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij. Kjo dėshmi ėshtė kėshtu:
“Nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut Njė dhe se me tė vėrtet Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij”.


Zoti nė Kuran thotė: “Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!” (Ihlas 1)
“O ithtarė tė librit (Tevrat e Inxhil),ejani(tė bashkohemi)te njė fjalė qė ėshtė e njėjtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: tė mos adhurojmė, pos Allahut, tė mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos konsiderojmė njėri - tjetrin zotėr pos Allahut!” (Ali Imran 64)
“Ėshtė e vėrtetė se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i bėhet Atij shok, pos kėtij (mėkati), tė tjerat i fal atij qė dėshiron. Ai qė i pėrshkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bėrė njė largim tė madh (prej tė vėrtetės)”. (Nisa 116)


Njė ngjashmėri me shehadetin ėshtė paraqitur nė Bibėl, ku tregohet pėr besimin e pastėr nė njė Zot, citoj: “Dėgjo, Izrael, Zoti, Perėndia ynė, ėshtė njė i vetėm”. (Ligji i Pėrtėrirė 6:4)


“Dhe Jezusi u pėrgjigj: ‘’Urdhėrimi i parė i tė gjithėve ėshtė: “Dėgjo, o Izrael: Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i vetmi Zot”. (Marku 12:29)
“Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke dėrguar”. (Gjoni 17:3)


Kėtu tregohet qartė Njėshmėria nė Allahun (xh.sh), dhe Jezusi ėshtė i dėrguar prej Tij, ashtu siē ėshtė dėrguar edhe Muhamedi pas Jezusit, ashtu edhe Bibla tregon qartė shenjat e ardhjes sė Muhamedit, ku nė tė cilėn do tė flasim njėher tjetėr rreth Muhamedit nė Bibėl.

Namazi


Namazi ėshtė edukim shpirtėror, lutje e krijesės ndaj Krijuesit, falėnderim ndaj Allahut (xh.sh), duke i kryer detyrimet ndaj Tij. Pastrim nga mėkatet, ėshtė rruga e ngadhėnjimit dhe shpėtimit, pastrim shpirtėror nga anomalitė e ndyta. Namazi ėshtė shėrim zemrash dhe ilaē shpirtėror, kėto i vėrteton Allahu nė Kuranin Famėlartė ku thotė: “Ėshtė e sigurt se kanė shpėtuar besimtarėt: ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe janė tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit”. (Muminun 1-2)

“Dhe fale namazin nė dy skajet e ditės, e edhe nė orėt e afėrta (me ditėn) tė natės. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnė ato tė kėqijat. Kjo ėshtė njė kėshillė pėr ata qė pranojnė kėshillat”. (Hud 114)


Mėnyrėn e tė falurit e hasim edhe nė disa vende nė Bibėl, duke pasur parasysh se kėtė lutje e kanė praktikuar edhe profetė tė tjerė. Le tė bėjmė njė krahasim nė mes dy teksteve, Biblės dhe Kuranit.


VAZHDON ...>





Preshevar Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
Vjetėr 23-10-07, 10:55   #2
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kushtet e Islamit nė Kuran dhe Bibėl

Abdesi


Abdes do tė thotė larja e disa pjesėve tė trupit tė caktuara me qėllim tė falurit namaz ose tė lexuarit Kuran, etj.. Allahu nė Kuran thotė: “O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, e kėmbėt lani deri nė dy zogjtė. Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)!” (EL-Maide 6)

Edhe nė Bibėl tregohet se para se tė hynin nė tempull, altar, vend adhurimi, njerėzit i pastronin disa pjesė tė trupit, apo u pastronin nė tėrėsi. Edhe pse tė krishterėt modern nuk e praktikojnė kėtė, kėto kanė qenė detyrim edhe tek profetė tė tjerė. Pali, edhe pse ka bė ndryshime nė predikimin e Jezusit, por prapė se prapė e ka praktikuar abdesin me besim dhe respekt. Citoj nga Bibla ku thotė pėr kėto gjėra: “Pastaj vuri legenin midis ēadrės sė mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujė pėr t’u larė. Dhe me kėtė ujė, Moisiu, Aaroni dhe bijtė e tij lanė duart dhe kėmbėt; kur hynin nė ēadrėn e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun”. (Exodi 40:30-32)


“Atėherė Pali i mori me vete ata burra dhe, tė nesėrmen, pasi u pastrua bashkė me ta, hyri nė tempull dhe deklaroi plotėsimin e ditėve tė pastrimit, dhe kur do tė paraqitej oferta pėr secilin nga ata”. (Veprat 21:26)
Thirrja pėr lutje:


Kurani thotė: “O ju qė besuat, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e xhumasė, ecni shpejt pėr aty ku pėrmendet Allahu (dėgjojeni hytben, falni namazin), e lini shitblerjen, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju nėse jeni qė e dini.”. (Xhuma 9
)
Bibla thotė: “Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė “Bėj dy bori prej argjendi; do t’i bėsh me argjend tė rrahur; do t’i pėrdorėsh pėr tė thirrur asamblenė dhe pėr tė lėvizur fushimet”. (Numrat 10:1-2)


Pėr tė hyrė nė vend adhurim duhet tė zbathemi:
Njė ndėr kushtet qė duhet tė bėjmė para se tė falemi, nė vendin e adhurimit apo nė xhami, sė pari duhet tė zbathemi, sepse ėshtė njė urdhėr hyjnor, tė cilėt e praktikojnė besimtarėt, sepse kemi urdhėr nga i Madhi Zot, qė tė zbathemi, sepse pėr kėtė ėshtė urdhėruar edhe Musai (a.s), siē tregohet nė Kuran edhe nė Bibėl.


Kurani thotė: “E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirr: O Musa! Vėrtet Unė jam Zoti yt, hiq atė qė ke mbathur (opingat), se je nė luginėn e shenjtė Tuva”
(Ta Ha 11-12)

Bibla thotė: “Perėndia tha: “Mos u afro kėtu: hiq sandalet nga kėmbėt, sepse vendi nė tė cilin ndodhesh ėshtė vend i shenjtė”. (Exodi 3:5)


“Atėherė Perėndia i tha: “Hiqi sandalet nga kėmbėt e tua, sepse vendi ku ti po qėndron ėshtė tokė e shenjtė”. (Veprat 7:33)


Po ashtu tregohet, ėshtė dėshmi edhe nė Bibėl, pėrveē veprimeve tė namazit tek myslimanėt meshkuj, por edhe pėr femra tregohet mėnyra e adhurimit, sidomos duke mbuluar kokėn: “Edhe ēdo grua, qė lutet ose profetizon kokėzbuluar, turpėron kryet e saj, sepse ėshtė njėlloj sikur tė ishte e rruar. Sepse nė qoftė se gruaja nuk mbulohet, le t’ia presin flokėt; por nė qoftė se pėr gruan ėshtė turp tė qethet a tė rruhet, le tė mbulojė kryet”. “Gjykoni ndėr veten tuaj. A i ka hije gruas t’i lutet Perėndisė pa u mbuluar?”. (1 Korintasve 11:5,6,13)

Kibla

Vendi nga kthehemi kur falim namazin ėshtė kibla. Pėrpara njerėzit kur fillonin tė luteshin drejtoheshin nga Jerusalemi, por nė kohėn e Muhamedit (a.s) Allahu (xh.sh) urdhėron qė tė kthehemi nga shtėpia e shenjtė Qabja, e cila gjendet nė Mekė. Allahu (xh.sh) nė Kuran thotė: “Ne shumė herė po shohim kthimin e fytyrės tėnde kah qielli, e Ne gjithqysh do tė drejtojmė ty nė drejtim tė njė kibleje (Qabja) qė ti e do atė. Pra, kthehu anės sė xhamisė sė shenjtė (Qabes), dhe kudo qė tė jeni (o besimtarė) kthehuni kah ajo anė. E atyre qė u ėshtė dhuruar libri, ata e dinė sigurisht se kjo (kthesė) ėshtė e vėrtetė nga Zoti i tyre. E Allahut nuk mund t’i fshihet ajo qė veprojnė ata”. (Bekare 144)


Bibla thotė: “Kur Danieli..., hyri nė shtėpinė e vet. Pastaj nė dhomėn e tij tė sipėrme, me dritaret e saj tė hapura nė drejtim tė Jeruzalemit, tri herė nė ditė gjunjėzohej, lutej dhe falėnderonte Perėndinė e tij, siē e bėnte zakonisht mė parė”. (Danieli 6:10)





VAZHDON...>
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė  
Vjetėr 23-10-07, 10:57   #3
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kushtet e Islamit nė Kuran dhe Bibėl

Adhurimi
Si Kurani ashtu edhe Bibla tregojnė se duhet ta adhurojmė vetėm Allahun, tė mos i bėjmė shok Atij. Tė mos adhurojmė dikė tjetėr nė vend tė Tij. Kurani thotė: “Ėshtė e vėrtetė se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i bėhet Atij shok, pos kėtij (mėkati), tė tjerat i fal atij qė dėshiron. Ai qė i pėrshkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe ka bėrė njė largim tė madh (prej tė vėrtetės)”. (Nisa 116)


Bibla thotė: “Unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tė nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė. Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para meje. Nuk do tė bėsh skulpturė ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet aty nė qiejt ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujėrat nėn tokė. Nuk do tė pėrkulesh para tyre dhe as do t’i shėrbesh, sepse unė, Zoti, Perėndia yt, jam njė Perėndi xheloz qė dėnon padrejtėsinė...”. (Exodi 20:2-5)



Besimi i vėrtetė:


Kurani thotė: “Bėnė kufr (mohuan tė vėrtetėn) ata qė thanė: “Allah ėshtė ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetė Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai qė i pėrshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri. Pėr mizorėt nuk ka ndihmės. Gjithashtu bėnė kufr (mosbesim) ata qė thanė: “Allahu ėshtė i treti i treve”. S’ka nė gjithėsi tjetėr pos njė Allahu, e nėse nuk pushojnė nga ajo qė thanė (tre zotė), do t’i kapė dėnim i dhembshėm, ata qė nuk besuan prej tyre”. (Maide 72-73)


Bibla thotė: “Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ‘’Mėsues i mirė, ēfarė tė mire duhet tė bėj qė tė kem jetė tė pėrjetshme?’’. Dhe ai tha: ‘’Pse mė quan tė mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi: Perėndia. Tani nė qoftė se ti do tė hysh nė jetė, zbato urdhėrimet’’. (Mateu 19:16-17)


Pėrkulja (rukuja) dhe rėnia nė sexhde:
Kurani thotė: “O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhuroni. Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim”. (Haxhxh 77)

“...ti i sheh kah pėrulen (nė ruku), duke rėnė me fytyrė nė tokė (nė sexhde), e kėrkojnė prej Allahut qė tė ketė mėshirė dhe kėnaqėsinė e Tij ndaj tyre. Nė fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmės sė sexhdes. Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil”. (Fet’h 29)


“Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėj sexhde dhe falu pėr Zotin bashkė me ata qė falen!” (Ali Imran 43)



Ndėr pjesėt pėrbėrėse tė namazit ėshtė edhe pėrkulja (rukuja) dhe vėnia e fytyrės nė tokė (sexhdeja), ashtu siē pėrmendet nė Kuran pėrmendet edhe nė Bibėl, ku gjithė profetėt e kanė kryer kėtė adhurim. Mė poshtė po i pėrmendim disa nga profetėt:



Bibla tregon:



1) Abrahami: “Atėherė Abrami pėruli fytyrėn nė tokė dhe Perėndia i foli...”. (Zanafilla 17:3) “Kur shėrbėtori i Abrahamit dėgjoi fjalėt e tyre u pėrul pėr tokė pėrpara Zotit”. (Zanafilla 24:52)




2) Moisiu dhe Aaroni: “Atėherė Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja pėr tė vajtur nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes dhe ranė pėrmbys me fytyrėn pėr tokė; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre”. (Numrat 20:6) “Atėherė Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė: “Ndahuni nga kjo asamble dhe unė do t’i zhduk nė njė ēast”. Por ata ranė pėrmbys me fytyrėn pėr tokė dhe thanė: “O Perėndi, Perėndia i frymėve tė ēdo mishi! Sepse njė njeri i vetėm ka mėkatuar, a duhet tė zemėrohesh ti me tė gjithė asamblenė?”. (Numrat 16:20-22) “Dhe Moisiu nxitoi tė pėrkulet deri nė tokė, dhe adhuroi”. (Exodi 34:8)




3)
Elija: “...por Elia u ngjit nė majė tė Karmelt, u pėrkul deri nė tokė dhe vuri fytyrėn midis gjunjėve...” (1 Mbretėrve 18:42)


4)
Jozeu: “...Atėherė Jozueu ra pėrmbys para tij” (Jozeu 5:14)


5)
Ezra: “Ezdra bekoi Zotin, Perėndinė e madh, dhe tėrė populli u pėrgjigj: “Amen, amen”, duke ngritur duart; pastaj u pėrkulėn dhe ranė pėrmbys me fytyrė pėr tokė pėrpara Zotit”. (Nehemia 8:6)


6)
Solomoni: “Kur Salomoni mbaroi sė drejtuari Zotit tėrė kėtė lutje dhe kėrkesė, ai u ngrit para altarit tė Zotit ku ishte gjunjėzuar me duart e shtrira nė drejtim tė qiellit”. (1 Mbretėrve 8:54)


7)
Davidi: “Ejani, tė adhurojmė dhe tė pėrkulemi; tė gjunjėzohemi pėrpara Zotit qė na ka bėrė”. (Psalmet 95:6)


8) Jezusi: “Por ai tėrhiqej nė vende tė vetmuara dhe lutej”, “ Jezusi po lutej nė vetmi”, “dhe ra nė gjunjė dhe lutej”, “shkoi nė mal pėr t’u lutur, dhe e kaloi natėn duke iu lutur Perėndisė” (Lluka 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej” (Mateu 26:39) “Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra pėrmbys pėrtokė dhe lutej”. (Marku 14:35)



Preshevar Nuk ėshtė nė linjė  
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.