|
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ? |
22-05-07, 19:09
|
#1
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Mishi i peshkut dhe rėndėsia pėr shėndet
Roli dhe dobia e madhe e peshkut I pasur ne perberes ushqimore thelbesore, peshku eshte mjaft i dobishem per shendetin e njeriut dhe ai duhet perdorur sa me shpesh.
Peshku ka qene mjaft i pranishem ne jeten e njeriut gjate gjithe historise se shoqerise njerezore, jo vetem si ushqim, por dhe si element simbolik apo shprehje e mitologjive te vjetra qe nga koha e paganizmit dhe me pas qyteterimeve te tjera si antikiteti greko-romak, etj. Ja pse kemi degjuar te flitet per Konstelacionin e Peshqve te kohes se qyteterimit babilonas, per njeriun amfib apo per Aferditen, Erosin, madje dhe perbindeshit Typhon, qe ishin gjysem peshq e gjysem njerez dhe hyjni. Te tilla ishin dhe sirenat qe iu shfaqen Odiseut gjate kthimit te tij nga Itaka. Por peshku ka qene njekohesisht dhe burim i jetes dhe i ekzistences se njeriut, madje si nje nga ushqimet me te pastra dhe te ushqyeshme te tij.
Proteina qe asimilohen mire
Sot ne bote ekzistojne rreth 20 mije lloje peshqish por nga kjo game e gjere perfitohet vetem ne pak prej tyre. Proteinat e peshqve jane proteina qe asimilohen mire. Ato permbajne aminoacide, aq te domosdoshme per jeten e njeriut, si isoleucina apo valina, te cilat marrin pjese ne formimin e muskulit apo te glutamines, e cila vepron kunder lodhjes. Peshqit kane gjer ne 27 g proteina ne 100 gr, pra kane me shume se mishi ose veshkat e vicit (15 g/100 g), apo zorret e derrit (17 g/100 g). Peshqit me me proteina jane peshku ton me (27 g/100 g, bakalaro i kripur me 25 g, barbuni me 24 g.
Minerale per sistemin nervor, muskujt dhe kockat
Permbajtja ne fosfor te peshqit eshte e larte: 300 mg/100 g per peshkun ton dhe gjer ne 470 mg per sardelet. E shoqeruar me kalcium, fosfori eshte i mrekullueshem per kockat. Peshku na furnizon me jod (me pak peshqit e ujrave te embla), i cili eshte i nevojshem per fabrikimin e hormoneve te tiroideve. Keto te fundit jane te rendesishme per krijimin e embrionit te bebes si dhe ne moshen e pubertetit te femijeve. Gjithashtu ne perberje te peshkut gjenden dhe fluori, kobalti, manganezi, por edhe kaliumi, bakri, selenium, etj. Grate shtatzena e kane te nevojshme te ushqehen me peshk, meqe gjate shtatzenise ato kane nevoje dy here me shume per hekur.
Peshku Toni ka hekur me shumice. Por sidoqofte, nuk duhet abuzuar me ngrenie masive dhe te vazhdueshme, ose peshqit duhet te jene te ndryshem, pasi shume merkur sjell jo vetem probleme kardiovaskulare, por ndikon ne zhvillimin jo te mire neurologjik te bebes ne bark te nenes.
Nje perqindje e madhe ne vitamina
Peshku permban vitamina B, si vitaminen B6, e cila lufton anemine; vitaminen D, aq e rendesishme per asimilimin e kalciumit, etj. Melcia e peshkut ka vitaminen A, antioksiduese, e cila eshte teper e dobishme per syte dhe lekuren. Gjenden gjithashtu dhe vitaminat B2, B12, PP.
Omega 3 mbron zemren
Vetem peshqit e dhjamte jane te pasur ne Omega 3, acide yndyrore te pangopur, mbrojtes kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili permban acide yndyrore te ngopur. Peshqit e dhjamte kane 6 % lipide dhe midis tyre jane ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj. Peshqit gjysem te dhjamet, si peshku shpate, barbunji, etj, kane 2-6 %, ndersa ata pa dhjame si koci, levreku, etj, kane me pak se 2 %. Disa njerez nuk e hane lekuren e peshkut, por edhe pse ajo eshte e payndyrshme, ajo eshte mjaft e pasur me Omega 3.
Acidet yndyrore te pangopura ndihmojne per nje energji te madhe fizike, shtojne tonusin muskular dhe ndihmojne per te ulur peshen e tepert. Por ato jane te brishta: oksidohen shpejt ne ajer dhe ne temperature te larte. Per ti ruajtur vlerat e tyre eshte mire te gatuhen ne avull. Sa me shume qe peshku eshte ne moshe dhe me peshe te madhe, aq me shume ka nga keto lloj acidesh. Me i pasuri nga ata eshte skumbri. (1,8 g/100 g), i ndjekur nga sardelet (1,3 g). Llojet natyrore permbajne me shume se sa nga peshqit e kultivuar nga njeriu.
Dihet qe yndyrnat e peshkut ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq LDL, duke ruajtur njekohesisht kolesterolin e mire HDL. Brenda tij gjenden acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik), etj. Studiues te universitetit te Seatle ne SHBA-se kane studjuar mbi konsumin e peshkut ne 400 persona te moshuar mbi 65 vjec, dhe kane vezhguar se toni apo peshqit e pjekur ne zgare e pakesojne rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po keshtu, grate qe hane peshk te yndyrshem gjate shtatzenise dhe qe u japin gji femijeve, ndihmojne tek femijet per nje shikim shume te mire. Ky fenomen eshte zbuluar nga universiteti Bristol ne SHBA, gjate studimit ne mbi 400 femije, studim ky qe eshte botuar edhe ne American Journal of Clinical Nutrition. Ka popuj qe peshkun e hane edhe te gjalle, sic jane aziatiket, dhe kryesisht japonezet apo indo-kinezet. Por ne keto raste duhet bere shume kujdes pasi shpesh mund te infektohemi nga paraziti i quajtur "anisakiase.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 22-05-07 nė 19:25
|
|
|
24-05-07, 21:57
|
#2
|
Anėtarėsuar: 15-06-05
Vendndodhja: Larg Prishtines
Postime: 11,617
|
Pershendetje Naki dhe te pergezoj per temen !
Por cka te beje une... qe NUK E DUA dhe nuk e ha mishin e peshkut dhe ne pergjithesi "Frutat e detit" ???
__________________
Rendesia e njeriut nuk matet me vendin qe ai ze,por me boshllėkun qe krijon kur ai iken....!!!!
|
|
|
25-05-07, 13:47
|
#3
|
Besimtare!
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Prishtinasja_
Pershendetje Naki dhe te pergezoj per temen !
Por cka te beje une... qe NUK E DUA dhe nuk e ha mishin e peshkut dhe ne pergjithesi "Frutat e detit" ??? 
|
Do te duhet te fillosh ta hshe, sepse eshte nga ushqimet me te mira, plus me te pasterta, sepse peshku qendon ne uje- pasterti qe e fali Zoti.
Duhet te e bindesh veten njehere e pergjithmone se nga pasurite qe na e fali Zoti, e njeriut eshte qe ti mireperdore ato, sidomos kur behet fjale per ushqime shendetesore
Kete kufizim qe e ke ne te ngrenit e ketyre llojeve te ushqimeve (peshkut) do te duhet ta largosh, sepse kjo eshte ne duart e tua dhe vullnetin per ta ngrene mishin e peshkut do te duhet ta clirosh nga keto kufizime. Me kalimin e kohes duke e perdor ate, ke per te pare se eshte nje nga suhqimet me te mira.
Pershendetje nga une dhe degjomi keshollat qe po t'i jap :)
|
|
|
25-05-07, 16:47
|
#4
|
Ne shpirt te Birit tim.
Anėtarėsuar: 09-03-07
Vendndodhja: F.K
Postime: 15,271
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shqiptare
Do te duhet te fillosh ta hshe, sepse eshte nga ushqimet me te mira, plus me te pasterta, sepse peshku qendon ne uje- pasterti qe e fali Zoti.
Duhet te e bindesh veten njehere e pergjithmone se nga pasurite qe na e fali Zoti, e njeriut eshte qe ti mireperdore ato, sidomos kur behet fjale per ushqime shendetesore
Kete kufizim qe e ke ne te ngrenit e ketyre llojeve te ushqimeve (peshkut) do te duhet ta largosh, sepse kjo eshte ne duart e tua dhe vullnetin per ta ngrene mishin e peshkut do te duhet ta clirosh nga keto kufizime. Me kalimin e kohes duke e perdor ate, ke per te pare se eshte nje nga suhqimet me te mira.
Pershendetje nga une dhe degjomi keshollat qe po t'i jap :)
|
Pajtohem me ty Plotsiht!
As mua sme pelqen por e ha per shkak qe eshte Ushqimi shume i pastru .
Nje Keshill per te gjithe qe se dojne Peshqit , Merrni Limon afre vetit dhe i lagni Durt me leng Limoni keshtu ta largoni pak aromen e saj .
dhe Provoni keshtu te hani te pakten nje here dy jav Peshqit jan te mir per Shendet ne Pergjithsi .
|
|
|
25-05-07, 17:38
|
#5
|
Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Kam ndėgju, qe me ngrėn peshk, tė rritet memorja.
|
|
|
25-05-07, 19:32
|
#6
|
Anėtarėsuar: 17-03-07
Postime: 3,373
|
Nje dité lexova se ,Graté gjaté shtatzanisé nese hajné rregullisht Peshk,lind femija inteligjent.,sipas studiusve Amerikan.
|
|
|
27-05-07, 22:11
|
#7
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Prishtinasja_
Pershendetje Naki dhe te pergezoj per temen !
Por cka te beje une... qe NUK E DUA dhe nuk e ha mishin e peshkut dhe ne pergjithesi "Frutat e detit" ??? 
|
E ndeuara Prishtinasja,ka shumė njerzė ēė nuk preferojnė apo nuk munden tė konsumojnė mishė peshku pėr shkakė tė pengesave apo alergjive tė shqisave tė nuhatjes dhe tė optikės.
Aromat,erėrat e ushqimeve ,pregaditja apo servimi Optikė ndikonė nė shtimin e apetitit apo nė tė kundėrten humbjen e urisė pėr tė ngrėnė.Kjo ėshtė njė paralojė,pregaditje pėr tė aktivizuar epshet nutritive.
Kėtu nė Gjermani,tradicionalishtė njė herė nė jave -tė premteve menyja e drekės ėshtė mishi i peshkut i kombinuarė me patate dhe Limonė frutashė,alternativė e mishit tė peshkut mundė tė jenė vezėt e ferguara ,spanaqi dhe patatet.
Naki
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
27-05-07, 22:20
|
#8
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Preshevar
Kam ndėgju, qe me ngrėn peshk, tė rritet memorja. 
|
Pasuria e mishit tė peshkut me komplexinė e vitaminave Tė grupit B,dhe konsumimi tregonė pėr rėndėsin qe ka organizmi i Njeriut ,siq ėshtė edhe rritja e koncentrimit e mė kėtė edhe ruajtjen e informatave.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
27-05-07, 22:23
|
#9
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga luckyman
Nje dité lexova se ,Graté gjaté shtatzanisé nese hajné rregullisht Peshk,lind femija inteligjent.,sipas studiusve Amerikan.
|
Po keshtu, grate qe hane peshk te yndyrshem gjate shtatzenise dhe qe u japin gji femijeve, ndihmojne tek femijet per nje shikim shume te mire. Ky fenomen eshte zbuluar nga universiteti Bristol ne SHBA, gjate studimit ne mbi 400 femije, studim ky qe eshte botuar edhe ne American Journal of Clinical Nutrition.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
09-09-07, 18:40
|
#10
|
E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Roli dhe dobia e madhe e peshkut
Njė temė e tillė me pėrmbajte tė njejtė ka egzistuar,ju faliminderit pėr mirėkuptim shkrimet janė tė fuzionuara.
Naki
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 09-09-07 nė 21:03
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:17.
|
|