Pacolli: Pavarėsia nuk ėshtė monopol i Grupit Negociator
Nga Rabie Bala, Epoka e Vjeter
Grupi Negociator duhet tė jetė i kujdesshėm, tė qėndrojė pranė asaj qė i ka premtuar popullit dhe ta informojnė popullin pėr ēdo ndryshim apo lėshim dhe tė jetė transparent, pėr arsye se pavarėsia nuk ėshtė monopol i Grupit Negociator, tha kryetari i partisė Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli nė njė intervistė pėr “Epokėn e re”.
Ku ndryshon programi i partisė suaj nga programet e partive tė tjera dhe cilat janė pėrparėsitė?
Nuk do tė marr pėr bazė planet e partive tė tjera. Unė, nėse kam shans tė konsultohem me planet e partive tė tjera, atė ēka ėshtė e mirė do ta marr, atė ēka ėshtė e keqe nuk do ta lėmė nė program. Ne jemi parti qė do mundohemi qė tė shkojmė drejt mirėqenies sė Kosovės.
A mendoni se ka hapėsirė pėr pėrmirėsime?
Jo, unė e vlerėsoj shumė punėn e delegatėve qė kanė bėrė deri mė tani. Ata kanė bėrė punė shumė tė vyeshme dhe kanė qenė shumė tė suksesshėm. Ju dėgjuat faktet, e patė numrin e anėtarėve tanė dhe e patė se ka ēka do tė diskutohet. Ne jemi parti qė ēdo ditė mėsojmė. Tani kėrkohet tė punojmė dhe ta adaptojmė programin tonė pėr njė ardhmėri mė tė mirė tė Kosovės. Duhet tė kemi program qė ėshtė i frytshėm qė garanton ekzistueshmėrinė nė tė ardhmen.
Ju gjatė fjalimit tuaj nė kėtė kuvend shprehėt respekt pėr tė gjitha partitė politike nė vend dhe ekipin negociator pėrgėzuat pėr punėn. Dhe si komentoni mosarritjen ende tė njė konsensusi pėr simbolet shtetėrore?
Unė i kam lavdėruar ata pėr punėn qė kanė bėrė, sepse nuk mundet tė mos pėrmendet ajo nėse me vėmendje e shikojmė unė kam bėrė edhe kam qenė alergjik ndaj disa gjėrave qė janė prezente lidhur me mos transparencėn e tyre dhe mos komunikimi me popullatėn. Sa i pėrket asaj pėr simbolet, ne nuk dimė ēka kanė vendosur. Ata e dinė ēka kanė vendosur. Ne nuk dimė fare, sepse jemi totalisht tė pėrjashtuar prej ēdo rrjedhe dhe kjo absolutisht nuk ėshtė e drejtė. Neve duhet tė na i hapin dyert qė tė japim kontributin tonė nė ēdo drejtim, e sidomos kur ka qenė nevoja pėr lobimin tek anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit. Shumicėn e shteteve tė Kėshillit tė Sigurimit qė janė, unė i njoh personalisht dhe kam qasje direkte te ta. Ajo ēka ka qenė anormale qė njėri nga Ekipi i Unitetit apo Qeverisė sė Kosovės nuk di ku diku nė Afrikėn Jugore ose nė Peru ėshtė takuar me njė sekretar atje. Kurse unė dy herė isha nė Peru dhe dy herat jam pranuar nga kryetari i Perusė dhe jam pranuar me gjithė respektin. Ose nė Afrikėn Jugore, atje qė unė kam mundur pėrmes zotit Mandela sigurisht qė ai takim kishte dalė me njė deklaratė nė pranim tė dokumentit Ahtisari dhe ajo kishte ndikuar jo vetėm tek Afrika e Jugut, por edhe te krejt anėtarėt e KS.
Si mendoni, a do ta bllokojė Rusia miratimin e njė rezolute tė re pėr Kosovėn?
Unė flas dhe mendoj gjithmonė nė mėnyrė konstruktive. Jam i bindur qė Rusia do tė jetė shumė e matur para se tė vendosė. Ėshtė normale dhe ėshtė e drejtė e tyre qė tė mbrojnė interesat e Serbisė. Ėshtė dashur tė punohet. Ne nuk duhet tė ndėrtojmė murin, ne duhet tė shkatėrrojmė murin. Ne nuk duhet tė jetojmė prej tė shkuarės, por duhet tė luftojmė dhe ta ndėrtojmė tė ardhmen, tė jemi tolerant dhe tė bashkėpunojmė me lindjen dhe perėndimin, jugun apo veriun me ēdo kenė.
Z. Pacolli, ju thatė se keni lobuar pėr pavarėsinė e Kosovės. A mund tė na thuash se nė cilat vende ke lobuar dhe ēfarė premtuan ato?
Unė them se Ekipi Negociator ka mund tė kompletohet lidhur me lobimin. Unė kam lobuar nė Amerikė pėr tri vjet kam derdhur energji. Unė ēdo herė kam informuar liderėt partiak kėtu dhe qeveritarėt, si dhe presidentin pėr pėrpjekjet e mia nė kėtė drejtim.
A keni ndonjė premtim nga pala ruse deri mė tani?
Unė them se nuk do tė isha preokupuar me Rusinė. Rusia normalisht qė edhe pėrmes Kosovės pėrdor mėnyrėn e vet pėr tė rregulluar situatėn e vet, tė rregullojė problemet tani qė i ka mes perėndimit dhe lindjes.
Flitet pėr shtrirjen e NATO-s nė territoret e Bashkimit Sovjetik, flitet pėr armėt bėrthamore, flitet pėr monopolarizėm e ēdo gjė tjetėr e pėr Kosovėn nė Munih gati se nuk ėshtė fol fare. Kėshtu ka ndodhur edhe me zonjėn Kondoliza Rajs. Ajo ka qenė nė Moskė dhe ka biseduar 99 pėr qind pėr problemet tjera.
A do tė kishit bėrė koalicion me partitė tjera nė zgjedhjet e ardhshme, p.sh. me partinė e Nexhat Dacit apo AAK-nė?
Ēdo parti politike nė vend qė mendon se ne mundemi me qenė partner pse tė mos jemi, pse tė refuzojmė p.sh. partinė e Dacit. Edhe ata kanė vlerat e veta po tė jetė ndonjė shenjė nga ta se duan tė bashkėpunojnė me ne, kjo do tė jetė temė e diskutimeve.
Ēfarė prisni nga vendimi i KS tė KB-sė pėr Kosovėn, do tė ketė njė rezolutė tė re sipas planit tė Ahtisarit, apo mund tė ndodhin modifikime nė planin e Ahtisarit siē po flitet?
Unė dėshiroj shumė qė tė bėhet miratimi i rezolutės, dhe se nuk duhet tė ketė zvarritje tė pakufishme, por as ndryshime nė pakon e Ahtisarit. Sado qė tė jetė negative apo pozitive, ne e kemi miratuar atė pako, e kemi pranuar dhe ajo duhet tė shkojė pa ndryshime.
Cili ėshtė mesazhi apo sugjerimi juaj pėr Ekipin e Unitetit?
Tė jenė tė kujdesshėm, tė qėndrojnė pranė asaj qė i kanė premtuar popullit, ta informojnė popullin pėr ēdo ndryshim apo lėshim, qė tė mos jenė tė mbyllur, por transparent, pėr arsye se pavarėsia nuk ėshtė monopol i Grupit Negociator. Pavarėsia ėshtė e drejtė qė u takon tė gjithė kosovarėve, ty personalisht, familjes suaj, motrave dhe vėllezėrve tanė, tė gjithė neve.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|