|
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė. |
15-11-07, 11:05
|
#1
|
Anėtarėsuar: 10-11-07
Postime: 9
|
Drejtshkrimi I Fjalėve Me Parashtesa: ē-, Zh-, Sh- Qė Marrin Kuptim Tė Kundėrt
Drejtshkrimi i fjalėve me parashtesat: ē-, zh-,sh-, qė marrin kuptim tė kundėrt ose nuanca pėrforcuese, mund tė kuptohet mė lehtė, duke e bėrė ndarjen e tingujve tė gjuhės shqipe, qė nyjtohen sipas pjesėmarrjes (aktivitetit) tė tejzave tė zėrit.
Mė poshtė po e paraqesim tabelėn:
__________________________________________________ __________________________________
| Zanore | sonante | bashkėtingėllore _ |
Tė zėshme | a, e, ė, i,o, u, y. | j, r, rr, l, ll, m, n, nj | b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh, h |
Tė pazėshme | | p, t, th, k, q, f, c, ē, s, sh, |
Fjalėt me tinguj nistorė zanorė :a-, e-, ė-,o-, i-, u-; dhe tingujt sonante: j-, l-, ll-, m- , n-, nj-,r-, rr-; si dhe bashkėtingėllorja grykore h-; krijojnė fjalė me kuptim tė kundrėt duke marrė parashtesėn (ē-): armatim(ēarmatim), akordim(ēakordim), atdhesim(ēatdhesim); embrionizim(ēembrionizim), emrim(ēemrim), endje(ēendje); ėnjtje(ēėnjtje); intengrim(ēintegrim); organizim (ēorganizim), orjentim(ēorjentim); urėzim(ēurėzim), e fjalė tė ngjashme si kėto.
Pėrjashtim bėjnė fjalėt qė fillojnė me nistoren y-: yndyrė, yllėsi ,yllėshuar, nuk kanė kuptim tė kundėt .
Parashtesa ē-, edhe para tingujve sonante: j-, l-, ll-, m-, n-, nj-, r-, rr-, si dhe grykores h-, e ruan trajtėn: jonizim(ējonizim), lodhje(ēlodhje); magnetizim(ēmagnetizim), mbėshtetje (ēmbėshtetje); montim(ēmontim); nderoj(ēnderoj), njerėzore(ēnjerėzore), regjistrim(ēregjistrim), rregulloj(ērregulloj); huazoj(ēhuazoj), hidratizim(ēhidratizim), e fjalė tė tjera si kėto.
Fjalėt qė fillojnė me nistore ll-, si: llagap, llamburitje, llahtarisje etj. nuk kanė kuptim tė kundėrt.
Tingujt bashkėtingėllorė tė zėshėm: b-, d-, dh-, g-, gj-, v-, te fjalėt qė marrim kuptim tė kundėrt marrin parashtesėn zh- : bėhet(zhbėhet), bllokoj(zhbllokoj), dukje(zhdukje), dredh(zhdredh), drjet(zhdrejt); dhjamos(zhdhjamos), dhėnė(zhdhėnė), gardhim(zhgardhim), gozhdoj(zhgozhdoj)gjakėsoj(zhgjakėsoj); varrim(zhvarrim), vendosje(zhvendosje) e fjalė tė tjera tė ngjashme si kėto.
Fjalėt qė fillojnė me tingujt bashkėtingėllorė tė zėshėm: x-, xh-, z-,nuk krijojnė fjalė me kuptim tė kundėrt si: xehtar, xixė; xheloz; zhufkė; zotėrim, zymtėsi, zyrtar e tė tjera tė kėtij lloji.
Me parashtesėn sh- shkruhen fjalėt, tė cilat fillojnė me tingujt bashkėtingėllorė tė pazėshėm: p, t, th, k, q, f : palosje(shpalosje), pagim(shpagim), pyllėzim(shpyllėzim), tjellė(shtjellė), tjerrė(shtjerrė); thurė(shthurė); kurorėzim(shkurorėzim), kėputje(shkėputje); kyēje(shkyqje), qetėsim(shqetėsim), qepje(shqepje); fletoj(shfletoj), frenim(shfrenim), farosje(shfarosje),etj.
Fjalėt e gjuhės shqipe qė fillojnė me tingujt nistorė: c-, ē-,s- nuk kanė kuptim tė kundėrt. P.sh. citoj, copėtoj, copėzim, cytje; ēelikos, ēetoj, sajim, saktėsim, sėmurė, sillem etj.
|
|
|
15-11-07, 20:00
|
#2
|
Anėtarėsuar: 10-11-07
Postime: 9
|
Titulli: Drejtshkrimi I Fjalėve Me Parashtesa: ē-, Zh-, Sh- Qė Marrin Kuptim Tė Kundėrt
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Imeri

Kėrkoj falje pėr gabimin teknik nė tabelen e lartshėnuar, po jap njė pasqyrėz plotėsuese:
Zanore: a, e, ė, i,o, u, y; sonante: j, r, rr, l, ll, m, n, nj; grykorja: h,
Bashkėtingėllore tė zėshme: b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh,
Bashkėtingėllore tė pazėshme: p, t, th, k, q, f, c, ē, s, sh,
__________________
Prof. Imer Krasniqi
|
|
|
16-11-07, 02:04
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Titulli: Drejtshkrimi I Fjalėve Me Parashtesa: ē-, Zh-, Sh- Qė Marrin Kuptim Tė Kundėrt
Zotėri Imer, nė drejtshkrimin e fjalėve me parashtesat ē-, sh- qė marrin kuptim tė kundėrt ose nuanca pėrforcuese, a mund tė trajtojm edhe rastin kur parashtesat formojnė folje nga emri, apo mos kam dal jasht kornizave tė fjalės (temės).
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
18-11-07, 10:35
|
#4
|
Anėtarėsuar: 10-11-07
Postime: 9
|
Titulli: Drejtshkrimi I Fjalėve Me Parashtesa: ē-, Zh-, Sh- Qė Marrin Kuptim Tė Kundėrt
Zotėri Dilave, nė pyetjen tuaj nese mundem do tė pėrgjigjem sa mė shkurt!
Fjalėt qė dalin me kuptim tė kundėt me parashtesat: Ē-, Zh-,Sh-, e ruajnė trajten e tyre si tė emrat, mbiemrat, foljet dhe ndajfolje qė dalin prej tyre.
Po jap nga njė shembull pėr secilėn parashtesė
Me parashtesėn ē-: atdhesim (ēatdhesim)-emėr; i ēatdhesuar,e ēatdhesuar -mbiemėr: ēatdhesohem, ēatdhesoj, ishte ēatdhesuar-folje. Mendoj(ēmendoj)- folje;ēmenduri-a(emėr i gjinisė femėrore); ēmendurisht-ndajfolje.
Me parashtesėn zh-: bllokim(zhbllokim)-emėr; i zhbllokuar,e zhbllokuar-mbiemėr; zhbllokohem, zhbllokoj, ishte zhbllokuar - folje.
Me parashtesėn sh-:kurorėzim(shkurorėzim)-emėr; i shkurorėzuar,e shkurorėzuar -mbiemėr; shkurorėzohem,shkurorėzoj, ishte shkurorėzuar - folje.
Me rrespekt ju pėshendes. Imeri.
__________________
Prof. Imer Krasniqi
|
|
|
19-11-07, 00:35
|
#5
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Titulli: Drejtshkrimi I Fjalėve Me Parashtesa: ē-, Zh-, Sh- Qė Marrin Kuptim Tė Kundėrt
Zotėri Imer, si e keni parqit mė lartė edhe ju e dimė se parashtesat mė prodhimtare nė fushėn e formimit tė foljeve tė prejardhura janė: pėr- sh-, (ē-, zh-).
Me parashtesėn sh-, formohen folje kryesisht nga foljet dhe mė pak nga emrat, por kemi edhe raste kur me prapashtesėn sh-/ē formohen edhe pak folje nga emrat. Raste tė kėtilla kemi atėherė kur tema e emrit mbaron me njė ė ose e tė patheksuar, si p. sh. pikė, shpik, faqe, shfaq, koqe, shkoq, kjo mbetet jasht temės sė foljes, pėr arsye se nė sistemin foljor tė shqipės nuk ka asnjė folje, tema e sė cilės mbaron me njė zanore tė tillė.
Nuk jam njohės i rregullave tė shqipės, por nė firmėn tuaj lexova titullin prof e mė grithi merkau tė hy i cik nė debat.
Me respekt ju pėrshendes dhe ju ftoj tė na sjellni koncepte e rregulla tė drejtshkrimit nė kėtė faqe elektronike, ku shumica i pėrcjellim mė vėmendje e besa edhe mėsojmė nga pak.
Dilaveri
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:10.
|
|