Si duhet ta kenė pėrjetuar kėtė shpres tė fundit pėr gjoja egzistimin e njėfar "shtėpije tė verdhė" ku na qenkan bėrė transplantime organesh njeriu, gjegjėsisht robėrish lufte, serbėrit dhe argatėt e tyre ?
Pėr her tė parė kjo "pėrrallė fėmijėsh" u dėgjua nga ish prokuroja e Hages
kahdelpordha e pėr ti dhėnė zjarr serb nacionalist (qė ende besojn nė egzistimin e millosheviqit) dhe tė pėrgjumurit e tyre nė Kosovė (qė zgjohen vetėm kur i thėrrasin).
Ja si e shkruan kėtė BBC:Fundi i pretendimeve pėr trafikim organesh
Nick Thorpe


'Shtėpia e Verdhė' ka qenė nė qendėr tė hetimeve
Pėr vite tė tėra kanė qarkulluar histori lidhur me serbė tė rrėmbyer dhe tė vrarė pėr t'iu marrė organet nė muajt qė pasuan luftėn nė Kosovė.
Sipas disa burimeve (pranė secilit nga investigimet), tre hetime paralele tė kryera nga hetuesit nga Serbia, Bashkimi Evropian dhe Kėshilli i Evropės, nuk arritėn tė gjenin prova qė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK) kishte trafikuar organet e personave tė ndaluar.
Siē pretendohet, dhjetėra serbė tė marrė robėr ishin ēuar nė njė shtėpi nė qytetin e Burrelit nga qershori 1999 deri nė maj 2000 dhe nė mėnyrė sistematike iu ishin marrė organet e trupit, pėr t'i shitur.
Kėto pretendime janė tė prezantuara nė autobiografinė e ish- Kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės, Carla del Ponte, e botuar nė 2008.
Por, pamundėsia pėr tė gjetur burimet origjinale dhe ndonjė provė tė re qė prej vitit 2004, tregojnė se kjo histori nuk ishte e mbėshtetur nė fakte.
Raporti i Kėshillit tė Evropės, qė pritet tė botohet muajin e ardhshėm nga hetuesi, Dick Marty, pritet tė pėrqėndrohet nė kėrkesat politike pėr qeveritė e pėrfshira, sesa nė zbulimin e fakteve tė reja.
Pengesat
"Ėshtė fakt qė nuk ka asnjė provė pėr kėtė ēėshtje," thotė Matti Raatikainen, kreu i Zyrės pėr Krime Lufte tė Misionit Evropian nė Kosovė pėr Sundim tė Ligjit (EULEX).
"Asnjė trup, asnjė dėshmitar. Tė gjitha njoftimet dhe vėmendja e medias pėr kėtė ēėshtje nuk na kanė ndihmuar. Nė fakt ato nuk i kanė ndihmuar askujt."
Problemi kryesor, tha ai, ishte qė skandali i krijuar nga kėto pretendime, kishte larguar vėmendjen nga puna qė po bėhej pėr tė gjetur eshtrat e 1861 personave qė ende konsiderohen si tė zhdukur nga lufta dhe ndėshkimi i vrasėsve tė tyre nė Serbi, Kosovė dhe Shqipėri.
Nė vitin 2009, njė hetim special i BBC-sė gjeti prova nė qytetin e Kukėsit pėr ekzistencėn e kampeve tė UĒK-sė ku mbaheshin tė burgosur.
Nė fillim tė majit, EULEX-i bėri edhe arrestimin e parė nė lidhje me kėtė ēėshtje.


Matti Raatikainen thotė se vėmendja e mediave pengoi hetimet
Kanė dalė gjithashtu hollėsi se shqiptarė tė dyshuar se nuk kanė qenė besnikė ndaj UĒK-sė, janė marrė nė pyetje nė njė hotel nė Durrės dhe mė pas janė transferuar nė Kukės.
Zbulimet konstante nė shtypin serb, se fakte tė reja apo dėshmitarė tė rinj kanė dalė lidhur me ēėshtjen e pretenduar pėr trafikim organesh, kanė dalė tė rreme, ose kanė qenė pa bazė.
Pas luftės nė Kosovė gazetari amerikan, Michael Montgomery, kishte hasur ushtarė tė UĒK-sė qė kishin transportuar tė burgosur serbė dhe shqiptarė, tė vdekur dhe tė gjallė, pėrtej kufirit nga Kosova pėr nė Shqipėri.
Tre nga shtatė burimet e tij, i referoheshin mundėsisė pėr trafikim organesh dhe kanė identifikuar "shtėpinė e verdhė" pranė Burrelit.
Por, gazetari Montgomery nuk ka qėnė i sigurt dhe e ka dorėzuar njė pėrmbledhje tė hulumtimit tė tij tek Zyra e Personave tė Zhdukur dhe Provave Mjekoligjore nė Misionin e OKB-sė nė Kosovė.
Burime tė zhdukura
Njė ekip i OKB-sė nė Gjykatėn e Hagės, i drejtuar nga Matti Raatikainen, e vizitoi "shtėpinė e verdhė" nė shkurt tė vitit 2004.
Nė njė prej dhomave tė katit pėrdhesė, pėrmes njė kimikati u zbulua se dyshemeja pėrmbante gjurmė tė pėrhapura gjaku, tė cilave nuk u dihej origjina. Familjarėt nga ana e tyre dhanė shpjegime kontradiktore.
Nė njė vend ku hidhen mbeturinat u gjetėn mjete qė pėrdoren pėr ndėrhyrje kirurgjikale.
Disa hetues kėrkonin qė tė vazhdoheshin hetimet, kurse pėr tė tjerėt provat ishin shumė tė pakta.
Argumenti mė serioz ishte fakti qė burimet origjinale tė gazetarit Montgomery ishin zhdukur.
Njėri prej burimeve ishte vrarė, siē supozohet, nė njė rast qė nuk kishte lidhje me hetimin, ndėrsa tė tjerėt nuk mund tė gjendeshin.
Madje edhe autoritetet serbe qė i kanė bėrė kaq shumė propagandė historisė sė "shtėpisė sė verdhė", sot kanė dyshimet e tyre.
Njė burim nga Beogradi, qė ėshtė i afėrt me gjykatėn pėr krime, thotė se ende beson se diēka ka ndodhur atje, por jo nė shkallėn qė ėshtė sugjeruar dhe qė ndoshta nuk ka fare lidhje me UĒK-nė.