08-06-06, 12:18
|
#1
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Petersen-kryeadministrori i fundit i Kosove, largohet me 20 qershor 2006.
Petersen, mbreti i fundit nė Kosovė
Soren Jessen-Petersen pritet tė largohet sė shpejti nga Kosova. Kryeadministratori mė popullor - do tė jetė edhe Kryeadministratori i fundit nė Kosovė
Shpend Limoni
[email protected]
I kanė mbetur vetėm edhe pak ditė nė Kosovė dhe temėn e largimit tė tij tashmė ka filluar ta hapė nė muhabetet e darkave me zyrtarė tė Kosovės dhe ndėrkombėtarė. Danezit, i cili nė krye tė UNMIK'ut i ka mbushur dy vjet tė mandatit tė tij, i ka ardhur koha pėr t'i dhėnė fund punės nė vendin e administruar nga Kombet e Bashkuara qė pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 1999.
Soren Jessen-Petersen ėshtė emėruar nga Kofi Annan si shef i administratės ndėrkombėtare mė 16 qershor tė viti 2004, ndėrsa largimi i tij pritet tė ndodhė nė fund tė kėtij qershori. Ndonėse ēėshtja e largimit tė tij ėshtė pėrmendur nga vetė Soren Jessen-Petersen dhe ėshtė bėrė pjesė e pėrfoljeve nė rrethe tė ngushta, UNMIK nuk do qė tė flasė publikisht pėr kėtė.
Zyrtarė pėr informim tė UNMIK'ut e konsiderojnė kėtė si njė punė personale tė shefit tė tyre.
Zėdhėnėsi Aleksander Ivanko nuk ka dashur tė pėrgjigjet pėr Express
se kur do t'i skadojė kontrata danezit dhe nėse ai do tė largohet nga Kosova.
"Ne nuk komentojmė rreth ēėshtjeve personale dhe ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me kontratat", ka thėnė Ivanko, tė ma rtėn. Ai ka thėnė vetėm se Soren Jessen-Petersen do tė vazhdojė tė punojė edhe tutje. "Ai ėshtė duke punuar sikur qė ka bėrė edhe mė parė".
Soren Jessen-Petersen nė Kosovė ka ardhur nga Maqedonia, ku ishte duke shėrbyer si pėrfaqėsues special i BE-sė, duke u shndėrruar nė mėnyrė tė rrufeshme nė njė personalitet shumė popullor.
Si Kryeadministratori i pestė i Kosovės, sipas sondazheve vendore
e ndėrkombėtare, ai konsiderohet edhe mė i suksesshmi. Ditė mė parė, vetė danezi nuk ka pranuar tė flasė nėse do tė largohet nga Kosova, duke thėnė se do tė vazhdojė tė punėn.
"Unė momentalisht jam duke punuar pėr UNMIK'un. Dhe, nuk kam dėshirė qė tė spekuloj". Shefi i UNMIK'ut mė 20 qershor do tė udhėtojė drejt Neė York'ut,
pėr tė raportuar pėr herė tė fundit pėr vendin tė cilėn e ka administruar dy vjetėt e fundit.
Mė pas, pritet tė niset drejt Danimarkės, duke pėrmbyllur rrugėtimin e tij dinamik me Kosovėn. Pas largimit tė tij, siē pohohet, nė Kosovė nuk do tė ketė mė Kryeadministrator tė ri, ndėrsa administrata ndėrkombėtare do tė mbetet nėn udhėheqjen e zėvendėsit tė tij, amerikanit Steven Schook. "Kosova po hyn nė fazėn e fundit tė negociatave pėr statusin dhe roli kryesor ka kaluar tek Martti Ahtisaari dhe Albert Rohan. Ata tash janė 'zotėt' e kėtij vendi. Prandaj, nuk parashihet tė ketė edhe njė kryeadministrator tė ri", ka thėnė pėr Express njė zyrtar i lartė ndėrkombėtar nė Prishtinė.
UNMIK po pėrgatitet pėr dalje nga Kosova, kur Kėshilli i Sigurimit ta definojė se statusi ėshtė adoptuar dhe Rezolutės 1244 do t'i vijė fundi. Rezoluta 1244 pėrfaqėsuesve tė OKB'sė nė Kosovė u ka ofruar pushtet tej mase, ndėrsa Soren Jessen-Petersen ishte munduar qė tė balancojė ato, duke shfaqur afinitetet demokratike. Edhe pse ka udhėhequr njė aparat tė ndėrlikuar burokratik, i veshur me kompetenca prej sovrani, atij asnjėherė nuk i ka shkuar mendja se ėshtė mbret nė Kosovė. "Nuk e konsideroj vetėn mbret.
Termi mbret ėshtė shumė i mirė pėr ndonjė panoramė. Ne nė Danimarkė nuk kemi mbret. E kemi njė mbretėreshė", kishte deklaruar kohė mė parė Jessen- Petersen, nė njė intervistė pėr Express. Nėse anashkalohet njė letėr paralajmėruese e Veton Surroit pėr Shefin e UNMIK'ut, nė tė cilėn i kishte sugjeruar qė tė mos vite fare nė Kosovė, qėndrimin e Jessen-Petersen nė vend e kanė karakterizuar raporte tė mira me liderėt.
Gjatė periudhės dyvjeēare ai ka pasur rastin tė punojė me katėr kryeministra kosovarė. Ėshtė komentuar gjatė refuzimi i tij pėr t'u pėrfshirė nė kombinimet e
kosovarėve pėr koalicione qeveritare, tė cilėn e ka arsyetuar para "bosėve" tė tij me argumentin e respektimit tė demokracisė. Me krenari ka theksuar disa herė qasjen e vet tė mospėrzierjes nė procese brenda-politike, por nuk kanė munguar kritikat se ndonjėherė ka "shkelur" opozitėn, njashtu siē ėshtė akuzuar se ka toleruar korrupsionin.
Gazeta Tema
07 Qershor 2006
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|