Fjala e Presidentit tė Kosovės, para Kuvendit
Fjala e Presidentit tė Kosovės, para Kuvendit
Shanset e mira tė rinjohjeve shqiptare
Fatmir SEJDIU
Kam nderin e veēantė qė t'i drejtohem kėtij institucioni tė lartė tė demokracisė sė Shqipėrisė. Nderi, por edhe kėnaqėsia bėhen edhe mė tė mėdha kur tė kihen parasysh koha qė u desh tė kalonte para se Kosova dhe Shqipėria tė mund tė komunikonin lirshėm dhe normalisht.
Nė qershorin e vitit 1878, para 128 vjetėsh, prijėsit shqiptarė tė katėr vilajeteve u mblodhėn nė Prizren, nė qytetin e bukur tė Kosovės, pėr tė krijaur Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, qė pėrmblodhi aspiratat pavarėsiste tė shqiptarėve qė kishin lėnguar nėn sundimin qindravjeēar otoman.
Viti 1912, viti i shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ka mbetur nė historinė kombėtare me shijen e ėmbėl dhe tė hidhur pėrnjėherėsh: u kurorėzua shtetėsia shqiptare e gjysmės sė kombit, gjysma tjetėr mbeti jashtė. Thelbi i asaj gjysme tjetėr ėshtė Kosova e sotme, shteti qė po e bėjmė sot, gati njėqind vjet mė vonė.
Krahas rezistencės sė fuqishme tė dekadave tė tėra mė parė, me ngulm tė veēantė Kosova nisi rrugėn e demokracisė e tė pavarėsisė nė fund tė viteve '80, kur nėn drejtimin e Dr. Ibrahim Rugovės, njeriut tė urtė e intelektualit shembullor, u formua Lidhja Demokratike e Kosovės, i pari formacion jo komunist autokton nė hapėsirat shqiptare tė Ballkanit pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Mė 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovės shpalli Deklaratėn Kushtetuese, qė ne nė Kosovė i themi Deklarata e Pavarėsisė. Nė shtator tė vitit 1991 u mbajt Referendumi pėr pavarėsinė e Republikės sė Kosovės. Mė 24 Maj 1992 u mbajtėn zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale nė Kosovė. Dr.Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetari i parė i zgjedhur demokratikisht i Kosovės. Mė 1998 u mbajtėn zgjedhjet e dyta nė Kosovė.
Rruga e Kosovės pėr liri, demokraci e pavarėsi sikur edhe lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, sollėn nė qershorin e vitit 1999 lirinė tonė tė gjakur pėr shekuj, pėr tė cilėn derdhėn dije, djersė e gjak, breza tė tėrė shqiptarėsh. Liria e Kosovės bėhet edhe mė e ēmueshme, sepse ėshtė rezultat i pėrkrahjes vendimtare dhe ndihmės bujare tė miqve tanė, SHBA dhe UE nė rend tė parė, dhe shumė tė tjerėve qė krijuam nė kohėn e demokracisė sonė tė brendshme nė Kosovė.
Katėr palė zgjedhjet qėndrore dhe vendore qė janė mbajtur nė Kosovėn e lirė kanė dėshmuar vlerat demokratike dhe kulturėn shtetėrore qė kemi ndėrtuar nė kėto 16-17 vjet nė Kosovė.
Tashti mbetet ta kurorėzojmė pavarėsinė e Kosovės, qė besojmė se do tė bėhet sivjet, nė mbarim tė procesit ndėrkombėtar, tė cilit i prin Presidenti Marti Ahtisari, nė emėr tė Kombeve tė Bashkuara.
Me pavarėsimin e Kosovės, projekt qė mishėron ėndrrėn shekullore tė popullit tė Kosovės dhe idealizmin e pragmatizmin politik tė Ibrahim Rugovės, Presidentit historik tė Kosovės, por edhe me ėndrrat e parealizuara do tė bėhen realitet nė proceset integruese Evro-atlantike, qė ėshtė pėrcaktimi i fuqishėm i tė dyja vendeve tona. Integrimi dhe bashkimi me Unionin Evropian dhe NATO-n me vlerat e pėrbashkėta dhe veēantitė qė kemi ne, Kosova dhe Shqipėria, popujt tanė, shqiptarėt dhe pakicat ėshtė imperativ tani.
Kosova do tė ketė kujdes tė veēantė ndaj komuniteteve pakicė, duke i trajtuar tė gjithė ata dhe pa dallim nė pajtim me standartet mė tė larta ndėrkombėtare. Synimi ynė parėsor ėshtė ndėrtimi i njė Kosove tė pavarur e sovrane, e cila nderon dhe ruan veēantitė kulturore dhe etnike tė secilit.
Kosova dhe Shqipėria kanė shanset e mira tė rinjohjeve shqiptare, por edhe tė shqiptarėve me popuj qė i rrethojnė, duke mėsuar njėra prej tjetrės nga ato qė janė bėrė mirė apo keq pėrgjatė historisė, sidomos nė punė tė mbajtjes sė shtetit dhe tė ndėrtimit tė demokracisė.
Rroftė Kosova!
Rroftė Shqipėria!
Ju faleminderit
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|