Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-02-10, 14:40   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Plagėt dhembin kur ftohen

Nga Helena Kadare

Nė njė ditė tė ftohtė janari, midis pirgut tė letrave tė ardhura atė mėn-gjes, gjendej edhe njė zarf i trashė. Vinte nga Londra. Mikesha ime e kahershme ...gazetarja Sanije Gashi, me anė tė njė e-maili elektronik, mė kishte njoftuar se po mė niste librin e saj tė porsadalė. Po ia jepte kunatės qė nisej nė Londėr, pėr mė shumė siguri. Libri ishte tani ndėr duart e mija. Ai titullohej: "Histori tė tmerrit -1999". Dosje krimesh tė luftės, rrėfime tė grave.

Njė libėr pėr Kosovėn. Para syve mė doli Sanije Gashi nė takimin tonė tź parė nė Paris nė vitin 1991. Bashkė me Luljeta Pulėn dhe avokatin Fazli Balaj kishin ardhur me materiale tė shumta, kaseta dhe foto, pėr t'ia bėrė tė njohura zonjės Mitterrand, atėkohė zonjė e parė e Francės, represionin e egėr tė serbėve nė Kosovė. Vrasjet, burgimet, rrahjet... Libri qė mė dėrgonte ishte njė vazhdimėsi e punės sė saj tė gjatė, tė palodhur.

I lashė tė gjitha gjėrat e tjera qė kisha pėr tė bėrė dhe iu vura menjėherė leximit tė tij... pėr ta pėrfunduar nė mbrėmje vonė.
Dua ta them qysh nė fillim: Tė lexosh njė libėr tė tillė, nė mbarim tė tij nuk je mė ai qė kishe qenė disa orė mė parė. Shumė herė m'u desh tė ndalem, tė vėshtroj jashtė nga dritarja, pėr t'u bindur se bota reale ekziston vėrtet, se njerėzit vazhdojnė tė ecin normalisht, se ata bisedojnė si pėrherė, se ata nuk e kanė humbur buzėqeshjen, se bėjnė ende plane pėr jetėn...
Megjithatė, pas kėtij libri, kurrsesi s'mund tė jesh mė ai qė ke qenė. Sepse nė botė, jo kushedi se sa larg prej kėtej, po kėtu, mu nė zemėr tė Evropės, ka ndodhur diēka e kobshme, e paparė, hollėsitė e sė cilės njerėzit duhet t'i mėsojnė me urgjencė, pėr tė ditur si ta mbrojnė atė bisedė, ato plane, atė ecje tė pėrditshme, gjithēka qė mban nė kėmbė atė qė quhet jetė njerėzore.

Me njė durim tė pashoq, Sanije Gashi, kjo gazetare e pėrkushtuar kosovare, ka arritur tė mbledhė fshat mė fshat e qytet mė qytet gjithė dhimbjen dhe vajin e grave shqiptare, qė e pėrjetuan kėtė llahtarė tė paparė: kalvarin tragjik tė luftės sė fundit 1998-1999 nė Kosovė. Si ka mundur ajo t'i bėjė ballė e tė dėgjojė prej gojės sė tyre gjithė atė oqean vuajtjeje? Si kanė mundur ato ta nxjerrin jashtė vetes atė helm tė rėndė, qė i ka shtypur shpirt e trup pėr njė kohė tė pambarim?
Ishte njė pyetje qė dhjetėra herė ia bėja vetes, duke shfletuar dhe duke ndalur, pėr tė mbledhur pėrsėri frymėn e duhur, pėr ta ēuar mė tej kėtė lexim tė trishtė.

Ne tė gjithė, sikurse gjithė bota, i ndoqėm me ankth para ekranit televiziv ato qė ndodhėn atje, nė Kosovė. Para syve tė tė gjithėve u shpalos drama e njė populli tė tėrė, qė, kokulur, i poshtėruar, u pėrzu dhunshėm nga trojet e veta. Njė eksod masiv i organizuar prej forcave militare serbe, pėr ta spastruar Kosovėn nga vendasit e vet.

Kam qenė nė Kosovė fill pas mbarimit tė luftės me bashkėshortin dhe vajzėn e madhe dhe i kemi parė me sytė tanė ato plagė tė pashlyeshme tė pasluftės. Historitė qė na tregonin njerėzit pėr ēka kishin pėrjetuar, ishin njėra mė makabre se tjetra.
Gjurmėt e krimit tė pėrgjakur ishin ngado.
Nė hotel "Grand", ku kishim bujtur, ishin ende tė freskėta dhe tė papastruara gjaku dhe shenjat e turpshme tė torturave. Nė Prekaz, para shtėpisė tė dikurshme tė komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jasharit, varret ishin tė freskėta,
Peja e bukur me dyqanet e vogla tė artizanaleve tė dikurshme ishte shkatėrruar e nxirė nga flakėt, Gjakova martire po ashtu…

Por, tė lexosh tani, dhjetė vjet pas luftės, rrėfimet e grave dhe vajzave tė mbijetuara, qė e provuan mbi kurriz tė tyre kėtė fat tė zi, tė patekundshoq, ėshtė njė hata tjetėr. Fotografitė nė libėr flasin mė shumė se fjalėt.
Vajza tė reja, vajza tė bukura si yje, tė masakruara e tė hedhura nė lumė a nė pus, fėmijė tė gjymtuar tė lėnė rrugėve, me atė shprehjen e pafajshme, tė ngrirė e tė habitur nė fytyrė, si tė tė gjithė fėmijėve nė botė, qė nuk do tė mund mė kurrė tė shpjegojnė ē'u ndodhi dhe pėrse...Pėrse? Ngelesh pa gojė. Askush nė botė nuk do dijė, nuk do mund tė flasė pėr ta se ēfarė iu kanė parė sytė. Buzėt e tyre tė njoma janė mbyllur pėrgjithmonė!

Janė 450 puse me trupa tė vdekur, pohon Josef Martinsen, udhėheqėsi i projektit tė spastrimit tė puseve nė Kosovė mė 1999. Nėpėrmjet faqeve tė librit tė Sanije Gashit gjejmė rrėfimet e grave qė kanė mundur tė dėshmojnė. Sepse tė tjerat, dergjen pa jetė puseve. Tė tjerat, qė janė gjallė, ende nuk arrijnė tė flasin, tė tregojnė…
Ato vazhdojnė tė rrinė tė murosura, nė heshtjen e tyre tragjike, tė rrėzuara pėrjetė nga turpi dhe moskuptimi. Njeriu bėn pyetjen: Sa janė ato? Qindra, nė mos mijėra, thonė vėzhguesit, por numri i tyre s'ka pėr t'u ditur kurrė...


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.