Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-02-08, 21:01   #1
Estella
...........
 
Avatari i Estella
 
Anėtarėsuar: 09-11-07
Vendndodhja: .........
Postime: 9,649
Estella e ka pezulluar reputacionin
Gabim Pse femrat bjonde cilsohen si jo te zgjuara?!

Biondet "budallallepsin" meshkujt
Sipas kėrkimeve, aftėsitė mendore tė meshkujve zvogėlohen nė momentin kur kėto tė fundit kanė njė marrėdhėnie tė ngushtė me njė grua bionde. Studiuesit pohojnė se kur njė burrė flet me njė vajzė bionde, fillon tė veprojė njė stereotip i pandėrgjegjshėm. Nė mėnyrė tė menjėhershme, ky stereotip sinjalizon se ka tė bėjė me njė person mė pak inteligjent.

Pra, arsyeja qė meshkujt tėrhiqen mė shumė nga femrat bionde, ėshtė sepse kėto tė fundit janė "budallaqe" dhe nė kėtė mėnyrė nuk kėrkojnė ndonjė impenjim tė madh, sforcim intelekti nė avantazh tė dėshirės seksuale. Sikur tė mos mjaftonte, "studimi" i Meyer ėshtė publikuar edhe nga "Sunday Times", tė cilin e ka prezantuar nė formėn e njė investigimi: "Biondet janė mė budallaqe se sa duhet? Profesori argumenton mbi faqet e revistės ‘Journal of Experimental Psychology‘, se faji nuk ėshtė i femrave qė truri mashkullor fiket pėrpara atij tė njė biondeje: mashkulli mbetet viktimė e njė stereotipi social. Biondet kanė aftėsi t‘i bėjnė ato tė reagojnė nė mėnyra mė idiote‘".

Mekanizmi i pandėrgjegjshėm - Ky mekanizėm i pandėrgjegjshėm nga shkencėtarėt ėshtė quajtur "fėmija i zhgėnjyer". Ai bėhet edhe mė evident, kur pėrpara syve tė meshkujve shfaqen foto tė femrave bionde. Nėse pak mė vonė tė njėjtit persona i nėnshtrohen njė testi koshience tė zakonshme, edhe njė testi elementar, do tė bėjnė shumė gabime, qė nė njė situatė tjetėr nuk do t‘i kishin bėrė. "Kjo tregon se disa persona aktivizojnė disa stereotipie qė, mesa duket, nė realitet nuk i ndajnė", pohon profesori Majer.

Nė kėtė rast, meshkujt, nė kontakt me femrat bionde, zhvillojnė atė paragjykim tė pandėrgjegjshėm qė i bėn tė duken nė sytė e tyre si "vajzat klasike budallaqe".

Paragjykimi - Ēdo paragjykim, sipas studimit, ka njė matricė "historike". Studimi pohon se "stereotipi i femrės bionde, tė bukur dhe budallaqe" ėshtė shumė i vjetėr. Njė nga interpretimet mė sugjestive ėshtė ajo qė pohon se shoqėrimi mes qenies bionde dhe fjalėve boshe vjen nga fakti se pjesa mė e madhe e tė sapolindurve kanė njė ngjyrė flokėsh tė verdhė. Kėshtu, automatikisht personi biond i bashkohet menjėherė papjekurisė.

Natyrisht, rezultatet e kėtij studimi janė shumė tė diskutueshme. Aktorja bionde Mishel Kolins, e intervistuar nga revista "Times" e Londrės, shpreh dyshime serioze mbi interpretimet e studimit dhe pohon se kur nė mes janė meshkujt, ngjyra e flokėve nuk tregon pothuajse asgjė: "Mendoj se flokėt nuk kanė tė bėjnė aspak me kėtė problem. Mesa duket meshkujt tėrhiqen veēanėrisht nga format e femrave. Megjithatė, nėse do tė gjendesha mes vajzave qė mbajnė ekstejshėn qė i kalojnė vithet, edhe unė do tė sillesha ndryshe me to".

Por "faji" mbetet pikėrisht i ish-biondes sė pavdekshme Merilin Monro, qė nė vitin 1953 luante rolin e njė vajze mendjelehtė nė filmin me Xhejn Rasell, nė rolin e brunes. Aktorja Ana Falki pohon: "Gjithmonė ėshtė thėnė se biondet janė budallaqe, por nė fakt nuk jemi. Me ne meshkujt sillen mirė dhe janė mė tė lirshėm, ndoshta sepse jemi mė pak impenjative. Gjithashtu, ėshtė e vėrtet se burrat preferojnė biondet, por mė pas martohen me brune". Ndėrsa Monika Beluēi, e cila ėshtė "konvertuar" nė bionde pėr shkak tė rolit, ka deklaruar: "Meshkujt preferojnė biondet, sepse me sa duket ato kanė njė fuqi tėrheqjeje mė tė fortė mbi burrat. Njė gazetar mė ka thėnė se revistat e ilustruara shesin mė shumė kur nė kopertinė ėshtė njė bionde dhe jo njė brune. Unė bėj pėrjashtim".

Gjithēka ėshtė e vėrtetė, por "Sunday Times" nėnvizon njė datė tė rėndėsishme qė e sheh kėrkimin me njė sy tjetėr. Sipas shkencėtarėve amerikanė, meshkujt budallallepsen nga prania e femrave: "Bionde me flokė tė gjatė dhe sy blu, tė reja, me kėmbė tė gjata, me gjoks tė madh e jetė tė thjeshtė". Pra, ato kėrkojnė njė yll tė sapo rėnė nga qielli. Njė femėr kaq e kompletuar transmeton idenė e njė shėndeti tė mirė dhe aftėsisė pėr tė riprodhuar.

Por, krahas kėtij studimi, ėshtė edhe njė lajm i keq. Biondet natyrale janė drejt zhdukjes dhe sipas disa llogaritjeve, pas 200 vjetėsh gjurmėt e tyre do tė zhduken plotėsisht, pėr shkak tė njė gjeni. Mutacioni gjenetik ėshtė nė favor tė bruneve.

Marre nga : Gazeta Shqip


Mendimi juaj mbi kete artikull?

A ka te beje ngjyra e flokut te zgjuarsia e nje femre?......une them absolutisht jo!

Pse ky mit kaq i "padrejte" per bjondet duke i cilesuar si "budallaqe"?!


__________________
Wir werden als Originale geboren und müssen aufpassen, dass wir nicht als langweilige Kopien sterben.
Estella Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.