|
15-09-11, 08:32
|
#1
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Raportet: Kosovė BE
Lajme qė kanė tė bėjnė me raportet mes BE dhe Kosovės
Hungaria e gatshme tė ndihmojė Kosovėn pėr nė BE
8:47 / 15.09.2011
Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga gjatė vizitės shtetėrore nė Hungari, ėshtė takuar edhe me kryetarin e Parlamentit tė Hungarisė, Laslo Kover. Ky i fundit shprehu gatishmėrinė e vendit tė tij pėr tė ndihmuar Kosovėn nė marrjen e udhėrrėfyesit pėr liberalizim tė vizave dhe u angazhua pėr ndihmė Kosovės nė proceset integruese.
Kryetari i Parlamentit hungarez vlerėsoi marrėdhėniet e ngushta mes dy vendeve dhe nė veēanti bashkėpunimin mes Parlamentit tė Hungarisė dhe Kosovės, ndėrkaq theksoi se vendi i tij ėshtė i gatshėm qė ta ndihmojė Kosovėn nė fushėn e legjislativit, posaēėrisht nė procesin e pėrgatitjes dhe miratimit tė ligjeve nė pėrputhje me standardet evropiane.
Kover tha se Hungaria gjatė rrugės sė saj tė integrimit nė BE ka pasur njė model tjetėr, ndėrkaq Kosova mund tė marrė shembullin dhe pėrvojėn e Hungarisė nė rrugėn e integrimit nė BE.
Kryetari i Parlamentit tė Hungarisė theksoi se marrėdhėniet fqinjėsore janė tė rėndėsishme nė rrugėn e integrimeve dhe tha se Kosova dhe Serbia duhet tė zgjidhin ēėshtjet e hapura mes tyre gjė qė do tė ndihmonte nė pėrafrimin e tė dyja vendeve me BE-nė.
Ndėrkaq, presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, duke e falėnderuar kryetarin e Parlamentit hungarez pėr mikpritjen, vlerėsoi marrėdhėniet miqėsore me Hungarinė dhe tha se bashkėpunimi ndėrparlamentar ėshtė i rėndėsishėm.
Jahjaga tha se Kosova nė rrugėn drejt integrimeve evropiane ėshtė e obliguar qė tė miratojė njė varg ligjesh, tė cilėn gjė po e bėn dhe e cila po monitorohet nga Komisioni Evropian, nė raportin e progresit pėr Kosovėn
Ajo tha se Kosova ėshtė shtet i ndėrtuar nė parimin qytetar dhe ka demokraci parlamentare.
Presidentja e vendit po ashtu duke folur rreth dialogut me Serbinė tha se dialogu ėshtė rruga mė e mirė pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė hapura ndėrmjet dy shteteve por tha se zgjidhjet duhet tė jenė evropiane. Ajo theksoi se e ardhmja e Kosovės dhe e Serbisė ėshtė nė BE, si dy shtete tė pavarura dhe nė kėtė rrugė duhet ta ndihmojnė njėra-tjetrėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
15-09-11, 20:50
|
#2
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Raportet: Kosovė BE
Kosova larg liberalizimit tė vizave
Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 21:38
Kosovės do ti duhet edhe njė kohė pėr ti pėrmbushur kriteret e vėna nga Bashkimi Evropian pėr liberalizimin e vizave me vendet anėtare tė kėtij mekanizmi, thonė ekspertėt pėr integrime evropiane.
Ata konsiderojnė se Kosova, ka mbetur prapa nė pėrmbushjen e kritereve, siē janė siguria e dokumenteve tė udhėtimit, ēėshtjet e migracionit, ku pėrfshihet procesi i riatdhesimit dhe sundimi i ligjit.
Bardhyl Hasanpapaj, ligjėrues pėr integrime evropiane nė Universitetin e Prishtinės thotė se institucionet e Kosovės deri tash nuk kanė treguar argumentet tė fuqishme pėr ti venė nė lėvizje mekanizmat e BE-sė nė drejtim tė liberalizimit tė vizave.
Ne nuk kemi parė asnjė hap konkret si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Kosova, ndonjė marrėveshje, ndonjė takim, ku kemi pasur ndonjė qėndrim zyrtar si tė institucioneve tė Kosovės, ashtu edhe tė BE-sė pėr njė kohė tė saktė dhe njė platformė tė saktė se kur do tė ndodhė liberalizimi i vizave. Pra kjo tregon qė faji qėndron nė anėn tonė, meqė Bashkimi Evropian shumė qartė e ka thėnė disa herė se Kosova duhet ti plotėsojė edhe disa kritere, deklaron Hasanpapaj.
Por, analisti Shenoll Muharremi, mendon ndryshe.
Ai thotė Kosova ka ndėrmarrė disa veprime tė njė anshme pėr pėrmbushjen e kritereve.
Sipas Muharremit, nė Bashkimin Evropian, janė duke ndodhur disa vonesa tė pa arsyeshme nė ketė drejtim.
Unė mendoj qė Bashkimi Evropian ėshtė vonuar paarsyeshėm pėr shkak se nė dialog do tė pėrfitonin tė gjitha palėt. Andaj edhe nga ana e Brukselit ka pasur zvarritje tė panevojshme pėr arsye se nuk po bėhet fjala pėr pėrfundim tė procesit por pėr fillim tė procesit. Nga fillimi i dialogimit pėr liberalizim tė vizave do tė pėrfitonin tė gjitha palėt pėr shkak qė autoritetet kosovare qė tė pėrfitojnė nga kėshillat e Komisionit Evropian dhe shteteve anėtare, shprehet Muharremi.
Ndėr ēėshtjet kryesore qė Kosova duhet ti pėrmbushė pėr liberalizim vizash janė: menaxhimi i integruar i kufijve, pasaportat biometrike, riatdhesimi, zbatimi i strategjisė pėr migracion etj.
Ēėshtja e liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn duhet tė shndėrrohet nė prioritet kryesor pėr institucionet e vendi, thotė eksperti Hasanpapaj.
Unė do tė kisha thėnė qė fajin kryesisht e ka Qeveria e Kosovės qė ka disa mangėsi nė pėrmbushjen e kėtyre kritereve teknike, qė nuk ėshtė vetėm lėshimi i njė pasaporte biometrike por, sidomos regjistri i kėtyre tė dhėnave si dhe kontrolli i integruar i kufijve. Nė kuadėr tė kėsaj hynė edhe lufta kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar. Pra pa u arritur kėto nuk besoj qė Bashkimi Evropian do tė ofrojė njė liberalizim tė vizave edhe pėr njė kohė, thekson Hasanpapaj.
Qeveria e Kosovės me herėt ka adaptuar njė udhėrrėfyes, duke u bazuar nė udhėrrėfyes qė Komisioni Evropian u ka dhėnė vendeve tė rajonit, pėr pėrmbushjen e kritereve pėr liberalizimin e vizave.
Autoritetet e Kosovės kanė thėnė se Kosova ka arritur tė realizojė tė gjitha kushtet dhe kėrkesat tė cilat dalin nga Komisioni Evropian.
Eksperti Muharremi i vlerėson pozitive veprimet e njėanshme tė qeverisė nė drejtim tė pėrmbushjes se kushteve pėr liberalizim tė vizave. (REL)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
18-09-11, 18:21
|
#3
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Raportet: Kosovė BE
Ēitaku nė Bruksel kėrkon udhėrrėfyesin
Nga Express mė 18 shtator 2011 nė ora 18:30
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Ēitaku do tė realizoj njė vizitė zyrtare nė Bruksel, me ērast do tė takohet me zyrtarė tė lartė tė Bashkimit Evropian pėr tė diskutuar rreth agjendės evropiane.
Zyra pėr informim e Ministrisė sė Integrimit Evropian bėri tė ditur se Ēitaku gjatė qėndrimit nė Bruksel do tė diskutoj edhe pėr Raportin e Progresit, mandej edhe pėr mundėsinė e marrjes sė udhėrrėfyesit pėr liberalizmin e vizave pėr Kosovėn.
Ministrja Vlora Ēitaku pritet tė takohet me komisionerin pėr Zgjerim dhe Politikė tė Fqinjėsisė, Stefan Fule, drejtorin e pėrgjithshėm pėr Zgjerim, Pierre Mirel, mandej ambasadorin Theodoros N. Sotiropoulos, i ciliė shtė pėrfaqėsues i pėrhershėm i Greqisė pranė Bashkimit Evropian dhe zyrtarė ė tjerė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
20-09-11, 10:34
|
#4
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Raportet: Kosovė BE
Ēitaku kėrkon marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė
Nga Express mė 20 shtator 2011 nė ora 10:09
Ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Ēitaku, ka pėrsėritur kėrkesėn e Prishtinės zyrtare pėr themelimin e marrėdhėnieve kontraktuale me Bashkimin Evropian, njoftoi ministria pėr integrime.
Gjatė vizitės sė saj nė Bruksel, Ēitaku thuhet tė jetė takuar me Komisionarin pėr Zgjerim tė BE-sė, Shtefan Fule dhe Drejtorin pėr Ballkanin Perėndimor nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Komisionit Evropian pėr Zgjerimin, Pier Mirel.
Temat qendrore tė takimeve thuhet tė kenė qenė ēėshtja e liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn, progresi dhe sfidat nė kuadėr tė Raportit tė Progresit pėr vitin 2011 dhe zgjatja e masave autonome tregtare pėr bizneset kosovare.
Ne gjithashtu diskutuam nevojėn pėr qasje mė tė mirė nė tregjet evropiane pėr bizneset kosovare pėrmes zgjatjes sė masave autonome tregtare. Unė po ashtu pėrsėrita kėrkesėn tonė pėr marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė datėn mė tė hershme tė mundshme", citohet tė ketė thėnė Ēitaku pas takimeve me zyrtarėt evropianė.
Ndėrkohė, njė mision i ekspertėve evropianė qė po qėndronte, deri nė javėn e kaluar, nė Kosovė pėr tė parė pėr sė afėrmi zbatimin e procesit tė riatdhesimit dhe ri-integrimit tė personave tė riatdhesuar-kritere kyēe pėr marrjen e udhėrrėfyesit pėr liberalizim vizash, mėsohet ta ketė pėrfunduar tashmė vizitėn nė vend. (REL)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:48.
|
|