|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
29-04-05, 02:46
|
#1
|
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
|
MISTERI I VRASJEVE NE LIRI (1999 - 2005) NĖ KOSOVĖ
Statistika tregon se numri i vrasjeve misterioze ne Kosove pasluftes eshte i madh. Te gjithe ata qe nuk mund t'i vraje armiku ne lufte, u vrane ne liri. Si mund te mos gjindet asnje kriminel vrases i tyre, i asnjerit prej tyre dhe te dihet haptazi per gjysemdekade e deri ne vrasjen e fundit, te Enver Haradinajt? U fol neper shtyp e biseda te lira per disa hamendje, dyshime ne disa vrases te mundshem, por assesi nuk doli asnje vrases publikisht te njihet zyrtarisht! Kjo eshte enigma ma e tmerrshme! Tash kur mendon njeriu, ne Kosove jane pese fuqite kryesore te botes, qe Kosoven mund ta kontrollojne nonstop ne cdo kohe, cdo levizje bile ne rruget kryesore, kur Kosova nuk eshte nje territor i madh, por per 3 ore kalohet qoshem'qosh!
Perdite shtrohet pyetja: kush i vrau, kush mund te jene vrasesit edhe ditenperdiell n'ora 3 pasdite, ku fshehen fajtoret etj. Por, ajo cfare eshte ma e rrezikshmja, hasmeria ndershqiptare shtohet, pa e dijte zyrtarisht vrasesin dhe krejt kjo eufori misterioze demton Kosoven e kombin.
Dikush thot se vrasesit jane serb dhe kryejne vrasjet e ikin ne Mitrovice dhe drejt e ne serbi, pra vrasje me planifikim. Po si mund te mos dihet asnje vrases zyrtarisht? A mendoni se forcat nderkombetare nuk e dijne kete mister? Nuk mendoj se ato nuk jane ne dijeni per 5-6 vjet me rradhe! Ketu fshehet plumbi! Perndryshe nese te gjitha ato forca nderkombetare nuk e dijne, as nuk kane asnje argument, fakt te gjalle per asnje vrases, atehere ato rrine kot aty dhe dikush nuk eshte per te miren e Kosoves, dikush don ta shoh Kosoven nen terror konstant, dikush don ta percaje Kosoven ne shkalle ma te ulte!
Forcat hetuese jane ose aq te dobeta, ose shikojne neper gishta! Ky eshte absurditeti ma i madh, te mos gjindet asnje vrases per 5-6 vjet zyrtarisht te del para drejtesise! Kjo ngjet sikur, me qellim jane duke u zhdukur njerezit gjeneralisht per ta mbajtur Kosoven perseri peng te ri, para vendosjes se statusit te saj politik dhe ta hashe ate qe te ofrohet dashtepadashte!
Tash, kur ishte ne pyetje ndonje incident me forcat nderkombetare, apo armembajtje pa leje, apo incidente ne minoritete - menjehere u gjinden akteret edhepse te dyshimte. Kurse secila vrasje ne Kosoven e pasluftes, mbeti enigme, misterje qe rendon perdite situaten edhe ashtu te nderlikuar, me nje spastrim te te gjitha forcave te luftes, duke i burgosur e duke i distancuar ne menyra te ndryshme nga proceset politike te sotme!
Pse vrasesit e shqiptareve, po mbeten misterioz? Ketu ka dicka aq te madhe, sa qe do ta degradonte edhe vet protektoratin nderkombetar!
Si mund te kete nje forca te pamposhtur kriminele, ne Kosoven aq te vogel edhe nen mbrojtjen e 5 fuqive ma te medha te botes? A nuk jane keto vrasje ne autoritetin e OKB-se?
Shtypi shqiptar mbet duke u valvitur ne zhurma hamendese, pa asnje argument zyrtar, keshtu duke shtuar tension edhe ma te madh ne popull.
Te mos flasim per mediat elektronike, qe formojne armiqesi te panevojshme!
Misteri i vrasjeve ne Kosoven e pasluftes, eshte skandal i politikes nderkombetare dhe rrenjet e veta i ka ne disa burime sekrete!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
|
|
|
26-03-06, 15:42
|
#2
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Arrestohet ish-truproja e Ramush Haradinajt
Bedri Krasniqi, ish-truproje e Ramush Haradinajt, arrestohet nė Prishtinė. Policia ka qenė nė kėrkim tė tij tani e dy vite, pėr dyshime se ka qenė pjesėtar i grupit kriminal tė Florim Ejupit.
Prishtinė 25 mars Bedri Krasniqi, njė ndėr tė dyshuarit e paktė qė kanė qenė nė arrati, krahas Qerim Kelmendit dhe Bajram Kiēmarit, arrestohet pas njė ikje dy vjeēare nga policia.
Ai ėshtė arrestuar nė njė aksion spontan nė qendėr tė Prishtinės, ndėrsa nė posedim tė tij ėshtė gjetur njė revole pa leje.
Sipas burimeve tė sigurta tė policisės, patrulla tė SHPK-sė, rastėsisht janė vėnė nė pėrcjellje tė Krasniqit, duke dyshuar pėr hajni veturash.
Pas njė pėrcjellje tė shkurtėr, patrulla e SHPK-sė e ndalon ate dhe e legjitimon.
Nė verifikim e sipėr tė identitetit tė tij, nga Prishtina Control, marrin informatėn sė ky nė fakt ėshtė njeni nga personat e kėrkuar pėr pjesmarrje nė aktivitete terroriste dhe bashkpunim nė grup tė organizuar criminal.
Ai ėshtė dėrguar menjėherė nė qendėr tė paraburgimit, ndėrsa pritet tė merret nė pyetje edhe nga prokurori ndėrkombėtar i cili ėshtė duke e udhėhequr ēėshtjen kundėr kėtij grupi.
Nuk jam nė ngjarje tė ketė ndodhė diēka e tillė. Unė sapo u ktheva nga manifestimi qė kishim nė Gllogjan dhe nuk kam dėgjuar pėr ndonjė arrestim tė mudnshėm tha Ernest Luma, zėdhėnės i AAK-sė, i kontaktuar nga Ekspress nė oret e vona tė mbremjes.
Policia poashtu nuk jep konfirmim zyrtar tė arrestit.
Nuk e dinėse ka arrestuar policia ndonjė truproje tė Ramushi Haradinajt, tha Agron Borovci, zėdhėnės i policis pėr rajonin e Prishtinės.
Sido qė tė jetė, vetėm edhe dy tė arratisur nga grupi i njohur si Grupi i Florim Ejupit kan mbetur nė ikje, pėr tu rrumbullakuar njėri nga hetimet mė tė gjata dhe njėkohesisht mė tė suksesshme tė hetuesve tė Sherbimit Policor tė Kosovės.
Ky grup ėshtė pėrbėrė edhe prej ish policit Shkumbin Mehmeti, Agron, Driton dhe Artan Sulejmani, si dhe tė dyshuarve si pjesėtarė tė Armatės Kombėtare Shqiptare: Xhevat Kosumi, Arsim Rashiti dhe Arben Ahmeti. Dy tė fundit ishin tė dyshyar si pjesmarrės nė vrasjen e dy policėvė nė Podujevė, mė 23 mars tė vitit 2004, vetėm disa ditė pas trazirave tė Marsit, sikurse edhe Irfan Ademi, i arrestuar vitin e kaluar.
I gjithė operacioni pėr arrestimin e tyre ka filluar, menjėherė pas ikjes sė Florim Ejupit nga burgu ushtarak nė kampin Bondsteel.
Ai ėshtė arrestuar fillimisht si i dyshuar kryesor pėr hedhjen nė ajėr tė autobusit tė Nish_Ekspres nė Merdare.
Por, kampi ushtarak nuk arriti qė ta mbajė gjatė atė.
Vetėm tre muaj mė vonė ai arratiset, dhe qė nga viti 2001 nuk i bihet nė gjurmė.
Ndėrkohė, grupi tė cilin dyshohej sė ky ėshtė duke e udhehequr, janė tė dyshuar si pėrgjegjės pėr shumė krime tė rėnda, duke filluar nga vrasjet e policėvev nė Raushiq tė Deēanit dhe Podujevė, kidnapimin e Valon Dreshajt sulmin mbi uren nė Zveēan, tentim vrasje, reketim dhe armėmbajtje pa leje.
Xhavit Kosumi ėshtė i kėrkuar pėr vrasje dhe tentim vrasje, Irfan Ademi, ish-zjarrfikės ėshtė kėrkuar pėr armėmbajtje pa leje, vrasje dhe tentim vrasje. Bajram Kiqmari ėshtė i kėrkuar pėr tė njėjtėn vepėr penale duke pėrfshirė edhe disa plaēkitje tė armatosura dhe kidnapime.
Ky grup dyshohet tė ishte kryesuar nga Florim Ejupi, i cili gjatė luftės nė Kosovė ka qėndruar nė Gjermani. Atje ka qenė i burgosur katėr herė pėr shpėrndarje tė drogės, tentim vrasje, plaēkitje tė armatosur dhe sulmit fizik, nė kohėn kur luftimet nė Kosovė sa shkonin e ashpėrsoheshin.
Ai ka qenė i vetmi i cili ka lėnė dėshmi fizike nė vendin e ngjarjes me autobusin e Nish Ekspresit. Njė duē i cigars i gjetur nė vendin ku ėshtė aktivizuar bomba, sė bashku me fletėzat e letrės sė grisur me tė cilat ka qenė i mbėshtjellur teli kanė pasur shenja tė ADN-sė sė tij, i cili ėshtė konfirmuar edhe nė testet laboratorike nė Gjermani.
Por, tani procesi ndaj kėtij grupi ėshtė nė vazhdim e sipėr, dhe parashikohet qė tė pėrfundojė me ngritjen e njė aktakuze tė pėrbashkėt, edhe pse disa pjesėtarė tė kėtij grupi, si Shkumbin Mehmeti tani mė janė dėnuar nga gjykatat e Qarkut nė Kosovė pėr pėr krime tė ndryshme.
Kėsaj aktakuze tani do ti bashkėngjitet edhe Bedri Krasniqi, qė mė heret ka punuar edhe si truproje e ish-kryeministrit tė Ksovės, Ramush Haradinajt.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
26-03-06, 17:47
|
#3
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
E paskan nxone kete birin e shkines a? Osht gjynah me i shpall paraburgim kti zogut te shkaut.
Duhet hek qafe kete kanibal e shume kanibale te tjere qe bredhin lirshem rrugeve te Kosoves.
Perndryshe ky kriminel njihet qysh nga bankat e shkolles fillore si nje shizofren...
|
|
|
08-04-06, 15:42
|
#4
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
U arrestua Bajram Kiqmari
Lorik Pustina
Prishtinė 7 prill U arrestua Bajram Kiqmari, i fundit nga Grupi i Florim Ejupit, tė cilėt janė tė dyshuar pėr njė seri veprash penale nė Kosovė. I kėrkuar pėr mė shum se njė vit, me fletarrest tė shpallur edhe nga Interpol, policia arriti qė Bajram Kiqmarin ta arrestojė nė Prishtinė.
Ai u arrestua tė ėnjten, mė 6 prill nė Prishtinė. Burime tė policisė kanė konfirmuar informatėn pėrderisa nuk ka pėrgjigje pozitive e as negative nga ana zyrtare.
Bajram Kiqmari ėshtė i dyshuar pėr pjesmarrje nė vrasjėn e dy policėve nė Shajkovc tė Podujevės me 23 mars 2004. si dhe i dyshuar pėr njė numėr tė madh veprash penale.
Arsim Rustolli, polici i SHPK-sė dhe Kojo Essuman polic I UNMIK-ut nga Ghana, janė plagosur pėr vdekje nė njė pritė qė iu ėshtė bėrė nga disa persona tė armatosur, tė cilėt mė vonė janė arrestuar.
Bajram Kiqmari qė nga fillimi i hetimeve pėr kėtė grup dyshohej si njėri nga pjesėmarrėsit nė vrasjen e dy policėve dhe plagosjen e njė perkthyesi qė ishte gjendur me ta ne momentin kritikk. Nga rafallet e shkrepura tė vdekur mbetėn dy policėt, ndėrsa i plagosur ishte pėrkthyesi qė kishte qėlluar nė veturė.
Po ashtu edhe njėri nga tė dyshuarit ėshtė plagosur pėr vdekje. Kreu i kėtij grupacioni sic e quajnė nė polici ishte Florim Ejupi, i cili u arrestua kohė mė parė nė Tiranė dhe u ekstradua me njė procedurė shum tė shpejtė nė Kosovė.
Grupi i Florim Ejupit dyshohet pėr njė seri vrasjesh dhe vepra tė tjera penale qė nga viti 2001, kur Ejupi edhe arriti tė arratiset nga burgu i kampit Bondsteel.
Ai u arrestua pėr shkak tė dyshimit se ka hedhė nė ajėr autobusin e Nish Express qė vinte nga Beodradi nė Merdare. Gjatė atij sulmi u vranė 11 dhe u plagosen 30 persona.
Pas arratisjes, ai formoi njė grup i cili ka kryer disa vepra penaleqė nga viti 2001.
Disa prej tyre janė vrasje tė policėve, kidnapimi i Valon Dreshajt, plackitje tė armatosura, reketime dhe vepra tė tjera.
Tani pas arrestimit tė Kiqmarit, pritet qė gjykimi pėr kėtė grup tė fillojė sė shpejti.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
04-05-06, 20:34
|
#5
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Mark Oroshi, njėri prej ish tė dyshuarve pėr vrasjen e avokatit Shaban Manaj, ėshtė ekzekutuar tė martėn nė oborrin e shtėpisė sė tij. Mė shumė se tridhjetė plumba kanė goditur trupin, veturėn dhe murin e shtėpisė sė Markut.
Jeton Musliu
[email protected]
Prishtinė 3 maj Prapė vrasje nė rajonin e Pejės. Pėr dallim nga herėt e kaluara kur vrasjet janė bėrė ditėn, kėsaj radhe ekzekutimi ėshtė kryer natėn.
Mark Oroshi ėshtė ekzekutuar tė martėn nė mbrėmje nė oborrin e shtėpisė sė tij, nė fshatin Vitomiricė tė komunės sė Pejės.
Motivet pėr kėtė vrasje, zyrtarėt e policisė thonė se ende nuk i dinė, kurse familjarėt kanė mbetur si tė mpirė, ngase nuk dinė kujt tia drejtojnė gishtin.
Oroshi i cili deri para disa viteve ishte njėri prej disa tė dyshuarve pėr vrasjen e avokatit Shaban Manajt, ėshtė qėlluar nga persona tė panjohur nė distancė vetėm prej pesė metrash.
Nė njė deklaratė, zyrtarė tė policisė rajonale nė Pejė, pasi kanė treguar mėnyrėn e vrasjes sė Mark Oroshit, nė fshatin Vitomiricė, kanė thėnė se policėt e Njėsitit pėr Krime Serioze kanė dalė nė vendin e ngjarjes, se bashku me prokurorin Publik, ku janė duke u zhvilluar hetimet rreth kėtij rasti. Sipas tyre, me urdhėr tė Prokurorit, trupi i pajetė i viktimės ėshtė dėrguar nė Morgun e Rahovecit pėr obduksion.
Dhembja
Nuk mund tė duroj mė, thotė Gjyla, nėna e Markut, e cila tash qėndron nė Klinė, nė shtėpinė e djalit tė saj tjetėr, Gegės.
Gjyla tregon ngjarjen e asaj nate tė cilėn e pėrshkruan shumė shkurtė, ngase nuk ka pritur se do ti ndodhė kjo.
Erdhi Marku dhe mė gjeti me kokė tė mbėshtetur nė mur, fillon rrėfimin plaka 84 vjeēare, tė cilės sytė i mbushėn me lot.
Mė pyeti nėse kam fjet dhe unė i thash se ende jam e zgjuar, tregon nėna e Markut e cila tash pret gratė e tė afėrmeve tė cilat e qajnė tė birin e saj.
I ndezi dritat dhe doli jashtė, dhe menjėherė i kam dėgjuar krismat, thotė Gjyla, e cila mezi ka shkuar afėr veturės dhe ka parė tė birin e saj tė vrarė nė vend.
Kaq ka pas, se mė vonė, disa fqinj, i kanė thirr policinė, edhe tash ndodhem kėtu, shprehet Gjyla e cila megjithėkėtė, beson nė punėn e policisė.
Ekzekutimi
Nė mbrėmjen e sė martės, rreth orės 23:00, Marku kthehet nė shtėpi nga puna e tij nė fshatin
Leskoc tė Klinės.
Ai ka jetuar vetėm me nėnėn e tij, Gjylen, e cila ėshtė nė moshė shumė tė shtyrė dhe pėr kėtė arsye Marku, nė veturėn e tij, tip Golf 1, kishte blerė gjėra ushqimore.
Pasi mbėrrin nė shtėpi, Marku shikon se tė gjitha dritat e shtėpisė janė tė fikura dhe hyn brenda pėr ti ndezur.
Pasi nėnėn e tij e gjen tė zgjuar, pėrshėndetėt me tė dhe del sėrish jashtė nė oborr pėr tė marrė nga vetura gjėrat ushqimore qė i kishte blerė.
Derisa gjysma e trupit tė viktimės i mbetėt jashtė veturės dhe pjesa tjetėr futėt brenda qė ti marrė gjėrat ushqimore qė i kishte blerė, nė atė moment shkrepėn rafalėt.
Nė kėtė ēast, Marku mbetėt i vrarė nė vend, kurse vrimat e plumbave, pėrveē veturės sė tij, godasin edhe murin e shtėpisė.
Pa pasur nevojė qė dikush tė jetė ndonjė ekspert i madh, nga vrimat e plumbave nė veturė dhe nė mur, mund tė vėrtetohet se ėshtė shkrepur njė karikator i plotė i kallashnikovit.
Mark Oroshi ka qenė i arrestuar si njėri prej personave tė dyshimtė pėr vrasjen e avokatit Shaban Manaj.
Pas qėndrimit 17 muajsh si i paraburgosur, ai lirohet nė mungesė tė provave.
Ndėrkohė, katėr fėmijėt e marrė nga policia pas burgosjes sė tij, kurrė mė nuk i ka parė.
Albani, Atdheu, Albana dhe Flaka janė fėmijėt e tė ndjerit, pėr vendndodhjene tė cilėve nuk di as familja, pasi policia nuk iu jep asnjė informacion.
Vendi i krimit
Oborri i Markut nė fshatin Vitomiricė ėshtė shndėrruar nė zonė krimi, e rrethuar nga policia me shirit tė verdhė.
Nga mbrėmja e sė martės deri nė mesditėn e sė mėrkurės, policia ka bėrė fotografitė dhe ka kryer ekspertizat e nevojshme.
Bardha ėshtė motra e Markut e cila, ndryshe nga kuptimi i emrit tė saj, sapo ka marrė vesh lajmin pėr tė vėllain, nė trup mbanė tė veshur rroba tė zeza.
Nė oborrin e shtėpisė sė Markut, ajo pėrpiqet tė marrė disa gjėra tė vogla tė cilat, mė vonė, do tia kujtojnė vėllain.
Nė mesin e tyre ajo merr edhe disa fotografi, disa prej tė cilave janė tė fėmijėve tė Markut tė cilėt familja Oroshi ka gjashtė vjet qėnuk i ka parė.
Marku ka shkua i flaktė pėr ti pa fėmijėt, thotė Bardha e cila, sikurse e tėrė familja e saj, nuk ka ndonjė ide se kush do mund tė ketė gisht nė vrasjen e vėllait tė saj.
Bardha niset drejt veturės sė shpuar me plumba dhe fillon tė qajė kur shikon gjakun e tė vėllait nė derėn e parė tė anės sė majtė. Shiko, ende qenka gjaku i vėllait, thotė ajo dhe duke qarė fillon tė nxjerrė nga karrigia e pasme e veturės, xhaketėn e Markut tė cilėn e kishte zhveshur nė kohėn kur kishte vozitur.
Tentativa
Vrasja e Mark Oroshit duket tė ketė qenė shumė mirė e planifikuar, nga persona tė cilėt kanė pėrcjellė vazhdimisht lėvizjet e tij.
Nė shkurt tė kėtij viti, Marku pėr pak sa nuk ėshtė vrarė nė dyert e oborrit tė motrės sė tij tė martuar nė fshatin Poterē i Ulėt.
Te dyert e oborrit, atje ku jam e martuar gati sa nuk ėshtė vrarė nga persona tė panjohur kur doli tė kthehet nė shtėpi, thotė Bardha e cila mendon se vrasja ndoshta ka tė bėjė me fėmijėt e tij.
Herėn e fundit kur ka ardhė nga gjyqi ka thėnė se i ka punėt shumė mirė qė ti marrė sėrish fėmijėt, por tash duket se i kemi humbur gjithmonė, tregon motra e tė ndjerit.
Marku ėshtė ndarė me gruan e tij para shumė vjetėsh, por mė vonė ai burgoset si njėri prej tė dyshuarve se ka qenė pjesėmarrės nė vrasjen e avokatit Shaban Manaj.
Pasi e morėn nė burg, fėmijėt mbetėn me nėnėn time, por pas tre muajve erdhi policia dhe ushtria dhe ia morėn nėnės fėmijėt, thotė motra e cila fillon tė qajė kur pėrmend emrat e fėmijėve tė tė vėllait tashmė tė vrarė.
Nga ajo kohė as Marku, por as ne nuk dimė asgjė pėr fėmijėt, edhe pse, pas lirimit, Marku ka thėnė se shumė afėr e ka marrjen e fėmijėve pėrmes gjyqit, shprehet Bardha pėr Express.
Ndryshe nga nėna e saj, Bardha mendon se do tė jetė shumė e vėshtirė qė tė gjenden vrasėsit e tė vėllait.
Vėllai im nuk ėshtė i pari qė ėshtė vra, por janė vrarė edhe shumė tė tjerė dhe dorasit kurrė nuk janė gjet, thotė ajo dhe niset drejt Klinės, shtėpisė sė vėllait tjetėr, Gegės, tek i cili familjarėt janė mbledhur pėr kryeshėndosh.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
04-05-06, 22:51
|
#6
|
Anėtarėsuar: 14-03-05
Vendndodhja: Jetoj ashtu si kam LIndur SHqiptare ne Dardani
Postime: 285
|
Deri sa ne Kosve nuk ka ligj ka vrasje e do te ket edhe me shum bile
pa marre parasyshe se kush eshte ky njeri qe nuk di gje per te
ngushllime
__________________
Kure shoh e ndegjoj disa njerez besomeni secilen her po i adhuroj me shume qenet endacak qe sillen rrugeve te pluhrosura te Kosoves
|
|
|
08-05-06, 19:23
|
#7
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Nė Kosovė vrasjet thuajse janė shndėrruar nė pėrditshmėri.Zyrtarėt pėrkatės nuk flasin. Askush nuk di nėse hetimet pėr njė rast vazhdojnė apo janė mbyllur. Kėtė nuk e dinė as familjarėt e viktimave. Askush nuk di se ēfarė kandodhur me hetimet e kėtyre rasteve.
Express risjell disa nga vrasjet mė tė mėdha tė ndodhura nga viti 2000.
Jeton Musliu
Prishtinė, 7 prill Breshėri plumbash mbi njė person dhe pėrveē qė shuhet njė jetė, ato krisma prapa lėnė njė mister i cili edhe mund tė mos zbardhet kurrė.
Vrasjet e viteve tė fundit nė vend kanė qenė tė niveleve tė ndryshme, duke mos munguar edhe ato kur cak i likuidimeve kanė qenė persona tė njohur pėr publikun.
Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara dhe institucionet vendase, tė cilat pėr ruajtjen e rendit i mbėshtesin 8 mijė policė dhe rreth 15 mijė trupa tė KFOR-it.
Pavarėsisht territorit jo dhe aq tė madh, viteve tė fundit nė Kosovė kanė ndodhur vrasje tė ndryshme tė cilat nė disa raste kanė tronditur vendin.
Ndėrkohė deklarimet e zyrtarėve pėrkatės janė pothuajse gjithmonė tė njėjta, duke mos dhėnė sqarime rreth hetimeve apo kapjes sė autorėve.
Pėr rreth tri javėExpress ka bėrė pėrpjekje tė bisedojė me Rrahman Sylejmanin, shefin e Departamentit tė Krimeve tė Rėnda nė SHPK, por asnjė konfirmim nga ana e kėtyre zyrtarėve. Askush nuk tregon nėse pėr raste tė caktuara janė duke vazhduar hetimet apo nėse ato janė mbyllur fare.
Por, cilat janė rastet tė cilat sė paku nė gjashtė vitet e fundit kanė tronditur vendin dhe pėr tė cilat gjithēka qė di publiku, ėshtė thjesht njė no koment, ose hetimet vazhdojnė, fjali tė cilat pėrseriten vazhdimisht nga zyrtarėt pėrkatės.
Xhemajl Mustafa ėshtė vrarė mė 23 nėntor 2000 nė hyrje tė banesės sė tij nė Prishtinė, derisakishte filluar tė ngjitej shkallėt.
Rugova i cili nė atė kohė ndodhejnė njė takim tė ForumitBotėror nėMonaco, kishte shkuarnjė ditė mė pas pranė varrit tėkėshilltarit tė tij tė ndjerė pėr tėvendosur kurorė lulesh. Ai nėfshatin Gllamnik tė Podujevės,pasi ngushėlloi familjarėt e tė ndjerit,pat deklaruar se organet epolicisė duhet tė gjejnė atentatorėtdhe ti dėrgojnė ata nėbankėn e tė akuzuarve.Por,nė atėkohė vendi kishte vetėm rreth njėvit qė kishte dalė nga lufta dhe organetpolicore pėr moskapjen eautorėve arsyetoheshin nėmėnyra tė ndryshme.
Sidoqoftė, edhe pėr kėtė rast disa herė ėshtė deklaruar se hetimet vazhdojnė, kurse tash edhe disa vjet mė pas, asnjėherė nuk ėshtė bėrė publike se sa persona janė kapur apo gjykuar pėr kėtė vrasje.
Ekrem Rexha i njohur gjatė luftėsmepseudonimin sikomandant Drini. Ai ėshtė vrarė para shtėpisė sė tij nė Prizren, nė mėngjesin e datės 8 maj 2000.
Hetimet pėr kėtė rast patėn vazhduar pėr njė kohė tė gjatė dhe nė fund policia me shumė zhurmė arrestoi disa persona, disa prej tė cilėve pas disa vitesh qėndrimi nė burg, i liroi pėr tumbrojtur nė liri.
Ndonėse disa prej tė arrestuarve vazhdojnė tė vuajnė denimin, pėr njė pjesė tjetėr tė tė dyshuarve ende vazhdojnė seancat gjyqėsore.
Smajl Hajdaraj, deputet i Kuvendit tė Kosovės nga LDK, ėshtė vrarė mė 17 mars 2002 nė Pejė.
Vrasja e kėtij zyrtari pati ngritur reagime tė ashpra si nga drejtuesit e partive politike nė atė kohė, edhe nga zyrtarė tė ndryshėm ndėrkombėtarė.
John Menzis, ish shef i zyrės sė SHBA-ve nė Kosovė, vrasjen e Hajdarajt e pat dėnuar ashpėr duke e klasifikuar si njė vepėr qė shkon nė dėm tė vendit.
Gjithashtu edhe zėdhėnėsja e policisė sė UNMIK-ut, Suzan Manuel, nė atė kohė nuk e kishte pėrjashtuar se kjo vrasje mund tė ishte kryer pėr motive politike.
Ndonėse deklarata e saj ishte gjithpėrfshirėse, zyrtarėt e policisė kurrė mė nuk treguan se ēka nė tė vėrtetė ka ndodhur me hetimet pėr kėtė rast.
Rexhep Luci Nė vitin 2000 i vrarė nė Prishtinė nga persona qė sė paku zyrtarisht kurrė nuk janė bėrė tė ditur nga policia apo se deri ku kanė mbėrritur hetimet.
Arkitekti i njohur ėshtė vrarė pėr motive tė cilat besohet se janė ndėrlidhur me ndalimin e ndėrtimeve pa leje nė kryeqytet, pikėrisht kur ai nė atė kohė ishte drejtor i Departamentit tė Rindėrtimit dhe Strehimit nė Prishtinė.
Kryetari i partisė reformiste ORA, Veton Surroi, i cili nė atė kohė ishte kryeredaktor i gazetės sė pėrditshme Koha Ditore, kishte treguar publikisht pėr bisedėn e fundit tė tij me arkitektin Luci, vetėm njė ditė para se ai tė vritej.
"Ata po mė kėrcėnojnė sepse sipas dikujt, unė qenkam i favorizuari i tė huajve dhe ėshtė faji im pėr ndėrprerjen e ndėrtimeve pa leje ", ka cituar fjalėt e Rexhep Lucit, veton Surroi, tash kryetar partie.
Shefki Popova Ishte njė gazetar shumėvjeēar i cili kishte punuar pėr media tė ndryshme, pėrfshirė edhe nė gazetėn Rilindja.
Edhe ai ėshtė vrarė nė vitin 2000 nė prag tė zgjedhjeve lokale qė mbaheshin pėr herė tė parė nė Kosovė. Gazetari Popova ėshtė ekzekutuar pranė ndėrtesės sė qeverisjes lokale nė Vushtri, pėr motive tė cilat kurrė nuk janė bėrė tė njohura.
Nė atė kohė, tė shtatė gazetat e pėrditshme kosovare dhe gjashtė stacione radio televizive kishin protestuar duke u ankuar se askush nuk ėshtė dėnuar pėr gjithė vrasjet e kryera deri nė atė kohė.
Por vetėm kaq, asgjė mė shumė.
Ismet Raci Ishte kryetar i Komunėsė Klinės i cili ishte vrarėmė 24 prill 2001 nė shkallėt e banesės sė tij.
Raci kishte fituar kėtė post nga zgjedhjet lokale tė njė viti mė parė, por ende pa mbushur njė vit tė punės sė tij si kryetar, ekzekutohet me disa plumba.
Familjarėt nė atė kohė kishin deklaruar se i ndjeri nuk kishte pasur asnjė problem me askėnd, kurse policia pėrveē qė kishte deklaruar se hetimet do tė vazhdojnė, as atėherė dhe as tash nuk ka dhėnė ndonjė sqarim lidhur me hetimet pėr kėtė rast.
Avni Elezi I ekzekutuar mė 12 tetor 2002 nė qendėr tė Pejės.
Dikur njė ish ushtar i UĒK-sė e mė vonė trupėrojė e Ramush Haradinajt, ish komandantit tė tij i cili mė vonė u zgjodh kryeministėr i Kosovės.
Djali ivetėm i familjes Elezi ėshtė vrarė nė qytetin kryesor tė rrafshit tė Dukagjinit pėr t u varrosur njė ditė mė vonė me nderime tė larta ushtarake.
Edhe pėr kėtė vrasje sikurse pėr tė tjerat, policia ka deklaruar se hetimet kanė filluar, por kurrė nuk ėshtė bėrė publike se deri ku kanė mbėrritur hetimet ose sa persona janė arrestuar apo denuar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
08-05-06, 19:24
|
#8
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Shaban Manaj Avokati i njohur dhe veprimtar i dalluar shumėvjeēar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Istog, ėshtė ekzekutuar mė 23 korrik 2000, pasi ėshtė marrė nga persona tė panjohur.
Trupi i pajetė i tij ėshtė gjetur disa kohė mė vonė dhjetėra kilometra larg shtėpisė sė tij.
Pėr vrasjen e Manajt ishin akuzuar disa persona, tė cilėt kanė qėndruar nė paraburgim si tė dyshuar pėr rreth dy vjet.
Muaj mė vonė ata janė liruar me vendimin e gjykatės, pasi mungonin provat qė do tė vėrtetonin fajėsinė e tyre.
Edhe pėr kėtė rast askush nga organėt pėrkatėse nuk ka dhėnė ndonjėherė deklaratė se deri ku kanė arritur hetimet apo nėse kjo dosje ėshtė mbyllur fare.
I biri i avokatit, Shkodrani, thotė pėr Express se me kėtė punė duhet tė merren organet kompetente si policia dhe prokurorėt.
Ne si familje nuk kemi informacioen mė shumė se deri ku kanė mbėrritur hetimet ose diēka e tillė. Ka dy vjet qė nuk kemi mė kontakt me policinė , thotė Shkodrani i cili sikusre edhe familjarėt e tė vrarėve tė tjerė, kėrkon qė autorėt tė kapen dhe tė sillen para drejtėsisė.
Sigurisht kėrkojmė qė tė gjtha rastet tė zbulohen. E dinė tė gjithė se kėto vrasje kanė qenė politike.
Kapja e autorėve ėshtė shpagimi mė i madh qė do tė merrte familja pėr anėtarin e saj tė vrarė , shprehet Shkodrani, i biri i avokatit Shaban Manaj.
Enver Haradinaj Vrasja e tij ndodhi nė verėn e vitit 2005 rreth orės 14.55 minuta, nė afėrsi tė fshatit Raushiq, nė magjistralen Pejė-Deēan.
Komisioneri i policisė ndėrkombėtare, Kai Vittrup, pati thėnė se persona tė panjohur kanė shtėnė nė drejtim tė makinės sė Enver Haradinajt sė bashku me tė cilin ndodhej edhe njė person i dytė.
Vrasja e vėllait tė ish-kryeministrit tė Kosovės kishte nxitur njė takim urgjent tė autoriteteve mė tė larta ndėrkombėtare nėKosovė me kryeministrin e atėhershėm Bajram Kosumin dhe njė pjesė tė qeverisė sė tij.
Pėrveē thirrjeve pėr qetėsi nga liderėt politikė tė vendit dhe zyrtarėt e tjerė, edhe pėr kėtė vrasje autorėt e tij kurrė nuk u bėnė tė ditur nėse janė kapur apo janė duke u kėrkuar.
Tahir Zemaj Mė 4 janar 2003 vritet nė pusi nė Pejė Tahir Zemaj sė bashku me tė birin dhe njė tjetėr person.
Ndonėse spkelulimet pėr kėtė vrasje ishin tė ndryshme, edhe pėr kėtė vrasje tė trefishtė zyrtarėt pėrkatės kurrė nuk kanė treguar nėse ėshtė dėrguar dikush para gjyqit.
Kėto janė vetėm disa raste tė vrasjeve tė cilat patėn ngritur tensione nė Kosovė nė kohėrat kur u kryen . Pėrndryshe, nė vend kanė ndodhur edhe shumė vrasje tė tjera, pėrfshirė edhe tė gazetarėve pėr tė cilėt sikurse pėr tė gjitha rastet tjera, dorasit kurrė nuk janė kapur. Sė paku zyrtarisht kjo nuk ėshtė bėrė e ditur.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
09-05-06, 21:00
|
#9
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
une dyshoj se kto vrasjet e pas luftes i ka krye shiku sidomos ka dor ne vrasjen e dy policve ISUF HAKLAJT E SEBAHATE TOLAJ ne kordinim te planeve me ish shefat e sherbimit policor te kosoves
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
16-07-06, 21:07
|
#10
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
KOMPLETOHET GRUPI
Bajram Kiqmari i ėshtė bashkuar njėmbėdhjetė shokėve tė tij. Prokuroria i akuzon pėr terrorizėm, dhe vrasjen e dy policėve, nė mars tė vitit 2004 dhe tentim vrasjen e disa tė tjerėve dhe vepra tė tjera penale.
Eta Morina
Prishtinė, 15 korrik
I arrestuar mė 5 prill tė kėtij viti, Bajram Kiqmari nga Lladovci i Podujevės, sė shpejti do tė pėrballet para drejtėsisė pėr njė sėrė akuzash, pėrfshirė terrorizėm, vrasje tė dėshmitarėve, blerje tė armėve, bashkėpunim me persona tė tjerė.
Ditė mė parė, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, atij i ėshtė konfirmuar aktakuza, mirėpo deri mė tani nuk ėshtė marr asnjė vendim.
Bajram Kiqmari mori pjesė aktivisht nė njė organizatė terroriste, Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), thuhet nė aktakuzėn e prokurorisė.
Bajram Kiqmarit, i njohur mė nofkėn Lami dhe Kulleri, mbi barrė do ti bien njė sėrė akuzash tė rėnda. Ai besohet qė ka inkurajuar aktivitetin e vazhduar tė grupit, duke pasur takime dhe kontakte tė vazhdueshme tė zgjeruara nė mars tė vitit 2004 dhe pas kėtij muaji.
Gjithashtu ai akuzohet se ka vepruar sė bashku me persona tė tjerė, ka siguruar para pėr tė blerė armė pėr grupin, nder tjera ka vrarė dėshmitarė dhe ka blerė ushqim pėr grupin. Gjithashtu ai akuzohet se ka bėrė tė mundur qė paratė ti shpėrndahen pjesėmarrėsve tjetėr nė grup, i ka dhėnė ndihmė personave tė tjerė pas njė akti terrorizmi apo nė lidhje me terrorizėm, pengim nė kapjen e personave tė kėrkuar.
Na aktakuzėn e prokurores ndėrkombėtare, pėrmendet edhe emri i Shkumbim Mehmetit, pėr tė cilin thuhet qė me Bajram Kiqmarin ka biseduar me shprehje tė koduara. Sė bashku me tė, prokuroria akuzon edhe 11 persona tė tjerė, si pjesėmarrės dhe mbėshtetės tė grupit terrorist qė ka kryer vrasjen e dy oficerėve dhe tentim vrasjen e njė numri tė oficerėve tjerė mė 23 mars 2004, afėr Podujevės.
Mėnyra nė tė cilėn janė kryer kėto krime, manifesti qė e kishte nė xhep Agron Sylejamni dhe informacionet e marra nga policia pėrmes hetimeve ka bėrė qė prokuroria tė vijė nė konkludim qė kėto krime janė kryer nga njė grup i organizuar terrorist, qė pėrfshin personat e armatosur nė vendin e ngjarjes si dhe tė tjerė qė kanė ofruar ndihmė logjistike dhe financiare para dhe pas kryerjes sė vrasjeve, vazhdon aktakuza e prokurorisė.
Mė tej nė tė pėrshkruhet nė hollėsi ngjarja e 23 marsit tė vitit 2004, kur u vranė dy policė, njėri ndėrkombėtarė dhe tjetri vendor. Nė kėtė mėsohet tė kenė marr pjesė tė gjithė tė akuzuarit, disa prej tė cilėve nė mes vete gjatė gjithė kohės kanė diskutuar me kode.
Disa anėtarė tė grupit kanė pas njohuri specifike pėr krimin dhe kanė ndihmuar nė mėnyrė aktive tė tjerėt nė shkatėrrimin apo fshehjen e provave apo nė shmangien e kapjes nga policia, vazhdon tutje aktakuza.
Ngjarja e 23 marsit 2004
Mė 23 mars tė vitit 2004, nė fshatin Shakovicė tė Podujevės, Possible Kojo Essuman, policė ndėrkombėtar nga Gana, Arsim Rrustolli, Basri Mulliqi dhe njė pėrkthyes kanė qenė duke patrulluar me njė veturė tė policisė sė UNMIK-ut, kur nė ta kanė shtėnė persona tė armatosur, tė cilėt besohet tė kenė qenė njė grup prej sė paku katėr ose pesė personave. Shkėmbime me armė zjarri ka pasur nga tė dyja anėt. Shkak I tyre nė vend ka mbetur i vrarė polici ndėrkombėtar nga Gana, njė pjesėtar i ShPK-sė dhe njėri nga tė dyshuarit, i cili besohet tė ketė qenė Agron Sylejmani. Ky i fundit mė pas ėshtė gjetur i vdekur nė shtėpinė e tij, ndėrsa nga kėtu policia ka konfiskuar njė sasi tė konsiderueshme tė armatimit. Megjithėkėtė, Agron Sylejmani ka pasur fishekė nė xhepat e tij dhe njė revole e mbushur ėshtė gjetur nėn shpinėn e tij. Nė afri janė gjetur rroba ushtarake dhe policia ka gjetur njė dorėz e cila ėshtė pėrputhur me njė dorėz tjetėr tė gjetur mė parė, thuhet nė aktakuzė.
Nga ana tjetėr pėr tė akuzuarin Bajram Kiqmarin, prokurorja ndėrkombėtare pretendon se ka qenė pjesė pėrbėrėse e grupit terroristė. Lėnda tij bazohet nė efektin e kombinuar te pėrgjimeve telefonike, regjistrimeve telefonike, disa prova tė gjetura dhe sjellja pas krimit, arsyeton aktakuzėn e saj prokurorja ndėrkombėtare.
Para gjyqtarit tė procedurės paraprake Bajram Kiqmari ka vendosur tė mbrohet nė heshtje. Ai ėshtė arrestuar mė 5 prill tė kėtij viti, pasi qė kishte qenė nė arrati pėr mė shumė se njė vit e gjysmė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
17-05-07, 02:46
|
#11
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Nė Pejė, ka filluar gjykimi ndaj 28- vjeēarit nga Peja, Bedri Krasniqi, i cili akuzohet pėr vrasje me paramendim tė dy policėve tė Shėrbimit Policor tė Kosovės Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklajt
Pejė,15 maj - Fillimisht janė lexuar pesė akuzat e ngritura nga Prokuroria Ndėrkombėtare e Qarkut tė Pejės, ndaj Bedri Krasniqit, sipas tė cilave ai akuzohet se mė 24 nėntor 2003, nė rrugėn nė mes Pejės dhe Deēanit, nė bashkėpunim me Avni Sinanaj dhe me tė paktėn njė person tjetėr, vrau me paramendim policėt e SHPK-sė, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj. Pastaj pėr vrasje nė tentativė, si dhe pėr krijimin e rrezikut tė pėrgjithshėm, pėrdorimin e armės pa leje dhe mbajtjen e armės pa leje.
Nga pesė akuzat, Berdi Krasniqi ka pranuar fajin vetėm pėr armėmbajtje pa leje, derisa pėr katėr akuzat e tjera, ai para trupit gjykues tė drejtuar nga gjykatėsi ndėrkombėtar, Vinod Bolell, ėshtė deklaruar se ėshtė i pafajshėm.
Pas kėsaj procedure hyrėse, trupi gjykues ka ftuar nė foltoren e gjykatores, 39 vjeēarin nga Lozhani i Pejės, Isa Berishėn, si dėshmitar i thirrur nga prokurori ndėrkombėtar, Andrew Maces. Prokurori ka kėrkuar nga dėshmitari, i cili atė kohė punonte si taksist me furgon, qė tė pėrshkruan mėngjesin e 24 nėntorit 2003, kur ai ishte duke qarkulluar me makinėn e tij qė po transportonte udhėtarė nė drejtim tė Pejės. Por, dėshmitarit, nga deklarata qė kishte dhėnė nė polici njė ditė pas vrasjes sė dyfishtė, i kujtohej vetėm se nė mėngjesin e 24 nėntorit 2003, rreth orės 08:00-08:10, derisa po qarkullonte rrugės nga fshati Dobėrdol pėr nė Pejė, nė njė kodrinė para hyrjes nė fshatin Dobėrdol, ėshtė takuar me njė makinė audi ngjyrė tė bardhė, nga e cila organet e drejtėsisė dyshojnė se ėshtė kryer sulmi ndaj policėve. Mirėpo, prokurori duke ia pėrmendur atij disa nga deklarata e dhėna nga ai para mė tepėr sė dy vjet, ėshtė munduar tia rifreskojė kujtesėn pėr xhamin e thyer tė veturės nė derėn e ngasėsit, pėr pėrshkrimin e dhėnė tė ngasėsit tė makinės, pėr pėrkuljen para tė ngasėsit kur janė pėrballėkaluar makinat....dhe disa detaje tjera tė pėrfshira nė deklaratėn tij, dhėnė atė kohė policisė, e nga tė cilat atij asnjė gjė mė si kujtohej, me arsyetim se ka kaluar shumė kohė nga ajo ditė.
Deklaratat kundėrthėnėse tė dėshmitarit me ato tė parat, e ka shtyrė avokaten e familjeve tė dėmtuara, Nekibe Kelmendin, qė tė kėrkojė nga trupi gjykues qė deklarata e dėshmitarit nė gjykatore, tė mos merret parasysh, ngase siē tha ajo, dėshmitari i ka mohuar deklaratat e veta tė mėhershme, duke kujtuar vetėm makinėn e bardhė e asgjė tjetėr, dhe kjo sipas saj tė bėnė tė dyshon nė kredibilitetin e tij. Ndėrsa, avokati mbrojtės, Enver Nimani, ka paraqitur ankesat e tij, trupit gjykues se prokuroria ka marrė nė pyetje dėshmitarėt e mbrojtjes pasi ėshtė ngritur aktakuza, dhe tash, disa nga kėta dėshmitarė, qė sipas tij kanė qenė tė gatshėm tė dėshmojė nė gjykatore, tash nuk duan tė dėshmojnė, ndėrkohė qė disa nga kėta dėshmitarė kanė marrė mesazhe kėrcėnuese nė celulare nėse dėshmojnė.
Para se tė caktohej seanca tjetėr pėr javėn e ardhshme, prokurori ka kėrkuar tė shqyrtohet kėrkesa e tij qė gjykimi nė vazhdim tė zhvillohet i mbyllur.
Mė 24 nėntor tė vitit 2003, rreth orės 07.40 tre policėt e SHPK-sė, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe Hysen Lataj, derisa po udhėtonin pėr nė selinė e Komandės Rajonale, me makinėn e Sebahates tė cilėn ajo edhe po e drejtonte, sipas aktakuzės dhe bazuar nė hetimet policore, dy makina tjera, njėra nga to audi 80 ngjyrė tė bardhė, gjithashtu nė lėvizje, iu kanė afruar dhe kanė hapur zjarr mbi policėt. Nga mė shumė se 30 plumba qė kanė goditur makinėn, disa kanė lėnė tė vdekur nė vend Sebahate Tolaj, kurse polici Isuf Haklaj nga plagėt e marra ka vdekur katėr ditė mė vonė nė spital, ndėrsa Hysen Lataj ka shpėtuar pa e prek plumbi, por ka pėsuar lėndime tė ndryshme gjatė sulmit.
Nė aktakuzėn thuhet se raporti i policisė i datės 2 dhjetor 2003 ka gjetur nė vendin e ngjarjes 23 gėzhoja, tė gjitha tė kalibrit 7,62 mm dhe ka vėrtetuar se 21 nga gėzhojat ishin shtėnė nga e njėjta armė qė dyshohet tė jetė AK- 47.
Sipas deklaratave tė shumė dėshmitarėve menjėherė pas incidentit, policia gjeti njė Audi 80 tė bardhė e tė braktisur nė njė zonė pylli, jo larg vendit tė ngjarjes. Ndėrsa gjatė ekzaminimit tė makinės, sipas dokumentit tė aktakuzės, janė gjetur gjurmė gishtėrinjve, tė cilat pas krahasimit ėshtė vėrtetuar se ato i pėrkasin tė akuzuarit Bedri Krasniqi, i cili pas njė viti e gjysmė nė arrati pasi ėshtė lėshuar fletė-arresti ndaj tij, ėshtė arrestuar nga policia natėn e 24 marsit tė vitit 2006.
(KosovaLive)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
18-05-07, 02:32
|
#12
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Bedri Krasniqi, ish-truprojė e Ramush Haradinajt, i dyshuar pėr vrasjen e dy policėve tė SHPK-sė, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, ėshtė ndjekur nga policiaedhe pėr shumė vepra tė tjera penale. Babai i tė dyshuarit pėr vrasjen e policėve qė po hetonin rastin e Tahir Zemajt, ėshtė i bindur nė pafajėsi tė djalit tė tij.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
09-02-09, 19:52
|
#13
|
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 1
|
Titulli: MISTERI I VRASJEVE NE LIRI (1999 - 2005) NĖ KOSOVĖ
ej ma mir ish me kan me u mar me udbashat qe e kan pushtuar shpk dhe institucionet ligjvense ne kosove.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:23.
|
|