Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga bert
erdhi koha per kosovaret tua mbyllin mandatet sejdiut, thacit eulexit, unmikut qe po tallen me gjakun e deshmorve te kosoves. ajo date asht 15 nentori. Jo zgjedhje por revolta te armatosura
|
Pėrparim Isufi
[email protected]
Prishtinė, 9 tetor
Kosova nuk i ka dy opsione mė
15 nėntor.
Duhet tė bėjė zgjedhje tė mira
dhe asgjė mė pak.
Nė njė ligjėratė tė mbajtur para
studentėve tė Universitetit Amerikan
tė Kosovės (AUK), Ambasadori
i Shteteve tė Bashkuara nė
Kosovė, Christopher Dell, ka alarmuar
nė radhė tė parė liderėt politikė
dhe partitė pjesėmarrėse nė
zgjedhje, por edhe qytetarėt, qė
tė jenė tė kujdesshėm gjatė rrjedhės
sė procesit, deri nė kumtimin
e rezultateve.
Duke qenė se do tė pėrballet
me njė proces tė ndjeshėm zgjedhor
mė 15 nėntor, pėr herė tė
parė prej se ėshtė bėrė shtet, Kosovėn
e presin ditė tė vėshtira.
Janė tre skenarė tė cilat Ambasadori
Dell i ka pėrmendur, tė
premten, nė kėtė fjalim.
Ai nuk ėshtė ndalur fort nė tė
parin, sipas tė cilit, zgjedhjet e Kosovės
do tė kalonin tė qeta, do tė
zhvilloheshin nė mėnyrė tė drejtė
dhe do tė ishin korrekte dhe me
rezultat tė pranueshėm nga tė gjithė.
Dell ėshtė shprehur se rezultati
i njė procesi tė tillė do tė ishte ecja
pėrpara e Kosovės nė synimin e
ndėrtimit tė institucioneve dhe
ekonomisė sė vet mbi baza tė
shėndosha.
Nė skenarin e dytė, sipas tij,
zgjedhjet do tė kalonin me tė
meta, politikanėt do tė dėshtonin
tė respektonin rregullat, do
tė angazhoheshin nė sjellje destruktive,
procesi do tė organizohej
keq dhe rezultati nuk do tė
shikohej si legjitim.
"Kjo do ta dėmtonte jashtėzakonisht
Kosovėn. Kjo do ta vinte
nė dilemė qėndrueshmėrinė e
Kosovės si shtet i pavarur dhe aftėsinė
e saj pėr tė menaxhuar punėt
e veta. Nuk duhet tė kthehemi
mė mbrapa se nė gusht tė kėtij
viti te zgjedhjet e kontestuara nė
Afganistan pėr tė parė se ēfarė
dėmi mund tė sillte njė rezultat i
tillė i procesit", ka thėnė Dell.
Ai nuk ka lėnė pa pėrmendur
edhe rastin mė ekstrem qė do tė
mund tė dilte nga ecuria e tillė.
"Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet
se njė situatė tė tillė, kur, tė paktėn,
njė shtet dėshiron tė sfidojė
tė drejtėn tuaj pėr ekzistencė, kjo
do tė ishte njė goditje serioze", u
shpreh Ambasadori Amerikan nė
Kosovė.
Por, Dell ka thėnė se skenari i
tretė ėshtė edhe mė i keq.
"Nė kėtė skenar zgjedhjet do tė
ishin tė lira, fer dhe tė organizuara
mirė, por ligjshmėria e tyre vihet
nė pyetje nė mėnyrė jokorrekte
nga ata me agjendė partiake politike.
Nėse individėt apo partitė
shfaqin dyshime nė rezultat tė
zgjedhjeve tė lira dhe fer pėr qėllime
tė agjendės sė tyre tė ngushtė
dhe afatshkurtėr politike, ose pėr
interesa personale, ata do tė shkatėrronin
institucionet e Qeverisė
suaj dhe nė fakt vendin tuaj. Nuk
po e zmadhoj kėtė. Marifete tė
tilla cinike dhe vetjake mund ta
vėnė nė pyetje zotėsinė tuaj pėr
tė jetuar dhe punuar sė bashku
dhe i hedhin hije tė keqe qėndrueshmėrisė
sė institucioneve
tė Kosovės", ka thėnė ai.
____________________________________________
Lexoje artikullin e plotė ne
http://www.gazetaexpress.com/images/pdf/pdf101009.pdf dhe do bindesh qe revoltat jane "opsioni" qe qon ne shkaterrimin definitiv te shtetit te Kosoves.