|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
14-01-14, 14:58
|
#1
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Anekdota
Anekdota popullore (mesele apo biseda me rrotulla)
NDĖRMJET TĖ LAGTIT E TĖ THATIT
(Padalishtė,Drenicė)
-Ish kanė ni demel.Kijet i kish pasė,senet pėr punė po,pllu-gun po,edhe ish kanė metė pa mjellė.E vesin miqt:
-Pse s'molle sivjet?
-Vallahi,ni herė ke lagt e dikur u tha.
-Ani,ku ke ti nėrmje' t'lagtit e t'thatit?
Puntori,mos m'e ruejtė kohėn nėrmjet' t'lagtit e t'thatit me mjellė,ai s'un mjellė kurr.
S'TA LEN AS MRENĖ E LE MA N'HAMAR
(Likoshan,Drenicė)
Njani,tuj shkue udhės,e sheh njanin tuj livrue.Lavėrtari e lake laknor,bajke trapa.Udhtari po i thot:
-Puna e marė!
-Marė paē!
-Keq paske punue.
Lavėrtari i tha:
-N'hamar t'zotit!
-Vallahi-i tha udhtari-s'ta le as mrenė e le ma n'hamar.
ASNI PUNĖ NUK T'THRRET...
(Sallq,Artakoll)
Ni t'dėrvarsi i shkon ni musafir.E priti mirė e i bani fort muhabet i zoti i shpisė.T'nestrit musafiri po lyp izėn me u ēue e me shkue n'shpi.
I dėrvarsi po i thotė:
-Rrimė,bre mik,se ty tash nuk t'thrret kurrfarė pune!
Shyqyr,djem e nipa t'u kan ba boll!
-E bre mik-po i thotė musafiri-asni punė nuk e hap gojėn e me britė:"O hajde punom!",po vetė duhet m'e marrė me men se puna thrret.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
14-01-14, 15:00
|
#2
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Anekdota
UNĖ SE KAM MJELLĖ ARĖN HALA
(Padalisht,Drenicė)
Ni i zllakuēanas i ngjet kijet me livrue ditėn e dielle.Prifti kapėrcen atypari edhe,n'ven se me i thanė "Puna e mar!",po i thotė:
-A s'po t'vjen marre si i ki ngjitė kijet t'diellen?A e di ti q* zoti,kur e ka jaratisė dynjanė pėr gjashtė ditė,t'shtatėn ditė, t'diellen,ka pushue!?
-Paj,zoti e ka krye punėn edhe ka mujtė me pushue,a une, si p'i sheh ti,lum urata,s'e kam mjellė arėn hala,-i tha i zllakuēanasi.
KALLAMOQI S'KA SABĖR
(Ibėrticė,Gollak)
Ni hoxhė,me nifarė tubimi,kish pasė thanė se veē me sabėr u bahet ballė tė tana punėve.Njani po i thotė:
-Veē ni punė,hoxhė efeni nuk ka sabėr.
-Cilla?
-Kallamoqi,kur t'bahet m'u prashitė,s'ka sabėr.
QYPI ME PARE NĖ VJESHTĖ
(Cerrovik,Prekorupė)
Ish kanė ni plak e i kish pasė tre djel.Djelt ishin kanė si de-mela.Plaku po i urdhnon me punue dishka,ata s'po donė.E kish pasė plaku ni vneshtė.Mirpo vneshti,pa punue s'bajke. 'I ditė pej ditsh u thot djelve:
-Bir,jam lodhė,pra kishna m'u kallxue dishka.
-Shka babė?-thanė djelt.
-E kam shti ni qyp me pare n'vneshtė.N'mujshi me shkue m'e nxjerrė,ju muni me metė gjallė.
U cuen djelt,i kapėn tarrakopat e shkuen n'vneshtė.Kur shkuen,po gropojnė fellė pėr at qyp me pare.Mirpo qypin nuk e gjetėn.U k'thyen te plaku e i thanė:
-Babė,s'mujtėm m'e gjetė qypin.
-Ani,babo e gjeni dikur.
N'at sene v'neshti bani shumė mirė,se ish punue fellė.Djelt cuen e e shitėn rrushin n'pazar.Banė pare boll e nisėn me e pėrmisuegjenjen e tyre.Ni mramje,tuj nejtė n'odė,po flet njani djalė:
-He,more babė,shka t'bajmė q* smujtėm m'e gjetė at qyp?
-Po,bre bir,qeky asht qypi me pare-fryti q* na dha v'neshti.
Se,mos me e pasė punue qashtu,kurrni dinar s'un e kishim marrė.Pra,ne e punofshim edhe mas tashti qashtu,gjithmon kena me pas pare.
E,prej at'herit e t'e mas ata iu pėrveshėn punės e u banė puntorė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
14-01-14, 15:01
|
#3
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Anekdota
RRETHOJE QERIM
(Cėrnicė,Morava e Epėrme)
Kish pasė shkue niherė Tafa me prashitė kallamoq bashk
me gjalin e vetė,Qerimin.Prashitėn gjith ditØrn e u lodhėn der qaty.As njani nuk ishin t'punės.U mėrzitėn boll.Iu bå ara fus-hė;s'jav marrke menja m'i dalė n'skej kurr.Po kadalė-dalė e
me gajret e afruen arėn.Me prashotė s'kish vec edhe pak.
Kur e pa Tafa q* gati u prashit ara,u k'nell e u gxue shum edhe piskati sa mujti:
-Rrethoje,Qerim,rrethoje,se s'ka ku shkon må!
UNĖ JAM MEHĖ KAMERI
(Vitak,Drenicė)
T'vllajn e Ukės,vinė m'i pa do gjin si njeri t'meēum.
Ky i kish pas lshue dhet me kullotė e i kish pas varė qysteket e sahatit dej n'tokė.U zatetėn me ata q* kishin ardhė te ky,edhe i veti:
-Ku ja keni m'sy kshtu?
-Te Mehė Kameri.
-Une jam Mehė Kameri.
-Qysh,mej rue dhitė?-i thanė k'ta.
Njani pej tyne ish n'kali t'shalės edhe i tha:
-Ma qef kishim pasė mus me t'pa se q* t'pamė,cfarė zani ke pas ti.
-Paj,more burra,-u tha Mehė Kameri i Suhogerllsė-sa marre me punue n'shpi tane.
SIVJET E PASKEMI GRUNIN E MIRĖ...
(Dashefc,Drenicė)
Sinan Xani i Deshevcit s'kish pa punue kurrė n'punė t'fushės.
Ni ditė del n'ara,e k'put ni kalli t'grunit,e shtyp me duer,i fryn shushlakut,edhe po i thotė t'vllait,Brahimit:
-Sivjet e paskemi grunin e mirė edhe pa fije t'harēit.
-Po ku pi din,more Sinan?
-Po qe de!E shtypa ni kalli n'grusht edhe veē kokrra e grunit!
-Paj,bre vlla,harēi nuk i bin n'kalli,po ato janė bimė n'veti:egjra,lgjini,shejtani....
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
14-01-14, 15:02
|
#4
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Anekdota
SHPIJA E MADHE
(Vitak,Drenicė)
Ishin kan shkue do t'drenicakė n'nahije t'Pejės me ba pazar e tuj shkue udhės,n'pik t'verės,i pashin do rob t'ni shpije t'madhe q* gjith ditėn rrishin e kuvenojshin nėr hije.Dit' pej ditsh hallku, tuj kapėrcye asajde e tuj pa q* s'punojshin kurgja,e vetėn ni kojshi:
-Allahile,ēka kan qata rob t'qasaj shpije,a mus jan s'***ė,a?
Kojshija u tha:
-Valla s'di gja-edhe eci.
Kishin vetė edhe shumė hallk pėr kit shpi e robt e saj edhe kurkush su kallxojke.Mas do ditsh udhtarėt kapėrcyen asajde,e kur si panė robt e shpije t'madhe nėr hije,vetėn:
-Allahile,a dini me na kallxue,ku janė robt e qisaj shpije?
Kojshija priti e foli.
-E,vallahi ishin kanė ba marak m'u da e pej qasaj dite q* u danė err e terr punojnė e s'i sheh kush ma nėr hije tuj nejė.
GJAJA DO YSHYM
(Kabash,Morava e Epėrme)
Mixha Ymer kish pasė majtė kije t'mirė e u kish nejtė gati me yshym t'mirė e pėr cdo punė qetėr,e ja kish pas lanė amanet xhemve t'vet q* gjåja do yshym e,simas yshymit ta ban edhe punėn:
-N'u qitsh kive kashtė,
s'un i ēon me nizetegjashtė
n'u qitsh tallė
bahen skakallė;
n'u qitsh sanė,
s'presin me u thanė;
n'u qitsh taxhi
s'presin kamxhi.
T'CELNIT E ARĖS I BJEN KATĖR T'MIRA
(Obrijė e poshtme)
Xhemajl Obrija,kah shkon n'Plluzhinė,i takon do t'katunas kah e celin ni mal e bajshin arė.Masi u fal me ta,po u thotė:
-Ēelni,babo,ēelni,se t'ēelnit e arės i bjen katėr t'mira.
-Cilat janė ato t'mira o baba Xhemajl?
-E shton arėn,i ban hazėr cungat pėr dimėn,t'hahet buka ma fort edhe t'merr gjumi ma mirė,u tha Xhemajli edhe shkoi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
14-01-14, 15:03
|
#5
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Anekdota
MOS IU PĖRZIEJ NALLBANIT N'PUNĖ
(Drenovc,Rrafshi i kosovės)
Ni i barilevas e ēon kalin te nallbani edhe po i thotė:
-Mathma qit kali pėr qef tem edhe me patkoj qisi fare,se m'pėlqejnė fort.
Nallbani ja mathi pėr qef t'ti,po kali nisi e po topallon.E pruni apet edhe po i thot nallbanit.
-Ti ma mathe pėr qefi,po kali po topallon.
Nallbani,masi ja n'rroi patkojt e ja ngjiti ata si i pėlqejnė kalit, i
tha t'barilevasit:
-Tjera herė mos iu pėrziej nallbanit n'punė,se une e mathi kalin ashtu qysh e lyp kali e jo qysh e lyp i zoti kalit.
LEJE DIELLIN ME SHKUE PĖR QEJF T'VETI
(Poterq i ulėt,Klinė)
Njani kish pasė do argat tuj prashitė kallamoq.Kish pasė dalė ara e shtirė e argat' ishin lodhė.Kur hanė drekė e i qesin do rena
njani lodhet fort edhe po e k'qyr diellin.Hala ish nalt.Ja ban me dorė diellit q* me hecė ma shpejt e me prarue.
I zoti i shpisė e kish pas pa edhe kujtoi se mos po e ngon dielli e po hec ma shpejt e po i metet ara pa marue.E coi dorėn edhe ai e po i jep shej diellit me shkue m'rapa.Njani pej argatėve i pa edhe u tha:
-Mosni bre!Leneni diellin me shkue pėr qef t'vet!
T'PATĖN ME HANGĖR,PATĖN ME PUNUE
(Strellc i Epėrm,Decan)
Ish kan ni Met Kurti i Strellcit.I ki' pa njekė kijet tana heret,mirpo s'ki pa mujtė me i majtė bash mirė e qysh duhet
me yshym.Kijet ishin ligshtue.Po besa edhe pej veshve ai ish kan mangi.
Shkoi ni ditė Met Kurti me livrue.Kijet e lig nuk i shkojshin aq fort.Ktij k'i nisė me i hi mėrzia q* s'po i shkojnė kijet bash fort e qysh me e livrue fushėn.Njani ra asajde.I briti:
-O puna e marė,Met Kurti!
Ky nuk e njeu bash mirė;met tu heja e kijeve si e kish mangi.Tha:
-O,t'patėn me hangėr,patėn me shkue (me punue),po e kanė henė mangi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
14-01-14, 15:05
|
#6
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Anekdota
A QITI DJERSĖ BUKA KAH E GATOVE?
(Kishnarekė,Drenicė)
Njani e kish marr ni re (nuse).Renė e kish marrė pej shpije 'zingjinit.Nusja s'kish pas gatue kurrė bukė n'shpi t'vet sa ish kanė cikė.Kur hini n'magje si nuse,bukėn e parė se qiti hic t'mirė.Plaku i shpis ish i mecėm.Nuk dashti me ja marrė f'tyrėn resė,po i tha:
-Deshta me t'vetė,bre bi,a qiti njersė buka kah e gatove?
Reja i rrudhi kraht e s'diti shka me thanė.Plaku tha:
-Kqyre pra nestra,kur t'gatuejsh.Kqyre mirė bukėn a po qet njersė e toni nisja m'e pjekė.
Reja ,kur hini n'magje t'nesrit,kah po gatuen,po kqyr a mos po qet brumi njersė.E n'gjeshi,e ngjeshi sa mujti,po brumi s'qiti njersė.Djersėt i shkojshin vadė resė,e dikur,kur u lodhė.e qiti bukėn n'qerep edhe e poq.Kur ushtrue sofra,plaku po e shef q* buka kishte dalė e mirė.I tha resė:
-A u njersė buka?
-Jo babė,-tha reja.-boll u lodha.njers't m'kanė shkue vadė,po brumi kurrqysh nuk qiti njersė.
Po qato,moj bi,kur t'njersėsh ti n'magje,qato janė njersėt e bukės e qat herė buka del mirė.
QYSH I KA GJANĖ TAFILI?
(Obrijė e Poshtme,Drenicė)
Tafil Doda,kojshi i Brahim Ukės,ish kan zungjin i madh.Kish pasė shumė lopė plleja e gja tjera t'ima,po ragbetin s'e kishin pas qysh duhet.E vetėn Brahim Ukėn:
-Qysh i ka gjanė Tafili?
-Me sh'net i ka mirė,a tamėl ma shumė kam unė me dy lopė,se ai me katėrdhetė.
SIMBAS PUNĖS DHE FRYTI
(Ranoc,Lugu i Drinit)
Ish kanė ēue Syl Palushi edhe k'i pa' shkue tu Beqir Toma n'Dollc me fjetė 'i natė.Ata ishin kanė edhe kushėrij nėr veti.Aty ish kanė edhe Marka Skneri,q* kish pa banue ma s'tepri te shpia e Beqir Tomės.po rrinė e po bisedojnė.Dikur,mas darke vonė,po i thotė Syl Palushi,Marka Sknerit:
-O Mark,shka ta merr menja punėn e k'tyne vllazėnve-t'Beqir Tomės edhe t'Bardh Tomės?
-Aiiii,a s'po e din a ?
-Besa ,me kanė me e ditė nuk t'ves.
-Mos m'shtin me fol keq!
-Vetėm fol Mark.
-Po flas-thotė-Bardh Toma 3000 fije lakna i mjell edhe kurrnja nuk e vadit.Tana vinė tu' iu tha pėrmas,a Beqiri 300 fije i mjell,qato i vadit e tana i xanė,kurrnja nuk i mungon.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:04.
|
|