FUND!
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
|
Kur flet Sabri Hamiti, tė tjerėt heshtin
Kur flet Sabri Hamiti, tė tjerėt heshtin
Nė ditėn e dytė tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, me njė ligjėratė pėr letėrsinė e At Zef Pllumit, u paraqit Sabri Hamiti, profesor nė Universitetin e Prishtinės si dhe deputet nė Parlamentin e Kosovės.
Nga Alfred Beka mė 19.08.2009 nė ora 11:33
Edhe pse qė shumė vite ėshtė i inkuadruar nė politikė, Sabri Hamiti ende mbetet njė prej autoriteteve mė tė mėdha nė fushėn e kritikės letrare. Nė ditėn e dytė tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare ai u paraqit me njė ligjėratė mbi letėrsinė e At Zef Pllumit, tė titulluar Shkrimtaria e Zef Pllumit. Nė kėtė ligjėratė Hamiti u pėrqendrua nė tri vepra tė At Zef Pllumit Rrno vetėm pėr me tregue, Franēeskanėt e mėdhaj dhe Saga e fėmijnisė, duke parė singularitetin dhe universalitetin e kėsaj shkrimtarie.
Rrno vetėm pėr me tregue, titulli i veprės sė At Zef Pllumit, ėshtė titull universal e tragjik njėherėsh. Misionari duhet ta paguajė detyrėn me jetė. Trajta e titullit ėshtė njė frazė nė mėnyrėn urdhėrore, qė nėnkupton dy veta (Unė e Ti), tė cilat e ndėrrojnė pozicionin pėr tė ndėrtuar marrėveshjen, pajtimin. Mirėpo, fjala vetėm nė kėtė formulim e shpie kėrkesėn deri nė skaj, duke e vėnė jetėn nė zgripc dhe nė provė tė pėrhershme.
Pra, flijimi bėhet qė nė fillim kur jeta matet vetėm me misionin, u shpreh nė ligjėratėn e tij Hamiti. Sipas tij, ky pėrkushtim e pėrbetim e ka pėrcaktuar pėrgjithmonė jetėn e Zef Pllumit si dėshmitar, si misionar e si shkrimtar, kurse libri i tij pėrmban gjithė dramatiken e kėtij pėrkushtimi. Ai shtoi se nuk ka pėrkushtim mė tė vėshtirė sesa shkrimi i detyrueshėm, sidomos pėr tė dėshmuar tragjedinė njerėzore, ngase, sipas tij, vepra Rrno vetėm pėr me tregue e ka nė brendėsi farėn tragjike qė nga nisja deri nė fund, pėr aq sa ėshtė shkrim i jetės qė duhet tė bėhet i barabartė me jetėn nė ndeshje tė pėrhershme me vdekjen.
Vepra monumentale e At Zef Pllumit ka tre libra: Libri i kujtimeve (1995), Liria mes dy burgimeve (1997) dhe Robnia e gjatė (2001). Nėse titulli i parė jep llojin e tekstit, dy titujt e tjerė japin situatat ekstreme jetėsore, qė zgjasin nė kohė. Mirėpo, tri kryefjalėt e tri vėllimeve: Libri, Liria e Robnia sugjerojnė e tregojnė qė libri shkruhet pėr lirinė e robėrinė, jo mė si koncepte universale, por si shenja tė jetės konkrete, madje personale, tha Hamiti.
Duke folur rreth mėnyrės se tė shkruarit tė franēeskanit At Zef Pllumi, Hamiti theksoi se shkrimi i tij nė sa kaptina merr trajtėn e tregimit, pėr tė ndodhurėn nė tė shkuarėn, qė tė arrijė shkallėn e krijimit artistik, nė mėnyrė tė veēantė nė pėrshkrimet e njerėzve apo tė ambienteve. Ai shtoi se tjetėr herė shkrimi i tij bėhet dėftues e paraqitės duke ruajtur dramacitetin e tė ndodhurės pa distancė, qė merr trajtėn e dialogut.
Nė raste tė tjera diskursi i tij bėhet personal (qoftė si gjykim apo pėrjetim) pėr tė bėrė portrete tė njerėzve.
Ndėrsa, duke folur pėr doktrinėn e dashurisė, qė ka qenė doktrinė e franēeskanėve, Hamiti tha se At Zef Pllumi e shqipton qėndresėn si doktrinė tė flijimit franēeskan pėr tė tjerėt, qė do ta dėshmojė nė ēdo rast. Po ashtu doktrina e krishterė si doktrinė e dashurisė provohet nė ēdo faqe tė librit e shtjelluar apo e sinjifikuar, nė situata ekstreme, apo nė situata tė rėndomta dhe kėshtu artikulohet misioni i tij doktrinar.
Sprovimi i doktrinės sė tij, mė i madhi, ėshtė nė ndeshjen dramatike tė dashurisė njerėzore me dhunėn njerėzore, tė para nė rrethana konkrete e nė ngjarje tė pėrjetuara pėr ta pėrforcuar qėndrimin, tha Hamiti.
Libėr pėr burgun dhe llogorin
Sipas Hamitit, Rrno vetėm pėr me tregue ėshtė libėr pėr burgun e llogorin, qė shpalon faqen e fshehur tė diktaturės komuniste shqiptare. E ushqyer nga disidenca doktrinare qė ia kundėrvė dashurinė dhunės, nga disidenca politike qė ia kundėrvė lirinė robėrisė, vepra bėhet njė libėr i dėshmisė dhe i mėsimit. Kjo ėshtė njė kryevepėr e llojit nė letėrsinė shqipe dhe njė vepėr me rėndėsi tė pėrbotshme nė fushėn e logorografisė, tha Hamiti.
Ndėrkaq, duke folur pėr veprėn tjetėr, Hamiti tha se titulli i veprės, At Zef Pllumi: Franēeskanėt e mėdhaj nuk paraqet njė autor e njė vepėr, por shpreh lidhjen e njė emri e tė njė sintagme, lidhjen e dyanshme tė Pllumit e tė franēeskanėve tė mėdhenj, pėr tė dėshmuar identitetin.
Ky kėrkim, sipas Hamitit, na shpie te zbulimi i parė qė Zef Pllumi me jetė e me vepėr ėshtė njė franēeskan i madh. Dikush tha i fundit, por kurrė nuk i dihet, se fundi mund tė jetė fillimi, tha ai.
At Zef Pllumi nė Franēeskanėt e mėdhaj, sipas Hamitit, ka krijuar njė vepėr monument pėr monumentet e kulturės shqiptare. Vepra e tij ėshtė njė dėshmi (dokument) edhe vlerėsim (monument), dhe, nė fillim e nė fund, njė vepėr autobiografike, si tė gjitha veprat e tij, duke dėshmuar pėrfundimisht qė nuk ėshtė vetėm njė shkrues (skriptor), por edhe krijues (autor) i letėrsisė shqipe, shtoi ai.
Ndėrkaq, sa i pėrket veprės tjetėr, Hamiti tha se At Zef Pllumi, si shkrimtar autobiografik, nė veprėn e tij tė fundit (tė mbetur tė pakryer e nė dorėshkrim), Saga e fėmijnisė, i hyn aventurės, qė duke u nisur nga fundi ta shkruajė fillimin e jetės sė vet, madje edhe lindjen. Ai u shpreh se nė vėshtrimin e modelit krijues Zef Pllumi ėshtė shkrimtar dokumentar, kurorėzues i prozės dokumentare nė shqip.
Nė vėshtrimin e vlerės sė veprės, sidomos me veprėn e parė ėshtė themelues i letėrsisė sė burgut e tė llogorit dhe dėshmitari e kundėrshtari i dhunės komuniste gjysmėshekullore mbi jetėn e mbi kulturėn shqiptare, pėrfundoi Hamiti. Pasi e pėrfundoi ligjėratėn, megjithėse tė pranishmit mund tė bėnin pyetje, nė amfiteatrin e Fakultetit Filologjik pėr disa minuta mbretėroi njė heshtje. Askush nuk pati guxim tė bėjė ndonjė pyetje apo ndonjė koment rreth ligjėratės sė Hamitit.
__________________
ka me u bo mire..!!
FUND!
|