Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 31-08-07, 08:29   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Flet Prof.Dr.Muhamet Pirraku kėshilltar shkencor nė Institutin Albanologjik tė Pr.

Flet Prof.Dr.Muhamet Pirraku kėshilltar shkencor nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės

Shkruar nga Malė QORRAJ “Epoka e re” - 26.06.2007



SHQIPTARĖT E DUAN RIBASHKIMIN E KOMBIT DHE TĖ ATDHEUT, POR PO GABOJNĖ NĖ ZGJEDHJEN E DREJTUESVE POLITIKĖ, TĖ CILĖT NUK KANĖ DIJE AS GUXIM PĖR TĖ NDĖRKOMBĖTARIZUAR ZGJIDHJEN...!


. Pirraku, jemi dėshmitar tė zhvillimeve aktuale nė Kosovė. Si i komentoni raportet e politikės me Rusinė, kur dihen historikisht raportet e Kosovės me fqinjėt e saj?

M.PIRRAKU: Tė rėnda dhe me pasoja historike. Po nisem nga njė opinion fėmijėror i njė politikani kosovarė, i cili, pak ditė mė parė, pėrafėrsisht, tha: “Rusia as nuk e di se ku gjendet Kosova, e jo tė ndikojė nė zgjidhjen e statusit tė saj...”!?! Po t’i referohemi historisė, cari rus me kishėn ruse krijuan “Mitin e Car Lazarit” - Mitin serb tė Kosovės, para se tė ngjizej kombi serb nė Pashallėkun e Beogradit. Me logjistikė e mbėshtetje politike e ushtarake ruse u krijua shteti i Malit tė Zi dhe i Serbisė.Murgjit dhe diplomatėt rusė “Mitin e Car Lazarit” e sollėn nė Kosovė dhe gjetkė nė trojet shqiptare nga fillet e gjysmės sė shekullit XIX. Shkolla antropogjeografike cvijiēiane ishte instrumenti mė frytdhėnės i aspiratave pansllaviste ruse pėr sigurimin e rrugėve tė Rusisė pėr dalje nė dete tė nxehta - Adriatik, Jon e Mesdhe. Shkolla dhe diplomacia ruse tė inkarnuara nė “shkollė” dhe nė “diplomaci” serbe e kanė pėrgatitur opinionin shkencor e politik evropianė se Kosova ėshtė “tokė serbe” dhe “Zemra e Serbisė”. Sė kėndejmi Rusia e ka pėrgatitur pushtimin kishtar, politik dhe ushtarak tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė, e cila, para ngritjes sė njė pjese tė Pashallėkut tė Shkodrės nė autonomi shtetėrore “serbe” tė Mal tė Zi dhe tė ngritjes sė autonomisė sė Pashallėkut tė Beogradit nė shtet tė Serbisė, kishte rreth 120.000km2. Rusia e ngriti edhe shtetin e Bullgarisė dhe kominternizmi rus e ngriti kombin maqedonas dhe shtetin e Maqedonisė. Copėtimet qė kombit shqiptar dhe Shqipėrisė iu bėnė nė Berlin, Londėr, Versaj dhe Jaltė janė suksese tė politikės pansllave ortodokse ruse mbi faktorin politik dhe ushtarak evropian dhe perėndimor nė pėrgjithėsi. Sė kėndejmi, problemi shqiptar evident me fqinjėt tanė ėshtė, nė esencė, ēėshtje e Rusisė.

Anėtarėt e Ekipit Negociator e patėn bėrė praktikė kohėn e fundit lojėn me data dhe me ditė pėr pavarėsinė e vendit. Ēfarė borxhi i kanė kėtė njerėz popullit tė Kosovės?

M.PIRRAKU:
Mė se njėherė kam shkruar se “Ekipi Negociator”, tė cilin padronėt e quajnė “i Unitetit” (!?!), ėshtė instrument manipulues, dorė e zgjatur’ e UNMIK-ut, pėr tė cilin analistėt me famė botėrore tashti, sė fundi, po theksojnė se “UNMIK ka dėshtuar nė Kosovė”. Sė kėndejmi del se Rusia ka mbėshtetje pėr qėndrimet e saj kundėr shkėputjes sė Kosovės nga domeni rus pėrmes pushtetit serb mbi Kosovėn. E sa pėr borxhin, mė i vogli mund tė ishte: Tė dalin para kamerave televizive, solemnisht ashtu si nė paraqitjen e parė, edhe pse pa arkitektin e dėshtimeve, dhe tė thonė qartė se nuk kemi ditur tė bėjmė diplomaci, as kemi pasur sy, pasi shkėlqimi i alltėnit na e bjeri tė pamit, yshtja pėr famė na i verboi veshėt...!

Ekipi Negociator ka harxhuar me miliona euro. Si mund tė ua shpjegojnė qytetarėve, meqė pavarėsinė nuk e sollėn?

M.PIRRAKU:
Kush mund t’u kėrkojė “shpjegime”?!? “Qytetarėt” Shqiptarėt, jo. Kėta janė pjellė e tyre. Shpjegime, sqarime e pėrgjegjėsi mund t’u kėrkojnė romėt, shqiptarėt hashkalinj e egjyptas, turqit, shqiptarėt goranė, shqiptarėt sanxhaklinjė. Shqiptari “i vėrtetė” nuk kėrkon pėrgjegjėsi nga i votuari i tij, shqiptarėt kanė mbetur sot e gjithė ditėn turmė e manipulueshme nga beu. Shih gjendjen gjithandej nė trojet shqiptare.

A mendoni se Ekipi i Unitetit, ka tė drejtė tė vendos ēdo gjė pėr Kosovėn. Pa e pyetur as Kuvendin dhe as qytetarėt?

M.PIRRAKU:
O i nderuar, ky ekip “i unitetit” ėshtė ngritur me qellim qė tė manipulohet Parlamenti dhe populli. Qė nė themelim ka qenė i jashtėligjshėm, antidemokratik, dhunė ndėrkombėtare ndaj lirisė sė mendimit dhe tė shprehjes e tė vendosjes sė lirė tė Kosovės.

A duhet tė shuhet tani Ekipi i Unitetit?

M.PIRRAKU:
U thash se nuk ėshtė dashur tė ngrihej. Themelimi ka qenė defaktorizim i plotė i Parlamentit, i Presidencės dhe i Qeverisė. Nėpėrkėmbje e votės sė popullit. Pasojat do tė jenė historike, sepse e keqja shtohet kopil. Mė herėt thashė se duhet tė largohet nga skena “solemnisht”, tashti shtoj: Sa mė parė aq mė mirė. Pėrndryshe, po u vetėdijesuan “qytetarėt” shqiptarė, e qė duhet tė ndodh, mund tė dalin tė lagur kuq. Gjithandej po rrėshqet situata.

Tashti po shihet qartė se faktori ndėrkombėtar i vendosjes po rrėshqet drejt shtyrjes se Kosovės nė negociata tė reja me Serbinė. A duhet tė shkohet nė bisedime tė reja, apo tė bojkotohen ato?

M.PIRRAKU:
Ju thatė: “...po rrėshqet drejt shtyrjes se Kosovės nė negociata tė reja me Serbinė...”!?! Personalisht kėtė ndodhje e kam paralajmėruar tash e sa vjet. Nėnshkrimi i “Kornizės kushtetuese” , futje e “krahut tė Luftės” - nė aleancė pėr pushtet me LDK- PSHDK, e mė vonė aleanca pėr pushtet e AAK-sė me LDK-nė e nxori nga loja e mundshme pėrfundimisht kėrkesėn e Rambujesė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės sipas vullnetit tė popullit, e vetmja xixė pėr lirinė e Kosovės nė “Tunelin Rambuje”. Gabimet janė tė pariparueshme.

Shtyrja e zgjidhjes sė “Ahtisaarit” (qė as ėshtė zgjidhje demokratike) tashti, nė fakt ėshtė licitim pėr pėrfitime tė reja tė panortodoksizmit, me pasoja historike pėr kombin shqiptar. Kosova, por as kombi shqiptar nė pėrgjithėsi, nuk guxon tė tėrhiqet, tė bojkotoj, por duhet tė pėrgatitet pėr “negociata”. Kėtė grykėsi tė kolonizatorit serb nė Kosovė, qė ėshtė grykėsi pansllave ortodokse ruse, Kosova dhe kombi shqiptar duhet ta kthejnė nė moment historik para botės sė civilizuar pėr ēėshtjen e kombit shqiptar tė dėnuar me traktate politike ndėrkombėtare tė botės imperialiste. Qartė, si hap tė parė pėr ta zgjidhur ēėshtjen shqiptare , nga Serbia duhet tė shtrohen kėrkesa historike pėr korrigjimin e dhunės historike. Tė shtrohen kėrkesa pėr lejimin e kthimit tė shqiptarėve muhaxhirė nė 640 lokalitete shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit, tė ndjekur me strategjinė “Toka e djegur”, mė 1878. Tė kėrkohet kthimi i Sanxhakut tė Tregut tė Ri, tė okupuar mė 1912, Kosova Lindore (Preshevė, Bujanoc, Medvexhė), e aneksuar Serbisė pas Luftės sė Dytė botėrore t’i kthehet Kosovės, tė paguhet dėmshpėrblimi pėr shpėrnguljen me dhunė nė Anadoll tė mė se njė milion shqiptarėve nga viti 1912, tė kėrkohet dėmshpėrblim pėr eksploatimin e pasurive natyrore tė Kosovės nga viti 1912-1999, tė kėrkohet dėmshpėrblim pėr aparthedin dhe gjenocidin e ushtruar tė Serbisė nė Kosovė nga rianeksimi me dhunė policore e ushtarake mė 1989, tė kėrkohet qartė dėmshpėrblim pėr gjenocidin nė periudhėn e ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s ndaj makinerisė ushtarake policore dhunuese serbe ndaj shqiptarėve dhe tė etnive pakicė nė Kosovė. Nė kėtė drejtim duhet tė veprojnė tė gjitha mekanizmat politike e shtetėrore nė arealin shqiptar. Nė kėtė mėnyrė Kosova dhe shqiptarėt do t’i ndihmojnė kombet dhe shtetet evropiane, bashkėsinė Ndėrkombėtare tė Vendosjes dhe veēanėrisht SHBA-tė , pėr ta shpėnė pėrpara, sė paku, lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, qoftė edhe sipas “Pakosė” sė Ahtisaarit.


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.