Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-06-10, 11:40   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Deputetėt gjermanė akuzojnė Qeverinė e Kosovės pėr krim dhe korrupsion

Parlamenti i Republikės Federale tė Gjermanisė ka vazhduar edhe pėr 12 muaj mandatin e trupave gjermane tė KFOR-it nė Kosovė. Gjatė debatit parlamentarėt gjermanė kanė kritikuar me tone tė ashpra korrupsionin dhe pėr kėtė e kanė bėrė pėrgjegjėse Qeverinė e kryeministrit Hashim Thaēi. Deputeti kristiandemokrat Florian Hahn deklaroi se si politikan nuk ėshtė i gatshėm qė tė vė nė dispozion para tė qytetarėve gjermanė, me tė cilat politikanėt e Kosovės blejnė vila

Koha Ditore, nga Enver ROBELLI

Pas njė debati intensiv parlamenti i Gjermanisė ka miratuar tė enjtėn vazhdimin e mandatit tė KFOR-it gjerman nė Kosovė edhe pėr njė vit. Pėr vazhdimin e angazhimit ushtarak nė Kosovė kanė votuar partitė nė pushtet (kristiandemokratėt dhe liberalėt), por edhe opozita socialdemokrate dhe shumica e deputetėve tė Partisė sė Gjelbėr. Kundėr mandatit ka votuar partia majtiste DIE LINKE. Njėkohėsisht Bundestagu nė Berlin ka kėrkuar reduktimin e trupave gjermane nė Kosovė. Aktualisht nė Republikėn e Kosovės janė tė stacionuar 1500 ushtarė gjermanė. Pritet qė deri nė fund tė vitit ky numėr tė reduktohet nė 800 pjesėtarė. Pėrveē garantimit tė sigurisė ushtarėt gjermanė janė tė angazhuar edhe nė trajnimin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK).

Nė fjalimet e tyre nė Bundestag shumica e parlamentarėve gjermanė kanė mbėshetur vazhdimin e mandatit tė KFOR-it, por, njėkohėsisht, ata kanė kritikuar si asnjėherė mė parė Qeverinė e Kosovės tė kryesuar nga kryeministri Hashim Thaēi. Qeveria ėshtė fajėsuar pėr involvim nė korrupsion dhe krim tė organizuar si dhe pėr mungesė gatishmėrie pėr tė luftuar keqpėrdorimet.

Deputeti i Partisė Liberaldemokrate (FDP) Rainer Stinner tha se dikur, kur vinte nė Prishtinė dhe takohej nga kryetarin e Kosovės Ibrahim Rugova, nga zyra e tij merrte njė dhuratė dhe njė porosi: njė gur tė ēmuar si simbol tė pasurive tė Kosovės dhe premtimin e njėmijėfishtė se pavarėsia do t’i zgjidhė tė gjitha problemet. Sipas Stinner dy vjet pas pavarėsisė pasuritė nėntokėsore tė Kosovės ende janė nėn tokė dhe vendi ballafaqohet me papunėsi, mungesė tė administratės, me korrupsion, me kriminalitet dhe me njė miks tė pranisė ndėrkombėtare. Stinner ka thėnė se 10 vjet adminsitrim nga UNMIK-u nuk kanė qenė tė sukseshme. Ai deklaroi para deputetėve se me „tronditje“ e ka lexuar raportin e fundit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG), nė tė cilin thuhet se nė Kosovė nuk funksionin shteti ligjor. Sipas tij investimet nė Kosovė nuk po vijnė pėr shkak tė kriminalitetit.

Edhe mė i ashpėr ka qenė deputeti i fraksionit kristiandemokrat (CDU/CSU) Florian Hahn. Pasi pėrkujtoi se Gjermania nė vitin 1999 ka ndėrhyrė nė Kosovė kundėr gjenocidit dhe pėrndjekjes sė popullsisė dhe qė nga atėherė nė Kosovė ka pasur zhvillime tė mira sa i pėrket sigurisė, Hahn tha se sot populli i Kosovės e ka humbur besimin nė Qeverinė e tij. „Popullsia nuk beson se Qeveria do ta luftojė korrupsionin gjithėpėrfshirės. Korrupsioni ka krijuar zemėrim dhe zhgėnjim nė mesin e popullit. Humbja e besimit ndaj politikanėve pastaj reflektohet edhe nė humbje tė besimit ndaj pėrfaqėsueve ndėrkombėtarė. Kam pėrshtypjen se populli nė Kosovė ėshtė i frusturar“, tha deputeti Hahn.

Ai apeloi te Qeveria e kancelares Angela Merkel qė gjatė dhėnies sė mjeteve financiare pėr Kosovėn tė jetė e kujdesshme, nė mėnyrė qė paratė tė mos keqpėrdoren. „Evitimi i korrupsionit duhet tė jetė prioritet“, tha ai. Duke folur pėr njoftimet se disa ministra tė Qeverisė sė Kosovės janė pjesė e „qarqeve korruptive“ Hahn u shpreh i bindur se „peshkut i vjen era duhmė nga koka“. Me kėto fjalė Hahn aludoi drejtpėrdrejtė nė shefin e Qeverisė sė Kosovės Hashim Thaēi. Deputeti i CDU/CSU tha se kundėr anėtarėve dhe kėshilltarėve tė Qeverisė sė Kosovės po zhvillohen hetime pėr shpėlarje parash, krim tė organizuar dhe keqpėrdorim posti. „Nėse kėto akuza dėshmohen, atėherė unė pres konsekuenca“, tha Hahn. Ai pastaj shtoi: „Unė nuk jam i gatshėm qė paratė e qytetarėve tanė tė investohen nė vila private kosovare. Kėrkoj nga Qeveria e Kosovės qė tė angazhohet brenda rrethit tė saj. Ne duam ta ndėrtojmė vendin, por jo korrupsionin nė Kosovė“.

Marieluise Beck nga Partia e tė Gjelbėrve u shpreh e zhgėnjyer me refuzimin e pesė vendeve tė BE-sė qė tė njohin Kosovėn. Ajo tha se ėshtė absurde qė – pėr shembull – Spanja tė mendojė se njė ditė do tė ketė njė Qeveri sikur ajo e Slobodan Milosheviqit, e cila do t’i pėrndiqte pakicat nė Spanjė dhe pastaj ato do tė shkėputeshin. Duke iu drejtuar vendeve tė BE-sė qė nuk e njohin Kosovėn ajo tha: „Besoni nė aftėsinė tuaj demokratike dhe pranone Kosovėn nė mėnyrė qė tė marrė fund kaosi i pranisė ndėrkombėtare“. Edhe zonja Beck nėnvizoi se pas lehtėsimit tė madh tė shqiptarėve pas shpalljes sė pavarėsisė tani popullsia nė Kosovė ėshtė e frustruar. Beck kritikoi Qeverinė gjermane se nuk ėshtė angazhuar sa duhet nė misionin e BE-sė EULEX. Ajo ka dėnuar edhe rolin destruktiv tė Serbisė sidomos nė veri tė Kosovės. „Pėr Serbinė duhet tė jetė e qartė se dyert e BE-sė janė tė hapura pėr Kosovėn e pavarur dhe pėr Serbinė e lirė“, nėnvizoi Beck.


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GjIlAnAsI_cSi : 14-06-10 nė 11:41
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.