Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
Emri
Fjalėkalimi
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-10-07, 04:03   #1
ATEIST
KOMIT MALESH
 
Avatari i ATEIST
 
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
ATEIST me shokė shumeATEIST me shokė shume
Gabim Islami nė Shqipėri

Islami nė Shqipėri
Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė vona se ato tė pjesės mė tė madhe tė popujve europianė. Islamizmi u shfaq pėr herė tė parė i pranishėm nė kontinentin e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek. 9-10-tė).
Nga kontaktet e spanjollėve me arabėt dhe kulturėn e tyre lindi eposi i Sidit, nė tė cilin konflikti themelor ėshtė ai i kalorėsve hispanikė me maurėt (arabėt).
Nga kontakti i frankėve me arabėt lindi epopeja kombėtare e francezėve “Kėnga e Rolandit”, nė tė cilėn konflikti zhvillohet midis morėve (arabėve) dhe vendėsve.
Disa shekuj mė vonė arabėt do tė ishin tė pranishėm nė tragjeditė e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, nė tragjedinė me tė njėjtin emėr).
Nė kėtė kohė (fundi i periudhės bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen pėr herė tė parė arabėt tė fiksuar nė kulturėn tradicionale shqiptare, nė baladėn e vėllait qė ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė mbrojtur nderin e motrės nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) qė ka dalė prej detit. Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė dhe pelegrinėve pėrhapės tė islamizmit i takojnė shekullit tė 13-14-tė.
Misionarėt e parė tė fesė sė re mbėrritėn nė hapėsirėn shqiptare nėn emrin e ortodoksisė. Njė prej kėtyre misionarėve, qė solli bektazhizmin nė Shqipėri, njihet me emrin “Shėn Spiridoni” dhe i pėrgjigjet figurės sė Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisė lehtėsoi pranimin e islamizmit (fillimisht nė formėn e bektashizmit) para se ushtritė perandorake osmane tė pushtonin vendin. Kjo periudhė e parė pėrfaqėson fazėn e islamizimit tė pėrzgjedhur paqėsor.
Islamizmi nė Shqipėri paraqitet si “islamizėm europian”, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtėrnguese pėrmes zbatimit tė sistemit tė privilegjuar tė taksave dhe tatimeve ndaj muslimanėve, pėrkundėr njė sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanėve (pėrjashtim i atyre qė ndėrronin fenė nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė u ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme. Nė fazėn e fillimeve pjesa mė e madhe e shqiptarėve mbanin zyrtarisht fenė islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Nė kėtė fazė dėshmohen kisha tė maskuara (nėntokėsore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtėrimi, krishtėrimi i fshehtė ose i mbuluar me muslimanizėm tė jashtėm) vazhdoi deri nė shekullin e 20-tė.
Nė shekullin e 18-19-tė islamizmi pati njė lulėzim fetar dhe kulturor nė Shqipėri. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letėrsia e bejtexhinjve”, qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė “alhamiado” qė qe zhvilluar mė parė nė Spanjė.
Islamizmi la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes ndėrhyrjes sė disa nomeve tė sherijatit. Por sherijati nuk u bė asnjėherė kod sundues zakonor i shqiptarėve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri
Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė 1925, kur Ataturku ndėrmori reformat e ashpra laicizuese tė shtetit pėr krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore tė besimeve. Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės sė ateizmit nuk pati pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi besimtarėsh bektashinj pėr tė marrė rolin e kryeqendrės.
Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin 1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.



Historia e Kishės Ungjillore Protestante nė Shqipėri, zė fill mė 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarė nė qytetin e Manastirit. Kėta misionarė fisnikė krijuan aty Bashkėsinė e parė Ungjillore. Ndėr anėtaret e parė tė Bashkėsisė Ungjillore tė Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqipėrisė, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korēės, ku predikimet e para i bėri nė Mėsonjtoren Shqipe, mė 3 Maj 1890, duke patur si pikėsynim zgjimin e popullit tė tij, si njė misionar atdhetar. Predikimin e Fjalės sė Krishtit, ai e quante vėrtetė njė detyrė patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia ēelen nė Korcė shkollėn e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Mė pas, duke thyer luftėn qė Patrikana i bėnte shkollės dhe Gjerasimit, numri i vashave nė shkollė u shtua. Te shumta kanė qenė vashat qė mbaruan shkollėn e Qiriazit.
Me 14 Nėntor 1892 u themelua bashkesia “ Vėllazėria Ungjillore”ne te cilen bėnte pjesė Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqėri ungjillore pati dhe organin e saj qė u quajt “Letra e Vėllazėrise”, numri i parė i sė cilės u botua nė Korce nė nentor tė vitit 1892.


__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
ATEIST Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
Vjetėr 25-10-07, 04:04   #2
ATEIST
KOMIT MALESH
 
Avatari i ATEIST
 
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
ATEIST me shokė shumeATEIST me shokė shume
Gabim Titulli: Islami nė Shqipėri

Besimet fetare ne periudhen 1944 –1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri nė shenjė kryesisht Kishėn Katolike tė Shqipėrisė, duke e cilėsuar atė si ēerdhe tė agjentėve tė huaj nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, qysh nė fillim, Kishės Katolike Shqiptare iu kėrkua tė bėnte njė sakrilegj kanonik, tė shpallte autoqefalinė e saj. Te dy peshkopėt katolikė, imzot Gaspėr Thaēi dhe imzot Vinēenc Prennushi nuk e pranuan njė gjė tė tilė. Shteti komunist i burgosi tė dy, duke dėnuar me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke dėnuar me pushkatim imzot Gaspėr Thaēin.Pas shumė mundimesh nė burg, vdiq nė vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durrėsit dhe i Tiranės. U arrestuan 30 franēeskanė, 15 jezuitė dhe mjaft seminaristė. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqėn tė munduar nėpėr kampe pėrqėndrimi dhe nė punė tė detyruar.Nė vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po kėtė vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Nė vitin 1946 u dėnua dhe u pushkatua nė Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalėt e tyre tė fundit ishin: “Rroftė Krishti mbret! Rroftė Shqipnia dhe pa ne!”
Nė vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishės Katolike tė Shqipėrisė Bernardin Shllaku, por atij i vunė njė mbikqyrje tė fortė. Ndėrkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik qė vepronte nė dioqezat e Shqipėrisė, u dėbua qysh nė vitin 1946.
Nė vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist tė rinisė. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh nė vitin 1964 dhe u dėnua me 25 vjet burg.Vdiq nė spitalin e Tiranės nė vitin 1980. Atėhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjallė nga burgu por vdiq si kardinal nė vitin 1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin e 20
Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qėndroi deri nė vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorėheqjen. Kisi vdiq mė 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri nė vitin 1949
Sinodi IV i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, u formua mė 25 Gusht tė vitit 1949, me kryepeshkop tė Kishės Ortodokse Autoqefaqle tė Shqipėrisė, Paisi Vodicėn. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe peshkop i Durrėsit dhe i Tiranės, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korēės, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrės. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjėherė Patrikanėn Ekumenike tė Kostandinopolit pėr Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si tė tillė.Vodica pėr arsye politike e lidhi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė me Patrikanėn e Rusisė komuniste. Kėshtu qė, Sinodi IV mori karakter tė theksuar politik. Pėr kėtė shkak, u dėrgua nga Patrikana nė Amerikė peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkės, pėr tė mos lejuar qė Kisha Ortodokse Shqiptare nė Amerikė tė binte nė pozitat politike tė Kishės nė Shqipėri.

Mė 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndėrprenė me dhunė veprimtarinė e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990
Lėvizja kundėr institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me njė lėvizje tė rinisė ateiste. Shumė kisha u kthyen nė salla publike, disa u kthyen nė salla bagėtish, disa u rrėnuan plotėsisht. U prishėn 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atėhere u burgosėn 217 klerikė pėr terror e disa prej tyre vdiqėn nėpėr burgje ose u pushkatuan.


Kodi penal i vitit 1977 dėnonte propagandėn fetare si dhe pėrhapjen e liturgjisė. Sipas ketij kodi u dėnuan shumė ish-klerikė, por edhe laikė.
Kisha Katolike e Shqipėrisė qė i kishte dhėnė vendit dhjetra intelektualė, studjues me emėr, poetė e shkrimtarė, si at Shtjefėn Gjeēovin, Preng Doēin, at Gjergj Fishtėn, Dom Ndre Mjedėn, at Donat Kurtin etj, kishte pėsuar njė nga goditjet e saj mė tė mėdha gjatė gjithė historisė sė saj nė Shqipėri.
Shpallja e Shqipėrisė (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist nė tė gjithe globin tokėsor, kishte habitur tė gjithe botėn. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes sė rendit ateist nė Shqipėri, mė 4 Nėntor 1990, patėr Simon Jubani qė ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla qė ishte dėbuar nga Shqipėria qe nė vitin 1946, dhanė njė meshė pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit, nė kapellėn e vogėl tė varrezave tė Shkodrės, e cila shėrbeu si altar. Pjesmarrja nė meshė ishte e jashtzakonėshme. Po atė ditė, u dha njė duva nė Xhaminė e Plumbit nė Shkodėr nga myslimanėt.
Filloi sėrish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
ATEIST Nuk ėshtė nė linjė  
Vjetėr 25-10-07, 04:04   #3
ATEIST
KOMIT MALESH
 
Avatari i ATEIST
 
Anėtarėsuar: 13-09-07
Vendndodhja: TIRANE
Postime: 205
ATEIST me shokė shumeATEIST me shokė shume
Gabim Titulli: Islami nė Shqipėri

Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen nė Shqipėri emisarėt e Kishės Katolike te Shqipėrise, misionarėt dhe tė dėrguarit apostolikė tė Selisė sė Shenjtė, midis tyre dhe klerikė katolike shqiptarė qe kishin dalė gjallė nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtė vendit etj.
Klerikėt ortodoksė qė kishin mbetur gjallė fillluan tė aktivizohen pranė kishave qė kishin mbetur mė kembe, tė cilat filluan t’i ripėrtėritin. Nga Patrikana Ekumenike u dėrgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili ėshtė pėrpjekur per ringritjen e kishave ortodokse tė shkatėrruara, si dhe pėr rikthimin e pronave tė tyre tė rrėmbyera.
Tė dyja kishat kryesore tė krishtera nė Shqipėri, u vizituan nga primatėt e tyre si Papa Gjon Pali II mė 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, mė 2-9 Nėntor 1999. Po kėshtu ėshtė pėrtėritur nė menyrė tė dukshme Kisha Ungjillore e Shqipėrisė, pėrmes misionarėve dhe bashkėsive tė krishtera ungjillore nė tė gjithė vendin sidomos nė qytete, dhe nė Kosovė. Kisha Ungjillore e Shqipėrisė ecėn sipas traditave tė saj tashme evropiane, duke shtrirė veprimtarinė nė pėrhapjen e lajmit tė mirė, sidomos nė shkolla, ku ajo ka dhėnė ndihmesė tė shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kėshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojė, Has,, Kukės, Dibėr, Mat), Malėsia e Tiranės dhe e Krujės, Mallakastra, Malėsia e Kėrrabės, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janė kryesisht tė banuar nga popullėsi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malėsia dhe Fusha e Lezhės pjesėrisht, Kurbini, Zona e Shkodrės dhe arbereshet e Italise janė populluar kruesusht me banorė tė besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesė dhe zonės sė Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhėria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrėza e Pėrmetit, pjesėrisht rajoni juglindor dhe Fushėgropa e Delvinės janė populluar me banorė tė besimit ortodoks. Nėpėr qytete i has tė gjithė besimet, ndėrsa nė disa qytete si Tiranė, Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrės.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet tė cilat kane qene dhe jane me perberje feytare tė pėrzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrėsi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptarėt jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndėrfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe atė bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura "kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.

Nė Shqipėri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtėrim e muslimanizėm) nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, u be musliman nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė.
Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur'an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi).
Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt jo-islamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tona”.
Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit e kane pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės - Dianės tek latinėt - mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin.
__________________
Karakteristikė e librave semite ėshtė dhe numri i konsiderueshėm i kontradiktave dhe absurditeteve qė pėrmbajnė. Ėshtė ai ēasti kur botuesi pasi e kalon njė herė nė dorė librin qė sapo ka dalė nga shtypi, brengoset qė e botoi pa redaktor...
ATEIST Nuk ėshtė nė linjė  
Vjetėr 25-10-07, 11:15   #4
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Islami nė Shqipėri

Nė xhamitė e Tiranės shtohet numri i besimtarėve,
kryesisht moshat e rej

Ne komunitetin musliman me rastin e urimit te festes se Fiter Bajramit
verejne se kete vit ndryshe nga ai i meparshmi eshte shtuar numri i
besimtareve qe falen.



Nė radhėt e besimtarėve myslimanė ėshtė shtuar ndjeshėm nga viti nė
vit numri i besimtarėve praktikantė tė fesė. Kėtė gjė e shpjegon Imami i
Xhamisė sė Tabakėve. Sipas tij, nė radhėt e besimtarėve janė shtuar
edhe persona tė cilat kanė qenė problematikė, si nė raport me tė tjerėt
edhe me familjen e tyre. Kėta, pasi kanė nisur tė jenė besimtarė tė
devotshėm dhe kanė filluar agjėrimin, kanė ndryshuar rrėnjėsisht. " Janė
njerėz qė kanė qenė problematikė, natyra tė egra, shqetėsues pėr
familjen e tyre. Tani qė agjėrimi ėshtė bėrė pjesė e jetės sė tyre, kanė
ndryshuar dhe janė bėrė shumė tė dashur", - tha Imami i Xhamisė sė
Tabakėve. Ndėrkohė qė sipas tij, ėshtė shtuar shumė dhe numri i tė
rinjve qė janė praktikantė tė fesė, sepse po sipas tij, dhe praktikat e
fesė janė tė kėndshme dhe tė lehta, i bėjnė njerėzit tė ndihen mirė me
veten. Arbri, njė djalė 19-vjeēar ka nisur tė agjėrojė para 4 vitesh qė nė
moshėn 15-vjeēare; edhe pse nė fillim nuk ėshtė pranuar nga
shoqėria e nga familja, ai nuk ka hequr dorė nga besimi I tij. "Ndihem mė
i fortė me besimin tim", - shprehet Arbri.

Nga ana tjetėr tė njėjtėn gjė e pohon edhe kryetari i komunitetit
musliman, Selim Muēa. Ne komunitetin musliman me rastin e urimit te
festes se Fiter Bajramit verejne se kete vit ndryshe nga ai i meparshmi
eshte shtuar numri i besimtareve qe falen.

Madje, drejtuesit e Bashkesise Islame thone se tani ka mungese
xhamish dhe shtim te besimtareve, te cilet ne kete muaj agjerimi me
plot lutje kane shtuar edhe ate per gjetjen e nje trolli dhe ngritjen e nje
xhamie te re.


valiii Nuk ėshtė nė linjė  
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.