Anėtarėsuar: 11-01-04
Postime: 577
|
--------------------------------------------------------------------------------
Krahas sulmit nė oborr dhe shesh, me armė tė njejta dhe intesitet te njejtė sulmuan edhe brenda ndėrtesės. Nga tė shtėnat e armve dhe bombat, plafonet e ndertesės filluan tė bijnė mbi kokat e njerėzve, kurse dyshemeja e shendrrua nė liqe gjaku. Nė njėrin prej kateve, nga tė shtėnat u rrėnua krejt pllafoni dhe sė bashku me te, njė pjesė e madhe e njerėzve tė gjallė dhe te vdekur ranė mbi kokat e atyre qė ishin njė kat mė poshtė.
Gjatė sulmit, ne qė ishim nė dhoma tė paplagosur, apelonim te shokėt;
a ) qė tė mos ngriteshin nė kėmbė, sepse ishin nė shėnjestėr tė armėve tė kurdisura nė shkėmbinjė rreth dritareve,
b ) qė bombat e hedhura nė dhomė tė grabiten pa exploduar dhe tė kthehen jashtė,
c ) tė pengohet dalja e secilit nga dhoma dhe levizja nga vendi ku ėshtė gjetur, sepse secili qė iamėsynte me dalė automatikisht goditej me armė tė zjarrta nga dritaret,
ē ) nė rast se xhelatėt tentojnė tė hyjnė brenda ndėrteses tė pėrgaditen pér kundėrsulm gjer nė vdekje dhe
d ) tė pengohet kėrcimi nga dritarja
--- vetėvrasja e t' u ndimohet tė plagosurve dhe atyre qė pėsuan psiqikisht.
Nuk dij si ta pérshkruaj, por mė kujtohet se njė pjesé e atyre qė u sėmurėn psiqikisht, por edhe tė tjerė, nga friga e madhe, pérnjėherė ranė né njėfarė kome
--- gjumė té thellė dhe mė nuk dijshin asgjė. Nė kėtė mėnyrė u lehtsuam sado - pak, sepse nuk kishim nevojė tė angazhohemi rreth shpėtimit tė tyre, kurse nė anėn tjetėr kishim mundėsi mė tė mėdha tė merremi me vetorganizim pėr kundėrsulm eventual. ndėr ata qė kontribuan mė sė shumti nė qetsimin e situates brenda ndėrtesės dhe ofrimin e ndihmės mė kujtohen: Ismail Ramadani nga Lubovci, Nasuf Bajrami dhe Selman Shabani nga Baksi,Riza Hajdini e Rrustem Ahmeti nga Likoshani e tė tjerė.
Pėr shfarosjen tonė kanė qenė tė angazhuar jo vetėm ushtarėt, por mendoi tė gjithė qytetarėt e Tivarit; burra dhe gra, mantilbardhė, pjestarė tė institucioneve te ndryshme tė Tivarit, me njė fjalė, nė ne kanė shtėnė tė gjithė qytetarėt qė atė ditė me ose pa qellim janė gjendur aty dhe atė nga tė gjitha llojet e arméve. Tė shtėnat kanė zgjatur gjersa nuk ėshtė ngritur askush nė kėmbė dhe derisa s' kena dhėnė ndonjė shenjė gjallėrie. Kėtė e vėrteton edhe njė raport zyrtar i shtabit operativ; ku mes tjerash thuhet:
***************************************
<<...padalle su bombe sa svih strana, pucalo se od svih oruzhja, a u pucnjavu su se umesali odbornici, bolniēarke - jednom reēju, svak ko se trefio u tom momentu i ko je posedovao oruzhje. Pucnjava je prestala onda kada se nije niko vise od gomile podizao niti micao. Svemu ovome prisustvovali su komandant i komesar X brigade i sve skoro vojne i civilne ustanove koje se nalaze u Baru. Mnogo od njih su aktivno uēestvovali u tom pushkaranju na ljude >>.
****************************************
E gjithė kjo na bėnė tė ditur se pėr shfarosjen tonė ishin pėrgaditur si mos mė mirė. Sikur fitohej pėrshtypja se janė vėnė nė gare cili prej tyre do tė vret mė shumė shqiptarė. Sulmi nga tė gjitha anėt dhe nga tė gjitha llojet e armėve sikur breshėri ka zgjatur pa ndérprerė rreth njė orė e gjysmė, prej ores 14.oo deri ne ora 15.45, porse mė - pastaj me intesitet mė tė dobėt, tė shtėnat kanė vazhduar ndaj atyre qė janė pérpjekur tė ikin kėmba - dorės si dhe ndaj tė plagosurve qe janė strehuar nėpėr shtėpi, plivica, kotarė tė derrave, ahėr tė kafshėve, zgavrat e trupave tė ullirit, nė gypat e kanalizimit e gjetiu.
Nė disa raste, ( mė vonė kemi marrur vesh ) , disa familje i kanė strehuar dhe ua kanė shpétuar jetėn tė plagosurve tė ikur, por pėr fat tė keq, nė tė shumtėn e herave, ata qė janė zėnė duke u strehuar, janė likuiduar nė ményrė mė mizore. Mė duket se edhe sot mė dalin para sysh kufomat e masakruara nė oborrin e njė shtépie - Brahim Syla e Behram Ajeti nga ternavci, dy tė rinjėnga Krasmirovci dhe njéri nga Kopiliqi.
Pas kėtij akti mizor, i cili siē thamė zgjati mbi njė orė e gjysmė, tė shténat u ndėrprenė, me pėrjashtim tė ndonjė pushke e cila aty - kėtu shtinte mbi ata tė cilėt kishin tentuar tė largohen nga kjo kasaphane. Pas nja 10 - 15 minutash pasoi proklamata e re e shtabit, nė tė cilėn thuhej:
a ) informohen tė gjithė ata qė kanė mbetur gjallė ose tė plagosur se komandanti suprem i UNĒ, shoku Tito ka urdhėruar ndėrprerjen e zjarrit dhe tė gjithė i ka falur - pavarsisht prej gabimeve qė kanė béré,
b ) tė gjithė tė plagosurve do t' u ipet ndihma mjekėsore dhe sipas nevojės do tė dėrgohen nė shérim kurse tė plagosurit lehtė tė ngriten nė kémbé dhe té skajohen.
c ) Nė fund kėrkonin nga tė gjallét tė brohoritnin parullat: << Rrnoft shoku Tito, >> << rrnoftė bashkim - vllazėrimi >> dhe << Rrnoftė ushtria nacionalēlirimtare >>.
Duke menduar se thirrjet e proklamatés ishin tė sinqerta, shumica e tė plagosurve filluan tė ngritėn e té kérkojnė ndihmė mjeksore. Mirėpo, posa u zbuluan shumica e tė gjallėve, mbi ta prap u vėrsulėn ushtarėt dhe banorét dhe i masakruan sėrish. Pastaj vazhdoi aksioni i hulumtimit dhe asgjėsimit tė atyre qė ende jepnin shenjė gjallėrie. Ky lloj gjurmimi dhe asgjėsimi zgjati pėrafersisht deri pak para mbrėmjes.
Nė proklamatėn qė u shpall ndérkohė, sėrish té gjith tė plagosurve iu premtua ndihma mjekėsore nėpėr spitalet e Tivarit, Dubrovnikut, Splitit e gjetiu, kurse nga tė plagosurit lehté u kérkua qė tė skajoheshin me qellim té hapjes sė rrugés pėr t' iu ndihmuar té plagosurve réndé.
Mirėpo, tė mashtruar tash disa herė, askush nga turma nuk lėvizi vendit. Pas pak, aty arritén njė grup oficieresh qė deri atėherė nuk i kishim parė. Pasoi njė bisedė mes tyre dhe shtabit, herė - herė e pėrcjellur me zhurmė dhe tone polemizuese. Pėrmbajtjen ne s' ishim nė gjendje ta dijmė, por nga gjestikulacionet kuptohej se habiteshin me kėtė qė kishte ndodhur.
Pasi u informuam se masaker ėshtė bérė edhe ndaj njerėzve qė kishin hyrė nė ndértesė, nga dritaret dėgjuam apelin qė tė dalim jashtė, me premtime se nuk do tė na ndodhė asgjė e keqe. Pėrsėri na u tha se ndėrprerjen e zjarrit e ka urdhėruar vet Titoja i cili, siē thoshin, na ka falur jetėn.
Nė ndėrtesė brenda u hamendém njė kohė té gjatė se a duhet dalur apo jo. Nė kėtė ndikoi pėrvoja e hidhur qė e kishim gjetė tėrė rrugės dhe me té drejtė dyshonim nė kėtė apel. Pasi nja 20 - 30 veta u konsultuan se si t' ia bejmė, Isuf Halili nga Radisheva u deklarua se ai do tė dal i pari pér tė kontaktuar me njėrzit qė apelonin pėr té dalė.
Ashtu edhe u bė. Pas kontaktit qė vunė ky me y shokėt tjerė me shtabin dhe oficiret, tė prezentuar si dalmatin, si dhe pas premtimeve qė morėm se nuk do tė ketė vrasje, edhe ne tė tjerėt vendosėm ta léshojmė ndėrtesėn. Para se tė fillojė dalja, nė ndėrkohė serbet dhe malazezét vunė roje nė ēdo kat tė ndėrteses dhe askush s' mund ta lėshonte atė pa u kontrolluar detajisht. Prej nesh kanė konfiskuar ēdo gjė tė vlefshme, si unaza ari, orė dore ose xhepi, tė holla e tj.
Kur dolém jashtė, vėrejtėm se oficeret qé na kishin pėrcjellur dhe ata tė paraqitur si dalmatin, edhe mė tutje diskutonin me tone tė larta dhe plot nervozizém. Mésuam se tė parėt pėrpiqeshin ta arsytojnėmasakrin andaj prej ushtarėve dhe oficiravė tė ardhur kerkonin qė tė largoheshin prej vendit tė ngjarjes. Nuk vonoi edhe ata u tėrhoqėn, sigurisht nė aradhat e veta e neve na lanė prap nė mėshirėn e gjakatarėve. Derisa dilnim nga ndertesa, pas nesh mbeteshin njė numėr i madh i tė plagosurve, duke qarė e kėrkuar ndihmė.
Me tė dalur nė oborr, vėrejtėm njė rrethim tė madh nga ushtarėt serbė e malazezė, por edhe njė skenė tė llahtarshme para nesh, ku shtriheshin me mijra tė vrarė e tė plagosur. Pamje trishtuese ofronim sidomos gjėsendet e mprehta si bajonetat, sépatat,tėrfurqit shkopinjtė, qė kishin mbetur tė ngulitura nė gjoks, stomak apo gjymtyrė tė tjerė trupit. Nė atė grumbull njerėzish tė kryqzuar si kubiku i druve njė mbi njė, nuk mund tė dallohej se kush ėshtė kush, ku e ka kokėn e ku kėmbėt apo trupin. Kishte shumė tė plagosur qė vuanin duke vajtuar, kėrkonin ndihmė, klithnin e ēka jo tjetėr. Ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet gjithė ajo skenė e tmerrshme, kur tė plagosurit qė u shkonte gjaku rrėke, kėrkonin ndihmė e nuk ishin nė gjendje t' u ndihmojmė. Ishte shumė i vėshtirė pėr ne qė mbetėm gjallė detyrimi tė qéndrojmė nė kėmbė mbi kufoma. Edhe ne qanim sė bashku me tė plagosurit tė cilėt shpesh klithnin: << ... ndihmom vėlla, e mos shkel mbi varrėn time >>, << vėlla, ma jep njė pikė ujė >>, << ma hiq sopatėn >> tėrfurkun, thikėn nga gjoksi, << mė nxirrė prej kufomave e tj, e tj >>. Nuk ishin tė rralla edhe lutjet: << vėllazėr, mos na leni nė duar tė kėtyre xhelatėve >>. << na mytni ju >> <<mbulona me diēka, na ndalni gjakun ...>>
Tė shtėrnguar nga tė gjitha kėto kėrkesa, edhepse ishim tė rrethuar nga qindra ushtarė tė armatosur, ne megjithatė u pėrpoqėm qé sado - pak t' u japim ndihmė duke i nxjerrur tė plagosurit nga kufomat. Por, atė moment kur na kane diktuar se po u ndihmojmé, ushtarakėt dhanė urdhėr tė ri kėrcnues se ēdokush qė tenton t' ju ndihmojė ose qė shmanget nga turma qė qéndronim nė kémbė, do ta zé plumbi. Poashtu dėnohet me vdekje ēdo i plagosur qė tenton t' u bashkangjitet atyre qė kanė mbetur gjallė nė ndértesė. Po ceku se tė plagosur e duke kėrkuar ndihme njoha Asllan Mustafen nga Tėrnavci, Bislim Pajazitin nga Krasimovci, Bejtė Bislimin nga Kryshefci e disa tė tjerė emrat e tė cilėve tani nuk mė kujtohen.
Ndėr kufomat nė oborr njoha Sinan Avdiun nga Tėrnavci, Hysen Zeqėn nga Kuēica, njė djal tė ri nga Rakinica, tre tė tjerė nga Kopiliqi, dy shokė nga Prekazi e tė tjerė.
Nė njė situatė tė tillė kur kudo rreth nesh por edhe nėn kémbét tona dėgjoheshin vaje, ofshime edhe klithje tė té plagosurve qė kėrkonin ndihmė, xhelatėt tanė mbanin fjalim pėr rrolin e levizjes nacionalēlirimtare me Titon ne krye, per bashkim - vėllazėrim e tj. Nevė na detyronin tė bėrtasim: << Rrnoftė shoku Tito >>, << Rrnoftė vėllazerim - bashkimi >>, << Rrnoft UNĒ - ja >>, duke thėnė se e tėrė kjo qė ėshtė bėrė kėtu nuk ėshtė e rastit, por me urdhėrin e komandantit suprem, shokut Tito me ērast edhe cituan fjalėt, siē thanė, nga urdhėresa qé e kishte dhėnė. Njėkohsisht, edhe pėr pėr nderprerjen e kėtij masakri thanė se ka urdhėruar vet Titoja dhe kinse citonin atė atė urdhėresé. Na thanė se duhet t' i jemi mirėnjohės, sepse neve qė kemi mbetur gjallė ai na ka falur jetėn. Pėr tė shprehur mllefin e vet shtazarak, fjalimi i tyre zgjati plot 60 minuta, derisa u pastrua sheshi para oborrit nga viktimat dhe gjaku qė ecte si prrockė. Mė kot tė plagosurit kėrkonin ndihmė prej nesh, sepse me qindra ushtarė pérreth vėshtronin ēdo levizje tonėn, kurse ēdo pėrpjekje pėr ndihmė e dėnonin me vdekje.
Nė spastrimin e oborrit dhe tė sheshit, pėrnjeherė u mobilizuan banorėt; gra, pleqé, tė rinjė e ushtarė, si dhe punėtorėt e ndryshém, sigurisht me qėllim qė sa mė shpejtė tė fshihen gjurmėt e kėsaj vepre mizore. Pėr kėtė qéllim u angazhuan, cisternat, kamionėt, kovat e fshisat e tė gjthė Tivarit. Nė kumtesėn qė e dhanė mė parė e qė dėgjohej fortė mirė, u tha :
1 . -- Tė gjitha njėsitė ushtarake nė qytet, e tė gjithė qytetarėt dhe punėtorėt me tė gjitha mjetet qė disponojnė tė mobilizohen pėr pastrimin e qytetit nga stėrvinat e banditėve shqiptarė.
2 . -- Nė mjetet transportuese si kamionė, vagoneta, qerre e tė tjera, tė ngarkohen bashkarisht njė mbi njė tė vdekurit dhe tė plagosurit.
3 . -- Pas transportimit tė viktimave tė pastrohen rrugėt, sheshi dhe oborri i ndėrtesės, edhe gjaku e rrobat e banditėve.
Zbatimi i kėsaj urdhérese filloi menjėherė, kėshtu qė nė mjetet transportuese vėrtetė ngarkoheshin bashkarisht té vdekurit dhe tė plagosurit. Tė kota ishin kundėrshtimet dhe tentimet e tė plagosurve qė t' i ikin kėtij transporti tė papresedan, sepse ata qé rezistonin masakroheshin aty per aty me armė tė ftohta e diku - diku edhe me pushkė.
Edhe pse ishin tė shtėrnguar dhe tė rrethuar nė ēdo anė, njė grup prej 3 shokėsh tanė tė gjallė qė u printe Elez Murta nga Llausha u nda nga turma jonė dhe shkuan tė komandanti qė ishte largė nja 20 - 25 metra me kėrkesė qė tė ndėrpritet masakri dhe tortura ndaj nesh, tė kenė mėshirė ndaj tė plagosurve, nė mėnyrė qė tė plagosurve, nė mėnyrė qė tė mos transportoheshin sė bashku me tė vdekurit dhe qė tė na lejonin neve qė nėn mbikqyrjen tė perkujdesemi pėr shėrimin e tyre ose dérgimin nė ndonjė spital.
Kėrkesen e tyre xhelatėt e dėnuan me vdekje. Por nuk u knaqėn me kaq. Nga turma e jonė morėn edhe nja 5 - 6 veta me motivacion se edhe ata ishin nė grup me protestuesit dhe qė tė gjithė i likuaduan, kurse neve na u kėrcnuan se po qe se na dégjohet vetėm edhe njė zė do tė na gjej fati i njejtė.
Pra, pėrkundėr kerkesave tona, me mobilizim tė shtuar vazhduan transportimin e tė vdekurve dhe tė plagosurve dhe pastrimin e sheshit dhe tė oborrit nga rrobat dhe gjaku nė mėnyrė qė tė mos mbetet asnjė gjurmė e masakrit. Derisa zhvillohej ky aksion nga masa e qytetarėve dėgjohej kėnga << Druze Tito mi smo ti obeqali da qemo sve shiptare zaklati, osim devojaka i mladih nevesta s kojima qemo kolo zaigrati >> e tj.
Pasi qė ushtria, puntorėt, grat, burrat dhe fėmijtė, pastruan pjesėn mė tė madhe tė sheshit dhe tė rrugės pėrreth nga kufomat dhe tė plagosurit, nga rrobat dhe mbeturinat e tjera tė masakrit, rradha i erdhi oborrit ku ishim ne tė vendosur mbi kufoma. Derisa neve na urdhėruan ta lėshonim oborrin, pas nesh mbetėn klithma tė plagosurve, duke dėshiruar tė vinin me ne. Ata qanin dhe bėrtitnin: << Vėllezėr, ku po na leni neve, mos na leni nė mesin e kėtyre gjelatve >> etj. Ky ishte njė trishtim i madh pėr ne qė kishin mbetur gjallė e nuk kishim mundėsi t' u ndihmojmė. Prej kėtu na kanė dėrguar nė njė plazh, i cili prej kasaphanes ishte largė 200 deri 300 metra. Prej atje shiqonim se si pastronin oborrin dhe ndėrtesen nga kufomat dhe tė plagosurit tė vazhdonin tė transportoheshin njė mbi njė, nė drejtim tė Tivarit tė Vjetėr kah do shkembinjė apo humnerė e pafund.
Nė plazh kemi kaluar natėn tė rrethuar nė njė anė nga deti i hapur, ndėrsa nė anėn tjetėr nga qindra ushtarė me armė tė drejtura prej nesh qė ishim tė zbehur, tė lodhur e tė torturuar, tė friksuar e tė uritur. Tė gjithė kishim frigė se gjatė natės do t' na kidnapojnė apo do tė na likudiojnė njė nga njė dhe vazhdimisht e kėrkonim mjedisin e turmės.
Nė mėngjes vėrejtem se si mbi ujė notonin plisat e bardhė, shokat, japangjet dhe kufomat e shokėve tanė. Nė plazh kemi qėndruar plot 18 orė pa ngrėnė, kurse etjen pėrpiqeshim ta shuejmė me ujė tė detit. Pas kėsaj kohe tė qėndrimit na kanė urdhėruar tė pregaditemi pėr ndėrrimin e vendit. Sėrish na kanė sjellur nė oborrin e ndėrteses sė masakrit, porse tash tė pastruar nga kufomat. Atė ditė, pėr herė tė parė prej marshutės nė Kosovė na kane pėrgaditur gjellė tė ngrohtė - groshė. Pas tė gjithė atyre vuajtjeve na kanė urdhėruar tė rreshtohemi pėr tė marrė racionin e ushqimit. Por, pėrsėri u deshpruam, sepse na urdhėruan tė shėrbehemi me enėt e shokėve tanė tė vrarė tė cilat ishin tė lara me gjak. Tė mllefosur deri nė fund, kemi refuzuar urdhėrin duke mos pranuar tė hamė nė ato enė tė pėrgjakura. Xhelatėt na u kėrcnuan sėrish duke i pėrforcuar radhėt se , po qe se nuk i marrim ato enė, s' do tė na japin ushqim. Mirėpo, edhe pėrkundėr kėsaj, e tė vetėdijshem edhe pėr pasojat e mundshme, kemi refuzuar t' i marrim ato enė. Dėnimi qė pasoi nė shenjė hakmarrje pėr refuzim tonė ishte shtyrja e dhėnjes sė ushqimit pėr 12 orėt e ardhshme.
Kėshtu tė uritur dhe tė rraskapitur na kanė urdhėruar qė tė hyjmė nė atė ndėrtesen famoze. Mirėpo, me t' u ofruar hyrjes kryesore, disa shokė tanė si Nasuf Bajrami, njėfarė Haki nga Vushtria, Riza Hajdini nga fshati Baks, dy shokė nga Llapi, Smajl Ramadani nga Luboveci, njė nga Gjilani e disa tė tjerė, njėzėrit kanė refuzuar tė hyjnė nė ndėrtesė pa u pėrpiluar regjistri me emėr e mbiemer dhe adresa tė sakta pėr secilin prej nesh qė kemi ngelur ende gjallė dhe tė na ipej kopja, pastaj tė tregohet regjistri i atyre qė janė nisur nga Kosova dhe tė dihet numri i tė vrarėve.
Kėtė kėrkesė tonėn, oficerėt kategorisht e refuzuan, duke na u kėrcnuar se do t" na likuidojnė tė gjithėve. Menjėherė i pėrforcuan radhet dhe i drejtuan tytat. U bėnė pérpjekje pėr t' i veēuar udhėheqsit pėrkatsisht ata mė tė zéshmit nė kėrkesa, me nė krye Hakiun nga Vushtria, gjoja pėr bisedime, por ishte i ditur qellimi i ndarjes sė tyre. Tė mėsuar nga pėrvoja e hidhur, nuk lejuam kurrfar ndarjesh, por njérzit kėrkuam qė tė bisedohet nė prezencėn e tė gjthėve. Me kėtė rast u betuam se nuk do tė lejojmė mė vrasjen e shokėve tanė qė i caktuam pėr ta ngritur zėrin nė emėr tė tė gjthėve pa u vra tė gjithė ne.
Mė nė fund, pas shumė kėrcnimesh dhe tė njė dialogu tė gjatė, qė u zhvillua para hyrjes sė ndėrteses, oficeret pranuan tė numrohemi para se tė hyjmė dhe pėr kėtė qėllim caktuan njė oficer tė tyre. Kėtė propozim sėrish e kemi refuzuar, duke kėrkuar qė numrimin ta bėjė njeriu unė e pastaj tė na komunikoj se sa kishim mbetur gjallė, kurse oficerėt tė na thonė numrin e atyre qė janė vrarė.
Pas shumė peripitive, presionesh e kėrcnimesh me likuidim tė pėrgjithshėm, ėshtė arritur marrėveshja qė tė caktohen dy shokė tanė dhe njė oficier e njė ushtar nga ana e atyre pėr numrim. Nga ana e jonė, nė emėr te shokėve, qysh mė parė qe caktuar Hakia nga Vushtria dhe Smajl Luboveci. Pas numrimit njė nga njė gjatė hyrjes nė ndėrtesė ėshtė konstatuar se gjallė kemi mbetur vetem 810 persona, kurse sa i pėrket numrit qė janė nisur nga Kosova oficeri me regjistér nė dorė na ka komunikuar se nga Kosova jemi nisur 4.580 veta, gjė qė do tė thotė se gjatė rruges dhe nė masakrin e Tivarit janė mbytur dhe janė zhdukur 3.760 shqiptarė.
Nga personat tė cilėt kanė mbetur gjallė nga kjo tragjedi dhe asaj qė kam vėrejtur vet, mbi 90 per qind kanė shpėtuar ata qė kanė qenė brenda nė ndertesė, sepse mundėsitė pėr shpetim nė oborr dhe shesh kanė qenė minimale. I gjallė ka mbetur aty - kėtu ndonjeri qė ėshtė fshehur ndėr kufoma dhe ate vetėm pse nuk kanė arritur t' i transportojnė para terri. Natėn, ata qé kanė qenė tė plagosur, kanė mundur mė lehtė tė nxirren nga kufomat dhe tė ikin nė drejtime tė ndryshme. Ka raste qė edhe nė shesh kanė shpėtuar, por ato janė shumė mė tė rralla.
Sipas vlersimit tė shokėve tanė, nga 60 pėr qind tė atyre qė i kishte marrė plumbi e ende tregonin shenja tė jetės, sikur t' ju ofrohej ndihma perkatse, do tė shpėtonin nga vdekja. Mirėpo, siē thamė, kjo ishte e pamundshme, sepse ata transportoheshin sė bashku me tė vdekurit.
Nė ndėrtesė na pritėn telashe tė reja. Nė njė anė ishin tė rrethuar kurse njėkohsisht na u komunikua urdhėri se askush nuk mund tė dal jashtė ndėrtese madje as pėr nevoja fizeologjike.
Mosrrespektimi i kėsaj urdhėrese dėnohej me vdekje. Nė kėto kushte u detyruam qė nevojat fiziologjike t'i kryenim po aty ku qėndronim nė dhomė. Fitohej pėrshtypja sikur xhelatet i pengonte fakti se ne kishim mbetur gjallė, dhe se nuk ishin ngopur as me krimin qė bėnė, torturat dhe zullumi qė na u bė tėrė kohėn, masakėr ky i paparė nė histori. Nė mėnyrė mė perfide provokonin dhe kėrkonin shkak qė tė shtinin nė neve dhe tė na likuidojnė. Njė nga kėto provokime ishte lėnja e bombave dhe revoleve nė ndėrtesėn nė tė cilin ishin vendosur, por tė cilave mė parė ua kishin hequr gjilpėrat dhe eksplozivin. Sigurisht se kjo ishte bėrė me qėllim qė dikush prej nesh tė provojė tė hedhė ndonjė bombė tė prishur dhe t' iu jap rast pėr tė intervenuar. Mirėpo, kėtė lojė tė tyre ne e kuptuam menjėherė, dhe qė tė gjitha ato i tubuam nė njė vend pėr t' i vėnė nėn kontroll.
Fatkeqsisht, kjo nuk ishte e tėra. Né disa kėnde tė ndėrteses xhelatet kishin vendosur disa eksplozive tė vėrteta, tė cilat nė njė ēast u aktivizuan. Nga eksplodimi i fortė u dėmtua dyshemeja e dhomės ku gjendesha unė me ē' rast lehtė apo rėndė u lėnduan disa shokė tanė. Mėpastaj u shkaktuan edhe dy eksplodime mė tė lehta tė cilat pėr fat nuk shkaktuan viktima.
Nė kėtė gjendje kaotike, frige dhe pasigurie aty e kemi kaluar natėn.
Nė mėngjes kemi kėrkuar sqarim pėr eksplozivine vėnė. Kėrkesave tona iu kanė pėrgjegjur disa oficier, kinse ekspertė, me ē' rast na komunikuan se dyshohet se ato kanė mbetur pas tėrheqjes sė gjermanėve. Poashtu edhe armėt janė mbeturina tė ēetnikėve dhe gjermanėve qė kanė mbetur pas tėrheqjes nga ajo ndėrtesė. Oficierėt na shprehen gjoja keqardhje pėr kėtė incident.
Pas 22 orė qėndrimi nė atė ndėrtesė kur gjendja u bė e padeshirueshme nga kundėrmimet, njė grup shokėsh nga Llapi protestuan dhe kėrkuan tė na lejohet dalja nga ndėrtesa, tė na ipet ushqim dhe tė gjendet njė strehim mė i pėrshtashem. Vetėm ditėn e dytė tė qėndrimit kėtu na kanė urdhėruar tė dalim nga ndėrtesa dhe tė rreshtohemi. Ashtu tė rreshtuar na kanė dėrguar nė njė vend tjetėr tė izoluar me njė ndėrtesė tė vjetėr, me njė oborr pėrafersisht 0, 10 hektarė, i rrethuar me tela tė xhembuar tė lartė mbi dy metra. Kjo s' ishte asgje tjetėr pos sipas tė gjitha gjasave llogor gjerman me kushte tė kqija, por me njė pėrparsi se nevojat fiziologjike i kryenim nė oborr. Nė kėtė llogor kemi kėrkuar tė na ipet ushqimi dhe tė na mundėsohet kontakti me udhėheqsit tanė nė Kosovė, si Fadil Hoxhėn, Xhavit Nimanin, Rifat Berishėn, Mehmet Hoxhen, Ismet Shaqirin, apo me udheheqsit e Shqiprisė. Mirpo, tė gjtha kėto ishin tė kota sepse kėrkesat tona nuk i pėrfillnin, pėrkundrazi vazhdimisht shtonin masat e sigurisė. Njė oficier i lartė madje na u kėrcnua se po qe se vazhdojmė me kėrkesa tė tilla, do tė na likuidojnė tė gjithve. << Shihni atė tym te zi nė atė shkėmbė ? Aty po digjen shokėt tuaj, mos dėshironi edhe ju tė pėsoni si ata ? >>.
Pas nja tri dite qėndrimi kėtu, na kanė urdhėruar qė tė pėrgatitemi pėr tė shkuar nė njė vend tjetėr, nė Bokėn e Kotorit, me qėllim tė largimit tonė sado pak nga kufiri i Shqiprisė dhe pėr tė mos e parė kėtė llogor Shqipatarėt e Tivarit dhe rrethinės. Ne kemi refuzuar njė urdhėr té tillė gjer sa tė mos na plotėsohen kėrkesat qė i cekėm mė lartė. Kemi kėrkuar qė sėrish tė pėrpilohet regjistri i atyre qė janė likuiduar dhe tė atyre qė mbetėn gjallė dhe t' u dorėzohen udhėheqėsve nė Kosovė dhe nė Shqipri. Pėrveē kėsaj kemi kėrkaur qė aty pėr aty udhėheqjen ta marrė pėrsiper kuadri i oficierėve Shqipatrė sė bashku me ata serbė e malazezė. Kėrkesat tona menjėherė u refuzuan, por edhe ne mbetėm kategorik qė pa plotsimin e tyre tė mos e vazhdojmė rrugėn tutje.
Pas dy - tre ditėsh arriti njė grup oficierėsh shumica prej tė cilėve u prezentuan si malazezė, kurse dy ishin Dalmatinė. Ata na kominikuan se gjoja pėr tė gjitha kėrkesat tona ėshtė informuar udhėheqsia e Kosovės dhe se gjoja prej andej ka arritur njė porosi e cila na u lexua nė gjuhen shqipe dhe sėrbokroatishte. Nga kjo mė kujtohet vetėm ky tekst:
<< Me keqardhje kemi marrė lajmin pėr incidentin dhe tragjedin qė ndodhi nė Tivar, pėr ēka ju vet ishit fajtorė.Kemi marrė tė gjitha masat pėr sigurimin e jetės suaj dhe kushteve mė tė mira jetėsore. Tash e tutje pėr nė front pėrveē udhėheqsve serbė e malazezė do t' u shoqėrojnė edhe oficierėt kroatė e sllovenė, si dhe disa oficierė shqiptarė >>.
Pas shumė kėrcnimeve u detyruam tė pajtohemi me fat. Njė lehtėsim e kishim se tash e tutje, nė kroaci pos oficerėve serbė e malazezė, nė udhėheqje do tė kishim edhe kroatė e sllovenė si dhe disa shqiptarė.
Nė llogor qėndruam edhe nja 10 - 12 ditė. Meqenése ishte afėr njė rruge qarkullueshme, kurse kushtet ishin mizerie, vrenim se si popullata e atyshme kur afroheshin afėr llogorit, nga qelbja e tij, vinin faculetat nė gojė dhe hundė kurse duke kthyer kokėn anash shanin: << Majku vam shiptarsku, lipshite tu kao stoka >> ! ( Nėnėn e juve shqiptare, ngordhni aty si kafshėt ).
Pasi qė ishim mbushur pėrplot morra nga papastėrtia dhe kushtet tejet tė vėshtira nga tė cilat kėrcėnohej epidemija e tifos apo ndonjė sėmundje tjetėr, pėrcjellsit tanė nė njė luginė tė Tivarit tė vjetėr organizuan njė punkt pėr pėrvlimin e rrobave tona. Duke i bartur rrobat pėr nė kėtė punkt, unė, Nasuf Bajrami nga Baksi, Sylė Ferizi nga Radisheva e disa tė tjerė u ngulfatėm nga kundėrmimi i rėndė qe vinte nga shkėmbinjtė e afėrt nė formė tymi apo mjegulle. Nga dy qytetarė mėsuam se kjo erė e rėndė vinte nga kufomat e Shqiptarėve qė digjeshin nė humnerat e atyre shkėmbinjėve tė Tivarit tė Vjetėr.
Nė pėrfundim tė kėtij operacioni, do tė thotė pas 10 - 12 ditė qėndrimi nė kėtė llogor, mė nė fund na kanė futur nė njė anije dhe kemi filluar rrugėn pėr nė vijėn e frontit, gjė qė na gėzoi shumė sepse menzi pritnim largimin nga ky vend mizorik. Natėn e parė jemi ndalur nė Spital por edhe tani pa ujė dhe ushqim, te mbėshtetur pėr disa shkėmbinjėve disi e kemi pritur mėngjesin. Por, jo tė gjithė.
Tė rraskapitur nga uria, lodhja dhe sėmundjet e ndryshme, njė numėr shokėsh kanė ngelur nė vend, kurse pėr fatin e tyre mė s' kemi mėsuar asgjė. Prej aty kemi vazhduar rrugėn pér ne Shibenik, Trogir e pastaj nė Biograd na moru. Para se tė vendosemi nė disa ndėrtesa, jemi pastruar me ujė deti, jemi rruar, veshur mirė dhe armatosur me armė angleze. Nė kėtė mėnyrė jemi pėrgatitur pėr front. Pér herė tė parė kėtu kemi marrė ushqim tė ngrohtė si griz, ēaj, ngapak bukė dhe pastaj na kanė ndarė nė njėsi mė tė vogla. Pėr udhėheqje i caktuam njerėzit tanė mė tė aftsi si tetar, rreshter, nėntoger e toger. Poashtu i pėrpiluam regjistrat me emėr e mbiemėr dhe adresė tė tė gjithė neve qė kishim mbetur gjallė. Pėr fat tė keq ky numėr ishte shumė i vogėl - gjithsejt 786 veta. Mė kujtohet se prej kėtu prap filluam ta ndiejmė vehten Shqipatrė sepse tani kishim eprorėt tanė tė cilėt na i mundėsonin ushtrimet dhe komandėn nė gjuhėn shqipe qė i udhėheqte eprori Riza Hajdini e disa tė tjerė dhe njėkohėsisht ishim mė tė sigurt sepse tani s' ishim duerthatė.
Prej kėtu vazhduam rrugen pėr ne Zarė, Cėkvenicė dhe nė fund arritėm nė Rijekė e pastaj prej aty nė Lublanė. Kétu sérish na kane shpérndarė nėpėr njėsi
----brigada sėrbe e malazeze dhe mė pak nė ato sllovene e kroate. Kėtu pėr herė tė parė u hodhėm nė luftė kundėr armikut, pėrkatsisht mbeturinave ēetnike, ustashe, domobrane e tė tjera qė pėrpiqeshin tė rezistojnė ose té ikin nė Itali dhe Austri pėr tė mos rėnė nė duart e partizanėve.
Eshtė pér t' u habitur, por edhe kėtu vrehej njė mosbesim ndaj njėsive ku shumicėn e pérbénin Shqiptarėt. Edhepse nė betejė hudheshim tė parėt, nė vend mirėnjohje pėr sukseset qė i arritshim nė front, pas ēdo aksioni luftarak dhe pas ēdo pozite tė re qė zinim, ende pa u ēlodhur na kontrollonin detalisht dhe na konfiskonin ēdo gjė qė e kishim grabitur nga armiku. Kėtė e bėnin duke na rreshtuar nė ndonjė fushė dy nga dy, njėri pėrballė tjetrit, pasi qė parė na detyronin t'i lėmė armėt disa metra larg. Kontrolli detal bėhej nė atė mėnyrė qė s' na lėnin vend pa kontrolluar si nė ēanta qė i bartnim ashtu edhe nė trup, nė xhepa e ku jo se. Ishte e pamundur tė fshehnim ēdo gjė qė konfiskonim nga armiku sikurse setrat, kėmishat, lapsat, ndonjė orė apo diē tjetėr. Nė kėtė ményrė veprohej vetėm ndaj Shqipatrėve, andej kjo na vinte shumė rėndė.
Krahas betejave tė herėpashershėme, edhepse tė lodhur dhe rraskapitur nga uria, kushtet e vėshtira tė jetės dhe padrejtėsive qė s' na u ndanė kurrė, ēdo pauzė apo moment sado pak tė volitshėm e shfrytėzonim pėr tė kėrkaur nga eproret sqarime lidhur me tragjedinė e Tivarit, pėrkatsisht pėr tėrė atė qė pérjetuam prej Prizrenit e deri nė masakrin masiv. Pas shumė pėrpjekjeve dhe tentimeve Pér pranimin tek oficerėt e lartė, mė nė fund tre shokė arritėm tė hyjnė nė Shtab nė njė fshat afėr Rijekės. Nė bisedė kishin qėnė tre oficerė tė lartė ( dy tė brigadés dhe njė i Divizionit XV << Matija Gubec >> ). Me atė i informuam hollėsisht kėta eprorė pėr tėrė qė na ka ngjarė e posaēarisht pėr masakrin e Tivarit.
Pas rrėfimit ta parė, kėta eprorė na u kėrcnuan se po merrem me propaganda armiqésore duke mohuar tė gjitha ato qė i thamė si tė pavėrteta. Madje pasuan edhe kėrcnime dhe kėrkesa pér distancim prej pohimeve tė tilla. Por duke parė se ne qėndrojmė stoikisht pas thėnive tona dhe kėrkesės pėr ndriēimin e tėrė tragjedisė, mė nė fund u pajtuan tė dégjojnė deri nė fund argumentet tona dhe na urdhėruan qė pėr gjithė kėto tė epim deklaratė me shkrim. Pasi qė e bėmė kėtė, na premtuan se pėr tė njėjtėn gjė do tė kérkojnė deklartė me shkrim prej tė gjithė atyre qė kishim mbetur gjallė.
Posa ne kemi arritur nė njėsitė tona, pas nesh ka ardhė njė delegacion e Shtabit i pėrbėrė prej tre oficerėve dhe njė daktilografi. Prej ēdonjėrit qė ka pasė guxim i kanė marrė deklaratat pėr gjithė atė qė kanė pėrjetuar gjatė marshutės vdekjeprėse prej Kosove e deri nė Tivar. Tri ditė mė vonė sėrish na kanė ftuar nė Shtab tė Brigadės nė njė bisedė plotėsuese pėr sqarimin e disa detaleve. Me kėtė rast na ėshtė thėnė se janė shumė tė interesuar pėr kėtė ngjarje e veēanarisht pėr ate qė ka ndodhur nė Tivar dhe se po bėjnė pėrpjekje pėr ndriēimin e plotė tė sajė. Pér kėtė do tė informojnė edhe organet mė tė larta shtetėrore, ushtarake dhe partiake pėr tė marrė qėndrim lidhur me kėtė. Njėkosisht na bėnė me dije se nė njėsi e as jasht saj nuk guxon askush prej nesh tė llafosė pėr rastin e Tivarit. Nė tė kundėrtėn, na u kėrcnuan se po poqese zihet nė gojė kjo ngjarje, do tė thotė nėse merr dhenė, secili prej nesh do tė nxirret para gjyqit ushtarak nėn akuzė pėr pėrhapjen e propagandės armiqėsore.
Se a i kanė dėrguar me tė vėrtetė matrialet dhe dėshmitė e mbledhura per kėtė rast prej nesh instancave mė tė larta, cilat ishin ato, ēfarė pėrmbajtje kanė pasur dhe nė ē' masė janė ndriēuar, ne kurrė nuk mundėm tė marrim vesh.
Pas demobilizimit ( pas pėrfundimit tė luftės ) dhe ardhjes sonė nė shtėpi, u informuam se ngjarja kishte marrė dhenė. I tėrė opinioni kosovar dhe mė gjerė gojė pas goje dhe pėrmes kanaleve tė fshehta ishte informuar pėr masakrin e Tivarit dhe pėr tėrė atė qė kishte ndodhur prej Kosove e deri nė Tivar, pėrkatsisht nė vijėn e frontit. Kuptuam po ashtu se askush nuk guxonte te bisedonte haptas pėr atė qė kishte ndodhur nė Tivar, nė Liqenin e Shkoderės e gjetiu. Pér numrin e viktimave silleshin verzione tė ndryshme, por numri mė i shpeshtė pėrmendej prej 4.500 deri nė 6.000 viktima tė turmės sė dytė, nė tė cilėn ishim edhe ne qė mbetėm gjallė, ndėrkaq nė dy turmat e tjera, numri i viktimave sillej prej 1.000 deri nė 1.500 veta.
Nė rrethanat jashtzakonisht tė vėshtira qė u krijuan me administrimin ushtarak nė Kosovė nė pėrfundim tė luftės e edhe mė vonė, Shqipatrėve iu bė e pamundshme tė kėrkojnė ndriēimin e kėsaj tragjedie. Ai qė kishte guxim vetėm t' ia rrėfejė dikujt ngjarjen, ndiqej dhe persekutohej pa masė. Nė mėnyrė mė mizore janė torturuar dhe maltretuar edhe prindėrit dhe fėmijėt ose tė afėrmit e atyre qė pėsuan nė Tivar, duke i konsideruar si armiq tė rrezikshem tė shtetit.
Mirėpo, pa marrė parasysh kushtet e vėshtira politike, torturat dhe rrethanat e tjera, ne, luftėtaret e gjallė, nė mėnyrė sekrete jemi pėrpjekur ta informojmė popullin nėpėr tubime ( oda e mbledhime rasti ) pėr gjithė ate qė e kemi pėrjetuar, gjė qė pati efekt tė informimit tė drejtė.
Pėrkundėr rrethanave gjithnjė tė pavolitshme, nė tė cilat jetuan dhe sot po jetojnė nė jugosllavinė bolshevike Shqiptarėt, pavarsisht nga pasojat politike, fizike dhe psiqike personale dhe tė familjes sime, por i vetėdijshem se askush prej zyrtarėve nuk dėshiron tė ndriēon rastin e Tivarit, nga shkaku se krimi i bėrė s' kishte analog nė histori, mė datėn 9.11.1966 vendosa t' u shkruaj publikisht tė gjitha forumeve mė tė larta partiake dhe shtetėrore nė vend me kėrkesė pėr zgjedhjen e plotė tė kėsaj ēėshtje dhe gjykimin e fajtorėve pėr tė.
Nė letrėn time drejtuar organeve shtetrore dhe partiake tė Jugosllavisė, Sėrbisė dhe Kosovės nė 15 faqe tė shkruara me makinė, pėrveē pėrshkrimit nė hollėsi tė ngjarjes, nga organet mė tė larta partiake kam kėrkuar qė patjetėr publikisht
vazhdon
|