Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-06-07, 06:32   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Presidenti BUSH viziton Shqiperine

Bush: Shqipėria dhe Shtetet e Bashkuara janė tė angazhuara pėr tė njejtat vlera
01-06-2007

Presidenti Bush tha se Shqipėria dhe Shtetet e Bashkuara janė tė angazhuara pėr tė njejtat vlera, besojnė tek liria dhe se tė gjithė duhet tė jetojnė nė shoqėri tė lira.
Presidenti i bėri kėto komente nė njė intervistė pėr televizionin shqiptar Vizion Plus, para se tė nisej pėr udhėtimin nė Evropė, gjatė tė cilit do tė qėndrojė edhe nė Shqipėri.

Presidenti Bush falenderoi qeverinė shqiptare dhe popullin e Shqipėrisė pėr pėrpjekjet pėr t’u anėtarėsuar nė NATO, por theksoi se ēdo kandidat i veēantė duhet tė plotėsojė disa detyrime dhe ai i bėri thirrje Shqipėrisė tė punojė intensivisht pėr t’i plotėsuar ato.

Presidenti po ashtu tha, se ai beson se plani i tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė Marti Ahtisari, pėr pavarėsi tė mbikqyrur, ėshtė zgjidhja e duhur pėr Kosovėn. Ai tha se do tė punojė pėr tė bindur gjithė vendet e Kėshillit tė Sigurimit dhe Serbinė pėr kėtė gjė.

Rusia, aleate tradicionale e Serbisė, thotė se pavarėsia pėr Kosovėn ėshtė shkelje e integritet territorial tė njė vendi anėtar tė OKB-sė. Moska kėmbėngul pėr vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit.

VOA


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-06-07, 06:36   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ismail Kadare pėr marrėdhėniet mes Shteteve tė Bashkuara dhe ShqipėrisėIntervistoi: Arben Xhixho
01-06-2007


Shqipėria po pėrgatitet kėto ditė pėr vizitėn e Presidentit Bush mė 10 qershor. Presidenti do tė shkojė nė Shqipėri nė kuadėr tė turneut nė Evropė, ku do tė marrė pjesė nė takimin e udhėheqėsve tė 8 vendeve mė tė industrializuara nė Gjermani. Nė Shqipėri, vizita ėshtė kėto ditė nė qendėr tė vėmendjes sė politikanėve, tė cilėt shpresojnė qė ajo tė kontribuojė pėr konsolidimin e imazhit tė vendit nė kėto momente kur Shqipėria pret anėtarėsim nė NATO vitin e ardhshėm dhe kur ēėshtja e Kosovės ka hyrė sot nė fazėn pėrfundimtare tė pėrcaktimit tė statusit tė saj. Pėr tė folur pėr domethėnien e kėsaj vizite, Zėri i Amerikės i mori kėtė intervistė shkrimtarit tė shquar shqiptar Ismail Kadare.

Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, qė kur u njoftua vizita, nė Shqipėri ėshtė folur shumė pėr tė, ėshtė nga ato rastet e ralla qė bashkon politikėn shqiptare. Por unė doja tė dija mendimin tuaj, nė veprat tuaja, ndonėse artistike, ju keni trajtuar gjerėsisht aspekte tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me fuqi tė mėdha, qė nga perandoria otomane, Bashkimi Sovjetik, e deri tek Kina.

Si e shihni ju sot afrimin e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara?

Ismail Kadare: Natyrisht, shprehja mė e shpeshtė qė po pėrdoret kėto ditė dhe me tė drejtė, kjo vizitė quhet historike. Ngaqė shprehja pėrdoret shpesh, nuk na duket kaq e fortė, po tė kishim njė tjetėr mė tė fortė, natyrisht atė do tė pėrdornim. Vizita ėshtė mė se historike, vizita mė e madhe qė ka ndodhur ndonjėherė nė vendin tonė. Shqipėria i ka njohur raportet me shtetet e mėdhenj, me shefat e mėdhenj, si tė thuash, pėr fatin e keq tė saj. Pa dashur tė zgjatem nė histori, meqėnėse ju e pėrmendėt perandoninė otomane, le tė kujtojmė qė Mehmeti i Dytė, perandori i otomanėve, qė pasi rrėzoi Kostandinopojėn, domethėnė rrėzoi gjysmėn e qytetėrimit tė atėhershėm, erdhi nė Shqipėri qė tė pėrgatitej pėr tė sulmuar Evropėn, ta bėnte rafsh. Pas kėsaj, Shqipėria pėr fat tė keq u rrėzua bashkė me gjysmėn e parė tė qytetėrimit evropian. Nė jetėn e saj tė mėvonshme si shtet, Shqipėria ka njohur shumė miqėsira, raporte, miqėsira pėrgjithėsisht tė mbrapshta, me sovjetikė, me kinezė, me shefat e tyre. Por pėr njė orientim tė gabuar qė ka patur, tė gjitha kėto kanė qėnė ndesh me interesat e saj dhe bilanci i historisė shqiptare ėshtė pėrgjithėsisht negativ, pėr shkak tė tyre. Ka disa vite, e dinė tė gjithė, qė kjo gjendje u pėrmbys pėr fatin e mirė tė kombit shqiptar dhe vizita e presidentit amerikan, do tė shėnojė kulmin e kėsaj gjendje tė re. Prandaj edhe njė herė e pėrsėris, ėshtė njė vizitė mėse historike, ėshtė ngjarja mė e madhe, qė ka ndodhur nė historinė e kombit shqiptar.

Zėri i Amerikės: Nė qoftė se i hedhim njė vėshtrim marrėdhėnieve mė moderne, atyre tė 15 viteve tė fundit midis Shqipėrisė dhe Amerikės, janė disa momente interesante, si marrėdhėniet e ngushta tė krijuara menjėhere pas rėnies sė komunizmit, mė pas ndodhi ajo qė shqiptarėt e quajnė, shpėtimi i Kosovės nga rregjimi i Millosheviēit, pėr tė ardhur mė tej tek lufta kundėr terrorizmit.

Ēfarė ėshtė nė qendėr tė kėsaj miqėsie midis njė vendi tė vogėl dhe shtetit mė tė fuqishėm demokratik?

Ismail Kadare: Mendoj se ėshtė njė dukuri jo fort e shpeshtė, por njė dukuri shumė prekėse do tė thosha, kur njė shtet i vogėl dhe njė shtet i madh diēka i bashkon. Kėtu gjithė njerėzit kanė nė majė tė gjuhės, nė kėto raste interesat, por nuk mė duket se ka pasur ndonjė interes, as nga njėra palė as nga tjetra. Dihet qė me rėnien e komunizmit nė mėnyrė tė vetvetijshme, populli shqiptar, pa qėnė i organizuar nga ndonjė propogandė, nga ndonjė administratė pėr kėtė gjė, shfaqi njė dashuri tė madhe, njė shpresė tė madhe pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. I mėsuar gjatė gjysmė shekulli, qė ky shtet i madh demokratik tė ishte nėn kamzhikun e propogandės komuniste, populli shqiptar me intuitėn e tij, dhe ishte nga gjėrat mė tė mira qė ka pasur nė kėtė intuitė, e kuptoi se ka qėnė krejtėsisht e kundėrta. Ai orientimi i gabuar qė u kthye nė orientimin e duhur, domethėnė ky kthimi i Shqipėrisė drejt qytetėrimit perendimor, qė i kishte humbur, kjo gjė u shoqėrua nga njė dashuri tepėr e sinqertė pėr shtetin mė tė madh perendimor. Ka gati 100 vjet qė Shqipėria po kėrkon t’i kthehet kontinentit qė e ka humbur dhe ky kthim vėrtetė ka qėnė tepėr i vėshtirė, derisa ėshtė kaq i gjatė dhe ėshtė interesante tė kujtojmė qė Shqipėria e humbi Evropėn nė kohėn qė Evropa po themelonte, po lindte Amerikėn. Shikoni pra sa e vjetėr ėshtė kjo dramė. Lidhja e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara ėshtė njė lidhje e thellė, nuk ėshtė njė lidhje thjesht konjukturale dhe politike. Pėr Shqipėrinė Shtetet e Bashkuara nuk janė vetėm shteti mė i madh demokratik i botės, ushtria e tė cilit, siē thatė ju, ndėrhyri, kryesoi nė ndėrhyrjen e aleancės sė Natos nė Kosovė pėr lirinė e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara janė pėr kombin shqiptar kėshtjella kryesore e qytetėrimit perendimor, do tė shtoja e qytetėrimit tė rrezikuar perendimor. Prandaj duke shpallur miqėsinė ndaj shtetit amerikan, Shqipėria shpall pėrkatėsinė e saj nė kėtė qytetėrim. Me aq forcė sa ka, me forcėn e saj modeste ajo renditet nė mbrojtjen e kėtij qytetėrimi.

Zėri i Amerikės: Shembulli mė i mirė, i asaj qė thatė ju “me aq forcė sa ka”, ėshtė mbėshtetja qė Shqipėria po i jep sot luftės kundėr terrorizmit qė kanė filluar Shtetet e Bashkuara. Nė kėtė kuadėr, edhe ju, njė nga intelektualėt mė tė njohur shqiptarė nė botė, nė fillim tė kėsaj lufte keni shkruar pro saj, nė Francė, nė njė kohė qė Evropa ishte dhe ėshtė skeptike. Sa ka ndikuar ky qėndrim i Shqipėrisė, pėr marrėdhėniet e sotme shqiptaro-amerikane?

Ismail Kadare: Unė mendoj se sigurisht ka ndikuar sepse ju thashė, ne nuk propozuam shumė regjimente nė kėtė luftė, nuk kishim ndonjė teknikė tė madhe ushtarake, por pėrkushtimin tonė dhe me sa duket nė kėtė luftė lot njė rol ana morale. Domethėnė kėto janė gjėra tė reja qė po ndodhin nė kėto vitet e fundit, sikurse edhe lufta e Kosovės ka qėnė njė luftė e rallė me motive morale nė historinė e botės. Prandaj janė gjėra tė reja, pėr fat tė mirė me vlerė tė madhe, qė po ndodhin dhe prandaj pėrkushtimi shqiptar nė kėtė luftė ėshtė prekės vėrtetė. Prekės pėr aleatėt tanė, prekės pėr ndėrgjegjen tonė. Dhe ne pa ēarė kokėn pėr ironitė e tėrthorta, pa komplekse, Shqipėria pra ėshtė bashkuar nė kėtė front sepse kjo aleancė perėndimore, ky qytetėrim perendimor, ėshtė familja natyrale e shqiptarėve dhe ata mbrojnė nė kėtė rast familjen e tyre, aq sa janė, pavarėsisht se janė tė vegjėl. Ne e dimė qė jashtė kėtij qytetėrimi Shqipėria nuk ka jetė, prandaj kjo renditje ėshtė e natyrshme dhe e sinqertė.

Zėri i Amerikės: Shqipėrisė mbėshtetja nga perėndimi nuk i ka munguar edhe mė parė, megjithatė, shpesh, si rezultat i luftės sė brendshme, madje edhe nė kėto momente qė ne po flasim, Shqipėria vazhdon tė jetė e tejkonsumuar nga politika e brendshme, duket se vendi ka humbur disa shanse. Sa dėmtohet Shqipėria, imazhi i saj, nga problemet e brendshme, nga fakti qė gjithmonė thėrret tė huajt pėr ndihmė pėr tė dalė nga kriza?

Ismail Kadare: Kjo ėshtė e vėrtetė, imazhi qė ne kemi pėrpara botės dhe kėtė e dimė tė gjithė, nuk ka nevojė pėr ta argumentuar. Do tė thosha se ky imazh i keq, qė ėshtė njė fatkeqėsi pėr ne, qė jemi tė detyruar tė jetojmė siē jetohet me njė sėmundje, qė e kap nganjėherė njeriun, e kap edhe njė popull, tė jetojmė ca kohė me kėtė sėmundje duke shpresuar qė do tė kalojė. Ky imazh i keq pėrpara se tė krijohet nga gangsterėt apo prostitutat, sepse ėshtė gjetur njė alibi si tė thuash, se kėta na prishin punė, mendoj se e krijon tjetėr gjė, mendoj se e krijon niveli i ulėt i politikės shqiptare, ajo qė thatė ju, ky konsumizėm politik i lodhshėm dhe aspak i kėndshėm pėr veshin tonė, pa le pastaj pėr veshin e tė huajve. Makina e politikės shqiptare ėshtė e ndryshkur, e prapambetur, punon shtrak e shtruk, ngaqė ėshtė e prishur nga urrejtja. Maksima e njohur, qė ēdo popull ka atė qeverisje qė meriton, mendoj se nė Shqipėri po kthehet nė tė kundėrtėn. Ky popull ka pikėrisht atė qeverisje qė nuk e meriton. Shqipėria meriton mė shumė. Vizita e presidentit amerikan mendoj e vėrteton ndėr tė tjera edhe kėtė gjė, se Shqipėria meriton mė tepėr.

...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-06-07, 06:36   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim


Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, tė kthehemi edhe njė herė tek vizita e Presidentit Bush. Ndonėse po bėhet nė Shqipėri, vizita ndodh nė njė moment kur Kosova ėshtė shumė pranė zgjidhjes sė statusit tė saj. Nė kėtė kuptim, ēfarė ndikimi do tė ketė kjo vizitė?

Ismail Kadare: Mendoj se vizita do tė ketė ndikim pėr tė dhėnė mesazhin qė Ballkani ėshtė i rėndėsishėm pėr Evropėn, por nuk duhet harruar qė Shqipėria ėshtė e rėndėsishme pėr Ballkanin. Prandaj ka njė lidhje logjike midis paqes dhe stabilitetit nė Evropė, me stabilitetin e kėtij gadishulli dhe stabiliteti i kėtij gadishulli nuk mund tė kuptohet pa Shqipėrinė, se Shqipėria ėshtė njė vend i rėndėsishėm. Ėshtė bėrė prej vitesh njė propogandė qė Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, njė vend i parėndėsishėm. Kanė dashur me kėtė gjė madje tė sugjestionojnė edhe vetė shqiptarėt qė t’i krijojnė njė kompleks, domethėnė kompleksin e vogėlsisė qė ėshtė njė nga mė tė kėqinjtė e mė tė rrezikshmit pėr njė popull. Prandaj kjo vizitė, nga kjo anė, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ne duhet tė jemi jashtėzakonisht tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė gjė, sepse njė popull duhet tė kuptojė kur i troket e keqja nė port. Por njė popull gjithashtu, po aq ka rėndėsi tė kuptojė kur i troket e mira. Ne duhet tė presim me dashuri dhe brohoritje presidentin amerikan dhe kjo ėshtė e natyrshme por ndėrkaq s’duhet tė harrojmė se bashkė me to ne duhet tė kuptojmė pėrse ai vjen, pra atė qė thatė ju. Ai ėshtė mysafiri i kombit shqiptar, mė i madhi mysafir qė ka ardhur tek ne deri mė sot. Me fjalė tė tjera ai ėshtė mysafiri i lirisė sonė dhe i shpresės sonė.

VOA
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-07, 18:24   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bush: I impresionuar nga lidershipi juaj

Interviste me Presidentin Amerikan, George W. Bush


E Shtune, 02 Qershor 2007


Zoti President, ne radhe te pare, une deshiroj t’ju falenderoj per mundesine qe me dhate mua dhe publikut shqiptar per intervisten. Dhe une kam nje pyetje te thjeshte ne fillim. Cila eshte arsyeja qe keni perfshire kete here Shqiperine ne turin evropian?

Kjo eshte nje pyetje mahnitese. Se pari, une dua te siguroj popullin shqiptar qe te kuptoje se Amerika e di qe ata ekzistojne dhe se ju po beni zgjedhje te veshtira per te ndertuar nje shoqeri te lire. Une po vij si nje dashamires i lirise, ne nje toke ku njerezit po arrijne frytet e lirise.

Se dyti, une jam i impresionuar nga lidershipi juaj. Une kam takuar lideret tuaj ne kohe te ndryshme.


I impresionuar, ne c’kuptim?

Ne kuptimin qe ata jane te bindur per vlerat e SHBA-ve, qe ata besojne ne shume lloj lirish, dhe se njerezve u duhet dhene shansi qe te jetojne ne nje shoqeri te lire. Keshtu qe, mesazhi im eshte qe ne mirepresim shoqerine tuaj, dhe se une jam krenar per punen e madhe qe ju po beni dhe jam ne vecanti shume mirenjohes qe te jem Presidenti i pare qe vij ne Shqiperi.

Po, kjo eshte nje vizite historike. Dhe shqiptaret shpresojne te marrin nje ftese per t’u bashkuar ne samitin e NATO-s ne 2008. Sipas jush, sa reale eshte kjo pritje e shqiptareve?

Se pari, mesazhi im per qeverine, Shqiperine dhe popullin shqiptar eshte falenderimi im per interesin qe ju keni per t’u bashkuar ne NATO. Por, sic i kam thene edhe vendeve te tjera, qe jane ne kete faze te ketij procesi, eshte nje harte e vecante qe duhet ndjekur dhe ata kane detyrime te caktuara qe duhen ndjekur. Dhe keshilla ime e vetme eshte qe te punoni sa me shume qe te mundni, ne menyre qe te merrni etapa te ndryshme, te cilat do t’ju mundesojne qe anetaret e NATO-s te pranojne Shqiperine.

Dhe le te shkojme te pika me e veshtire: Kosova. Ne fillim te javes, ju patet nje telefonate nga Presidenti rus, Vladimir Putin dhe rate dakord me te te ridiskutonit te ardhmen e Kosoves. Njerezit u merziten per kete gje. A prisni ndonje kompromis me ruset qe mund te coje ne nje plan te deshiruar tonin?

Ma qarteso edhe nje here ate qe thate.

Sepse cdo njeri u merzit per kete gje...

Po, ato u merziten rreth kesaj, eshte nje ceshtje e veshtire, por ato nuk duhet te merziten rreth pozicionit tim. Pozicioni im eshte qe ne mbeshtesim planin e Ahtisarit dhe te njejtat udhezime, une i dhashe sekretares se Shtetit, Rice, qe eshte teresisht dakord me mua. Keto jane edhe udhezimet qe ne i japim Kombeve te Bashkuara.

Dhe une nuk e di se cfare e karakterizoj telefonaten time me Vladimir Putin. Por, ashtu sic e thashe, ate dite ne telefon, ne nuk duam te perhapim nje konflikt ne arenen nderkombetare. Por, ne e ndiejme qe plani i Ahtisarit eshte rruga e duhur per t’u ndjekur. Dhe ky eshte pozicioni i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ne rast se muajin tjeter Rusia do te jape veton ne Keshillin e Sigurimit, a ka SHBA-te nje plan B per Kosoven?

Plani A eshte qe te beje planin A te funksionoje.

Po, por plani A eshte...

E di, por ju po me kerkoni qe te mendoj ne menyre hipotetike. Me qe ra fjala, kete gje ben edhe shtypi amerikan. Edhe ata perdorin shprehjen: “Nese kjo gje nuk ndodh...”. Puna ime eshte qe ta beje kete gje te ndodhe qe heren e pare. Keshtu qe, ne po punojme qe te mbushim mendjen te gjithe anetareve te Keshillit te Sigurise te Kombeve te Bashkuara, qe te mbeshtesin planin e Ahtisarit. Ne, gjithashtu, shpresojme qe Bashkimi Evropian dhe NATO, te vazhdojne punen e nisur me Serbine, qe t’ju japin atyre drejtimin e duhur, t’ju japin atyre mundesine qe te jene pjesemarres ne disa struktura evropiane, dhe ne kete rast, sic eshte rasti i NATO-s, t’ju japin ndoshta mundesine qe t’i bashkengjiten NATO-s dhe te kene Kombet e Bashkuara si partner.

Me lejoni t’ju bej edhe nje pyetje tjeter. Ne fakt, per te qene i sinqerte, eshte shume e lehte qe ne rajon te gjesh qeveri pro-amerikane, por nuk eshte e lehte per te gjetur shtete te ashtuquajtura pro-amerikane. Ose e thene ndryshe, njerez pro-amerikane. A kane Shtetet e Bashkuara ndonje strategji afatgjate per te kembyer kete tendence, per ta bere politiken e SHBA-ve me frytdhenese?

Se pari, njerezit me pyesin rreth popullaritetit, ose rastesisht, ose kur jam ne shtepi. Nuk mund te merren edhe vendime edhe te jesh popullor. Ju merrni vendime, sepse doni te jeni i drejte. Une marr vendime per ate qe eshte me e mire per SHBA-ne. Ndonjehere kjo me ben popullor, ndonjehere edhe jo.

Por popullariteti vjen edhe iken, por disa principe nuk ikin kurre. Dhe une besoj se Shtetet e Bashkuara duhet te luftojne tiranine, semundjet dhe urine. Dhe une besoj se SHBA duhet te mbrojne vendlindjen tone nga ndonje sulm i mundshem dhe une do te ndermarr veprimet e nevojshme per ta bere kete gje. Shpresoj qe te tjeret ta kuptojne perse. Do me pelqente qe njerezit te mirekuptonin vendimet qe une kam marre. Une dua qe njerezit te mirekuptojne shtetin tim dhe te pelqejne popullin amerikan dhe shume njerez e pelqejne popullin amerikan. Ndonjehere ata e pelqejne Presidentin amerikan dhe ndonjehere jo. Por popullariteti eshte... Do te me pelqente qe te beja pyetjen. A do te merrni ju vendime duke u bazuar ne principe solide? Dhe pergjigjja eshte: absolutisht.

Po. Dhe me lejoni t’ju bej nje pyetje feminore sepse eshte hera juaj e pare ne Shqiperi dhe cdo njeri po mendon se cfare ju shkon ndermend kur degjoni fjalen Shqiperi?

Nje bregdet i bukur, nje histori interesante dhe njerez myslimane, qe mund te jetojne ne paqe. Kjo eshte ajo qe me shkon ndermend. Jam entuziast per te shkuar atje. Me duhet gjithashtu te rrefej rreth diteve te erreta te komunizmit, kur shoqeria ishte e mbyllur. Une kam takuar shume shqiptare, te cilet jane entuziaste qe jetojne ne nje shoqeri te hapur dhe une mezi po pres te vij. Kam degjuar shume gjera per Shqiperine, dhe ky do te jete nje udhetim entuziast per mua dhe Lauren.

Faleminderit zoteri, jeni te mirepritur.

Faleminderit
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-06-07, 00:29   #5
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Mir se vini Zoti President

Asgje nuk duhet ta kete me te mundimshme se sigurimi i nje shteti te ri citohet te kete thene Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes para se te nisej ne samitin e G8-shes.

Populli Shqiptare ishte, eshte dhe do i mbetet besnik parimeve demokratike, dhe miqesis se shteteve te bashkuara te Amerikes.

Familja e Presidentit Bush thuhet nga burime te pa konfirmuara ka patur gjithmon miqesi te ngusht me popullin e pervuajtur Shqiptare, nga dhe i kishim gjithmon syt.

Shqiptaret diten kesaj radhe te ruanin kete miqesi te kahmotshme, dhe per kete do te vjelim frutat ketyre diteve.

Mbahu Nėno mos ke frik, ke pas vete nje Amerik !!!
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-07, 03:59   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SHQIPERIA i vetmi shtet nė botė qė i bėn pritje pa rezerv e protesta mikut BUSH (Tituj tė ngjashėm lexohen nė shtypin boteror)







Vizita historike qė presidenti i fuqishėm Xh. W. Bush do tė zhvillojė nė Shqiperi tė dielėn, ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė poltikanėve, tė cilėt shprsojnė qė ajo tė kontribuojė pėr konsolidimin e imazhit tė vendit nė kėto momente kur Shqiperia pret anėtarėsim nė NATO vitin e ardhshėm dhe kur ēėshtja e kosovės ka hyrė nė fazėn pėrfundimtare tė pėrcaktimit tė statusit tė saj. Ėshtė kjo vizita mė e madhe qė ka ndodhur ndonjėherė nė Shqiperi, dhe pikėrisht pėr kėtė kryeqyteti Tirana ėshtė stolisur si njė nuse, me tapeta, flamuj, pllakata, parulla mikpritjeje.
Tė gjitha hotelet jan mbush. Shqiptarėt nė ekzil dhe aktivistė nga Kosova priten me mijra pėr tė demonstruar shpresat e tyre pozitive ndaj SHBA-ve. Shqiptarėt shpresojnė se SHBA-tė do tė njohin pavarsin e plotė tė Kosovės , edhe pse serbia e Rusia edhe me tej perpiqėn tė pengojnė nė realizimin e saj.

Dagbladet
Afftenposten

Njė titull nė gazeten:
http://webcenters.netscape.compuserve.com/news/story.jsp?floc=NW_2-T&idq=/ff/story/0002%2F20070531%2F1238600585.htm&sc=rontz
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-06-07, 12:42   #7
luckyman
 
Anėtarėsuar: 17-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim

*good Bless America*
luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-06-07, 12:45   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gazeta amerikane New York Times permes nje reportazhi vlereson se Shqipėria ėshtė me siguri vendi mė proamerikan nė Evropė, e ndoshta edhe nė botė


Pjesa mė interesante e turit evropian tė Presidentit Bush, mund tė jetė vizita e tij tė dielėn nė Shqipwri, njė nga ato pak vende ku ai mund tė admirojw shfaqjen e ndjenjave proamerikane, pa asnjw protestues tė vetėm nė horizont. Amerikanėt kėtu shihen me njė adhurim, qė duket se vjen nga njė kohė tjetėr. Shqipėria ėshtė me siguri vendi mė proamerikan nė Evropė, e ndoshta edhe nė botė”, - thotė Edi Rama, kryetari i Bashkisė dhe lideri i socialistėve opozitarė. “Askund tjetėr nuk mund tė gjeni kaq shumė respekt dhe mikpritje pėr Presidentin e Shteteve tė Bashkuara. Edhe nė Miēigan, ai nuk do tė ishte kaq i mirėpritur sa kėtu. “Mijėra fėmijė shqiptarė mbajnė emrat Bill apo Hillari, falė rolit tė administratės Klinton nė shpėtimin e shqiptarėve etnikė nga lufta e Kosovės. Pas vizitės sė tė dielės, disa mendojnė se do tė ketė njė valė tė re emrash Xhorxh pėr tė sapolindurit. Aq i etur ėshtė vendi pėr tė mirėpritur Presidentin Bush, saqė Parlamenti miratoi unanimisht njė projektligj muajin e kaluar, qė lejon forcat amerikane tė zhvillojnė ēdo lloj operacioni, pėrfshi kėtu edhe pėrdorimin e forcės, nė mėnyrė qė tė garantojnė sigurinė e Presidentit. Njė gazetė, duke pėrshkruar mėnyrėn e papėrmbajtur tė pritjes, publikoi njė shkrim me titull: “Ju lutemi, na pushtoni! Qė tė jemi tė sinqertė, ka shenja qė pjesa tjetėr e Evropės po e kthen vėmendjen drejt SHBA-sė, duke e reduktuar distancėn mes Evropės sė re dhe tė vjetėr qė shkaktoi polemika lidhur me luftėn nė Irak. Presidenti i ri i Francės, Nicolas Sarkozy, dėshiron tė harrojė atė ashpėrsi qė karakterizoi marrėdhėniet e paraardhėsit tė tij me SHBA-nė, madje edhe duke emėruar njė ministėr tė Jashtėm proamerikan, Bernard Kouchner, qė e ka mbėshtetur pushtimin amerikan tė Irakut. Pas marrjes sė detyrės, edhe kancelarja Angela Merkel deklaroi se “Gjermania nuk ka aq shumė vlera tė pėrbashkėta me Rusinė sa ka me Amerikėn”.
Ajo ka propozuar njė bashkėpunim tė ri ekonomik transatlantik, qė mund tė heqė qafe tė gjitha ato pengesa pėr tregtinė. Dhe Gordon Broėn, qė do tė pasojė nė detyrė Toni Blerin nė postin e Kryeministrit britanik, pritet tė mbajė nė krye tė tė gjitha aleancave tė tjera, marrėdhėnien e veēantė tė vendit tė tij mė SHBA-nė. Pra, Evropa e vjetėr e ka ndryshuar disi qėndrimin nė lidhje me SHBA-nė, edhe pse nuk ka pasur ndonjė ndryshim rrėnjėsor nė lidhje me politikat miqėsore me Amerikėn.
Por edhe nė Evropėn e re, si quhen vendet postkomuniste tė Evropės Qendrore dhe Lindore, Shqipėria bėn dallim.
Shumė prej vendeve tė Evropės Lindore janė bėrė mė kritike ndaj Presidentit amerikan, tė shqetėsuara se sistemi i mbrojtjes antiraketė qė ai ka propozuar do tė rrisė armiqėsinė me Rusinė dhe do tė ēojė drejt njė lufte tė re tė ftohtė. Shumė evropiano-lindorė, si ēekėt dhe polakėt, janė tė zemėruar se SHBA-ja i ka mbajtur kėrkesat e shumta pėr nxjerrjen e vizės, edhe pse kėto vende janė tani anėtare tė Bashkimit Evropian. Por, kėtu nė Shqipėrinė, qė nuk e ka ndryshuar aspak mbėshtetjen e patundur pėr politikat amerikane qė prej fundit tė Luftės sė Ftohtė, Bush nuk mund tė ketė asnjė gabim. Ndėrsa pjesa mė e madhe e vendeve tė botės e kritikon Bushin se ėshtė luftėnxitės, i njėanshėm, shkel liritė civile dhe mbyll njėrin sy edhe para torturave, Shqipėria e do atė pa masė. Bush do tė jetė Presidenti i parė nė detyrė qė viziton vendin dhe mbėrritja e tij nuk mund tė ndodhte nė njė ditė mė tė mbarė: pėrvjetorin e tetė tė tėrheqjes sė trupave serbe nga Kosova dhe ratifikimin nga OKB-ja tė njė marrėveshje paqeje, tė nxitur nga SHBA-ja, qė i dha fund konfliktit. Bush po nxit kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė tė miratojė planin qė do t’i hapė rrugėn pavarėsisė sė Kosovės. Shqiptarėt nga i gjithė rajon do tė vijnė nė Tiranė. Nuk ka mė dhoma hotelesh, ashti siē nuk ka ndjenja antiamerikane. Mbėshtetja e shqiptarėve pėr luftėn nė Irak ėshtė gati unanime, ēdo perceptim i ndonjė dėshtimi tė politikės sė jashtme amerikane injorohet tėrėsisht. Njė pėrpjekje dyditore pėr tė gjetur dikė qė tė mund tė kritikojė SHBA-nė, solli si rezultat vetėm njė emėr dhe ai person ishte jashtė vendit. Ēdo nxėnės shkolle e di se President Woodrow Wilson e shpėtoi Shqipėrinė nga ndarja mes fqinjėve pas luftės sė parė botėrore dhe ēdo i rritur e pėrsėrit kėtė histori sa herė qė pyetet pse shqiptarėt janė si tė magjepsur pas SHBA-sė. James A. Baker III u pėrshėndet nga njė turmė gjigande kur vizitoi vendin si sekretari i shtetit nė vitin 1991. Dhe nė atė kohė pati edhe njė pėrpjekje pėr tė mbledhur firmat e duhura pėr njė referendum qė do ta shpallte Shqipėrinė shtetit e 51 tė SHBA-sė. “Gėzimi i shqiptarėve pėr kėtė vizitė ėshtė i pamasė, nuk ka fjalė qė ta pėrshkruajė atė”, - tha ministri i Jashtėm shqiptar, Lulzim Basha, gjatė njė interviste nė zyrėn e tij, ku ndodhet njė portret elegant i Faik Konicės, ambasadorit tė parė shqiptar nė SHBA, nė vitin 1926. “Ne besojmė se ky ėshtė njė moment historik, qė njerėzit do ta kujtojnė edhe dekada tė tėra mė vonė, kur tė flasin se ē’nėnkupton kjo vizitė pėr vendin. “Vizita e z. Bush ėshtė njė shpėrblim pėr aleancėn e padiskutueshme dhe tė palėkundur tė Shqipėrisė me SHBA-nė.
Vendi ishte mes aleatėve tė parė tė SHBA-sė qė mbėshtetėn refuzimin e Uashingtonit pėr tė pranuar juridiksionin e Gjykatės Kriminale Ndėrkombėtare. Shqipėria ėshtė njė nga vendet e para qė dėrguan trupa nė Afganistan dhe iu bashkuan forcave amerikane nė Irak. Ajo ka dėrguar ushtarė nė tė dyja vendet. “Ata do tė vazhdojnė tė qėndrojnė atje, derisa amerikanėt tė jenė aty”, -deklaron krenar nė njė intervistė, Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Sė fundmi, vendi ka strehuar edhe disa ish-tė burgosur nga baza nė Guantįnamo tė Kubės, tė cilėt administrata amerikane nuk donte t’i dėrgonte nė vendet e tyre pėr shkak tė pėrballjes me rreziqet pėr jetėn. Deri tani, nė Shqipėri ndodhen tetė prej tyre dhe Presidenti Moisiu tha se Shqipėria ėshtė e hapur pėr tė pranuar edhe tė tjerė. Z. Rama, kryebashkiaku i Tiranės, tha se ndjehej i fyer kur proamerikanizmi shqiptar konsiderohej si shprehje e nėnshtrimit provincial. “Nuk bėhet fjalė pėr verbėri”, - thotė ai, ndėrsa mban veshur njė bluzė me emblemėn e SHBA-sė.
SHBA-ja ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr fatin e tė gjithė botės. Ndjenja proamerikane haset edhe nė marrėdhėniet qeveritaro-tregtare. Qeveria shqiptare ka punėsuar ish-sekretarin amerikan pėr Sigurinė e Brendshme, Tom Ridge si kėshilltar pėr sėrė ēėshtjesh, pėrfshi kėtu edhe zbatimin e kartės sė re tė identitetin. Shumė njerėz i kanė vėnė nė dyshim procedurat nė tė cilat njė grup kompanish tė drejtuara nga Bechtel fitoi projektin mė tė madh tė shpenzimeve publike nė vend, njė kontratė pėr ndėrtimin e njė autostrade qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn.
Presidenti Moisiu tha se prokurorėt po kryejnė hetime lidhur me kėtė. Nė prag tė vizitės gjashtė orėshe tė Presidentit Bush, Tirana ėshtė veshur me flamurė amerikanė dhe pankarta ku shkruhet: “Jemi krenarė pėr partneritetin”. Njė portret i Bushit ėshtė vendosur tė piramida, qendra kulturore nė zemėr tė Tiranės, qė dikur u ndėrtua si monument pėr nder tė diktatorit komunist tė Shqipėrisė, Enver Hoxha. Televizioni shtetėror transmeton vazhdimisht njė spot, nė tė cilin Kryeministri Sali Berisha i drejton njė pėrshėndetje mirėseardhjeje Presidentit Bush nė anglisht. Ajo ēfarė Bush do tė shohė do tė jenė turmat e gėzuara nė njė vend me shumicė myslimane. I pyetur nga njė gazetar shqiptar para se tė nisej nga Uashingtoni se ēfarė i vinte nė mend kur thoshte Shqipėri, Bush u pėrgjigj: “Myslimanė qė mund tė jetojnė nė paqe”. Shqipėria ėshtė njė vend me popullsi 70 pėr qind myslimane si dhe me komunitete tė mėdha ortodokse dhe katolike. Pėr tė nxjerrė nė pah historinė e tolerancės nė kėtė vend, Presidenti Moisiu do t’i dhurojė Presidentit riprodhimin e njė ikone ortodokse tė shekullit tė 18-tė, qė paraqet Shėn Mėrinė dhe Jezusin, pėrbri dy xhamive. “Presidenti Bush ėshtė mė i sigurt nė Shqipėri se nė Amerikė”, - thotė Ermir Gjinishi, njė lider mysliman nė Shqipėri.
New York Times
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-06-07, 12:53   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bush Is Greeted Warmly in Albania function getSharePasskey() { return 'ex=1339214400&en=cb12dbb4c1a25abb&ei=5124';}funct ion getShareURL() { return encodeURIComponent('http://www.nytimes.com/aponline/world/AP-Bush.html');}function getShareHeadline() { return encodeURIComponent('Bush Is Greeted Warmly in Albania');}function getShareDescription() { return encodeURIComponent('TIRANA, Albania (AP) -- President Bush, leaving behind thousands of anti-Bush protesters in Rome, got a hero's welcome here Sunday as he became the first American president to visit this tiny impoverished nation.');}function getShareKeywords() { return encodeURIComponent('');}function getShareSection() { return encodeURIComponent('world');}function getShareSectionDisplay() { return encodeURIComponent('International / Europe');}function getShareSubSection() { return encodeURIComponent('europe');}function getShareByline() { return encodeURIComponent('By THE ASSOCIATED PRESS');}function getSharePubdate() { return encodeURIComponent('June 10, 2007');}






By THE ASSOCIATED PRESS
Published: June 10, 2007
Filed at 4:22 a.m. ET
TIRANA, Albania (AP) -- President Bush, leaving behind thousands of anti-Bush protesters in Rome, got a hero's welcome here Sunday as he became the first American president to visit this tiny impoverished nation.
The hills overlooking the capital boomed with cannon bursts heralding Bush's arrival. Thousands of people gathered in the downtown square on a brilliantly sunny day to see the president.
Huge banners proclaimed ''Proud to be Partners,'' and billboards read ''President Bush in Albania Making History.'' Red-white-and-blue paper top hats with stars on top were passed out to well-wishers in this Balkan nation.
Bush said he wants to encourage Albania's free society, but it also makes good political sense on the world stage for him to stop in Albania and be seen receiving a robust greeting in the predominantly Muslim country.
''I want to make sure the Albanian people understand that America knows that you exist and that you're making difficult choices to cement your free society,'' Bush said in a pre-trip interview. ''I'm coming as a lover of liberty to a land where people are realizing the benefits of liberty.''
Albania desperately wants membership in NATO and the European Union, but even though it has soldiers in both Iraq and Afghanistan and wholeheartedly backs Washington, Bush has not been that upbeat about its chances.
NATO has pushed forward plans to invite Croatia, Macedonia and Albania to the alliance early next year if they meet membership conditions.
Russia has opposed successive enlargements of NATO into eastern Europe. The likely NATO expansion into the Balkans does not please Russia, but the Kremlin is much more concerned about the prospect that its neighbors Ukraine and Georgia may also be brought into the Western alliance.
''There's a certain map that has to be followed, a certain way forward, there are certain obligations that have to be met,'' Bush said. ''My only advice is: work as hard as you possibly can to achieve the different benchmarks that would cause the NATO members to accept Albania.''
Albania also doesn't seem likely to gain entry into the EU any time soon.
The EU admitted Balkan neighbors Romania and Bulgaria in January. But the EU seems likely to stop there for now, unwilling to take in more poor countries, such as Turkey, Ukraine or Albania, that will cost the wealthier member states billions of dollars in subsidies to bring their economies up to Western standards.
Bordering Albania is Kosovo. The United States and key European countries are trying to narrow differences with Russia over the future of Kosovo, which has been administered by the U.N. since a 1999 war between Serb forces and ethnic Albanian rebels.
The U.N. Security Council has been divided over the issue; the United States and key European countries support Kosovo's independence, and Russia, traditionally a Serbian ally, opposes it.
Ethnic Albanians, who say they are descendants of Kosovo's first inhabitants, want Kosovo to become an independent state. Serbs have offered it broad autonomy, but want the province to remain part of Serbian territory. Serbs consider Kosovo, the scene of an epic battle between Serbs and Turks in 1389, the birthplace of their identity and the heart of their homeland.
In Rome, where his visit was protested by thousands of demonstrators, Bush it was time to bring the issue of Kosovo ''to a head.''
Bush said he understands there are deep concerns about the plan.
''Kosovars are eagerly anticipating a decision by the world. And at the same time -- Romano is right -- we need to make sure the Serbs see a way forward,'' Bush said.

NYT
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-06-07, 12:55   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Albania Looks For Kosovo Reassurance From Bush By REUTERS
Published: June 10, 2007
Filed at 4:22 a.m. ET


TIRANA (Reuters) - President George W. Bush arrived in Albania on Sunday, the first visit by a U.S. leader to the Balkan state which has prepared the kind of welcome he could only dream of in many countries.
On the penultimate stop in his eight-day European tour there will be none of the protests that greeted his visits to Germany and Italy. The capital Tirana was festooned with U.S. flags, welcome banners and huge posters of a smiling Bush.
During the seven-hour visit, he will get a medal, a street named after him and his picture on commemorative stamps.
He was expected to reassure Prime Minister Sali Berisha that Washington's support for the independence of ethnic Albanians in the neighboring Serbian province of Kosovo is undiminished despite Russia's strong opposition.
"The U.S. holds the key to the balance of power in the world, and for a small country like us, this is marvelous," said Tirana resident Lufti Zeneli. "They helped us in the liberation of Kosovo. America is fantastic."
Albanians have been enthusiastic about the West since the collapse of the isolationist Stalinist regime in 1990.
Their good relations with the United States were cemented in 1999, when then president Bill Clinton pushed for intervention in Kosovo, Serbia's breakaway province with an ethnic Albanian majority.
NATO expelled Serb troops accused of killing civilians in a war with separatists, and the United Nations took over.
The United States is the strongest backer of a U.N. plan to make Kosovo independent this year, a move opposed by Russia, a Serbian ally.
ACT NOW ON KOSOVO
During his visit to Italy on Saturday, Bush said the United Nations Security Council must act on the plan now.
Albanians hope for even stronger words, and there has been strong speculation, repeatedly denied, that he may fly over to the province to reassure Kosovo's 90-percent Albanian majority of U.S. support for their independence.
Albania sees Bush's visit as reward for its support over Afghanistan and Iraq, where Albania has a small contingent of troops, and for giving refuge to some former Guantanamo detainees who cannot return to their home countries.
Albanians think the visit could affect U.S. policy on Kosovo, and want to make sure Bush has no doubt about their loyalty.
Parliament authorized the entry of more than 500 U.S. Marines into Albania, and no Albanian forces will be allowed to carry guns near the president.
Manholes along Tirana's main road, where he will pass, have been welded shut, and media reported that Arab nationals were under surveillance by the secret service.
A Stalinist-era hall was being remodeled for the visit, with bathrooms re-fitted with luxury furnishings.
In a village he is due to visit, high profile locals -- the barber and the baker -- were competing on who will give him the best present, which could see Bush go home with a lute, the helmet of Albania's national hero Skanderbeg and silverware.
One in three of Albania's 3.3 million people said they wanted to see him, leading police to issue a public appeal for citizens not to come out on balconies, windows or terraces so as not to alarm U.S. snipers.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-07, 02:54   #11
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

http://d.yimg.com/us.yimg.com/p/rids...VvJm6ubn3pmg--




http://d.yimg.com/us.yimg.com/p/ap/2...Zn6vmrHn07OA--
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-06-07 nė 14:55
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-07, 03:05   #12
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim



__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-07, 03:33   #13
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim



Bushi pershendet popullaten shqiptare ne Fushe Kruje



Te gjithe deshirojne takimin me Kryetarin e SHBA-ve; te gjitha duart e qytetareve te Fushe Krujes ne drejtim te Kryetarit Amerikan
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-07, 03:39   #14
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

http://d.yimg.com/us.yimg.com/p/afp/...4aKjvsuRgbcQ--

Kryetari i SHBA-ve dhe Kryeministri i Shqiperise ne Keshillin e Ministrave ne Tirane
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-06-07 nė 14:55
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-06-07, 20:37   #15
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Fjala e parė ėshtė :"Mirėdita" !

Gjithėmonė kam jetuar me ndjenjėn se gjuha ime amtare, shqipja, "ėshtė gjuhė e perėndisė"(Naimi), e dje, nė 10 qershor, nė zemėr tė shqiptarisė, u prononcua njėra ndėr fjalėt mė tė dashura tė kėsaj gjuhe : "Mirėdita" nga kryetari mė i fuqishėm i planetit, kryetari amerikan , Bush. Shpresoj se kjo du u hap sytė e rrugėn edhe kloshardve evropjan qė tė mėsojnė sa fjalė tė kėsaj gjuhe hyjnore, e tė ndėrpresin i herė e pėrgjithėmonė sulmet e kritikat e njollosjet e pėrbuzjet e parreshtura nė adresėn e shqiptarve qė mė shum se i shekull.
Tani e tutje, evropa e mplakur e ballkani i kalbur duhet tė llogarisin me kryeqytetin e evropės juglindore : Tiranėn e cila tė vetmin "konkurrent" do tė ketė kryeqytetin tjetėr shqiptar, Prishtinėn. M'u bo qejfi mal kur pash se si pėrkuleshin(gati gjunjėzoheshin) kryeministrat kroat e maqedonas karshi kryeministrit tė ballkanit, Sali Berisha.
Nuk po e zgjas mė shum pėr Kosovėn sepse mesazhi i Bush-it ka qenė shum i qartė, aq i ēiltėr sa qė tė gjitha "kencellaritė" e evropės e kanė kuptuar i herė e pėrgjithėmonė!
Pėrfundim : mos u befasoni po pėrgatituni qė nga sot (ju qė jetoni nė Evropėn perėndimore) t'ua mėsoni shqipėn edhe legenave t'evropės. Nė kėtė domen, kėrkesat do tė jenė tė shumėta!

Shkova me u arsimue pak se kur pash qė edhe kryetari amerikan thekson ma mirė se unė fjalėn "Mirėdita", u turprova. Meritoj korrigjim serioz!
Krejt fshati po ju bon tė fala!


Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.