Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-09-11, 11:57   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Oriental apo oksidental

Shkruan:




Nexhmedin Spahiu


Ēfarė tė keqe ka qė nxėnėsit nė shkollat publike nė Kosovė e Shqipėri, tė mėsojnė pėr islamin, krishterimin, judaizmin, taoizmin, budizmin, shintoizmin...?!


Rreziku i ekstremizmit islam?!

Para ca dite Parlamenti i Kosovės refuzoi ta vendosė me ligj mėsimin e lėndės sė edukatės fetare nė shkollat publike. Arsyetimi ishte se kjo do tė shkaktonte pėrēarje kombėtare dhe se kėsisoj do tė rrezikonim qė ekstremizmi islam tė infiltrohej nė Kosovė.
Asnjėra nga kėto arsye nuk qėndron.
Shumica e kombeve perėndimore kanė diversitet fetar, por ky diversitet nuk u pengon qė tė mėsojnė edukatėn fetare nė shkollat publike. Pėr tė qenė ironia nė kulm, deputetėt kosovarė harrojnė se refuzimi afekton vetėm shkollat shqipe, boshnjake e turke nė Kosovė, dhe se po ata pėrmes pranimit tė Pakos sė Ahtisaarit kanė lejuar qė nxėnėsit e pėrkatėsisė etnike serbe nė shkollat e tyre tė mėsojnė edukatėn fetare (dhe atė vetėm krishtere-ortodokse) dhe se pėr kėtė priftėrinjtė serbė marrin rrogė nga Ministria e Arsimit e Kosovės.
Argumenti i infiltrimit tė ekstremizmit islamik ėshtė akoma mė i paqėndrueshėm. Ėshtė e kundėrta. Ndalimi shkakton ekstremizėm. Njėsoj sikurse patriotėt e cekėt shfaqėn si nacionalistė ekstremė, po ashtu edhe fetarėt e cekėt shfaqėn si fetarė ekstremė.
Cektėsia fetare e rrjedhimisht ekstremizmi fetar nuk vjen nga njohuritė, por nga injoranca
Edhe nėse supozojmė se ekziston njė rrezik i infiltrimit tė ekstremizmit islamik, vallė a do ta privojmė shoqėrinė tonė nga edukata fetare vetėm pse ekzistuaka ky rrezik? Kjo ėshtė sikur tė ndalojmė ngrėnien ngase ekziston rreziku i helmimit. Zgjidhja nuk ėshtė nė ndalimin e ushqimit po nė bėrjen kujdes nga helmet.

Cektėsia fetare, e rrjedhimisht ekstremizmi fetar, nuk vjen nga njohuritė por nga injoranca.

Nėse nė shkollat tona publike do tė mėsohej edukata fetare, atėherė gjasat qė feja tė depėrtonte nė thellėsi tė shpirtit tonė shoqėror do tė ishte mė e madhe ashtu siē shkruan mė 1937, intelektuali mė i madh shqiptar i tė gjitha kohėrave Branko Merxhani (1894-1981): “Rregulli i parė i pėrparimit ėshtė feja.
Dhe fe nuk do tė thotė tipe tė caktuara ceremoniale, as orė tė caktuara lutjesh as tregime filantropike tė djallėzuara. Fe do tė thotė thellėsim shpirtėror, bashkim i zemrave, dashuri, devocion, besim”.
Ėshtė e turpshme qė myslimanėt shqiptarė, duke jetuar nė Evropėn me shumicė krishtere tė mos kenė njohuri elementare pėr kulturėn e krishterė dhe ėshtė e turpshme qė tė krishterėt shqiptarė tė mos kenė njohuri elementare pėr kulturėn islame duke qenė se jetojnė nė njė vend me shumicė myslimane.
Nėse nxėnėsit nė shkollat publike nė Kosovė e Shqipėri, do tė mėsonin pėr islamin, krishterimin, judaizmin, taoizmin, budizmin, shintoizmin…, ata do tė pajiseshin me kulturė tė gjerė qė do t’iu mundėsonte komunikim mė tė mirė nė njė mes gjithnjė e mė tė globalizuar. Duke pasur njohuritė elementare pėr fetė tjera, edhe feja e vet do tė zinte mė shumė rrėnjė nė shpirtin e tyre.

Si arriti Ibrahim Rugova tė impresiononte Bill Clintonin, Tony Blairin etj?

Mbresat qė ka lėnė Ibrahim Rugova te Bill Clintoni, Tony Blairi etj., kanė qenė pikėrisht nga fakti se ai ishte njė mysliman, qė kishte njohuri tė thella pėr kulturėn e krishterė. Zaten, me ēka tjetėr do tė mund tė impresiononte Ibrahim Rugova: me prodhimtarinė e automobilave apo me prodhimin e avionėve supersonikė nė vendin e tij?!
Imagjinoni se me ēfarė mund tė impresionojnė presidentja e Kosovės, kryeparlamentari, kryeministri, ministrat, ambasadorėt, deputet e Parlamentit tė Kosovės, nė takimet formale dhe informale me homologėt e tyre nėpėr botė. Shumica absolute e tyre as nuk kanė njohuritė elementare as tė kulturės islame as tė asaj krishtere as budiste, as judaiste as kurrfare.
Tė mėsosh edukatėn fetare nė shkollė fillore e tė mesme, nuk do tė thotė tė bėhesh as hoxhė, as prift, as rabin, njėsoj sikurse tė mėsosh tabelėn e shumėzimit nuk do tė thotė tė bėhesh matematikan, e as tė mėsosh alfabetin nuk do tė thotė tė bėhesh shkrimtar, por kėto janė gjėra elementare pėr njė kulturė tė pėrgjithshme.
Nėse politikanėve kosovarė e shqiptarė u mungon kjo kulturė (po them kulturė sepse kultura buron prej fesė) kjo nuk do tė thotė qė ata kanė tė drejtė t’i privojnė nga kjo gjė edhe ata qė do tė zėnė vendin e tyre pas 20 a 30 vjetėve.

Dr. Krist Maloki: Orientalizmi shqiptar erdhi nga administrata bizantine

Titulli i kėtij shkrimi ėshtė huazuar nga artikulli i famshėm i vitit 1937 i dr. Krist Malokit (lindur nė Prizren mė 1900, vdekur nė Grac mė 1973), i cili ia vlen tė lexohet nga ēdo shqiptar. Pasi pėrshkruan veēoritė e orientalit shqiptar prof. Maloki shkruan: “Ėshtė gabim i trashė kur thuhet se orientalizma na ka ardhė nga Azia, apo pėrmes religjionit muhamedan, apo edhe nga populli turk.
Jo kurrsesi, orientalizma jonė ėshtė njė dhanti fatale e kristianizmit euroaziatik, kur aty nga viti 740 pas Krishtit, d.m.th., 600 vjet para se me shkelė turku n’Athdheun tonė, Leoni III, despot i Bizantit, detyron shqiptarėt me u nda nga Kisha Romake (= oksidentale) dhe me u fundosė me Kishėn Bizantine (= orientale). Po nuk ishte skizma kishtare sa administrata bizantine ajo qė rrėnjosi kulturėn orientale te shqiptarėt”.

Kosova dhe Shqipėria pretendojnė oksidentalizmin, ndėrsa dėshmojnė orientalizmin

Kosova dhe Shqipėria duke qenė, me gjasė, tė vetmet vende evropiane qė nuk e bėjnė edukatėn fetare nė shkollat publike, bėhen dele tė zeza nė Evropė. Me kėtė nuk tregohet oksidentalizmi i shqiptarėve, por pikėrisht orientalizmi i tyre.
Ja se ēfarė thotė dr. Krist Maloki pėr orientalin shqiptar:
“Orientali shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha … turpet. Shet babė e nanė, din e iman, besėn e nderin e vet, trupin e shpirtin e vet, pėr mos me i prishė telat e karadyzenit. Idealet e orientalit shqiptar janė kolltuku e llokma, dhe pėr me i siguru vetes kėto ai bahet kur e do nevoja edhe patriot e tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar … porse nė shpirtin e vet ėshtė kryekėput rrėnimtar e destruktiv”.
Orientali shqiptar sot pėrdor faktin e mosnjohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga shumica e vendeve islamike pėr tė kultivuar urrejtje ndaj islamit. Harron ta fajėsojė Qeverinė e Kosovės pėr mungesė diplomacie proaktive. Nuk i bėn pėrshtypje fakti se Qeveria e Kosovės e njeh Kėshillin Kombėtar Libian tek pasi kėtė e bėn Qeveria e Serbisė. Ēfarė e pengonte Qeverinė e Kosovės qė kėtė ta bėnte qė nė momentin kur NATO drejtoi avionėt kah Libia?


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.