Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-01-06, 16:48   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fatos Nano, 140 ditėt pas dorėheqjes

Si e kalon kohėn ish-kryeministri qė nga 1 shtatori i vitit tė kaluar

Jeta e re e Fatos Nanos, 140 ditėt pas dorėheqjes





Roland QAFOKU

Ka ndėrruar numrin e celularit. Edhe aparati mobil tani ėshtė njė “Nokia” 2005. Duart s’i heq nga timoni dhe fuoristrada “Tuareg Wolkswagen” me targė TR 2442 K, ėshtė “lodra” dhe hobi i tij i ditės. Pėr opinionin ai ka humbur fare. Nuk e shikon kurrkund. Nė parti jo e jo. Nė Parlament ka shkuar vetėm njė seancė. Nė zonė as qė bėhet fjalė. Kamerat dhe blicet e aparateve fotografikė s’kanė mundur tė fiksojnė ndonjė “public” tė tij. Ca thonė kinse ėshtė tėrhequr, pra ikėn e vjen. Njė pjesė betohet se do e bėjė si me katarsisin. Ca tė tjerė thonė se ėshtė zhdukur pėrgjithmonė nga politika. Po a mund tė zhduket Fatos Nano? Besohet se mė afėr sinoptikės politike jemi atėherė kur mendojmė se njė ditė ai do tė shpėrthejė. Do ia nisė me njė tur nė bazė, apo me uragan kritikash nė televizione? Pėr kėtė askush nuk mund tė vėrė bast. Por njė gjė ėshtė e sigurt, qė Fatos Nano, nė 140 ditė qė nga dorėheqja, jo vetėm ka pushuar, jo vetėm ka reflektuar, studiuar e medituar e jo vetėm ka bėrė plane. Gazeta “Tirana Observer” disponon axhendėn e plotė, tė gjitha takimet dhe lėvizjet e tij nė katėr muaj qė nga 1 shtatori 2005, kur nga poltroni i Kryeministrisė publikoi dorėheqjen. Por edhe pėr atė qė do tė realizojė nė tė ardhmen.

“Gėzuar Vitin e Ri” nė San Francisko
E ku ka mė mirė se ndėrrimin e viteve ta kalosh nė San Francisko. Nano ka pasur luksin qė nėn shoqėrinė e bashkėshortes Xhoana dhe tė birit tė saj, Klajdi, tė kalojė njė natė tė paharruar. Miqtė e tij tė afėrm tregojnė pėr “Tirana Observer” qė nė njė nga restorantet e hotelit me pesė yje “Hyatt”, Nano dhe 18 miqtė e tij kanė kaluar orė tė tėra tė kėtij gėzimi tė veēantė. Njė verė italiane pėr merak pėr ish-kryeministrin, ishte pija e asaj nate, ndėrkohė qė njė meny po alla italiane ishte garnitura e njė mbrėmjeje tė veēantė. E shoqėruar me batuta nė breshėri, Nano nė njė moment ka hequr edhe kravatėn, si pėr tė kujtuar se nuk ėshtė mė kryeministėr dhe se tani nė kohė pushimesh i “falen” edhe veshje sportive. Momenti mė kulmor, ndezja tipike amerikane e fishekzjarrėve. Nano, sė bashku me miqtė, ka shėtitur mė pas rrugėt e San Franciskos, duke shijuar edhe bukuritė e kėtij qyteti, qė shquhet mė shumė edhe pėr urat e tij tė famshme.

Njė ditė e ish-kryeministrit
Njė ditė e ish-kryeministrit Nano nis dhe pėrfundon shumė thjesht. Shtėpia, dy apartamente nė katet 11 dhe 12 tė njė pallati tė ri te Shallvaret, gėlon nga punėt. Njė zgjim me nge nė njė orė pa merak dhe pa njė pa dy nisja e leximit tė gazetave. Miq tė tij na tregojnė se Nano nuk e ka hequr dhe zor se mund tė zhdukė ndonjėherė nga “veset” e tij leximin e tė gjithė titujve. E nis me “Shekullin”, me “Korrierin”, me “Tirana Observer” e “Panoramėn”, pėr tė vijuar mė pas me tė gjitha. Mėsojmė se lexon edhe detajet mė tė vogla, edhe ato qė edhe njė lexues rrace nuk do t’ia hidhte sytė. Por Nano duket se aty gjen atė pjesė tė jetės profesionale, qė nuk mund ta marrė nė vend tjetėr. Mė tej hap internetin, e zhytet aty nė njė oqean informacioni. Del me makinėn e tij “Touareg”, me tė cilėn duket sikur i bėn karshillėk atij “Land Roveri” qė fle nė garazh, njė makinė tė dhėnė nga Kryeministria si ish-kryeministėr. Mė tej pret miq, takon tė njohur, pa harruar ata qė ka mė tė dashur nė Tiranė, tė atin e tė birin. I kushton njė pjesė edhe shėndetit. Miqtė thonė se ėshtė shumė mirė, falė edhe ca fitnes nė njė ditė pushimi. Drekat dhe darkat nė Durrės, mė saktė nė Golem dhe te Shkėmbi i Kavajės, janė njė tjetėr preferencė. Pėr ta mbyllur ditėn pastaj me lexime librash pa fund.

Besnikėt e Nanos
Dikush tani mund tė thotė se janė tė paktė. Nė fakt, ata qė rrinė shumė me tė, janė jo mė shumė se gishtat e njėrės dorė. Por ama janė mė besnikėt. I pari ėshtė deputeti Taulant Balla, njė djalė i ri, i arsimuar nė Perėndim, qė vrullin e moshės e shpreh shpesh, por qė vlerėson shumė filozofinė e ish-kryetarit. Mė pas ėshtė po njė deputet tjetėr. Edhe Shpėtim Idrizi duhet tė ketė shumė besim te filozofia e Nanos, qė pėrherė vlerėson dhe pėrkrah tė rinjtė. Pėr miqtė e tjerė? Ca janė sezonalė, ca momentalė. Por mė tė shumtit janė ata qė nuk shprehen. Ndoshta fjalėn e tyre do ta thonė kur Nano tė nisė jetėn aktive.

Berisha, Rama, Majko, Meta?
Miqtė e tij pėrbetohen se nuk zė asnjė politikan nė gojė. Pak e besueshme kjo, por ndoshta edhe njė taktikė. Natyra e Nanos nuk mund tė shkėputet kurrė nga personazhet kundėrshtarė. Fundja, njė pjesė tė tyre i ka pasur miq tė mirė. Por stuhitė nė oqeanin e politikės i degdisėn simpatitė e tyre nė anė tė ndryshme. Ca prej tyre nė dy brigje tė largėta dhe njė Zot e di nėse mund tė afrohen. Megjithatė, askush nuk mund tė parashikojė njė diēka tė vėrtetė. Ajo do tė shihet atėherė kur Nano tė nisė betejėn publike.

“Rikthim nė Iden”
Eshtė njė film i vjetėr me titullin “Rikthim nė Iden”. Njė vajzė qė kthehet pikėrisht atje ku mendonin se ishte zhdukur. Pas disa vjetėsh ajo shfaqet sėrish, me njė sharm e me njė vetėsiguri dhe me njė famė tė re. Kur mbėrrin nė Iden dhe mėsojnė pėr tė vėrtetėn, habiten dhe tmerrohen tė gjithė. Ndoshta ėshtė pak e ekzagjeruar analogjia me Nanon, por rregulli i tij i deritanishėm me humbjet dhe rikthimet i pėrngjasin filmit. Zėrat pranė tij tė paktėn kėshtu e thonė. Ai njė ditė do tė rikthehet. Si do ta bėjė kėtė? Tė dhėnat flasin se dalja e parė publike do tė jetė pjesėmarrja nė njė seancė nė Parlament. Kjo mendohet tė jetė nė fillim tė shkurtit, si dita kur ai mund ta shpėtojė veten nga heqja e mandatit. Rregulli e do qė njė deputet nuk mund tė mungojė mė shumė se gjashtė muaj rresht nė Parlament. Dhe kėshtu me njė tė dalė bėn dy punė.

The Twin Towers office
Janė nja dy zyra pėr sė mbari nė katin e gjashtė tė Twein Towers-it. I ka prenotuar ish-kryeministri Nano. Ca punėtorė qė po djersijnė kėto ditė tregon se dita kur ai do tė vėrė kėmbėt aty do jetė e shpejtė. Miqtė e tij tregojnė se tani e tutje Nano do tė ketė njė zyrė pėr tė qenė aktiv nė politikė. Aty do tė punojė, do tė presė e pėrcjellė njerėz. Pse jo, nuk ėshtė e tepėrt tė themi se qė prej aty ai do tė lėshojė ato silurat e tij. Kė do tė zėnė? Miqtė pėr kėtė ngurojnė tė flasin. Qeverinė apo kreun e PS-sė? Kėtė e di vetėm Nano. Tė presim se ē’lloj armėsh politike do tė pėrdorė edhe njėherė pėr situatėn, njė nga personazhet mė tė spikatura tė politikės postkomuniste.

Vizitat tek i ati
Thanas Nano ėshtė babai I Fatosit. Njė plak I moēėm qė nė 23 mars mbush plot 90 vjeē. Duket se ish-kryeministri kėto ditė po I shfrytėzon mirė qė tė rrijė ca me tė atin. Tė afėrm thonė se ai ėshtė sėmurė dhe prania e Fatosit ia ka lehtėsuar pak pleqėrinė. Dhe plaku qė edhe nė momentet mė tė vėshtira e ka mbėshtetur tė birin, I ka respektuar familjen e tij, kėnaqet dhe me vizitat. Dhe Fatosi, shtėpinė e tij nė katin e gjashtė nė njė pallat pranė parlamentit e ka vizituar shpesh kėto ditė. Nuk ka harruar qė nė ēdo vajtje me vehte tė ketė edhe bashkėshoreten Xhoanėn.

JETESHKRIMI

EMRI: Fatos
ATESIA: Thanas
MBIEMRI: Nano
DITELINDJA: 16.09.1952
VENDLINDJA: Tiranė
ARSIMI: Fakulteti i Ekonomisė, specializuar pėr Ekonomi Politike nė Universitetin e Tiranės
GRADA SHKENCORE: Profesor, doktor
GJUHET E HUAJA: Anglisht, frėngjisht, italisht, rusisht,
serbokroatisht
GJENDJA FAMILJARE: I martuar me dy fėmijė
EKSPERIENCA PUNE:
1975-1978, Kombinati Metalurgjik Elbasan
1978-1981, studiues i ekonomisė botėrore nė Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste
1981-1984, ekonomist nė Priskė tė Tiranės
1984-1990, studiues i ekonomisė sė Lindjes, pedagog nė UT
PROBLEME ME DREJTESINE:
30 korrik 1993, pas heqjes sė imunitetit arrestohet me akuzėn e vjedhjes nė favor tė tė tretėve. Dėnohet me 12 vjet burg. Lirohet nė 14 mars, pas amnistisė sė presidentit Berisha. Bėn 1560 ditė burg.
AKTIVITETI POLITIK:
1990, sekretar i pėrgjithshėm i KM
1991, zv/kryeministėr
1991, kryeministėr
1991, kryeministėr pėr njė mandat tė dytė
1991, kryetar i Partisė Socialiste
1997, kryeministėr
11 tetor 1999, kryetar i Partisė Socialiste
2002, kryeministėr
Deputet nė legjislaturat 1991-1992, 1992-1996, 1997-2001, 2005


4 DOREHEQJET E MEDHA

22 MARS 1992
Jep dorėjeqjen nga kryeministėr pas fitores sė Partisė Demokratike nė zgjedhjet parlamentare.

28 SHTATOR 1998
Jep dorėheqjen si kryeministėr pas trazirave tė 12-13-14 shtatorit nė Tiranė.

20 NENTOR 1999
Jep dorėheqjen nga kryetar i Partisė Socialiste me tė njėjtėn arsye si dy mauj mė parė.

1 SHTATOR 2005
Jep dorėheqjen si kryeministėr dhe si kryetar I Partisė Socialiste pas humbjes sė zgjedhjeve

AXHENDA NANO NĖ 140 DITE

1 SHTATOR 2005
Kryeministri dhe kryetari i Partisė Socialsite Fatos Nano jep dorėheqjen nga tė dyja funksionet. Nė njė konferencė pėr shtyp ai deklaroi se humbja nė zgjedhjet e 3 korrikut pavarėsisht se ato ishin tė pa rregullta e detyruan tė merrte kėtė vendim.

3 SHTATOR 2005
Ish-kryeministri dhe deputeti i Sarandės Fatos Nano merr pjesė nė seancėn e parė tė sesionit tė parė tė parlamentit. Gjatė seancės ai nuk ka bėrė asnjė deklaratė, nuk e ka marrė asnjėherė fjalėn, madje nuk ka shkėmbyer biseda me asnjė nga kolegėt deputetė.

7 Tetor 2005
Njė ditė pas zgjedhjeve pėr kryetar nė kongresin e Partisė Socialiste, Fatos Nano jep njė interviostė nė televizionet Top Channel, Vizion Plus dhe News 24. Nano shprehet me ashpėrsi ndaj ndėrprerjes sė mandateve tė delegatėve nė kongres.

12 TETOR 2005
Fatos Nano merr pjesė si tifoz i skuadrės kombėtare gjatė ndeshjes qė u luajt nė stadiumin “Qemal Stafa”, me Turqinė. Ra nė sy ecja nė kėmbė e tij nga bulevardi deri nė stadium i shoqėruar nga deputeti Shpėtim Idrizi dhe Andis Harasani.

Tetor 2005
Fatos Nano merr njė tur vizitash nė Itali. I shoqėruar nga disa deputetė dhe miq tė tij, ai viziton disa shqiptarė qė jetojnė atje. Njė bisedė interesante telefonike ai ka bėrė edhe me kryeministrin Berluskoni ku kanė shkėmbyer urime tė ndėrsjellta.

15 Nėntor 2005
Ish-kryeministri Fatos Nano ndėrmerr njė turn tė rėndėsishėm nė Maqedoni. I shoqėruar nga disa miq tė tij ai viziton Shkupin dhe Tetovėn ku takon krerėt e partive shqiptare Ali Ahmetin dhe Arbėr Xhaferrin. Mėsohet se tema e bisedimeve kanė qėnė rajoni.

Nėntor 2005
Disa fundjava, ish-kryeministrit Nano i ka kaluar nė Athinė. Sėbashku me bashkėshorten e tij, Xhoana dhe tė birin e saj klajdi ata kanė qendruar nė disa hotele tė kryeqytetuit grek,, por njėkohėsisht kanė realizuar edhe disa takime me miq dhe tė afėrm.

19 dhjetor 2005-11 janar 2006
Fatos Nano nis njė tur privat nė SHBA. Ai shkon nė San Francisko, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Los Anxhelos. I shoqėruar nga deputetėt Shpėtim Idrizi dhe Taulant Balla, Nano feston edhe vitin e ri nė San Francisko nė njė restorant tė hotelit me pesė yje Hyatt.

PESE HOBET

LIBRI
Eshtė shndėrruar shumė shpejt nė njė lexues marramendės I librave. Pėrpos titujve tė shumtė dhe tė rinjė nė shqip, njė vend tė posaēėm nė menunė e tij zėnė edhe librat e huaj. Biblioteka me rreth 10 mijė libra kėto kohė ėshtė pasuruar shumė.

GAZETAT
Nuk ka hequr dorė nga ushqimi: gazetat e ditės. Si njė herė e njė kohė kur ishte kryeministėr, Nano lexon me po aq kujdes e me po aq kėrshėri ēdo mėnjgez tė gjithė tituj e gazetave. Por, nuk lė pas edhe gazetat e huaja qė I ndjek ne internet,.

INTERNETI
Fatos Nano e pėrdor si njė djalosh teknologjinė e fundit tė komunikimit internetin. Ēdo ditė ish-kryeministri klikon sitet mė tė rėndėsishme dhe marrja e informacioneve tė gazetave tė huaja e bėn pikėrisht nga tre dubėlvėtė e famshme.

MAKINA
Hobin e tij tė vjetėr-tė ri e dinė tė gjithė. Eshtė makina. Pothuajse ēdo lėvizje e bėn me Touaregun e tij. Njė makinė super qė Nano ia di hajrin mirė. Ndėrsa nė tė njėjtin garazh ka edhe njė makinė Land Rover qė ia ka dhėnė qeveria, por qė rezulton e prishur.

PARLAMENTI
E ka braktisur qė pas asaj pjesmarrje nė seancėn e parė. Qė nga ajo ditė, ish-kryeministri nuk ėshtė parė mė nė sallė. Por duket se do ti shpėtojė rregullit sipas tė cilit ai deputet qė nuk merr pjesė 6 muaj rresht i hiqet mandati. Pritet qė nė shkurt tė jetė pjesmarrės.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.