Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
MUHAMEDI S.A.S . PROFET I SHPATES APO I PAQES
TE NDERUAR DEBATOR TE FORUMIT.
Qdo shkrim duhet bazur ne fakt , qofshin ato qe na pelqejn ose jo.
Tema e hapur nuk ka qellim te ben ulje dhe ngritje e ndoj profeti , vetem te analizoj shkrimet e disa debatoreve te cilet i ikin kesaj te vertete , por e verteta duhet shkruar edhe nese ka gjera qe nuk na pelqejn , ashtu siq shkruhet kunder Bibles "nuk ka baza" atehere te bejm nje studim se bashku dhe te shkojm deri te e verteta.
Dikush shkruan se si debator e mohoj Kuranin ne asnje menyrė jo , por nuk e pranoj ne fakt si liber te ardhur nga qielloi enklazi per besimtaret musliman, por me vonė do te futem edhe ne ndryshimet e verseve me fakt (ajeteve ) se nga kush u shkruan dhe cilat nuk u pelqyen.
E verteta deshiron fakte , te shumten e rasteve me kan ardhur postime se urrej islamin qka une e hudhi posht , por ne fakt kam deshirė dhe vullnet pune qe studimet teologjike ti dergoj ne rrugen e drejt.
Baza kryesore e nje studimi janė librat e shkruara te cilat gjinden sot dhe qe kan egzistuar qe moti, pretendimet se islami eshte e vetmja fe e vertet , jo nga urrejtja por ne gjerat studijuse faktike nuk lidhet me ato shkrime te disa debatorve, seshte qellimi garues se cila fe eshte me e verteta por qellimi eshte se qka fshihet pas te vertetes ose se paku pse nuk shkruhet e verteta.Kemi hasur me para ne shkrime te ndrysheme se Bibla eshte e pa vertet e pa bazuar ne fakte , disa e kan shkruar se ajo eshte vetem ne versionet e Lukes , Markut , Gjonit dhe Palit , por edhe keto ne fakt i kam shkruar ne menyre faktike.
Per te mos e zgjatur kalojm ne temen e hapur ku ne kete bazohem vetem ne shkrimet fzktike nga besimtaret islam dhe nga vete shkrimet Kuranore.
Ndoshta dikuj do ti vije merzi te lexoj ose do ta ndien veten te prekur por siq e dijm ne tersi te gjithė eshte kohė kur lirin e fjales e kemi te lirė , por sdo te thot ashtu si ne deshirojm , por do te thot ashtu si te tjeret kan shkruar , dhe te bazuar ne kete hedhi njė dritė ne pengesen propaganduse te disa debatoreve.
Me nderime dhe lexim te kendeshem:
Biseda e Allahut me engjujt ne bazė te Kuranit:
Dhe kujtoje kohen , o njeri,kur Zoti u tha engjujve:Une po shkoj te caktoj njė zevendes nė tokė :ata thanė:A do te kroijosh njerez te tillė qe te krijojn qrregullime dhe do tė bejn gjakėderdhje ne tė, kurse ne te madherojm Ty dhe te lavdrojm Ty dhe Tė konsiderojm Ty te shenjt!Allahu u tha :Une e di atė qe ju nuk e dini.(2:31)
Ky dijalog ne mes engjujve dhe zotit eshte hutues , sepse qdo liber mbi historin religjioze deshmon se engjujt kan pasur mendim te drejtź.Nese eshte ashtu , atehere pse Zoti refuzoj te pranojė keshillen e tyre apo te miratoj kundershtimin e tyre per planin e Tij.Kjo , me te vertet ishte njė kundershtim me profecin dhe ne fund te fundit edhe me vetė pejgamberllakun e Vules se profeteve , Muhamedin.
Kurani permend shumė ilustrime historike påer te vertetuar kėtė pikė.Faza e parė e profeteve eshte paraqitur nga Kurani si njė standard per reformen religjioze apo per predikim.
Muslimanet e parė detyroheshin te shriheshin per toke nen diellin perrzhites.Gurė te zjarrte viheshin mbi krahroret e tyre:ata terhiqeshin zvarre neper rruget e Mekes si shtazet e ngordhura , mbeteshin te uritur e te etur, futeshin neper qeli te errta, plaqkiteshin pasurit e tyre, shkatrroheshin familjet e tyre.Po ashtu edhe profeti u qellua me gurė nga vagabondat e nga rrugaqet dhe u perzu e u godit nga djemt e djallzuar derisa kalldremat e Taifes u skuqen nga gjaku i tij, pos kesaj aj edhe ne fushė betejen e Ohodit u lendua rėndė.Muhamedi dhe ithtaret e tij keto vuajtje dhe mundime i perjetuan per njė kohė te gjatė me durim e me qendres . Ska dhunė ne qeshtjen e fesė (2:257)
Metodat e predikimit te Muhamedit.
"Kur qdo metod e bindjes gjate predikimit 13 vjeqar deshtoi , profeti e kapi shpaten , kjo shpatė e largoi te keqen dhe i shleu veprat e keqija , papastertin e zemres dhe ndyetesin e shpirtit .Jo vetem kaq por shpata beri diq me teper.Kjo ua largoi verberin dhe keshtu ata filluan te shifnin diten e vertetesis , dhe kjo shpatė gjithashtu e sheroi semundjen e tyre te arrogances , arroganc e cila pengon njerezit per te pranuar vertetesin...qafat e palakueshme dhe kokat krenare u perulen me modesti"-(Molana Abul Ala Modudi)
Muhamedi predikoj islamin duke e mbajtur shpaten ne njė dorė kurse Kuranin ne doren tjeter (Prof.Wilfred Cantwel Smith)
Zoti e permend te njejtin princip duke bėrė njė pyetje retorike , duke iu drejtuar profetit-"Dhe sikur te kish zbatuar Zoti i yt deshiren e tij,vertet te gjithė njerezit neper tokė do te kishin pranuar besimin.Atehere pra a ti do ti detyrosh me dhunė te behen besimtar. (10:100)
Prapseprap pikpamja se Islami u perhap me forcė fatkeqsisht mbrohet edhe vete nga disa lidere musliman.Ata si orientalistet , jeten e profetit e ndajnė ne dy faza :Ne fazen e Mekkes dhe atė te Medines.
Ata janė te mendimit se ai ne Mekkė ishte i dobet dhe i pafuqishem , andaj tregoi sjellje te bindjes dhe kompromise te bashkegzistences paqsore.Pastaj , ne Medinė kur arriti fuqinė iu drejtua shpates :Sipas ketyre mendimtarve , po te mos vepronte ai ne kete menyrė , nuk do te kishte revolucion shpirteror ne Arabi dhe as nuk do te perhapej Islami.I ndjeri Molana Abul Ala Modudi qe njė udheheqes paraushtrues i kesaj pikpamje :Ne librin e tij "Al-xhihad Fil Islam " ai shkruan:
"I derguari i Allahut per 13 vjet me rradhė i ftoj arabet qe ta pranojn islamin.Per kete qellim ai shfrytezoi qdo mjet te mundeshem te bindjes u paraqiti argumente dhe prova te pakushtezushme , u tregoi mrekullit dhe vuri para tyre jeten e vetė si njė shembull te devotshmeris dhe te moralit:Shkurt ai perdori qdo mjet te mundeshem komunikimi por populli i tij refuzoj ta pranoj Islamin"
"Kur qdo metod e bindjes deshtoj profeti kapi shpaten"
ndersa dr R.Rozu thotė:Gjeneralet e Muhamedit predikuan Islamin duke mbajtur shpaten ne dorė e Kuranin ne doren tjeter.
Smithi thekson se nuk sihin gejneralet (Kalifet) por ishte vete Profeti i cili e predikoj fen Duke mbajtur shpaten ne njren dorė kurse Kuranin ne te tjetren .
Gjorgj Sale shkruan :Kur ndjekesit e Profetit iu shtuan per nga numri , atehere ai deklaroi se Zoti e ka lejuar atė qe te sulmoj mosbesimtaret me qellim qe te zhduket idhujtaria dhe te stabilizohet religjioni i vertet.
Dr C.G. Fanderi i cili gjatė pjese se fundit te shekullit XIX i angazhuar aktivisht ne punen misionare ne mesin e muslimaneve indian ne vepren e tij " Profeti fals i Islamit " shkruan :
1.Gjatė 13 viteve Muhamedi e perhapi dhe e predikoi fenė e tij te re ne bazė te kushteve te pajtushmeris dhe me durim te madhė.
2.Tani nė Medinė ai u bė Al-Nabio Bis sejf (profet i shpates)
3.Nese ne e studijojm sjelljet e ithetareve te Muhamedit , ne shofim se ata ishin te mendimit se nuk eshte e domosdoshme per ta qe te ndjekin ndonje kod religjioz dhe moral.Zoti nga ata kerkoj vetem njė gjė: se ata duhet te luftojnė per hir te Zotit me shpata , shigjeta dhe kama per te vazhduar vrasjen.Te njejten e shkruan dhe Aloj Sprangleri , Henri Kope , Vashington Irving dhe te tjerė.
Por qe te kthehemi ne shkrimet e studijuese Islam qe shkruan mbi keto rrethana.
Si Molana dhe orientalistet janė te mendimit se Islami ka njė natyre dhune.
Molana Modadiu i perkrah pikpamjet e perdredhura te sir Villiam Murit rreth profetit dhe Islamit.Ne biografinė e tij mbi profetin , te cilin ai e shkroi "Profet fals i Islamit" sipas kerkeses se Dr. Fanderit, sir Villiam Muri thote: "Shpata e Muhamedit dhe Kurani janė armiqet me fatal te civlizimit , te lirisė dhe te vertetes qe bota deri me tash ka njohur"
Lideri i madh Gandi ishte njeri mjaft mendjehollė , andej ai e korigjoi veten dhe ne gazeten e tij "Young India " shkroi : Sa me shumė qe studijoj po zbuloj se forca e Islamit qendron ne shpatė.
Duke i emertuar muslimanet ne parti politike Molana ia jep profetit poziten e barabart te nje lideri te njė partie politike , duke ia dhenen moralet e njė politikani ku prap ndet te tjera shkruan " Pas kesaj Profeti u dergoj thirrje shteteve fqinje , dhe ai spriti se a u pranuan keto thirrje apo jo , dhe fill pas ardhjes se fuqis ai filloi konfliktin me Perandorin romake"
Per kete tem njė sikh (anetar i sikhzmit) objektiv shkruan " Ne fillim armiqet e profetit ia benė te veshtirė e te rend jeten atij dhe ithtareve te tij, aq sa profeti i keshilloi ithtaret e vet ta braktisin atedheun e tyre dhe te mirgojnė ne Medinė .Ai me shumė e preferoi mergimin sesa te luftoj kunder popullit te vet por kur shtypja e tejkaloj qdo kufi te tolerances ai e mori shpaten e tij ne vetembrojtje" (Libri Vrasja ne emer te Allahut f 22)
Vazhdon....
Kontraditat e Kuranit
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|