KQZ: Ska kamera nė zgjedhje lokale
KQZ: Ska kamera nė zgjedhje lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur edhe njė herė kundėr pėrdorimit tė kamerave nė zgjedhjet lokale. Lihet hapėsirė pėr aplikim tė tyre vetėm nė qendrėn e numėrimit dhe tė rezultateve.
Nga Express mė 24.08.2009 nė ora 17:15
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pėr herė tė dytė ka vendosur kundėr kėrkesės sė disa partive opozitare pėr vendosjen e kamerave nė qendrat e votimit dhe atė tė rezultateve - pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit.
Organizatori kosovar i zgjedhjeve, tė hėnėn nė njė takim, ėshtė arsyetuar se kostoja e lartė e kamerave dhe koha a shkurtėr e pėrgatitjeve e bėjnė vendimin e tyre ta pandryshueshėm.
Kryesuesja Nesrin Lushta ka shpjeguar vendimet e KQZsė.
Kėrkesa e AKRsė pėr rivendosjen e vendimit, tė cilin KQZ-ja paraprakisht e ka marrė, ėshtė refuzuar. Kėrkesa e dytė ishte kėrkesa e LDD-sė lidhur me vendosjen e kamerave nė vendvotime nė 6 komuna dhe nė qendrėn e numėrimit tė rezultateve dhe u mor vendim qė tė mos aprovohet, tha Lushta.
Ajo ka saktėsuar se arsyet e refuzimit tė kėsaj kėrkese janė kostoja e lartė e blerjes sė kamerave dhe koha e shkurtėr e pėrgatitjeve deri nė mbajtjen e zgjedhjeve.
Ėshtė kohė e shkurtėr, ėshtė kostoja. KQZ-ja, jo vetėm qė vendos pėr vendosjen e kamerave ose jo, por duhet edhe vetė tė implementojė. D.m.th. nėse e aprovon njė kėrkesė tė tillė, duhet vetė ta implementojė, ėshtė shprehur Lushta.
Pėrfaqėsuesit e partive opozitare nė KQZ kanė reaguar kundėr vendimit dhe e kanė vlerėsuar atė shkelje tė vullnetit tė qytetarėve.
Pėrfaqėsuesi i Aleancės Kosova e Re Fadil Maloku ka thėnė se vendimi ėshtė marrė nė disfavor tė transparencės, llogaridhėnies dhe pėrgjegjėsisė sė kėtij institucioni shumė tė rėndėsishėm, qė nė zgjedhjet lokale do tė duhej tė japė testin e parė se si tė menaxhohet procesi i zgjedhjeve.
Mbi 50 % ishin pro, LDK-ja, AKR-ja, AAK-ja, LDD-ja. Nėse shkojmė nė kėtė kalkulim, del diku se 50 % e vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės ėshtė shkelur sot me kėtė votim qė nuk u bė pėr futjen e video-kamerave, ka thėnė Maloku.
Kryesuesja Lushta ka thėnė se kjo ēėshtje do tė diskutohet edhe njė herė nė njėrin nga takimet e radhės sė KQZ-sė.
Pėr pjesėn e kėrkesės sė LDD-sė, qė ka tė bėjė me vendosjen e kamerave nė qendrėn e rezultateve, nuk u mor vendim i prerė. Kėshtu qė mendoj se nė takimet e ardhshme do ti kthehemi edhe njė herė ēėshtjes sė vendosjes sė kamerave vetėm nė qendrėn e numėrimit tė rezultateve, ka thėnė Lushta.
__________________
ka me u bo mire..!!
FUND!
|