OKI dhe ēėshtja e Kosovės
Nga Egin Ceka
02-11-2007
http://www.shekulli .com.al/news/ 44/ARTICLE/ 17329/2007- 11-02.html
Pas disa deklaratave gjatė seancės plenare tė Kuvendit tė mbasdites sė datės 29.10.07, lidhur me pozicionin e Organizatės sė Konferencės Islamike (OKI), bėra njė verifikim tė shpejtė tė dokumenteve nė internet, prej tė cilit del se citatet e ndonjė deputeteje nė kėtė seancė qėndrojnė nė kundėrthėnie tė plotė me ēdo pozicion zyrtar tė OKI-t. Nė kėto citate aludohet dyfish, se OKI jo vetėm nuk e mbėshtet planin Ahtisari pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės, por se gjithashtu e sheh pavarėsinė e Kosovės si njė precedent tė rrezikshėm pėr ēėshtje tė tjera kombėtare nė rajon. Me fjalė tė tjera: Sė pari, OKI nuk mbėshtet zgjidhjen e propozuar nga Ahtisari, tė cilėn SHBA-ja dhe BE-ja duket se po parapėlqejnė pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Dhe sė dyti, OKI i bashkėngjitet pozicioneve tė Rusisė dhe Serbisė, tė cilat ngulin kėmbė se pavarėsia e Kosovės do ti shtyjė edhe serbėt e Mitrovicės veriore dhe tė Bosnjės qė tė kėrkojnė pavarėsi.
A ka ndonjė arsye logjike qė tė bėn tė analizosh se OKI mundet me tė vėrtetė tė ketė njė interes politik pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės? Po, ka! Jugosllavia dhe Serbia si trashėgimtare e institucioneve tė saj ėshtė kujdesur pėr marrėdhėnie tė mira diplomatike me vendet arabe dhe myslimane, anėtarė tė Lėvizjes sė Shteteve tė Pavarura (Non-Aligned Movement). Gjithashtu, disa prej kėtyre vendeve, parimisht skeptike ndaj politikave tė jashtme tė SHBA-ve nė rajonet e tyre, e kanė parė me njė dozė dyshimi ndėrhyrjen e SHBA-ve nė Kosovė, nga njėra anė, sepse kjo ndėrhyrje nė dallim nga ajo nė Bosnjė dhe Hercegovinė ishte mė e vendosur. Dhe nė anėn tjetėr, edhe pėr faktin se krijoi precedentin e ndėrhyrjes ushtarake pėr arsye humanitare nė territorin e njė shteti sovran. Logjika e thotė se pas Serbisė mund tė ishte nė radhė pėr tu sulmuar ēdo shtet i cili ishte ushtarakisht i dobėt, kishte konflikte tė brendshme ndėretnike dhe ndodhej nė njė prej udhėkryqeve tė interesave strategjike tė SHBA-ve: tre faktorė pėrcaktues pėr shumicėn e vendeve myslimane. Por edhe vetė njė vend si Turqia, njėkohėsisht anėtare e NATO-s, e OKI-t dhe kandidate pėr anėtarėsi nė BE, do tė kishte njė arsye tė fortė, qė rasti i Kosovės tė mos bėhej precedent pėrbrenda territorit tė saj. Kjo arsye quhet ēėshtja kurde, aq e pėrndezur ditėt e fundit. Megjithatė Konferenca Islamike duket se ka marrė njė pozicion tė favorshėm ndaj pavarėsisė sė Kosovės. Pėr kėtė flasin dokumentet zyrtare tė sesionit tė fundit tė saj (
http://www.oic- oci.org/34icfm/ english/document s.htm).
Nė komunikatėn pėrfundimtare (Final Communiqué, f. 7.) tė Ministrave tė Punėve tė Jashtme tė OKI-t, tė datės 15-17 maj 2007, mbi Kosovėn thuhet:
Konferenca merr parasysh se ēėshtja e Kosovės ka hyrė nė
njė fazė tė re dhe vendimtare tė negociatave nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.
Ajo gjithashtu mori parasysh (recognized) pėrpjekjet e z.Ahtisari, si dhe kontributet e tjera, dhe doli nė pėrfundim se njė rezultat i tillė do tė kontribuojė nė ruajtjen e stabilitetit nė Kosovė. Konferenca shprehu shpresėn e saj se komuniteti ndėrkombėtar do tė punojė sė bashku nė mėnyrė konstruktive pėr ēėshtjen e Kosovės, dhe i bėri thirrje Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė ti adresojė nė mėnyrė tė barabartė tė tėra ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me ruajtjen e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare. (f. 7, § 52)
Direkt mbi kėtė paragraf konferenca u bėn thirrje tė tėra shteteve anėtare dhe vėzhguese qė ti mbėshtesin rezolutat dhe vendimet zyrtare tė marra nga OKI nė forumet ndėrkombėtare, dhe sidomos nė Kombet e Bashkuara. Nė Rezolutat mbi Ēėshtjet Politike(Resolution No. 36/34-P on the Situation in Kosovo) tė miratuar nga konferenca e ministrave tė jashtėm tė organizatės, pasi pėrsėriten tre pikat e sipėrpėrmendura (hyrja nė fazėn vendimtare, marrja parasysh e planit Ahtisari dhe thirrja ndaj komunitetit ndėrkombėtar pėr trajtim tė barabartė tė ēėshtjeve tė paqes dhe sigurisė), thuhet: Konferenca konfirmon se rezultati i negociatave mbi zgjidhjen e paqshme tė statusit tė Kosovės nuk do tė pėrbėjė asnjė precedent pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera rajonale (f. 68, § 7). Kurse nė Rezolutėn mbi Ēėshtjet Ekonomike pėrmendet shprehimisht termi pavarėsi nė lidhje me Kosovėn: Konferenca u bėn thirrje shteteve anėtare ti kushtojnė vėmendje situatės sė rėnduar ekonomike nė Kosovė,
ndėrkohė qė kjo bashkėsi e munduar ėshtė nė momentin delikat tė pavarėsisė (f. 33, § 68).
Nga kėto pozicione zyrtare tė OKI-t nuk rezulton aspak njė bashkėrenditje e kėsaj organizate me pozicionin serb apo rus mbi Kosovėn. Aty njihet plani Ahtisari pėr pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn. Thuhet po ashtu se negociatat kanė hyrė nė fazėn e fundit dhe vendimtare, duke sinjalizuar kėshtu njė gatishmėri tė OKI-t pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės bashkė me BE-nė dhe SHBA-tė, nėse procesi i negociatave ndėrmjet trojkės BE-USA-Rusi nuk tregon rezultat deri nė mesin e kėtij dhjetori. Mė tej shtohet se Kosova nuk pėrbėn precedent pėr konflikte tė ngjashme nė vende tė tjera, formulim qė aludon po ashtu drejt pavarėsisė sė Kosovės, nga e cila nuk mund tė tregojnė me gisht kombe dhe etni nė rajone tė tjera tė botės. Thirrja pėr trajtim tė barabartė tė ēėshtjeve tė paqes dhe sigurisė mund tė kuptohet si apel ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Palestinės, por aspak si mbėshtetje pėr serbėt e Bosnjės. Dhe sė fundmi thuhet se Kosova gjendet nė prag tė pavarėsisė.
Rezoluta dhe deklaratat e OKI-t nė lidhje me Kosovėn nuk duhen marrė si tė vetvetishme, dhe aq mė pak si tė parėndėsishme. Pėr mė shumė kur merret parasysh se brenda OKI-t ka shumė vende tė cilat mendojnė se interesat e tyre preken drejtpėrdrejtė nga pavarėsia e Kosovės, duke filluar nga Indonezia, Pakistani, Irani, Turqia e deri tek Maroku. OKI nuk ka ndonjė pėrfitim diplomatik, e aq mė pak financiar nga Shqipėria. Pėrkundrazi, arroganca provinciale e diplomatėve shqiptarė, qė sigurisht reflektohet nė marrėdhėniet institucionale tė Shqipėrisė me Konferencėn Islamike, do ti bėnte shumė vende tė lehtėsoheshin prej largimit tė Shqipėrisė nga kjo organizatė. Pėr mė tepėr nuk mund tė pohohet *siē bėhet shpesh pėr oponencė politike brenda Shqipėrisė se pėrpjekjet shqiptare nė OKI bien ndesh me kėrkesat e BE-sė dhe SHBA-ve, pėrkundrazi. Vendet perėndimore kanė kėrkuar edhe mė parė ndėrmjetėsimin e Shqipėrisė mes tyre dhe vendeve myslimane; (kujtoj kėtu kėrkesėn e kryediplomatit spanjoll, Miguel Angel Moratinos, qė Shqipėria tė ndėrhynte pėr ftohjen e gjakrave nė sherrin e karikaturave). Nė rastin e tė ardhmes sė Kosovės vendet perėndimore, tė interesuara qė procesi i njohjes sė pavarėsisė sė saj tė ecė sa mė shpejt, duket se janė pikėrisht duke e kėrkuar njė bashkėpunim me OKI-n, me qėllim qė mos tu lėnė shteg iniciativat ruse. Mbėshtetja e tė paktėn 85 shteteve (
EU-27 + OKI-57 + USA) qė ditėn e parė tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės do ti vinte Serbinė dhe Rusinė pėrpara fakteve tė kryera dhe do tė krijonte bazėn pėr tė fituar mbėshtetjen e dy tė tretave nė OKB, qė i duhen Kosovės pėr pranimin si anėtare. Aleanca e synuar nga vendet perėndimore me vendet myslimane aq e kundėrshtuar nga politikanėt shqiptarė synon nė fakt pikėrisht nxjerrjen nga loja tė Rusisė si faktor destabilizimi nė rajon. Dhe politikanėt shqiptarė tė jenė tė sigurt, se Serbia nėse nuk do e kishte harxhuar gjithė kredinė e saj tek vendet arabe dhe myslimane nėpėrmjet luftėrave dhe dhunės ndaj myslimanėve tė Ballkanit, sdo tė kish pasur aspak skrupuj pėr tė kėrkuar mbėshtetjen diplomatike tė kėtyre vendeve pėr ēėshtjen e Kosovės. Ajo do tė kishte qenė joideologjike dhe me siguri shumė mė e suksesshme nė lobimin e saj nė OKI sesa Shqipėria.
------------ --------- --------- --------- --------- --------- -
[1] Doktorant i Shkencave Politike, Vjenė