Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-01-04, 15:06   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim KUSH JANĖ "KULLERAT" ?

KUSH JANĖ "KULLERAT" ?
"Krejt Kosova Kullera"
Qė tani e shume kohė, rrugėve dhe lokaleve tė Kosovė, ose mė saktėsishtė nė mitrovicė dhe prishtinė, mund tė vėrehet njė kategori e re njerėzish. Nuk ke nevojė pėr t’i kėrkuar shumė, ata dallohen menjėherė, ose mė mirė, si tė thuash, dallohesh ti, si tė ishe ndonjė jashtėtokėsorė, nė rrethin e tyre. Kėta shokė e shoqe tona quhen, jo ndryshe, por, Kullera! Mirėpo kush, ēka janė nė tė vėrtetė Kullerat?

Definizioni i disa anti-kullerave, si puna ime do tė ishte kėshtu: Kullerat! Racė e degjeneruar njerėzish, tė cilėt deri dje ishin qyrrana, kurse sot kan veshur njė palė pantollash tė gjėra, i kanė rregulluar flokėt, kanė vėnė syza tė tipit Star-Trek, dhe flasin me zhargonin e tyre Kull-be-njeri! Se kuptoj ku ėshtė poenta? Ju do tė thoni: Me qenė kull, be njeri! Kėta tė vetėquajturit kullera, sjanė gjė tjetėr veē degjenerim i karakterit tė tyre.

Marrim njė shembull konkret. Njė kuller tipik, ēfarė karakteristikash ka, pėrveē pamjes sė jashtme moderne? Ėshtė menefregist, mendjemadh, snob, mban qėndrim, ose si thuhet nė zhargonin e tyre stav (sikur nuk ekziston kjo fjalė nė shqip). Pasi jemi te gjuha, pėrdorin gjithfarė fjalėsh tė huaja, mė e shpeshta prej tė clave, ėshtė fjala e multi-pėrdorishme: Fak! (ang. Fuck). Them multipėrdorishme sepse pėrdoret si emėr, mbiemėr, pasthirrme, pjesėz fjale… kjo mund tė vėrehet te shprehjet: Fak, be njeri! Qitma nje fakin vishnje me nja tri-kater fakin aklla! Njė faking kohė…, Skam ēa fakin me bo!...



Mirėpo jo gjithēka ėshtė e zezė. Kullerat flasin edhe shqip. Op, op, riqke taba i kullerit! (kul. Po, po, kqyre baba i kullerit). Qė tani e tutje gjuha shqipe do tė ketė tre dialekte: dialektin tosk, dialektin gegė dhe dialektin Kull-be-njeri. Mos u ēuditni, kur nesėr, pasnesėr, bėhet Kongresi i ri i Manastirit, pėr ta aprovuar alfabetin e posaēėm pėr kullera!

***
Une- Kuller! Si hije e trazueme,
trashegimtar i modes dhe i qendrimit,
endem rrugėve te kryeqytetit me ujen e zgjueme,
dhe me klithma tpaknaquna tinstinktit.
***

Vazhdojmė mė tutje. Sipas njė definicioni qė i bėhet njė tė huaji (dmth qė nuk ėshtė nė rrethin e kullerave), thuhet se kullera, quhen njerėzit tė cilėt kanė hyrė nė kėtė frymėn e re tė pasluftės, nė tė cilėn, ēdonjėri bėhet sikur sja nin pėr asgjė, pėr askėnd, e shikojnė qejfin e vet, thonė se janė njerėz pa komplekse (mirėpo nė tė vėrtetė kanė mė shumė komplekse se sa njeri me probleme psiqike), nuk mėrziten as edhe kur i vdes ndokush nė familje, ngushėllojnė me just keep staying cool, be njeri !, ose A u merzite pėr tipin qė vdiē ? (nuk e kuptoj se si njė i moshuar mund tė thirret Tip), dhe post ė tjerash shumica shmerkasin (kul konsumojnė drogė). A ėshtė kjo e fundit aq shumė e domosdoshme ?!)

Sidoqoftė ky sindrom i rinisė ka hyrė edhe mė thellė. Pėr tė hyrė nė kafiq, njeri duhet tė ketė ose kartelė, ose me qenė kuller. (Kėta kartela, sipas meje janė mekanizėm filtrimi, pėr tė mirė apo pėr tė keq, nuk ka rėndėsi ; e rėndėsishme ėshtė se kėto i ndajnė, lexo pėrēajnė, njerėzit nė kullera dhe jo-kullera. Segregacion e jo mahi). Ku i dihet, ndoshta neser, pasnesėr, do tė hapen bukėpjekės, tė cilėt nė hyrje tė dyqaneve tė tyre do ngjesin pllakaten: Kėtu shesim bukė vetėm pėr KULLERA! Njerėzit e thjeshtė blejnė dy hapa mė poshtė. (Mirė qė nė zgjedhje skishte ndonjė parti si PKK, Partia e Kullerave tė Kosovės, se mesiguri do ta fitonte shumicėn nė parlament)



A thua sa do zgjasi kjo eufori e shoqėrisė, veēanėrisht e rinisė? A do tė arrijmė me tė vėrtetė tė pėrjetojmė shembullin e bukėpjekėsit, apo do mbėrrimė deri te Kongresi i ri i Manastirit? Ose ndoshta, me anė tė ndonjė mrekullie, i gjithė ky fenomen do tė mbarojė sė shpejti? Na mbetet tė shpresojmė dhe tė presim.

In media res. Si do ta qojmė shoqėrinė pėrpara, nėse qė nė rini ndahemi nė klane, nė Kullera e Bala. Kjo pėrēarje vjen qė nė fazen emionale tė krijimit tė karakterit. Dyluftimet do tė vazhdojnė, e ne do ti shikojmė duelet: Kuller-Bal, Lab-malok, Qytetarė-Katundarė, Klan-Klan, Parti-Parti… Dikush mė thotė se i kemi partitė e pėrēara, ndėrsa unė i them se jemi tė pėrēarė qė nė rrėnjė!

O Shqiptar! Trashigimtar i pėrēarjes dhe dyluftimit – bashkohu!

Post Scriptum. Kėrkoj falje nėse ndonjė fjalė nuk e kam shkruar mirė, gjegjėsisht sipas rregullave tė drejtshkrimit kulleristik! Kurse ju Kullera, mos mė shani, bėhuni sikur as edhe kėsaj here Spo ju nin. Just keep staying cool, be njerėz!

qka me bo keshtu eshte jeta me kullera krejta prishtina eshte me kullera


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.