Nga Kastriot MYFTARAJ
Behgjet Pacolli ėshtė njeriu i sekreteve tė mėdha, qė kanė tė bėjnė me qendrat relevante tė pushtetit nė botė, qė prej Moskės, Beogradit e deri nė Washington. Pacolli u bė i famshėm botėrisht nė vitin 1998, kur Prokurori i Pėrgjithshėm i Rusisė,
Yuri Skuratov filloi njė hetim pėr njė ēėshtje tė madhe korrupsioni, dhe e akuzoi Pacollin me emėr se ishte pjesė e njė skeme abuzimesh gjigande me fondet publike ruse, ashtu qė Presidenti rus Jelcin influenconte qė kompania e Pacollit Mabetex tė fitonte tenderė nė shuma tepėr tė mėdha. Si shpėrblim, Pacolli bėnte qė njė pjesė e madhe e parave tė kanalizoheshin nė llogaritė bankare private tė familjarėve tė Jelcin, nė bankat e huaja. Hetimet siē dihet u zgjeruan dhe nė Zvicėr, ku e kishte qendrėn kompania e Pacollit, me ē rast u bė e famshme botėrisht Carla Del Ponte, e cila ishte prokurorja e ngarkuar me kėto hetime.
Nė botė, rėndom ndodh qė aventurierėt e llojit Pacolli, pasi pėrdoren nė skema tė tilla, vdesin papritur, pėr shkak se ata qė i kanė pėrdorur e gjejnė krejt tė papėlqyeshme vazhdimin e ekzistencės nė kėtė botė, tė kėtyre lloj njerėzve. Pacolli ėshtė gjallė sot, se ai nuk ka folur dhe as i kanė rrjedhur nė ndonjėfarė mėnyrė, sekretet qė di pėr tė fuqishmit e Kremlinit, nė lidhje me kėtė aferė dhe tė tjera. Aq mė tepėr kur njeriu kryesor i ngarkuar nga Jelcin nė atė kohė, pėr tė ndėrmarrė njė operacion special pėr kompromentimin publik tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Skuratov, ishte pikėrisht Vladimir Putin, nė atė kohė shef i FSB, pasardhėses sė KGB. Pėr hir tė Pacollit, Putin, nė prill 1999, bėri njė shfaqje televizive pa precedent nė botė, ku ai shfaqi dhe komentoi njė videoregjistrim, ku paraqitej Skuratov duke marrė pjesė nė njė orgji seksuale, me dy femra. Putin dha edhe informacione shtesė se kėtė argėtim e kishin paguar kriminelė tė cilėve Skuratov u kishte mbyllur problemet me drejtėsinė. Definitivisht, ky veprim i Putin influencoi qė Jelcin ta bėnte atė trashėgimtarin e vet tė pushtetit. Me kėtė ngjarje Vladimir Putin, i cili pak muaj mė pas u bė President i Rusisė, do tė bėhej pėr herė tė parė i njohur botėrisht. Pra, ironikisht, ai qė sot shihet si njeriu mė i fuqishėm i Kremlinit, i cili pasi qėndroi pėr tetė vite president, aq sa ia lejonte kufizimi kushtetues, dhe qė tash ėshtė kryeministėr, nė pritje qė, pas ndryshimeve kushtetuese qė bėri, tė rikthehet nė 2012 nė postin e Presidentit, pėr njė periudhė tė pakufizuar, ia dedikon karrierėn e vet njė shėrbimi qė i ka bėrė Pacollit, nė interes tė Jelcinit.
Pacolli i ruan shumė mirė sekretet e veta ruse. Dhe qė Putin tė jetė mė i sigurt pėr kėtė gjė, sidomos tash qė Pacolli ka hyrė nė politikė nė Kosovė, dhe ka tė bėjė me amerikanėt, Putin, si njė ēekist i kujdesshėm, i ka vėnė pranė Mashėn, me tė cilėn Pacolli ėshtė martuar. Pacolli ka aq detyrime ndaj Mashės, sa ē ka Masha ndaj Putinit. Putini dhe Masha njihen qėkurse Putini ishte shef i FSB dhe Masha ishte njeriu-kyē i tij pėr organizimin e operacioneve speciale, tė llojit tė videoregjistrimit kompromentues pėr Skuratovin. Putini nė detyrėn qė kishte ka fituar mirėnjohjen e shumė femrave tė kėtij lloji, tė cilat nėse nuk do tė kishin qenė nėn mbrojtjen e tij, nė underworld ruse, do tė kishin pėrfunduar tė trafikuara nga mafia ruse nė kryeqytetet perėndimore. Edhe Pacolli duhet t i jetė pėrjetė mirėnjohės Mashės, se ėshtė falė saj qė ai sot nuk gjendet nė njė burg rus, prej 12 vitesh, por ėshtė President i Kosovės.
Pacolli i ruan shumė mirė edhe sekretet e veta serbe. Kur Pacolli doli nė emisionin Opinion tė Blendi Fevziut, nė Tv Klan, nė maj 2000, kur Fevziu e pyeti pėr detaje tė takimit me Millosheviēin, nė kuadėr tė misionit qė ndėrmori Pacolli nė 1998, pėr ndėrmjetėsim me proveniencė nga Moska, mes Millosheviēit dhe liderėve shqiptarė tė Kosovės, Pacolli u pėrgjigj se nuk mund t i zbulonte kėto detaje. Ēudi, se tashmė kishte kaluar njė vit nga ēlirimi i Kosovės dhe Millosheviēi gjendej i izoluar nė Beograd, nė prag tė rrėzimit nga pushteti. Por Pacolli duket se edhe kėtu ruante, sa njė sekret beogradas, aq njė sekret moskovit.
Pacolli ēuditėrisht nuk qenka nė gjendje qė tė ruajė vetėm sekretet amerikane tė tij. Kėshtu qė, ky njeri i sprovuar nė ruajtjen e sekreteve tė mėdha, bėri njė pakujdesi, duke dekonspiruar pėr mediat, si padashje, komunikimin qė bėnte ai me ambasadorin amerikan Dell, nėpėrmjet kėshilltarit tė tij, gjatė seancės pėr zgjedhjen e Presidentit nė Kuvendin e Kosovės. Nga sms-tė qė Pacolli la tė duken pėr median, tashmė ėshtė e qartė, jo vetėm se ambasadori amerikan nė Kosovė Dell, ishte nė krye tė operacionit pėr zgjedhjen e Pacollit President, por se ambasadori Dell, me anė tė aparaturave speciale kontrollonte mėnyrėn se si votonin deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, nė votimin e fshehtė pėr Presidentin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet qė Dell e informon Pacollin me anė tė Pushkar se ata nga tė pranishmit qė votuan kundėr nė votimet e para nuk janė disa deputetė serbė, por janė pikėrisht disa deputetė tė PDK.
Ajo ēka doli nga sms-tė, nuk ėshtė njė dhunim i privatėsisė, siē u shpreh ambasadori Dell, por dhunim shumė i rėndė i Kushtetutės sė Kosovės nga njė ambasador dhe njė politikan. Ēka do tė thotė tash Gjykata Kushtetuese e Kosovės, e cila ia zuri pėr tė madhe, si shkelje tė rėndė, ish-Presidentit Sejdiu, se ai kishte mbajtur dy poste? Komunikimi Dell-Pacolli kompromenton edhe akt-vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė shtatorit 2010, kundėr Presidentit Sejdiu. Publikimi nga media i sms-ve tė Pacollit, me kumte tė ambasadorit amerikan nė Kosovė, Dell, konfirmojnė faktin se Pacolli ėshtė njeriu i SHBA-ve. Ambasadori Dell para sė gjithash krijoi realitetin politik nė tė cilin Pacolli bėhej njeriu-kyē i politikės kosovare. Nė origjinė tė kėsaj ėshtė akt-vendimi i Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės, i shtatorit 2010, qė shpalli se Presidenti Sejdiu kishte bėrė shkelje tė rėndė tė Kushtetutės, duke mbajtur dy poste. Nė arritjen e kėtij akt-vendimi, rolin kryesor e ka pasur gjyqtari amerikan i kėsaj Gjykate, Robert Carolan, i cili qėllimisht u caktua gjyqtar-raportues nė kėtė ēėshtje, ashtu qė tė influenconte paraprakisht tė tjerėt. Detyrimi i Presidentit Sejdiu qė tė japė dorėheqjen dhe tėrheqja e paevitueshme e LDK nga qeveria, qė pasoi, ēoi deri tek zgjedhjet e parakohshme, tė cilat hapėn rrugėn pėr implementimin e skenarit pėr ngjitjen e Pacollit nė postin e Presidentit. Marrėveshja Thaēi-Pacolli pėr ndarjen e posteve kryesore shtetėrore, ishte njė gjė e nevojshme nė realitetin politik tė krijuar nga ambasadori Dell.
Pacolli e dinte se nė momentet qė po lexonte sms-tė ishte nėn vėzhgimin e kamerave, se ai qe njeriu ku qe fokusuar vėmendja nė sallė, dhe ai qėllimisht nuk veproi nė mėnyrė qė ta pamundėsonte kqyrjen e pėrmbajtjes sė sms-ve nga kamerat. Pacolli lejoi qėllimisht qė t i rrjedhin sekretet amerikane tė tij, dhe kėtė e bėri pėr disa arsye qė kanė tė bėjnė me interesat e veta dhe ato tė Rusisė e Serbisė. Sė pari, Pacolli e bėri kėtė gjė qė Serbia tė mund t i thotė botės se ja se si veprojnė amerikanėt nė Kosovė. Sė dyti, Pacolli e bėri kėtė qė Rusia tė mund tė thotė se SHBA-tė qė shtiren se janė tė angazhuara pėr ndėrtimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike nė botė, nė fakt veprojnė nė stil kolonial. Sė treti, Pacolli e bėri kėtė pėr t u thėnė shqiptarėve tė Kosovės se tashmė ai dhe jo Hashim Thaēi ėshtė njeriu i amerikanėve nė Kosovė. Kėshtu, Pacolli llogarit qė tė fitojė mė tepėr mbėshtetės pėr vete dhe pėr partinė e vet.
Fakti qė ditėn kur Pacolli u zgjodh President, falė amerikanėve siē u duk qartė, ai i shpėrbleu amerikanėt duke i kompromentuar ashtu siē nuk ka ndodhur kurrė nė historinė e diplomacisė amerikane nė raste tė ngjashme nė botė, ėshtė shumė domethėnės. Sikur Pacolli tė ishte treguar aq i kujdesshėm kur lexonte sms-tė e Dell, aq sa tregohet kur lexon sms-tė e Mashės, e gjithė ajo qė ndodhi nuk do tė kishte ndodhur. Por amerikanėt nuk mėrziten me Pacollin, se ky i fundit nuk ėshtė njeriu i Amerikės qė bombardoi Serbinė nė 1999 pėr tė ēliruar Kosovėn, por ėshtė njeriu i asaj Amerike qė ishte kundėr bombardimeve. Komandanti i forcave tė NATO gjatė fushatės ajrore kundėr Serbisė nė 1999, Gjenerali Wesley Clark, nė kujtimet e veta rrėfen njė ndodhi gjatė fushatės: Mu afrua mundėsia qė sėrish tė shprehem kundėr intensifi¬kimit hap pas hapi tė fushatės para sekretares sė Shtetit, Made¬leine Albright, gjatė njė takimi nė katėr sy, duke ngrėnė mėn¬gjes, mė 12 prill. Kishin kaluar pak mė shumė se katėr javė nga takimi ynė i fundit para fillimit tė luftės.
Pra, Wes, e tėra varet nga ti!, tha ajo, nė momentin kur u ul. Kam bėrė ēdo gjė qė ishte e mundur, por ata e kanė cilėsuar kėtė si luftė timen dhe janė kthyer kundėr meje. Tash, ata do tė kthehen nė drejtim tėndin!
....vazhdon