Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-06-11, 20:10   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Smile Elsa Lila: Une dhe Evita...

Pėr herė tė parė kėngėtarja e famshme flet pėr jetėn e saj private. Ajo na surprizon sėrish. Kėsaj here jo me zėrin e saj, jo me performancė artistike por se sė shpejti do tė bėhet nėnė. Pret njė vajzė qė do ta ketė emrin Evita. Edhe pse ka vendosur tė mos martohet ajo shijon kėtė moment si mė tė bukurin e jetės sė saj bashkė me djalin e ėndrrave, italianin Alessandro. Tė gjitha detajet e kėsaj dashurie ekzotike
Njė artiste e lindur. Njė personazh i rrallė nė botėn e madhe tė celebriteteve qė me spektrin e ndjeshmėrisė artistike do tė bėnte ēdo audiencė ta adhuronte.
E talentuar, e zhdėrvjellėt, me shumė pasione, njė intelektuale me njė shpirt tė lirė aventure. Kanė qenė tė forta motivet qė e kanė nxitur drejt suksesit e drejt iniciativave qė vetėm ajo ka ditur t’i japė shijen e sė bukurės, shijen e tė vėrtetės.
Elsa Lila na rrėfen me njė stil gati poetik, duke zhvendosur imagjinatėn tonė nė kohė dhe nė vende tė jashtėzakonshme, mes magjisė sė ujit tė oqeanit dhe savanave afrikane.
Pikėrisht atje si nė njė film romantik aventure me skenar ekzotik, ku elementėt e natyrės ndėrthuren me ato tė shqisave dhe ndjenjave pėr t’i dhėnė jetė jo vetėm njė lidhje tė bukur dashurie, por pėr t’i dhėnė jetė njė krijese tė vogėl qė sė shpejti do tė lindė.
Nuk e pyesim pėr kėngėn, pėr projekte muzikore apo performanca artistike por pėr tė gjitha detajet e jetės sė saj private, pėr tė cilėn ajo kurrė mė parė kishte folur.
Nėn qiellin e Madagaskarit, nė ujrat e kthjellta tė Oqeanit Indian Elsa Lila i dha jetė njė jete tė re.
Nuk dėshiron tė martohet, as tė vishet nuse si shumė moshatare tė saj do tė donin. Bashkė mė Alessandron, djalin italian qė sė shpejti bėhet baba do tė presin ardhjen nė jetė tė Evitės, apo “Evės sė vogėl”, qė pėr Elsėn simbolizon shumė mė tepėr sesa ēfarėdo emri tjetėr.
Guximi dhe kurajoja janė ato qė e kanė bėrė tė arrijė suksesin ashtu si tani guxon tė pozojė para objektivit tė fotografit shtatė muajshe shtatzėnė, ashtu si Demi Moore e Monica Belluci ndėr tė vetmet aktore hollivudiane qė patėn po tė njėjtėn kurajo.
Mezi pret qė tė takohet me tė voglėn e saj, Evitėn, ku fare pak ditė e ndajnė nga ardhja e saj nė jetė. Burimi i njė muze tė tėrė, e cila do i japė gjithė energjinė e duhur pėr tė krijuar melodinė e njė kėnge, e njė kėnge jete.
Intervista
Si je njohur me Alessandron, tashmė shokun tėnd tė jetės?

Alessandron e kam njohur gjatė njė udhėtimi shumė tė veēantė nė ishullin e largėt tė Madagaskarit nė Afrikė, vendi ku ai jeton qė prej pesė vitesh dhe punon si zhytės profesionist.

Si ndodhi qė shkove atje?

Ishte fundi i dhjetorit tė 2008-ės dhe unė sapo kisha mbaruar sė prezantuari pėr tė dytėn herė Festivalin nė RTSH. E lodhur dhe e stresuar nga puna e madhe dhe prapaskenat e pakėndshme qė mė ndodhėn atė fundviti pune intensive, vendosa tė shkoja diku larg pėr tė kaluar Vitin e Ri dhe pėr t’u rigjeneruar disi psikologjikisht, shpirtėrisht dhe fizikisht.
Unė dashuroj detin dhe mendova tė shkoja nė njė vend tė nxehtė, prandaj, pasi studiova pėr tė qindėn herė hartėn e botės dhe gjithė vendet nėn ekuator, nuk e di pse, sytė mė shkuan te ishulli i madh i Madagaskarit. Pa e menduar gjatė, organizova udhėtimin dhe si zakonisht vetėm (pasi mua mė pėlqen shumė tė udhėtoj vetėm) u nisa!

Dhe atje kur mbėrrite e njohe qė ditėt e para?
Ditėn e parė tė pushimit, e dehur nga ngjyrat, aromat dhe panoramat e kėtij ishulli magjepsės, kuptova se nuk do largohesha dot aq kollaj nga ai vend. Duke qenė se unė jam zhytėse qė prej disa vitesh, u drejtova tek njėra prej qėndrave tė zhytjes nė ishull pėr tė prenotuar disa “ekskursione” nėnujore.
Aty…ishte Alessandro! Qė nga ai moment, u bėmė gati tė pandashėm, si mbi ujė dhe nėn ujė (qesh). As unė e as ai, nuk e prisnim kėtė shpėrthim tė menjėhershėm ndjenjash…vendosėm, thjesht tė ndiqnim instiktin dhe emocionin duke jetuar ēdo ēast nė maksimum! Ishulli me ngjyrat, aromat, palmat, rėrėn e bardhė dhe detin kristal ishin dhe janė njė peizash perfekt pėr tė filluar dhe jetuar njė histori dashurie shumė romantike.
Filluan arratisjet tona me varkėn e tij modeste nėpėr ishuj tė vegjėl paradiziak tė pabanuar, ndėrtimi i tendave nėpėr plazhe ku ekzistonim vetėm ne dhe ku darkave bėnim zjarr dhe piqnim peshqit qė kishim kapur nė varkė gjatė ditės si dhe shėtitjet nėnujore nėpėr kopshte koralesh shumėngjyrėshe…njė ėndėrr e bukur qė vazhdon ende dhe asnjė prej tė dyve nuk dėshiron tė zgjohet nga gjumi!

Si lindi pasioni i zhytjes tek ty?
Sepse jam gjysmė vlonjate, se kam lindur nė katėr korrik, se prindėrit e mi zhvendoseshin ēdo vit pėr pushimet verore nė bregdetin e mrekullueshėm tė Vlorės…
Ata mė kanė treguar qė mė kanė hedhur nė ujė qė nė atė moshė dhe se mė pėlqente dhe rrija e qetė. Kur u rrita, vazhdoja tė kultivoja njė dashuri e pasion tė madh pėr detėrat e oqeanet, shihja me kuriozitet tė madh dokumentarėt nėnujore.
Vendosa t’i shihja me sytė e mi ato qė deri dje i kisha parė vetėm nė ekran duke bėrė njė kurs zhytjeje nė vitin 2003, tė cilin e bėra nė Egjipt, nė Detin e Kuq.

Je ndjerė ndonjėherė nė rrezik gjatė zhytjeve?
Sigurisht qė nėn ujė ndodhin shpesh tė papritura, herė tė kėndshme, herė tė pakėndshme. Edhe mua mė kanė ndodhur tė shumta, por njėra nė veēanti ishte mbresėlėnėse.
Isha 30 metra nėn ujė qė prej 20 min me Alessandron dhe disa zhytės tė tjerė…ndodhesha nė oqeanin Indian nė ngushticėn e Mozambikut. Koha ishte e keqe, uji i turbullt dhe rryma e fortė. Nė njė moment, rryma mė hodhi nuk e di se ku dhe papritur u gjeta totalisht e vetmuar nė mes tė oqeanit Indian nė thellėsinė 30 metra dhe pa pajisje pėr tė kryer ringjitjen dhe pėr tė lajmėruar nė sipėrfaqe vendodhjen time.
Ndėrkohė qė kafshė tė mėdha e tė vogla nėnujore mė kalonin fare afėr…histori e gjatė zgjidhja e situatės, por pak me fat e pak me gjakftohtėsi arrita tė ringjitem nė sipėrfaqe dhe tė me gjente varka me Alessandron, i cili po mė kėrkonte dėshpėrimisht dhe ndėrkohė qė koha kalonte tmerri i tij shtohej duke qenė se mendonte mė tė keqen duke njohur mirė detin dhe tė papriturat e tij. Pėr fat, ēdo gjė shkoi mė sė miri!

Nė Madagaskar, kėto dy vitet e fundit ke shkuar shumė herė. Thonė qė tė zė “Il mal d’Africa”. Nė rastin tėnd ishte kėshtu apo ishte “il mal d’amore”?
Patjetėr arsyeja kryesore ėshtė “il mal d’amore”, por e ndėrthurur bukur me dashurinė pėr Afrikėn, njė kontinent qė mbart mbi lėkurėn e tij bukuri mahnitėse natyrore, tradita tė hershme tribale e histori tė dhimbshme tė popujve qė e popullojnė.
Qiejt e Afrikės me perėndimet marramendėse, xhungla dhe gjithēka ajo fsheh brenda, banorėt me thjeshtėsinė, virgjinitetin dhe prakticitetin e tyre. Koha qė duket sikur atje rrjedh shumė mė ngadalė…tė gjitha kėto tė bėjnė padyshim tė tė vijė “il mal d’Africa”.

Cila ishte ajo ēfarė tė bėri mė shumė pėrshtypje tek Alessandro nė fillim tė njohjes?
Pėrshtypja qė kam patur pėr tė nė fillim tė njohjes tonė ėshtė e njėjta me atė qė kam tani pas dy vjetėsh pasi ai ėshtė njė njeri shumė i sinqertė dhe transparent…
Ai ėshtė larguar nga Milano, qyteti i tij i lindjes qė prej rreth 17 vitesh pėr tė ndjekur pasionin e zhytjes i cili menjėherė u kthye nė profesion. Pėr kėtė arsye ka qėndruar pėr gjithė kėto vite nė vende ekzotike si Maldive, Meksikė, Egjipt, Santo Domingo, Kube, Venezuelė e shumė tė tjera.
Pėr kėtė arsye ėshtė njė europian atipik. Jeton nė simbiozė me natyrėn dhe detin. Pėrdor shumė pak celularin (sa pėr tė komunikuar me mua), rri mė shumė nė varkė se sa nė makinė, nuk sheh televizor, ecėn zbathur, veshjet pėr tė janė dytėsore pasi jeton nė vend tė nxehtė dhe ėshtė gjithmonė i veshur si pėr plazh, kontrollon ēdo ditė ciklin e hėnės pėr tė parė si do tė jetė batica apo zbatica ditėn e nesėrme pėr tė organizuar zhytjet, ka njė raport krejt tė veēantė me kafshėt nė pėrgjithėsi dhe peshkaqenin nė veēanti tė cilėt ai i adhuron.
Duket sikur ata e kuptojnė kur i ndeshim shpesh herė nėn ujė…afrohen qetėsisht dhe largohen po aq qetėsisht.. Qyteti dhe jeta kaotike, moderniteti dhe gjithēka ai sjell duket se nuk i pėrkasin minimalisht.
Kur kthehet nė Itali pėr tė mė takuar (rrallė herė, pasi shkoj unė mė shpesh atje) duket tamam si ai peshku jashtė ujit. Atėherė mė thotė: hajde kthehemi atje, kėtu tė shkon jeta dėm! Nė tė gjitha kėto mė ngjason shumė mua, dhe karakterit tim prandaj, besoj se nė kėtė rast “ka gjetur tenxherja kapakun”!


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Jana : 05-06-11 nė 20:11
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.