PDK pranon ekzistencen e sherbimit informativ ne Kosove
PDK pranon ekzistencen e sherbimit informativ ne Kosove
Lajmi i ores 6:30 PM
PRISHTINE (28 Korrik) -Partia Demokratike e Kosoves (PDK) pranoi sot se ne Kosove ekziston dhe vepron SHIK-u, Sherbimi Informativ Kombetar, thuhet ne nje informacion te publikuar ne faqen e internetit te radios Deutsche Welle. Sipas radios, anetari i Kryesise se PDK-se dhe sekretar i kesaj partie per marredheniet me jashte, Ramadan Avdiu, ka thene se "Kosova ka nevoje per nje mekanizem informativ" dhe se "eshte nevoje e kohes qe SHIK-u te legjitimohet si sherbim infomativ kombetar, pasi eshte 'nje instititucion me infrastrukture te gatshme veprimi'". Radioja citon edhe nje shkrim te sekretarit te pegjithshem te PDK-se, Jakup Krasniqi, te botuar sot ne gazeten "Epoka e Re", ku thuhet se "PDK bashkepunon me SHIK-un" dhe se "dosjet qe i ka dorezuar kjo parti UNMIK-ut, ku akuzohen dhe inkriminohen disa ministra, jane mbledhur nga SHIK-u". Por zedhenesi i Qeverise se Kosoves, Daut Dauti, u shpreh se "SHIK-u eshte nje organizate partiake" dhe se "kete e ka pranuar edhe PDK-ja", veren radio DW. db/db(/Balkanweb
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|