|
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ... |
20-12-08, 09:54
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Pėr herė tė parė revista "Shqip" publikon dokumente sekrete tė nxjerra nga Arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Tiranė, ku hidhet dritė mbi pėrpjekjet e qeverisė komuniste shqiptare nė vitet 1952-53, pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca.
Letra e plotė e Tiranės zyrtare e nėnshkruar nga zv/ministri i Jashtėm i asaj kohe, Mihal Prifti dhe akuzat e hedhura ndaj ish-kreut tė Legalistėve shqiptarė, i cili nė atė kohe jetonte si azilant politik nė Francė
Me anė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe asaj tė Drejtėsisė, tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet tona dhe demarshet e duhura pranė qeverisė franceze, nė mėnyrė qė ajo tė na dorzojė sa mė parė kriminelin e luftės, Abaz Kupin. Kėshtu u shpreh nė mes tė tjerash, nė fund tė fjalės sė tij nė njė prej mbledhjeve tė Byrosė Politike tė janarit tė vitit 1952, kryeministri i qeverisė shqiptare dhe njėkohėsisht Sekretari i Parė i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, Enver Hoxha, i cili atė porosi tė prerė, e dha menjėherė porsa zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Mihal Prifti, pėrfundoi raportin Mbi veprimtarinė e emigracionit reaksionar shqiptar nė vende tė ndryshme tė botės, qė ishte dhe pika kryesore e rendit tė ditės tė asaj mbledhjeje.
Po cilat ishin hapat qė ndėrmori qeveria shqiptare e asaj kohe pėr ekstradimin e Abaz Kupit (kreut tė legalistėve shqiptarė nė Perėndim), nga Franca nė Shqipėri dhe ēfarė lėvizjesh diplomatike bėri ajo pėr tė zbatuar atė vendim tė Byrosė Politike? Pėr tė gjitha kėto bėhet fjalė nė njė numėr tė madh dokumentesh arkivore qė mbajnė siglėn Tepėr sekret, tė cilat i pėrkasin periudhės sė viteve 1952-1953, kohė nė tė cilėn filluan pėrpjekjet e para tė qeverisė shqiptare pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e kreut tė Lėvizjes sė Legalitetit, Abaz Kupi, nga Franca nė Shqipėri. Kėto dokumente, njė pjesė prej tė cilave po i publikojmė nė kėtė shkrim, nuk e kanė parė kurrė dritėn e botimit dhe ato bėhen publike pėr herė tė parė, pasi pėr gati gjysmė shekulli me radhė janė ruajtur nė fondet sekrete tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit Shqiptar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
20-12-08, 09:55
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Tirana: Na ekstradoni kriminelėt e luftės
Kėrkesėn e parė pėr ekstradimin e kundėrshtarėve tė saj politikė ose tė atyre qė u quajtėn Kriminelė tė luftės, qeveria komuniste e Enver Hoxhės e kishte bėrė qė me mbarimin e luftės, nė fundin e vitit 1944, kur ajo kishte ardhur nė pushtet. Nė fillim tė listės sė gjatė prej mė shumė se 300 emrash, qė Tirana zyrtare ua dėrgonte nė atė kohė disa shteteve Perendimore ku ishin strehuar emigrantėt politikė shqiptarė, tė arratisur nga vendi, figuronte emri i mbretit Ahmet Zogu dhe pas tij, i dyti nė listė, vinte Abaz Kupi.
Ndonėse qeveritė e vendeve tė ndryshme Perėndimore nuk iu pėrgjigjėn asnjėherė pozitivisht qeverisė sė Tiranės, dhe nuk ekstraduan asnjė nga personat qė figuronin nė atė listė tė gjatė, ajo kėrkesė vazhdoi tė qėndronte nė fuqi pėr vite me radhė. Nisur nga pėrgjigjet negative qė i vinin pėr atė problem, dhe duke e parė tė pamundur kėrkesėn e saj pėr sjelljen nė Shqipėri tė tė gjithė personave qė figuronin nė atė listė, nė fillimin e viteve 50 qeveria komuniste e Tiranės ndryshoi taktikė dhe mendoi qė atė gjė ta kėrkonte me nota proteste vetėm pėr disa persona tė veēantė, duke e filluar atė me Abaz Kupin.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
20-12-08, 09:56
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Qeveria shqiptare pajton avokatin Zhuvenel
Pas porosisė sė prerė tė Enver Hoxhės dhe vendimit tė Byrosė Politike tė janarit tė vitit 1952, qė qeveria shqiptare tė bėnte tė gjitha pėrpjekjet e duhura pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, Ministria e Punėve tė Jashtme nisi dhe procedurat e para pėr zbatimin e atij vendimi. Siē shihet dhe nga dokumentet arkivore, pėrpara se Ministria e Jashtme nė Tiranė tė niste procedurat e saj pėr ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, ajo fillimisht i tatoi pulsin qeverisė franceze, duke parė sesi do reagonte ajo pėr atė problem. Kėshtu, me anė tė njerėzve tė shėrbimeve sekrete tė Zbulimit Shqiptar (Sigurimi i Shtetit), qė vepronin tė kamufluar nėn petkun e diplomatėve nė pėrfaqėsitė tona tė akredituara kryesisht nė Romė e Paris, Ministria e Jashtme e Shqipėrisė u lidh me avokatin francez Zhuvenel, i cili botoi nė gazetėn Humanite (organ i Partisė Komuniste Franceze) njė numėr artikujsh kundėr eksponentėve kryesorė tė mėrgatės politike shqiptare nė Perėndim, duke i cilėsuar ata si kriminelė lufte.
Por pas kėtyre artikujve qė shėnuan dhe hapin e parė tė pėrpjekjeve tė Tiranės zyrtare mbi ēėshtjen e ekstradimit tė Abaz Kupit, ngjarjet nuk rrodhėn ashtu sikurse i kishte menduar qeveria shqiptare, pasi dolėn tė tjera probleme. Pas artikujve tė avokatit francez Zhuvenel, kreu i legalistėve shqiptarė nė Perėndim, Abaz Kupi, i cili ishte dhe njė nga personat mė tė anatemuar nė shkrimet e gazetės Humanite, u indinjua pa masė. Ndaj akuzave tė bėra nė adresė tė tij, ai nuk qėndroi duarkryq, por pajtoi njė avokat tjetėr francez dhe paditi pėr shpifje Zhuvenelin, duke e hedhur atė nė gjyq. Pas kėsaj, Ministria e Jashtme nė Tiranė, nėpėrmjet zėvendėsministrit Mihal Prifti (nė atė kohė ministėr i Jashtėm ishte vetė Enver Hoxha), me anė tė disa telegrameve i kėrkonte legatės shqiptare nė Paris qė ajo ta mbante nė korrent vazhdimisht pėr problemin qė kishte dalė dhe ta njoftonte pėr kohėn kur do tė fillonte gjyqi ndaj avokatit francez Zhuvenel.
Po kėshtu, nė ato telegrame Mihal Prifti i bėnte me dije ambasadorit Behar Shtylla se qeveria shqiptare kishte vendosur tė dėrgonte nė Paris dy dėshmitarė, Riza Sulon e Xhavit Qesen (Xhavit Qesja, funksionar i lartė i KQ tė PPSH-sė nė atė kohė, kishte dhe lidhje krushqie me Kupin), pėr tė dėshmuar kundėr Abaz Kupit dhe pėr tė mbrojtur avokatin francez Zhuvenel. Kjo gjė konfirmohet edhe nė njė nga telegramet e ambasadorit shqiptar tė asaj kohe tė akredituar nė Paris, Behar Shtylla (nė atė kohė quhej Ministėr fuqiplotė), tė dėrguar nė adresė tė Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė. Nė atė telegram, qė mban datėn 14 janar 1952, midis tė tjerash thuhet: Bisedova me Nordmanin. Gjyqi do filloj me 4 shkurt, veē nė rast se kundėrshtarėt kėrkojnė atė ditė, gjyqi mund tė vendosė tė shtyjė. Sipas tij, amerikanėve nuk iu intereson tė bėhet ky gjyq, edhe ne nuk kemi fitim tė bėhet. Mendoj se Xhavit Qesja mjafton, por edhe tė dy po tė vijnė, mirė ėshtė. Vendet miq dėrgojnė shahitė. Unė mendoj tė vijė Xhaviti vetė. Ndėrhymė pėr vizat nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ēėshtja e Arif Sulos ka ditė, legata frėnge aty ėshtė, ka njoftuar tė jap vizėn. Behari.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
20-12-08, 09:57
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Porositė pėr Behar Shtyllėn
Pas njoftimeve tė legatės shqiptare tė Parisit, pėr fillimin e gjyqit ndaj avokatit francez Zhuvenel, Tirana zyrtare nuk u mjaftua vetėm me idenė e dėrgimit nė Paris tė Xhavit Qeses, i cili do dėshmonte nė gjyq kundėr Abaz Kupit. Por, pėr ti ardhur sadopak nė ndihmė avokatit francez, qeveria shqiptare mendoi qė atė gjyq ta shfrytėzonte dhe pėr tė deklaruar publikisht vendimin e saj pėr tė kėrkuar ekstradimin e Kupit nga Franca.
Kjo gjė shihet mė sė miri dhe konfirmohet edhe nga njė telegram i zėvendėsministrit Prifti, dėrguar ambasadorit Behar Shtylla nė Paris. Nė atė telegram, ku nė fillim tė tij thuhet Tepėr Sekret. Tė shkruhet vetėm me dorė dhe me shkrim tė pastėr, titullari i Ministrisė sė Jashtme ka shkruar: Kėshillohuni me avokatėt e Zhuvenelit dhe me miqtė e tij dhe na njoftoni urgjentisht nėse ata e shikojnė opportune qė tė kėrkojmė qė tani nga Qeveria Franceze, dorzimin e Abaz Kupit si kriminel lufte me qenė se ka deklaruar qėndrimin nė Francė. Sipas informative qė ka kjo Ministri, aty qėndron mė tė shumtėn e kohės nė Itali ku zhvillon aktivitetin e tij. Na njoftoni nėse tani me rastin e afrimit tė hapjes sė gjyqit, ndodhet nė Francė apo gjetkė. Stop. Mihal.(firma)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
20-12-08, 09:58
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Pėrgjigja e ambasadorit Behar Shtylla
Pas kėrkesės sė Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė, e cila i kėrkonte ambasadorit tė saj nė Paris, Behar Shtylla, qė tė bisedohej me avokatėt e Zhuvenelit, nėse qeveria shqiptare mund tė kėrkonte pranė qeverisė franceze ekstardimin e Kupit, ambasadori Shtylla i pėrgjigjet menjėherė shefave tė tij nė Tiranė, duke u dhėnė shpjegime tė hollėsishme pėr ato qė i kėrkoheshin. Nė telegramin e tij, qė mban datėn 19 janar 1952, nė mes tė tjerash shkruhet: Dje kisha pėr ēaj avokat Zhuvelin dhe Manjenin. Biseduam pėr procesin. Dje, Normanin e kish njoftuar avokati i Abaz Kupit se Abaz Kupi nuk do paraqitet nė gjyq, gjoja se nuk e ditkam ku ndodhet tani. Tėrheqja e Abaz Kupit ose ėshtė manovėr ose pse e dinė qė ėshtė elementi mė i kompromentuar e mė i dobėt i akuzės. Mė parė ėshtė hequr njė rumun.
Ne menduam kėshtu: Tė vazhdojmė pėrgatitjet sikur ai do tė paraqitej, po tė mos paraqitet materiali dhe dokumentat qė kemi kundėr tij tė pėrdoren pėr tė goditur tė tjerėt, e treta avokatėt tė gjejnė bazėn juridike qė Zhuveneli ta hedhė nė gjyq Abaz Kupin pėr akuzė shpifarake duke tentuar kėshtu qė ditėn e parė ta kthejmė gjyqin nė kundėr akuzė. Mendojmė tė vijė sidoqoftė njė shahit (dėshmitar). Pėr vizėn edhe sot ndėrhymė por skanė dhėnė pėrgjigje tė saktė. Qė sot filloi fushata nė Humanite. Mė 21 gjer mė 24 Janar mblidhen nė Londėr krerėt e kriminelėve tė luftės tė Europės Lindore. Aty do tė marrin pjesė dhe disa socialistė tė sė djathtės, Spaak R. Ramadjer etj, Paul Rainot etj. Duket atje do tė caktohet ndėr tė tjera dhe qėndrimi dhe shahitėt e akuzojnė procesin e Juvenelit. Ka pak ditė qė gazeta Le Mond shkroi tre artikuj tė gjatė mbi emigracionin e Europės Lindore nė Perėndim, pėr shqiptarėt shkroi vetėm tri radhė. Kėta artikuj filluan fushatėn e reaksionit pėr procesin. Njoftoni Romėn tė na dėrgojė relacionin mbi Abaz Kupin. Pėr gjithēka tė re do ju njoftojmė. Behari.
Kėrkesa e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pranė legatės franceze nė Tiranė
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
20-12-08, 09:58
|
#6
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
Nata e protestės e qeverisė shqiptare pėr ekstradimin e Abaz Kupit
Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės Popullore tė Shqipėrisė me urdhėr tė Qeverisė sė saj ka nderin ti njoftojė Legatės sė Francės nė Tiranė me lutje qė tia transmetojė Qeverisė sė saj sa mė poshtė vijon: Nga informatat qė ka Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė rezulton se krimineli i luftės dhe armiku i popullit shqiptar Abaz Kupi, ndodhet nė Francė dhe banon nė Paris nė adresėn 11, Rue Massaset XVI. Krimineli i luftės dhe armiku i popullit shqiptar Abaz Kupi ka qenė bashkėpunėtor i ngushtė i okupatorit gjerman dhe i Qeverive kuislinge qė ekzistonin nė Shqipėri nė okupacionin fashist dhe nazist.
Ai ka qenė iniciatori dhe organizatori kryesor i organizatės tradhėtare Legaliteti. Nė bashkėpunim me ushtrinė e okupatorit gjerman dhe tė qeverive kuislinge, si dhe nė bashkėpunim me forcat mercenare tė organizatės tradhėtare Balli Kombėtar, Abaz Kupi ka luftuar aktivisht kundėr Ushtrisė Nacional- Ēlirimtare dhe popullit shqiptar. Ai veēanėrisht ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjitha shkatėrrimet dhe grabitjet, pėr vrasjet e patriotėve dhe tė popullsisė nė krahinat e Shqipėrisė sė mesme si nė Krujė, Mat, Peshkopi, nė rrethet e Tiranės, nė Prezė, Tujan, Shėngjergj, Selbė, Shėn-Pal e gjetiu. Abaz Kupi ka qenė inspiruesi i masakrave tė trishtueshme dhe tė pashembullta tė 4 Shkurtit 1944 nė Tiranė.
Veprimtaria kriminale dhe anti-popullore e kėtij krimineli lufte dhe armiku tė popullit shqiptar, bashkėpunimi i tij me okupatorėt fashist dhe qeveritė kuislinge si dhe gjithė akuzat qė rėndojnė mbi tė janė tė njohura publikisht dhe tė faktuara nė mėnyrė tė plotė dhe tė padiskutueshme. Pėr ti shpėtuar ndėshkimit tė drejtė tė popullit shqiptar pėr krimet e rėnda qė ka kryer gjatė okupacionit kundėr tij, nė pragun e ēlirimit tė Shqipėrisė, Abaz Kupi me ndihmėn e anglo-amerikanėve kaloi nė Itali e sė andejmi nė Francė ku sot ka vendbanimin e tij dhe nga ku vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe popullit Shqiptar. Komisioni Qendror i Shqipėrisė pėr krimet e luftės si dhe Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, duke u mbėshtetur nė deklaratėn e Moskės tė tre fuqive tė mėdha tė botuar nė tetor tė vitit 1943 si dhe mbi vendimet e mėpastajme tė marra nga fuqitė aleate mbi dorėzimin e kriminelėve tė luftės kanė kėrkuar pranė Komisionit Qendror pėr krimet e luftės nė Londėr, si dhe nga Qeveritė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė Britanisė sė Madhe dhe tė Italisė, dorėzimin e kriminelėve me kombėsi shqiptare ose tė huaj qė gjatė luftės kanė kryer krime dhe kanė bashkėpunuar me agresorėt fashistė dhe nazistė nė kurriz tė popullit shqiptar.
Nė tė gjitha kėto kėrkesa, emri i kriminelit tė luftės dhe armikut tė popullit shqiptar Abaz Kupi figuron nė krye tė listės sė kriminelėve tė kėrkuar pėr tu dorėzuar. Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė duke i bėrė tė ditur sa mė sipėr Qeverisė Franceze pėr aktivitetin armiqėsor dhe kriminal tė Abaz Kupit, duke u mbėshtetur nė deklaratėn e Moskės tė vitit 1943 tė tė tre fuqive tė mėdha mbi dorėzimin e kriminelėve tė luftės si dhe nė vendimet e mėvonshme tė fuqive aleate mbi kėtė ēėshtje, e bindur se vepron me frymėn e kartės tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe me interesin e pėrbashkėt tė popujve dhe tė paqes dhe duke marrė parasysh se aktualisht Abaz Kupi ndodhet me banim nė Francė nga ku vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe popullit shqiptar, kėrkon nga Qeveria Franceze tė procedojė sa mė parė nė dorėzimin e kėtij krimineli lufte dhe armikut tė popullit shqiptar, Qeverisė sė Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė dėshiron nga Qeveria Franceze qė tė ketė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur njė pėrgjigje mbi sa kėrkohet nė kėtė notė. Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės Popullore tė Shqipėrisė me kėtė rast i shpreh Legatės sė Francės nė Tiranė sigurimet e konsideratės sė saj mė tė lartė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:16.
|
|