Ne ishim te paret qe lajmeruam lidhjen dhe me pas martesen e Ermalit dhe Arianes.Si shume here te tjera,askush nuk na besoi fillimisht,por ja
sic shikoni dhe ne foto javen e shkuar cifti i ri Fejzullahu duket mese i lumtur dhe i mrekullueshem tek hyjne ne sallen martesore te hotel Grand. Ndryshe nga cperflitej,nuk ka pasur disa ceremoni por vetem nje, ku kane qene te ftuar (ashtu sic pritej) midis familjareve dhe shume figura te njohura per publikun shqiptar. Cifti ka kercyer nen ritmet e Sinan Vllasalliut,Shkurte Fejzes,Miranda Hashanit etj. Ende nuk e dime se ku do ta zhvillojne muajin e mjaltit, por dime qe cifti Fejzullahu do te jetoj ne shtepine e re te Ermalit qe flitet se ka kushtuar goxha. Shume shume urime cifit dhe nje jete sa me te lumtur.