Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-03-08, 08:58   #1
DEA
***
 
Avatari i DEA
 
Anėtarėsuar: 29-04-04
Vendndodhja: Baden Württemberg
Postime: 14,745
DEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dinjiteti..........( rruga per ne hene)

Huazuar nga Kosovarja Nr4/2008

Me siguri ndonjeri prej jsuh edhe e ka lexuar kete artikull dhe ska nevoje ta lexoj prap po menjeher te filloj te komentoj , e per ju qe se keni lexuar urdheroni...........


Mendohet se dinjiteti u perket njerezve te mencur.Raca e njeriut te mencur, nuk lejon degradimin e dinjitetit, per shkak se ne ate menyre do te perbaltej personaliteti.Se dinjiteti u takon te mencurve dhe njerezve elite,kete e dime.Por,dicka qe se kenizbuluar dhe shijuar ende, eshte dinjiteti i budallait. Ketu qendron esencae ketije karakteri.Ta pershkruani nje njerite ketije karakterieshte dicka qe ne boten perendimore, mund te mos e kuptojne si duhet.T`i thuashdikujt se nje budalla e mbron dinjitetin, eshte e njejte sikur te thuash per shembull, nena eshte burre.T`i bejme dy krahasime te tillaper dinjitetin e dy pal njerezveqe te shohim nese, ne fakt,ka fare dinjitet ne bote, ose ne Kosove, sot jeton ndokush per dinjitet...........


NUK I MUNGON ASGJE E PRET NE RRESHT PER NDIHMA!

Ne Entin Social, nje njeri po priste ne radhe per te vajtuar se duhet t`i takojne 40 euro ndihme sociale.Shkurt e shqip, priste ne rresht me fukarenjet.Nuk e kisha verejtur se ishte fqinji im, te cilit nuk i mungon asgje." vetem thit i ka mangut!", thot populli. Thit i mungojnr por jo edhe milionat. Kishte thene hiq me larg se para dy vjetesh se nuk do te trokiste kurre qe ti merrte dyzet euro ndihme sociale, derisa ka njerez qe e kerkojne buken ne berllog. kishte thene se cdo gje mund ta bente, madje ta gelltisteedhe plumbin, por nuk mund ta jepte dinjitetin. kjo i bie se do ta pranonte plumin ne koke, por jo te mbetej pa dinjitet. Me bien menjeher ne mendje fjalet e tij para dy vjetesh dhe e pyes:
-kojshi, edhe ti per dyzet euro te fukarenjeve ne rend ,a?
-Po .Pse ti le ato qe me takojne?!Po i marrin te gjithe, prandaj edhe une dua ti marre!
-Po dinjiteti, kojshi?
-C`fare dinjiteti ? Kush e humbiqe ta gjej une? kush jeton sot per dinjitet, lere per Zotin kojshi! Ti qenke ne endrra!
- Po, po i them, me fal se kam pa nje enderr te keqe dhe nuk po me leshon tere diten, s`qenkam ne vete.Une jam fajtor sepse ato para te takojne dhe nese nuk i merr ti, mund t`i marr ndonje politikan ose ndonje hajn.

KURRE NUK DO TA NDERROJ FJALORIN POLITIK
U zgjodh kryetare i nje komune nje shoke i imi.Kishim luajtur futboll dikurme te dhe ai, me vone,u perfshi ne strukturat e UCK-sedhe pas luftesnisi te merret me politik.Teksa po qendronim bashke ne vitin 2003, ne nje tubim qe po e mbante KFOR-i per nder te hapjes se nje tregu te perbashket shqiptaro-serb, degjova fjalorin e kryetarit te atehershem komunal se si po pershendetej me ta.Shoku mu afrua dhe me tha:
" Mire qe nuk jamkryetare, se sikur te zgjidhesha ndonjeher, kurre nuk do ta kisha thene asnje fjale te vetmenga keto qe po degjoj prej ketije njeriu.Turp i qoft, kemi luftuar kunder tyre dhe sot t`i kruajmduke i favorizuar! Njeriu duhet te ket dinjitet nese deshiron te jet dikush ne jete .
Thot edhe shumecka tjeter dhe... ikim nga tregu per te mos i lenduar syte me pamje te tilla.
-Durim he burre, kuptoje pak realitetin, sepse s`kemi c? fare te bejme tjeter, pos t`i pranojme keto krijesa ne mesin tone.
-Nuk pajtohem kurrsesesi, me tha dhe ikem duke mbajt nasihat per dinjitetin...
Deshi Zoti dhe pas pak koheai u be kryetare komune.Po mendoj me vete si do te ekzistoje tash ky fare burri me gjithe ate hektare dinjiteti qe nuk do ti jepte edhe sikur te permbysej qielli. " Po ja kam halli ketij burri, me besoni,se eshte aq kokeforte sa mun te na sjell fare demi ne ceshtjen e pavarsis..". po i thosha vetes, me te degjuar se ai ishte zgjedhur kryetare.
Nuk shkoj as nje muaj dhe po lexoje nje artikull ne gazete se si ai i ka lutur serbet te mos e braktisin Kosoven, sepse eshte atdhe edhe i tyre.Po lexoj se ai ka marre nje varg iniciativash per t`u ndihmuar atyre ne qdo sfere te jetes.Me behet qejfi, per Zotin! Qenka transformuar ky njeri.Nuk paska me probleme me veteveten.Por, une si une, nuk durohem pa e ngacmuar:
-E ke mesuar fjalorin e politikes , o filan fisteku?
-Jo o filan po me thuaj zoti kryetar!
-Te te them, nuk eshte problem, o lum miku!Por, cfare do te besh pastaj kur nuk do te jesh me kryetare komune?Serish duhet te te therras ne emer, prandaj emrin qe ta ka lene nena - ruaje mos e humb, sepse nga emrat tjere, asnjeri nuk te sherben per nder.A te kujtohet cfare me pate thene te tregu, kur po inaugurohej tregu i perbashket?
-Jo, nuk e mbaj mend, kam harruar edhe cfare kam ngrene mbreme, e lere me cfare kam thene ateher.
Dhe une ja perkujtoj fjalet e vitit 2003, e ai me thote:
-Nje goj qe thote po, thote edhe jo.Ku ka dinjitet ne politike? A nuk po e degjon ti Hashim Thaci-n si eshte bere me i but se Ibrahim Rugova?!Ai ka qene madje me i ashper se ky sot dhe kur ky sillet kaq i modernizuar, pse te mos modernizohem edhe une? Dinjitetin ia kam lane opozites, une dua te kem pushtet.


KUR NUK MUNDEM T`IA UROJ NIPIT POSTIN...


Dy muajt e fuindit kam pasur nje sfide te papershkrueshme.Nuk kam mundur t`ia uroj postin e te parit te komunes nipit tim. Mos ta them me emer, sepse mund te me akuzoj.Gjate fushates parazgjedhore me tha se po e fitoj garen, do te dilnim te hanimnje darke solemne dhe une si une,s`kisha fije dyshimi se kjo do te ndodhte,Qe te mos e zgjas shume, u be kryetare dhe nje dite i dergova nje sms dhe pasi e urova, i thashe se do te dilnim nje mbremje per darke, sic ishim marre vesh prej kohesh. Ai ma caktoi nje afat te darkes posa ti konstituonte organet komunale dhe nje dite u kuptuam qe te takoheshim. I mora dy shoke dhe dolem ta prisnim.E pritem dhe e pritem e ai nuk erdhi.Mbeta i komprometuar para shokeve te mi, teksa po u shisja mend per nipinse si kishim qene ne afersi te mire shoqeroredhe gjaku.Atanuk me thane se nuk qenka gje puna jote, por me dukej se kete gje e bluanin nder dhembe.U pajtova, ne fund te fundit me faktin pse nuk doli ai, por nuk munda te pajtohem per dinjitetin e tij. " Alamet burri te mos ket dinjitet?!", them me vete.nje mik i imi me tha:
-Ata qe marrin pozita, nuk mund ta bejne kete me dinjitet dhe ata qe e ruajn dinjitetin , kurre nuk do te marrin pozita te larta.
O dinjitetin , o kryetarllekun? Keto dyja nuk shkojne bashke!


UDHETOJ AUTOSTRADES PER NE HENE

Po e ngisja veturen time neper magjistrale dhe fillova te mendoja per dinjitetin .Me bien nder mend te gjithe keta burra te zgjedhur si jane mposhtur nga dinjiteti dhe fillojne te me rreshqasin lotet e deshperimit, si po mbetemi pa burra te dinjitetshem Mendoj me vete se keta kane qene guret e fundit te botes, te cilet ballafaqoheshin me cdo sfide ne luft per dinjitetin . " Edhe keta shkuan..." them me vete.Kam mbet vetem une qe te merrem me te.Teksa vazhdoj tutje, nje burre ne rruge ma bene me dore qe te ndalem.E ndala veturen qe t`i beja nje te mire.Ai me pyet:
-Per ku po shkon,mjeshter?
-Per, ne hene zoteri.Nese je per te ardhur me mua ne hene, hidhu ne veture.
Njeriu e mbyll deren dhe iken prej meje.
-Jo, une po shkoj per Ferizaj.
-E une, per ne hene i them.
Eci tutje dhe mendoj se paskam mbetur i vetmi qe mund te jem burri me i mire nder te gjithe qe i mora me shembuj: Ende nuk me ka lene dinjiteti .Nuk e kam ndermend te behem kryetare komune, nuk e kam ndermend te pleqeroj ne oda burrash,nuk e kam ndermend te leshoj pe te gruaja dhe nuk kam ndermend ti harroj ata qe i dua.Prandaj nuk jam ne magjistralen per ne Ferizaj, por jam diku rruges per ne hene Lufta per dinjitet nuk e di nese do te ma marre buken e gojes dhe te femijeve,apo do te me lere nje burre te mire dhe asgje me shume.kjo me perkujton kohen kur vdiq nje burre i madhe. qe kish ditur te qendroj vetem burg. Ne varrimin e tij u tha: " ndjese paste, ishte burre i mire i gjori".

Sokol Murturi



Me pelqeu shkrimi dhe nuk desha as ta mangoj dhe as ta shtoj ne nje fare menyre u thane te gjitha lidhur me dinjitetin e sotshem.
Andaj forumista ju ftoj te diskutojme rreth kesaj dukurije qe ndoshta edhe disa vite ska per te ekzistuar fare.

Ju mirepres.............


__________________
Prį, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketė gjuhė tė Perendķs, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lźn ai fmķs; Edhč atij i u thaftė, po, goja, Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore; Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja, Flet e t'veten lźn mbas dore.
DEA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.