Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-04-06, 12:35   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Interviste me Adem Demaēin

Interviste me Adem Demaēin
VLERA KOMBĖTARE SHQIPTARE ANTIKADARISTE DHE ANTIROGUVISTE QUHET ADEM DEMAĒI!

ELHAMI AJETIT: Pse nuk ke marrė pjesė nė varrimin e Presidentit Rugova edhe a i ke treguar vlerat e tua me kėtė veprim? Kaq.
ADEM DEMAĒI:- Zotėri Elhami Ajeti, njeriu i tregon vlerat e veta nė shumė mėnyra e edhe duke marrė pjesė, ose duke refuzuar qė tė marrė pjesė nė njė veprim tė caktuar. Edhe ju duke ma bėrė kėtė pyetje po i tregoni vlerat Tuaja. Po kam dėshirė tė besoj se kėtė pyetje jeni duke ma drejtuar me qėllim jo tė keq. Duhet ta dini se unė nuk kam pritur qė Presidenti juaj tė ndėrrojė jetė e, duke mos marrė pjesė nė varrimin e tij, t’i tregoja vlerat e mia. Kur kam dalė para gjyqit ēetnik, nė mars tė vitit 1959 e kur kam pasur guxim t’u thoja Kallugjeroviqit e Rakoqeviqit se Serbia ėshtė okupatore dhe se Kosova duhet tė shkėputet nga Jugosllavia dhe t’i bashkohet Shqipėrisė, mė duket se atėherė i kam treguar vlerat e mia. Nė atė gjykim, nė vend se tė mė shkonin djersėt mua, u shkonin djersėt Kallugjeroviqit e Rakoēeviēit...Pasi qė pata dalur nga burgu i parė, 18 nėntor 1961, nuk pata ndenjur duarkryq e tė jetoja nga “fama e heroit”. Nė hezin mė tė madh tė rankoviqizmit, mė 28 nėntor 1963, nė shtėpinė e Hysen Dacit, nė Mitrovicė, bashkė me babėn e tij, Hamdi Dacin, pastaj me Mustafa Venharin, Ramadan Shalėn, Kadri Kusarin, Sylė Shalėn, Din Spahinė, Fazli Graiēevcin, Rexhep Elmazin, Xhylie Radoniqin e Bedri Ēollakun (pėrveē Hysenit e meje, tė gjithė tė tjerėt tė ndjerė), themeluam LĖVIZJEN REVOLUCIONARE PĖR BASHKIMIN E SHQIPTARĖVE. Mė duket se zonja Xhylie e kėta burra dhe me qindra tė tjerė e tė tjera qė pa hezitim na u bashkuan e, bashkė me kėta edhe unė i pėrvuajturi, treguam vlerat tona. Historianėt e shitur pėr poste e pėr para, nėn dirigjimin e Prsidentit tė ndjerė dhe tė dallaverexhinjėve rreth e rrotull tij u munduan dhe po mundohen edhe sot e kėsaj dite qė ta mbulojnė me harresė dhe ta pėrbuzin organizatėn ilegale mė tė fuqishme e cila i dha grushtin mė tė fuqishm rankoviqizmit dhe hapi proceset e mėvonshme tė lėvizjes ēlirimtare nė Kosovė e rreth Kosovės. T’i lėmė burgjet se mos Ju dhemb koka... Kur, nė hovin mė tė madh tė politikės ēetnike-neofashiste tė Millosheviqit, mė 10 dhjetor tė vitit 1991, para deputetėve tė Parlamentit evropian, nė Strasbur, demaskova me argumente veprimet gjakatare dhe politikėn mafioze e kriminale tė hegjemonizmit serb, atje e atėherė i tregova vlerat e mia...Kur, nė shkurt, 1998, nė qendrėn amerikane nė Prishtinė, nė praninė e diplomatėve e gjeneralėve, diplomati i lartė Gelbart mė provokoi tri herė duke quajtur UĒK-nė, me zė tė lartė “organizatė terroriste”, unė, tri herė, me zė edhe mė tė lartė, iu pėrgjegja se UĒK-ja ėshtė ushtri ēlirimtare. Zotėri Gelbartit i vloi gjaku nė fytyrė. Edhe mua mė vloi gjaku nė fytyrė dhe me aq pėrfundoi dialogu ynė. Nė atė mėnyrė unė tregova vlerat e mia. Mirėpo, po atė natė, presidenti pėr tė cilin Ju po mė pyetni, nėnshkroi kumtesėn me tė cilėn dėnohej ēdo “veprim jopaqėsor nė Kosovė”. Aluzioni ishte i qartė: dėnohej kryengritja e popullit tonė nė krye me UĒK-nė... Duke refuzuar qė tė fshihem, por duke dalur nga tri herė nė ditė, bashkė me motrėn Ajshe, e duke shėtitur rrugėve tė Prishtinės, tė mbushura me tė gjitha llojet e ushtrive e policive serbe, nė atė mėnyrė kam treguar vlerat e mia... Kur mė arrestuan komandot serbe e kur ma futėn automatikun nė gjoks, nė maj tė 1999, e kur komandosit Janaēkoviq i thashė:”Mė vrit, por mos mė shajė”! Edhe atėherė tregova vlerat e mia. Ndoshta Ju mėrzita paksa zotėri Elhami, mirėpo Ju vėtė me pyetjen Tuaj sikur deshėt tė vėnit nė dyshim vlerat e mia dhe prandaj mė “tėrhoqėt pėr gjuhe”. Profetėve e liderėve tė rremė unė nuk ju bėj nderime. Kaq.


Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.