Dobitė Shėndetėsore Tė Hudhrės (Hudhrat) shpesh raportohen dhe mė tė njohurat janė ato rreth rolit potencial tė saj ndaj sėmundjes sė zemrės dhe kancerit.

Kėsaj radhe do tė flasim pėr dobitė shėndetėsore tė hudhrės pėr kancer e nė njė post tė ardhshėm do tė keni rastin tė lexoni edhe pėr dobitė e hudhrės pėr sėmundjen e zemrės.
Hudhrat: Parandalimi i kancerit
Vėrtetė, raporti i parė shkencor qė ka studiuar hudhrat dhe kancerin ėshtė kryer nė vitin 1950. Shkencėtarėt kanė injektuar allicin, njė pėrbėrės aktive nga hudhrat, nė minj qė vuanin nga kanceri. Minjtė qė kishin marr kėtė injeksion kanė mbijetuar pėr 6 muaj mė shumė krahasuar me ata tė cilėt nuk kishin marrė kėtė injeksion dhe kishin mbijetuar pėr 2 muaj.
Shumė studime tregojnė se pėrbėrėsit organik tė hudhrave, allyl sulfur, njė pėrbėrės tjetėr aktiv nė hudhra, janė tė efektshme nė frenimin apo parandalimin e zhvillimit tė kancerit. Shumė studime vėzhguese mbi njerėz gjithashtu kanė hetuar lidhjen mes pėrdorimit tė hudhrave dhe allyl sulfurit dhe kancerit. Prej 37 studimeve, 28 studime kanė treguar dėshmi qė hudhra mund tė parandaloj kancerin.
Dėshmitė veēanėrisht janė tė forta kur bėhet fjalė pėr parandalimin e kancerit nė stomak dhe prostatė. Me interes tė veēantė ishte studim qė ka shikuar nė rrezikun e kancerit nė stomak. Ky studim ėshtė kryer nė Kinė. hulumtuesit kanė zbuluar se duhanpirėsit qė gjithashtu hanė sasi tė lartė tė hudhrave kishin relativisht rrezik mė tė ulėt pėr kancer nė stomak se sa duhanpirėsit qė hanin sasi tė ulėt tė hudhrės.
Njė studim epidemiologjik i shkallės sė lartė i kryer nga Iowa Wemens Health ka studiuar konsumimin e hudhrės nga 41,000 gra tė moshės mesatare. Rezultatet tregojnė se gratė qė nė mėnyrė tė rregullt kishin konsumuar hudhėr kishin 35% gjasa mė tė ulėta tė zhvillimit tė kancerit nė zorrė.
Mendohet se pėrbėrėsit e allyl sulfurit nė hudhėr janė ata qė parandalojnė kancerin duke ngadalėsuar apo parandaluar rritjen e qelizave tumor kancerogjen.
Mbani mend: Nė mėnyrė qė tė shtosh nė maksimum dobitė shėndetėsore tė hudhrės, sugjerohet qė tė pritet 15 minuta nė mes tė qėrimit dhe gatimit (pėrgatitjes) sė hudhrės nė mėnyrė qė tė lejosh reaksionin enzimatik tė ndodh e kėshtu hudhra tė mbajė disa prej dobive shėndetėsore. Nėse merrni tableta nga hudhra ke kujdes nėse gjithashtu merr edhe hollues gjaku si aspirini.
Tabletat nga hudhra do hollojnė gjakun akoma mė shumė. Gjithashtu sugjerohet qė tė ndalohet pėrdorimi i suplementėve tė hudhrės 7 ditė para operacionit.