|
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit .... |
24-04-05, 05:53
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
KULTURA SHQIPTARE DHE BESIMET FETARE (toleranca)
Deklaratė e Angazhimeve Morale tė Pėrbashkėta
18 Mars 2005
* Duke marrė parasysh bashkėjetesėn nė paqe e tė frytshme gjatė brezave tė komuniteteve tė feve tradicionale nė Shqipėri;
* Duke pasur ndėr mend periudhėn 50-vjeēare tė vuajtjeve tė pėrbashkėta, kur tradita jonė e besimit, vlerat dhe idetė mundėn tė mbijetonin falė pėrpjekjesh tė mėdha nė kushtet e mohimit total tė besimit dhe tė institucioneve fetare;
* Duke qėnė tė vetėdijshėm se -Lavdi Zotit- kemi lėnė prapa periudhėn e shtypjes dhe feja mundi tė rilindė nė Shqipėri me tė gjitha format dhe praktikat e saj, duke rimarė vendin qė i takon nė njė shoqėri demokratike;
* Por ndėrkohė, duke qėnė nė dijeni se mosmarrėveshjet fetare nė shumė vende tė botės, madje edhe fare pranė nesh, janė tė lidhura me konflikte etnike, sociale politike etj.
Ne, komunitetet e feve tradicionale nė Shqipėri, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė (Kisha Orthodhokse), Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian ndjejmė thirrjen pėr tė treguar rrugėt e sė ardhmes, ndaj dhe kemi vendosur tė dalim me njė deklaratė tė pėrbashkėt.
Ne jemi tė vetėdijshėm dhe pranojmė se komunitetet tona fetare, janė tė ndryshėm nga njėri-tjetri dhe se secili prej tyre priret t'i jetė besnik besimit tė vet. Nė tė njėjtėn kohė jemi tė vetėdijshėm se traditat tona fetare e shpirtėrore kanė shumė vlera tė pėrbashkėta dhe se pikėrisht kėto vlera mund tė shėrbejnė si baza e vėrtetė e respektit tė ndėrsjelltė, bashkėpunimit dhe bashkėjetesės nė tė gjithė Shqipėrinė.
Ne, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian jemi krenarė pėr historinė e bashkėjetesės sė feve nė Shqipėri. Ne deklarojmė se dinjiteti i qenies njerzore dhe vlerat e tij janė dhuratė e Zotit. Besimet tona, secili nė menyrėn e vet, na bėjnė thirrje tė respektojmė tė drejtat themelore tė njeriut pėr ēdokėnd. Diskriminimi dhe dhuna ndaj ēdonjėrit ose shkelja e tė drejtave themelore, pėr ne, nuk ėshtė vetėm kundėr ligjeve qė ka bėrė njeriu, por edhe thyerje e Ligjit tė Zotit
Si pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare pėrkatėse, shprehim bindjen se pas ringritjes sė komuniteteve tona, kemi hyrė nė njė fazė tė re sprovash, e cila na ve si detyrė forcimin dhe pėrsėritjen e pėrpjekjeve pėr tė promovuar marrėdhėniet e mira qė kemi pasur gjithmonė si edhe dialogun e bashkėpunimin mes nesh, pėr tė rritur rolin e komuniteteve fetare nė shoqėrinė tonė. Me kėtė deklarate angazhohemi pėr sa mė poshtė:
* Ne do tė vazhdojmė t'u pėrkushtohemi lutjeve pėr tė ushqyer tolerancėn, bashkėjetesėn dhe paqen si nė komunitetet tona, ashtu edhe pėr gjithė shoqėrinė shqiptare. Ne angazhohemi gjithashtu tė vazhdojmė tė promovojmė njė atmosferė paqėsore brenda komuniteteve tona, duke ua theksuar klerikeve tanė se predikimi nė asnje rast nuk duhet tė nxisė urrejtje fetare.
* Do tė vazhdojmė tė edukojmė tė tėrė qė tė mirėkuptojnė dhe respektojnė traditat tona tė ndryshme fetare, nė mėnyrė qė tė parandalojmė mosdijen dhe frikėn, nxitjen e diskriminimit dhe dhunės. Pėr kėtė qėllim duhet te kemi sigurinė se programet dhe tekstet shkollore trajtojnė ēdo fe nė mėnyrė tė barabartė e tė hapur.
* Do tė vazhdojmė tė jemi tė hapur pėr bashkėpunim me organizata tė tjera civile e sociaIe pėr tė realizuar veprimtari tė pėrbashkėta, pėr tė cilat jemi tė gjithė tė interesuar.
* Do tė vazhdojmė tė bashkėpunojmė me anėn e takimeve tė ndėrsjellta pėr ruajtjen dhe promovimin e mirėkuptimit ndėrfetar nė Shqipėri dhe nė rajon.
* Do tė vazhdojmė tė angazhohemi pėr gjetjen e mjeteve pėr tė siguruar ndihmese pėr ata qė vuajnė nė mėnyra tė ndryshme nė shoqėrinė tonė.
Pėr mė tepėr ne, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian u bėjmė thirrje autoriteteve civile nė nivel lokal dhe shtetėror:
* Tė mbrojnė lirinė e tė gjithė pėrfaqėsuesve tė autorizuar ose udhėheqėsve fetare qė tė pėrmbushin misionin e tyre;
* Tė mbrojnė komunitetet fetare tradicionalė nga ēdo person apo grup (brenda apo jashtė komunitetit) I cili kėrkon tė uzurpojė emrin, pronat, simbolet apo vulėn e komuniteteve fetare. Nė raste tė tilla, mendojmė se ėshtė e domosdoshme ndėrhyrja energjike e shtetit ligjor, nė favor tė mbarėvajtjes sė veprimtarisė tė kėtyre komuniteteve;
* Tė sigurojnė mbėshtetje pėr zhvillimin e njė shoqėrie tė fuqishme civile, duke pėrshtatur ligje, rregulla financiare dhe politika tė tjera qė do tė sigurojnė kushtet e duhura pėr zhvillimin e mėtejmė tė komuniteteve fetare;
* Tė promovojnė dhe praktikojnė nė vijueshmėri demokracinė, tė drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor;
* Tė punojnė pėr rezolutėn mbi statusin ligjor tė komuniteteve fetare dhe pėr t'u kthyer atyre pronat qė iu shtetėzuan apo konfiskuan nė tė shkuarėn;
* Tė zhvillojnė nė media praktika tė tilla, tė cilat nuk pėrēajnė, nuk bėjnė thirrje pėr mosbesim dhe armiqėsi ndėrmjet njerėzve, por mund tė kontribuojnė pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė shėndetshme demokratike. Nė kėtė kuadėr ne i bėjmė gjithashtu thirrje medias tė jetė e drejtė dhe e respektueshme nė trajtimin e temave fetare.
Sė fundmi, ne i bėjmė thirrje tė gjithė shoqėrisė shqiptare, t'i rikthehet edhe njė herė vlerave tė besimit, mbrojtjes sė jetės dhe dinjitetit njerzor. Tė sillen me tė tjerėt ashtu siē do tė donin tė silleshin tė tjerėt me ta!
Komuniteti Musliman i Shqipėrisė
H. Selim Muēa
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit, Elbasanit dhe gjithė Shqipėrisė
Prof. Dr. Anastasi
Kisha Katolike
SH.T. Mons. Rrok Mirdita
Kryegjyshata Botėrore Bektashiane
H.D. Reshat Bardhi
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
19-06-05, 18:49
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Vetem njė po me intereson?
Perse askush nuk shkruan pėr tolerancen dhe tė debatojmė pėr ketė?!
A jemi dhe sa jemi e si duhet tė jemi tolerant pėr nga besimet fetare?!
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
19-06-05, 20:30
|
#3
|
meditues...
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
|
Shembull per kedo.
Si dhe per shume anetare te FD-se.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
|
|
|
19-06-05, 23:49
|
#4
|
Anėtarėsuar: 03-02-05
Vendndodhja: underground
Postime: 422
|
I nderuari the godfather, ka hyrė ne fuqi censura.
Nuk jemi te korruptuar fare, por gjdo afishim qe do tė bie ndesh me rregullat e forumit do tė transferohet ne koshin e forumit.
Afishimi juaj konsidroj se bie ndesh me keto rregulla sepse ju potenconi se nuk do tė ket toleranc nderfetare ne dardania.de etj. gjė pėr tė cilėn nuk jeni kompetent.
Ju ftoj qe te respektoni rregullat mos ofendoni e mos mbjellni urrejtje nderfetare.
Me nderime Bond
|
|
|
19-06-05, 23:58
|
#5
|
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
|
Psikolog,
Populli thote: "ma morre fjalen prej goje", sa pata ta celi nje teme per "Tolerancen nderfetare te shqiptareve", po ti paske qene me i shpejte.
Mendoj se shume libra te shkruar nga shkrimtaret shqiptare dhe vet historia deshmon per hegjemonitetin e shoqerise shqiptare perkunder besimeve te ndryshme qe kane mbizoteruar ne shqiptari.
Une personalisht krenohem me nje gje te tille. Besoj se kete tradite PATJETER duhet ta ruajme. Po kjo nuk duhet vetem deklarativisht, "duhet pune bac".
E para: Nuk ka qene me heret tradite e shqiptarit qe te poshteroje dhe nenvleftesoje vellaun e tij shqiptar me religjion tjeter vetem per shkak te te njejtit. Nuk eshte patjeter ti duash religjinet tjera, por ESHTE PATJETER qe ti RESPEKTOSH, mu per hire te ruajtjes se te cmuares tolerance.
Patjeter te permend se mu nga ju psikolg pashe se jeni njeri nder ata qe me se shumti prishni kete tolerance ne FD, me keqardhje them. Sugjeroj qe mos te luhet loja "gjuaj gurin - fsheh doren", ose mos te luhet loja - sulmoj e pastaj promovoj tolerance nderfetare. Mendoj kjo duhet te jete e qarte, nuk perkon me asnje etike shkrimi.
Vijoni me temen...sukses.
Panopticon.
|
|
|
20-06-05, 00:35
|
#6
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
|
Diskutim jasht teme
Bond
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
|
|
|
20-06-05, 21:39
|
#7
|
Anėtarėsuar: 03-02-05
Vendndodhja: underground
Postime: 422
|
I nderuar pėr ankesa ėshtė nenforumi mė poshtė.
me nderime Bond
|
|
|
20-06-05, 23:44
|
#8
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
I nderuari Ponoptikon.
Me duket se gishti i juaj ėshtė pak dallash i orjentuar kah une , por ju keni tė drejtė tė shprehni mendimin tuaj , por realiteti qendron krejt ndryshe dhe tjeterkund.
Nuk po kerkojm fajtorė tash ketu , qė te fikim zjarrin me gaz , por ne fakt njė thirrje tė tillė e kam berė qe moti por ajo ka deshtuar, se dij se qe sa keni qenė aktiv ketu ne ketė forum , por edhe toleranca humbi dikur pasi u hskelen shumė njerez norma dhe rregulla e fakte historike, se dij se ku ishe ti i nderuar , qe gishtin tendė tė ja drejtosh tjeterkuj.
Por ska lidhje kjo , sė paku keni shprehur mendimin tuaj , e shpresoj se nuk e ke mllefė.
Nderime
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
21-06-05, 10:07
|
#9
|
Anėtarėsuar: 07-05-05
Vendndodhja: Kosove
Postime: 165
|
Diskutim jasht teme
Bond
__________________
Te gjithė do tė bien,ata qė qėndrojn mė lartė do tė bien mė keq !!!
|
|
|
21-06-05, 11:01
|
#10
|
meditues...
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
|
Mund te them se ne Shqiperi, ekziston jashtezakonisht shume toleranca fetare. Fejaeshte gjeja e fundit qe pyetet ne jeten shoqerore te nje njeriu, per te mos then fare.
Te gjithe duhet te marrin shembull.
...dhe te mos lejojme disa qe te na prishin imazhin tone tolerant ne bote...
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
|
|
|
21-06-05, 12:05
|
#11
|
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
I nderuari Ponoptikon.
Me duket se gishti i juaj ėshtė pak dallash i orjentuar kah une , por ju keni tė drejtė tė shprehni mendimin tuaj , por realiteti qendron krejt ndryshe dhe tjeterkund.
Nuk po kerkojm fajtorė tash ketu , qė te fikim zjarrin me gaz , por ne fakt njė thirrje tė tillė e kam berė qe moti por ajo ka deshtuar, se dij se qe sa keni qenė aktiv ketu ne ketė forum , por edhe toleranca humbi dikur pasi u hskelen shumė njerez norma dhe rregulla e fakte historike, se dij se ku ishe ti i nderuar , qe gishtin tendė tė ja drejtosh tjeterkuj.
Por ska lidhje kjo , sė paku keni shprehur mendimin tuaj , e shpresoj se nuk e ke mllefė.
Nderime
|
I nderuari Psikologu,
Ajo qe une drejtova gishtin tek ju ishte RASTESI, sepse ju ishit hapesi i temes per "tolerance", e nga ana tjeter jeni bashkefajtor per jotelarnce ketu ne forum, mendoj kjo eshte fakt i argumentuar me ate se u pashe se keni hapur temat dhe/ose keni kontribuar ne temat: (1) Kurani liber apo liber i shenjte? dhe (2) Gojedhenat ne Kuran, tema te cilat ne boten islame nuk diskutohen, po thjesht jane nje tabu.
Une e di se shqiptaret jomuslimane e kontestojne autenticitetin e Kuranit, qe eshte normale (sic jeni ju), por shqiptaret me heret PER HIRE TE TOLERANCES nuk kane hapur ksi lloj temash - ne menyre qe te mos prekin vellezerit e tyre shqiptar muslimane. Ju keni hapur, rrjedhimisht keni kontribuuar per xixa jotolerance ne forum, ky eshte nje konstatim i thjeshte logjik.
Nuk e mohoj mundesine se ketu ne forum mund te kete pasur vice-versa raste, dmth nje shqiptar musliman te kete hapur tema jodiskutabile (jokontestuese) per boten krishtere. Nese ai do ta kishte hapur kete teme, dhe do te shihja se ka kontribuar ne jotelerance ne forum, DO TIA THOSHA EDHE ATIJ, perkatesia ime islame nuk me pengon qe te luftoj per tolerance nderfetare nder shqiptaret.
Une jam i bindur se ne shqiptaret kemi kapacitet dhe vlera te mjaftueshme per ta ruajtur tolerancen fetare nder ne, tolerance e cila me shekuj i ka ruajtur shqiptaret nga asimilimi prej pushtuesve. Bindja ime ne kete - me ben qe une te luftoj per qellimin.
Juaji,
Panopticon.
|
|
|
21-06-05, 18:48
|
#12
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Sa bukur ore Ponoptikon e formulon fjalen tende dhe mendimin.
Ti shkruan aq bukur duke u munduar te bindesh dikend me thenjet tua, por ja qka na shkruan ti;
Citim:
Ajo qe une drejtova gishtin tek ju ishte RASTESI, sepse ju ishit hapesi i temes per "tolerance", e nga ana tjeter jeni bashkefajtor per jotelarnce ketu ne forum, mendoj kjo eshte fakt i argumentuar me ate se u pashe se keni hapur temat dhe/ose keni kontribuar ne temat: (1) Kurani liber apo liber i shenjte? dhe (2) Gojedhenat ne Kuran, tema te cilat ne boten islame nuk diskutohen, po thjesht jane nje tabu.
|
Simbas teje kjo quhet cenzurė Islame dhe nuk lejohet debatim rrethė kesaj , por a thua ato tema kunde Bibles e cdo thenje Biblike si tė duken tė mira apo?!
Me duket se duhet tė themė mireseardhje ne Companin e vjeter fundamentale.
Temat qe une i kam hapur janė tė bazuara ne fakte se nga kush dhe si , nuk i ke vetem tema " hava" neper qiell, e nese edhe fakti vret e ska kunderfakt , atehere skam se cka tė ju bejė.
Ju deshironi qė cdo temė kunder besimeve tė ndryshme tė debatohet e te nenvlersohet por nga Kurani aspak jo, pse ore, a ban kjo keshtu a jo?!
Perderisa tė mesoheni tė jeni relativ nuk do tė ndalim diskutimet aspak ne asnjė menyrė , e pra kur tė vijm ne piken e marrveshjes e kur tė ju thuash edhe atyre qė nuk hapen tema qe skan formė debati , atehere flasim prapė.
Shko hyni rend dhe numeroj se sa tema janė paralele pėr diskutime dhe sa jo , sa janė kunder Islamit e sa jo.
E nxjerrim te verteten ne shesh , e ajo e vertet diku dhemb e dikun kalon.
Faktet pėr Kuranin si liber a munde ti ulesh poshtė jo, tė dhenat e Islamisteve ishin keto , jo tė orjentalisteve, pra flisni me ata se une se thash por e thanė ata.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
21-06-05, 19:20
|
#13
|
Anėtarėsuar: 07-05-05
Vendndodhja: Kosove
Postime: 165
|
Citim:
Simbas teje kjo quhet cenzurė Islame dhe nuk lejohet debatim rrethė kesaj , por a thua ato tema kunde Bibles e cdo thenje Biblike si tė duken tė mira apo?!
Me duket se duhet tė themė mireseardhje ne Companin e vjeter fundamentale.
Temat qe une i kam hapur janė tė bazuara ne fakte se nga kush dhe si , nuk i ke vetem tema " hava" neper qiell, e nese edhe fakti vret e ska kunderfakt , atehere skam se cka tė ju bejė.
Ju deshironi qė cdo temė kunder besimeve tė ndryshme tė debatohet e te nenvlersohet por nga Kurani aspak jo, pse ore, a ban kjo keshtu a jo?!
Perderisa tė mesoheni tė jeni relativ nuk do tė ndalim diskutimet aspak ne asnjė menyrė , e pra kur tė vijm ne piken e marrveshjes e kur tė ju thuash edhe atyre qė nuk hapen tema qe skan formė debati , atehere flasim prapė.
Shko hyni rend dhe numeroj se sa tema janė paralele pėr diskutime dhe sa jo , sa janė kunder Islamit e sa jo.
E nxjerrim te verteten ne shesh , e ajo e vertet diku dhemb e dikun kalon.
Faktet pėr Kuranin si liber a munde ti ulesh poshtė jo, tė dhenat e Islamisteve ishin keto , jo tė orjentalisteve, pra flisni me ata se une se thash por e thanė ata.
|
Derisa ne te mesohemi te jemi relativ :roll: ???
Citim:
Shko hyni rend dhe numeroj se sa tema janė paralele pėr diskutime dhe sa jo , sa janė kunder Islamit e sa jo.
|
Shko edhe ti hynju rend sa tema qe jane "kunder" krishterimit se cfare fakte te verteta ka aty per ate kurndershtim, se sa tema mbyllen ku ti mbetesh pa pergjigje ...etj etj etj...
Citim:
Ju deshironi qė cdo temė kunder besimeve tė ndryshme tė debatohet e te nenvlersohet por nga Kurani aspak jo, pse ore, a ban kjo keshtu a jo?!
|
Ne nuk deshirojm por cka te bejm ne qe ekzistojne ato gjera te ju qe jane per tu nenvleresuar ...qe as vete ske qen ne gjendje tu pergjigjesh e as qe je ...e Kur'anin askush nuk ka mundur ta nenvleresoj dhe as qe do te mundet kurren e kurres deri ne diten e fundit te botes ,deri ne gjykim ....e me lere ti qe mundohesh kot,bash KOT !!!
[quot[/quote]
__________________
Te gjithė do tė bien,ata qė qėndrojn mė lartė do tė bien mė keq !!!
|
|
|
21-06-05, 19:22
|
#14
|
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
Perderisa tė mesoheni tė jeni relativ nuk do tė ndalim diskutimet aspak ne asnjė menyrė...
|
NGA kuota, nje konkluzion qe tregon nje konstatim:
Ti (1) vendos KUSHT ne menyre qe te jesh ti pjese e tolerances nderfetare mes shqiptareve, bile edhe (2) je trim te thuash "nuk do tė ndalim diskutimet aspak ne asnjė menyrė". Me kete pjesen e dyte ti SHPALL LUFTE shqiptareve muslimane.
Ta them troc: ti nuk je bac per tolerance.
Panopticon.
|
|
|
21-06-05, 19:35
|
#15
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
|
Pėrshėndetje.
Panopticon mos je duke u ngutur nė vlerėsimin tėnd ndaj tė nderuarit Psikolog??
Unė pėr vete ka dy vite qė jam anėtare nė kėtė forum dhe nuk do tė guxoja tė dal me njė arėsyetim tė tillė pėr asnjėrin prej diskutuesve.
Ēuditem: Ju anėtarė i ri nė kėt forum dhe arritėt tė njihni menjėherė se kush ėshtė pėr tolerancė e kush jo.
Rrespekt.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:20.
|
|