|
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit .... |
17-12-08, 19:59
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Nga Astrit Lulushi, SHBA
Origjina eshte pika e pare e filimit. Pervetesimi i ketij mendimi, nxit pytjen: cfare ka ekzistuar perpara saj? Kur ceshtja shtrohet e tille, te gjitha shpjegimet ndeshen me te njejtin problem: si mundet qe nga asgje te linde dicka? Dhe paradokse te origjines perseriten sa here qe njeriu ndeshet, sheh a perjeton dicka te re; objekt, ide, ngjarje apo histori.
Ne librin "A Brief History of Time"(1988), Stephen Hawking doli me idene se ceshtja e zanafilles eshte shtruar gabim. Nese koha konceptohet si nje vije e drejte, atehere eshte e natyreshme te behen pyetje se ku fillon dhe ku mbaron ajo. Por cfare ndodh nese mendohet se koha ka nje tjeter forme? Ne shume mite te origjines, si mes autoktoneve te Australise, koha perceptohet jo si vije e drejte, por si rreth, ku gjerat qarkullojne duke pasuar njera-tjetren dhe te gjitha levizin pa kufizim e pa pushim.(Swain)
Ky koncept, i cili perdoret tani per shpjegimin e origjines se gjithesise, duket se pason nje ide qe disa historiane, e paten shprehur dekada me pare.
Ekziston mendimi se historia eshte si nje muze te cilin vendasit e kane ngritur per mburrje, por jane vizitoret ata qe shkojne atje per te mesuar. Dhe keta nxenes jane historianet, qe duke studiuar cdo rrjedhe apo aspekt te zhvillimeve te kaluara, zbulojne ato qe Durant i ka quajtur "precedenca te historise", te cilat u vijne ne ndihme shoqerive sa here qe keto arrijne perparara nje udhe-kryqi e nuk jane te sigurta se cfare drejtimi duhet te ndjekin.
Dihet se cdo ekstrem prodhon te kunderten e vet. Moisiu i Bibles shpalli 10 urdheresat kur pa se shoqeria hebraike moralisht kishte dale jashte cdo kontrolli. Greket e lashte e humben fuqine e tyre pasi u perhapen me shume sesa ishin ne gjendje te kontrollonin dhe Roma u be fuqi e madhe pasi u ndodh midis dy kercenimeve; detit dhe fiseve italike, dhe nuk kishte rruge tjeter, por t'i vinte ato nen zoterim, me force a diplomaci. Po ashtu, paganizmi solli puritanizmin. Neroni i shthurur solli nevojen per disipline e norma te rrepta morale, duke i bere vend Krishterimit dhe atje ku kjo fe nuk arriti te rrenjosej, u krijua nevoja per nje tjeter besim, Islamizmin.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-12-08, 20:00
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Pastaj vjen ateizmi, ku njeriu me skepticizmin e tij duket se nuk gjen me shpjegim. Skepticizmi, thote David Christian ne "Maps of Time" (2004), eshte vendi ku vija lakohet dhe merr formen e rrethit. Ne kete pike duket se njeriu e pranon se nuk di me, se dija njerezore, nga natyra, eshte e kufizuar, prandaj edhe disa pyetje mbeten mister. Kjo gjendje, ku cilitdo i lejohet nje mendim, ben qe pergjigjet te jene nga me te ndryshmet.
Te thuhet se krijimi i identitetit shqiptar nuk filloi para shekullit te 19-te,(Clayer) eshte njesoj sikur sot, per te vertetuar krijimin e njerezimit, te sillet si argument kronologjia Ussher-Lightfoot e shekullit te XVII, sipas se ciles "Zoti e krijoi njeriun e pare te dielen ne oren 9 paradite te dates 23 tetor te vitit 4004 para eres sone". Duke e trajtuar kohen si koncept jo-linear, mund te thuhet se Rilindja kombetare nuk kishte nje pike te pare origjine ashtu si nuk ishte veper e nje njeriu apo grupi te vetem. "Nese kam pare me larg se te tjeret, arsyeja eshte se kam qendruar mbi supet e gjigandeve", i shkruante Isak Njutoni nje miku te vet qe e kishte pergezuar per zbulimin e ligjeve te gravitetetit. Me "gjigandet", Njutoni kishte parasysh Galileon, Kopernikun e Keplerin, punimet e te cileve ai i permblodhi duke i transformuar ne nje teori te qarte shkencore. Nisur nga i njejti arsyetim, edhe per rilindasit shqiptare mund te thuhet se ata ishin mbartes dhe percues te ideve dhe vlerave qe qarkullonin prej shekujsh dhe se ishin largpames pasi qendronin mbi supet e gjigandeve te hershem, qe ne periudha te ndryshme kishin punuar a menduar ne rruge te ndryshme per te njejtin qellim.
Si faktore te rendesishem per vonesen e zhvillimit te identitetit shqiptar, shpesh jane permendur ndarjet fetare dhe struktura fisnore.(Babuna). Ky veshtrim duket se eshte i nxituar dhe i kufizuar, pasi nuk merr parasysh precedencat e historise. Dhe pyetja qe menjehere lind eshte: perse strukturat fisnore, qe mendohet te kene qene edhe me te theksuara ne shekujt XIV-XV, nuk u bene pengese per bashkimin e nje populli ne luften kunder pushtueve osmane? Gjithashtu, nuk mund te mohohet se paraqitja e besimeve apo sekteve te ndryshme fetare ne trojet shqiptare u be nga pushtuesit osmane me qellimin "perca-e-sundo", por kjo shprese e tyre nuk duhet trajtuar si fakt, pasi kurre nuk u permbush.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-12-08, 20:00
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Mozaiku i larmishem fetar e krahinor i levizjes kombetare te periudhes se Rilindjes tregon, se besimet fetare dhe struktura fisnore kurre nuk arriten te beheshin faktore percaktues apo diktues te rruges se zhvillimit te ndjenjes atdhetare apo identitetit shqiptar. Megjithate, "vonimi ne daljen e shqiptarit si koncept a komb" eshte nje e vertete, qe mund te kete dy shpjegime;
a) Shqiptaret ishin pjese e privilegjuar e perandorise osmane.(Psilos) Nese keshtu, atehere dalja me vete do te sillte humbjen e kesaj pozite perballe fqinjeve qe gezonin nje fare perkrahje te ndonje fuqie te madhe ose prej kohesh kishin fituar pavaresine e tyre nga perandoria. Pra shqetesimi i shqiptareve ishte se pushtimi i tyre nga perandoria e nje skaji te larget mund te zevendesohej nga nje tjeter pushtim; nga ai i fqinjeve te afert.
b) Shqiptaret ishin populli me i shtypur i perandorise osmane.(Jacques) Ne fakt, feja e te pareve u ishte mohuar ose ndryshuar, ndersa disa zona ku qendresa ndaj pushtuesit kishte qene me e forte, ato ishin zbrazur e kolonizuar. Gjithashtu shume troje te tyre ishin perfshire ne vilajete qe u bene pastaj pjese e territoreve te vendeve fqinje, kur keto dolen te pavarura.
Pra ne te dy rastet, duket se koncepti i kombesise apo identitetit u vonua te shfaqet, jo sepse ai mungonte apo nuk ishte ngjizur, por sepse u mbajt i pazbuluar, me intuite apo vetedije, ne pritje per t'u shprehur ne nje kohe te sigurt e rrethana te pershtatshme. Kjo pak-a-shume i ngjan edhe sjelljes se individit te shtypur a nen kercenim.
Gjithashtu, duke ndjekur nje precedence te tille mund te shpjegohet perse Shqiperia ishte vendi i fundit qe u afektua nga ndryshimet politike ne bllokun komunist, pas vitit 1989.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-12-08, 20:01
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Eshte absurde te mendohet se shqiptaret u vonuan ne kete zhvillim sepse tek ta nuk ekzistonte koncepti i lirise ose sepse ata ndjenin dashuri per nje sistem qe i kishte vrare e shtypur si asnje regjim tjeter ne histori. Vonesa e tyre mund te kuptohet vetem nese gjendja krahasohet me ate te nje njeriu qe mundohet te dale nga erresira e thelle. Ai, hapat i hedh ngadale qe te mos rrezohet dhe syte i hap pak-nga-pak, qe te mos verbohet nga drita e forte. Ne te njejten menyre mund te shpjegohet edhe fakti, perse thirrjet e para per ndryshime u ndjene ne vendet ku sistemi komunist ishte me i hapur e njerezit pak me te lire, si ne Poloni dhe jo atje ku ky regjim ishte totalitar, hermetikisht i mbyllur e njerezit shume me te shtypur, si ne Shqiperi.
Per 55 vjet, Shqiperia perjetoi nje ndalim te ushtrimit te besimit fetar dhe per afro 25 vjet, nje mohim te plote te tij. Nese do te ndiqeshin shembujt e historise, ku cdo ekstrem prodhon te kunderten e vet, atehere ateizmi do te ishte pasuar nga nje paganizem ose nga nje ekstremizem fetar. Por kjo nuk ndodhi dhe arsyeja mund te jete se ateizmi ne Shqiperi nuk erdhi si nje zhvillim i natyrshem, por u institucionalizua me dhune. Kjo ndoshta shpjegon edhe faktin se besimet fetare sot atje paraqiten ne formen me tolerante, qe pranojne vetvetiu bashke-ekzistencen me njera-tjetren. Dhe perfundimi qe mund te arrihet eshte se rasti i fese ne Shqiperi eshte i pashembullt, dhe pse jo, ndoshta nje precedence e re ne historine boterore.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
17-12-08, 20:03
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Disa referenca:
Christian, David. "Maps of Time: An Introduction to Big History", 2004
Hawking, Stephen. "A Brief History of Time", 1988
Swain, Tony. "A Place for Strangers: Towards a History of Australian Aboriginal Being", 1993 (quoted from Sproul, Primal Myths
Durant, Will. "Heroes of History: A Brief History of Civilization From Ancient Times to the Dawn of the Modern Age", 2001
Babuna, Aydin. "Albanian National Identity and Islam in the Post-Communist Era" www.sam .gov.tr/perceptions
Volume8/September-November2003
Posted article and exchanged messages to Alb-Shkenca. Nathalie Clayer: Aux origines du nationalisme albanais. La naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe
Rossini, Andrea The Islam in the Balkans. Conversation with Nathalie Clayer, 2004 www.osservatoriobalcani.org
Psilos, Christophoros. "Albanian Nationalism and Unionist Ottomanization 1908 to 1912" Mediterranean Quarterly - Volume 17, Number 3, Summer 2006, pp. 26-42 Duke University Press
Jacques, Edwin E. "The Albanians: An Ethnic History form Pre-Historic Times to the Present", 1995
Craig, G. Y.& E. J. Jones. "A Geological Miscellany" Princeton University Press, 1982
Story about the Ten Commandments can be found in the Bible in Exodus, chapters 19 and 20.
Wikipedia, the free encyclopedia
www-history.mcs. st-andrews.ac.uk/Mathematicians
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 17-12-08 nė 20:04
|
|
|
24-12-08, 23:00
|
#6
|
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Mungon historia e Skenderbeut e sapo dale ne treg ne Shqiperi.
Libri i Oliver Shmid qe po percillet me debate dhe suksese.
Aty hidhet drite mbi figurene Skenderbeut dhe njekohesisht hidhet nje hap perpara ne konceptin e historicitetit dhe perbmysjes te monopoleve ideologjike te trasheguara nga Komunizmi.
Kete histori nuk e ka lexuar Psiko...
|
|
|
25-12-08, 20:40
|
#7
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga hawk
Mungon historia e Skenderbeut e sapo dale ne treg ne Shqiperi.
Libri i Oliver Shmid qe po percillet me debate dhe suksese.
Aty hidhet drite mbi figurene Skenderbeut dhe njekohesisht hidhet nje hap perpara ne konceptin e historicitetit dhe perbmysjes te monopoleve ideologjike te trasheguara nga Komunizmi.
Kete histori nuk e ka lexuar Psiko...
|
Pasi paska shkruar Shmit , ti mendon se qenka e saktė??!!
Bazat e tij nuk janė tė mbeshtetura ne faktin dhe ne burimin kryesorė .
Ja cka lexojmė per Shmit dhe librin e tij;
36 vjecari nga Zvicra, Oliver Schmit ka sjelle per publikun fakte dhe dokumenta qe e zbehin disi tisin e mitit te figures sone kombetare, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Per here te pare, ne librin e tij “Skenderbeu”, ai publikon nje dokument qe sipas Schmit tregohet se kryengritjen Skenderbeu e nisi per hakmarrje personale.
“Kemi te bejme me nje hakmarrje pasi babai i Skenderbeut u vra nga turqit dhe kemi fakte per te treguar se Skenderbeu, nga i konvertuar ne islam riktheu krishteritetin”, ka pohuar Schmit.
Por per studiuesit shqiptare kjo nuk ngjan shume e besueshme. “Une nuk e besoj ceshtjen e hakmarrjes. Nuk mund te justifikohet qe ai te vriste te atin dhe te behej kreu i sanxhakut”, ka deklaruar specialisti Kasem Bicoku.
Perkthyesi i ketij libri, Ardian Klosi thote se edhe librat e historise duhet te pesojne ndryshime. “Kam pare ne ditet e kaluara nje numer tekstesh te historise se gjimnazit. Ato qe thuhen jane te kunderta me perfundimet e profesor Schmit”, ka pohuar Klosi.
Ky liber, qe e sjell para publikut ndryshe figuren e heorit tone kombetar, do te sjelle patjeter debate. Historianet e kane vleresuar si burim alternativ, por edhe si plotesim te figures se heroit tone kombetar.
Por iu ngelet historianeve te hulumtojne me teper rreth kesaj figure, qe prej 5 shekujsh ngjall shprese dhe krenari tek te gjithe brezat shqiptare.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 25-12-08 nė 20:42
|
|
|
25-12-08, 20:49
|
#8
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Por , duek tentuarė qė fidures kombetare tė i japin nje gjakė sllavi ose greku , Shmit verehet se nuk mbeshtetet ne fakte dhe burime tė sakta ,ndersa perkthyesi i librit , ja cka deklaron pėr gazeten:
Ardian Klosi: Babai i Skėnderbeut quhej Ivan, Gjon ėshtė emėr i shpikur
Fatmira Nikolli - Gazeta Shqiptare
Bota pas tij nuk deshi tė dinte pėr kėtė fat tragjik, ajo dėshiroi njė hero ngadhėnjimtar nė luftėn pėr mbijetesė kundėr perandorisė osmane. Kėshtu vazhdoi tė jetojė Kastrioti i madh, si hero vezullues nė kujtesėn e tė krishterėve nė Ballkan dhe nė Perėndim, ndėrkohė qė u harrua se ai nė tė vėrtetė ishte figura tragjike e njė periudhe kur po ndryshonin kohėt". Kjo ėshtė njė pjesė nga monografia "Skėnderbeu", e Oliver Jens Schmitt, profesorit tė historisė sė Evropės Juglindore e sjellė nė shqip nga Ardian Klosi. Libri na bėn tė krijojmė njė tjetėr imazh pėr Heroin tonė kombėtar. Sipas autorit, kthimi i Skėnderbeut nė Arbėri dhe lufta qė bėri kundėr perandorisė osmane, ishte njė hakmarrje pėr vrasjen e tė atit, dhe jo lufta pėr tė cilėn ne kemi mėsuar. Schmitt me librin e tij kėrkon tė tregojė se Skėnderbeu ishte njė hero tragjik, i cili ēoi Arbėrinė drejt rrėnimit. Nė njė intervistė dhėnė pėr "Gazetėn Shqiptare", pėrkthyesi i kėtij botimi, Ardian Klosi, rrėfen arsyet qė e ēuan autorin nė kėtė konkluzion. Ku u mor dokumentacioni qė mbėshtet zbėrthimin e njė mitologjie qė mbretėron prej njėqindvjeēari tek ne? Nė kėtė vėllim kushtuar Skėnderbeut, profesor Oliver Jens Schmitt, shkėputet nga jetėshkrimet tradicionale pėr Gjergj Kastriotin dhe shkruan se jeta dhe kryengritja e Skėnderbeut u bė dhe tragjedia e trevės sė tij tė prejardhjes, e cila si asnjė rajon tjetėr i Ballkanit u shkretua dhe u shpartallua nga osmanėt. Autori e quan gati emblematike vetminė e Skėnderbeut nė ditėt e tij tė fundit. Monografia "Skėn-derbeu" ėshtė promovuar kėto ditė nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar.
Pas promovimit tė monografisė "Skėnderbeu" tė Oliver Jens Schmitt, kanė lindur shumė debate mbi pėrshkrimin qė i bėn ky botim figurės sė heroit tonė kombėtar. Ka njė tjetėr arsye tė luftės sė Skėnderbeut dhe kthimit tė tij nė Shqipėri ...
Nė kėtė monografi, babai i Skėnderbeut jepet me emrin Ivan. Shqiptarėt e kanė njohur gjithmonė me emrin Gjon. Pse ėshtė pėrdorur ky emėr?
Ivan ėshtė forma e saktė e emrit tė babait tė Skėndėrbeut. Nė tė gjitha dokumentet e botuara mė parė emri i babait tė Gjergj Kastriotit del Ivan ose Juvan. Madje edhe turqit sipas dokumentave, Arbėrisė i thoshin territoret Juvanli dhe jo Arbėri.
Fakti se emri ėshtė Ivan dhe jo Gjon, ėshtė marrė prej ndonjė dokumenti zbuluar prej Shmid-it nė arkiva?
Janė botuar disa herė shkrime ku emri i tė atit ėshtė Ivan. Dhe kjo nga autorė tė ndryshėmm si Radoniē, apo Xhuzepe Valentini kur kanė kanė shkruar pėr skėnderbeun. Emri Gjon ėshtė njė shpikje, dhe nuk ėshtė emri i vėrtetė i babait tė Gjergj Kastriotit.
Si mund tė pritet si fakt, emri Ivan nga shqiptarėt?
Oliver Schmitt e shpjegon shumė mirė edhe kėtė. Jo vetėm emri i babait ėshtė Ivan, por edhe emri i tė birit tė Skėndėrbeut ėshtė i tillė. Duhet tė kemi parasysh, se ai ka lindur nė Dibėr, dhe Dibra ėshtė njė trevė e pėrzier. Pėr mė tepėr, familja e tij ishte ortodokse, dhe pėr ortodoksėt emri Ivan ose Juvan ėshtė i zakonshėm.
Nė parathėnien e kėsaj monografie, me mjaft interes pėr lexuesin shkruhet se Skėnderbeu ėshtė njė hero, por jo njė hero qė bėri luftė dhe fitoi disa beteja, por si njė hero qė shkaktoi tragjedi...?
Kjo ėshtė e vėrtetė. Por nė fakt, ky ėshtė realiteti historik, tek i cili ne nuk mund tė ndryshojmė asgjė. Pėr mendimin tim kjo nuk ia ul aspak vlerėn Skėnderbeut. Siē kemi admirim pėr ēdo njeri qė idealin e tij e mbron deri nė fund me njė fuqi tė jashtėzakonshme. Themi tragjedi sepse pas luftės sė bėrė nga Skėnderbeu, perandoria osmane u tregua shumė e ashpėr mė Arbėrinė. Dhe sėrish ky ėshtė realiteti, ku nuk mund tė ndryshojmė gjė. Janė fakte historike qė nuk mund tė ndryshohen. Mehmeti i II-tė, qė kur dėshtoi kryqėzata qė ishte planifikuar me Skėnderbeun si kryekomandant, u tregua i ashpėr. Atėherė Skėnderbeu mbeti i vetėm, sepse edhe Venediku me Napolin u tėrhoqėn. Nė kėtė moment ai mbetet i vetmuar pėrballė kėsaj superfuqie, siē ishte Perandori Osmane. Ai ka dėrrmuar Arbėrinė, ka masakruar popullsinė me dhjetėra mijėra, ka shkretuar fshatra dhe qytete tė tėra, ka prerė edhe pyje qė tė zhdukte kryengritėsit, rezistencėn. Tė gjitha kėto do ti gjeni me dokumente. Ai vend u shkatėrrua deri nė atė masė, sa vendasit harruan edhe emrin e tyre. Dalėngadalė nga arbėr, u vetėquajtėn shqiptar. Ėshtė njė thyerje e madhe.
Sipas jush, kjo ėshtė arsyeja qė ndryshoi emri nga Arbėri nė Shqipėri?
Kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore. Pse? Ėshtė fakt se ata shqiptarė qė mėrguan, ata arbėreshė qė mėrguan nė Italinė e Jugut dhe nė Greqi vazhduan ta quajnė veten arbėreshė, kurse ata qė qėndruan nė Arbėri, nuk u quajtėn mė arbėr, sepse Arbėria mori fund. Mbaroi. Mbeti njė mbeturinė e vogėl venedike qė u quajt Arbėria venedike. Ndėrkohė vetė Arbėria, prijėsit arbėr, fisnikėria arbėre, u zhduk, ose u masakrua, u likuidua ose u konvertua. Morėn emra myslimanė, u bėnė pjesė apo vasalė tė njė perandorie tė re dhe nė kėtė mėnyrė dalėngadalė nisi njė tjetėr vend ekzistencėn e tij.
Ku janė siguruar kėto dokumente qė na sjellin njė tjetėr Skėnderbe, njė tjetėr hero, ndryshe nga imazhi qė ne kishim krijuar pėr gjithė kėtė kohė? Si u siguruan pas kaq kohėsh dokumente qė na "ndryshojnė" heroin?
Kjo ėshtė njė kritikė pėr historianėt shqiptarė. Nė pėrgjithėsi historianėt tanė nuk punojnė me arkivat. Do tė rezervohesha shumė si historian pėrpara se tė kritikoja Oliver Schmitt-in. Ai punon nė mėnyrė intensive me arkivat. Ai ka punuar nė arkivat e Milanos, tė Parisit por edhe tė Kroacisė, nė Dubrovnik, nė Korēulė, Zardarė dhe nė Split. Nė kėrkimet e tij nė arkivin "Sforca" tė Milanos, ka gjetur ndėr tė tjera edhe dokumentin nė fjalė. Kėto janė tė hapura pėr tė gjithė. Mė hollėsisht, diplomatėt e atėhershėm, pėr shembull tė Milanos, dėrgonin pėrditė relacione nė Vatikan, qė ata i quanin dispaēi. Kėto ishin herė gjysmė faqe e herė njė faqe e nė to shkruhej pėr shembull, ...sot erdhėn tė dėrguar nga Skėnderbeu kėta persona dhe thanė kėto gjėra... ku shkruhen ato ēfarė janė thėnė. Janė dokumente origjinale tek tė cilėt ai ėshtė bazuar.
Sipas jush, kjo ka tė bėjė edhe me rishkrimin e historisė, sepse ajo histori qė ne kemi mėsuar ka defekte?
Patjetėr qė ka tė bėjė me kėtė. Siē e thamė mėnyra mė e mirė pėr tė plotėsuar historinė ėshtė tė mbėshtetėsh nė burime. Kjo kėrkon njė punė shumė tė mundimshme, duhet tė njohėsh gjuhėt e vjetra, siē janė gjuhėt e mesjetės. Njohja e tyre ėshtė e domosdoshme nė qoftė se do tė thellosh njohjen e historisė.
Kush ėshtė Skėnderbeu sipas Oliver Schmitt?
Ėshtė e vėshtirė ta pėrmbledhėsh me pak fjalė. Ėshtė njė fisnik i ish-perandorisė sė bizantit, me cilėsi tė jashtėzakonshme fizike dhe mendore. Qė nė rini tė tij i vunė emrin Aleksandri i ri, Skėnder-bei, pėr aftėsitė e tij tė rralla. Ėshtė njė njeri qė ndezi njė kryengritje tė pėrmasave tė jashtėzakonshme. Kishte bėrė diēka mė parė Gjergj Arianiti, por ajo e Skėnderbeut kishte pėrmasa tė tjera. Gjergj Kastrioti dalėngadalė kreu zhvendosjen nga njė fisnik ortodoks, nė pėrfaqėsues dhe atlet tė Krishtėrimit dhe tė katolicizmit. Kjo zhvendosje u bė e mundur falė kėshilltarėve tė tij dhe diplomatėve, qė nga kleri i lartė katolik i Arbėrisė, qė ishte nė radhė tė parė, Pal Engjėlli, por edhe Gjergj Pelini i Tivarit. Kėto ishin zhvillime politike, sepse Skėnderbeu nė sipėrmarrjen e tij tė jashtėzakonshme kishte nevojė pėr aleatė. Nė fillim pati aleat Huniadin, por ai vdiq dhe me Venedikun ka pasur gjithmonė marrėdhėnie tė vėshtira, marrėdhėniet e mira kanė qenė tė pėrkohshme. Pas kėsaj u bė vasal i Napolit, sepse e pa qė Krujėn nuk e mbronte dot i vetėm, dhe as sundimet e tij nuk i mbronte dot i vetėm dhe bėri betimin e vasalit. Ia kaloi Krujėn Napolit. Ai ka pasur marrėdhėnie tė mira veēanėrisht me Papėn Kaliksi i III-tė dhe Piu i II-tė, e sidomos me kėtė tė fundit, i cili e pėrfshiu nė planin e vet pėr njė kryqėzatė tė madhe. Skėnderbeu do ishte kryekomandant i ushtrive tė krishtera dhe atėherė do tė bėhej mbret i epirotėve por, kjo nuk u realizua kurrė dhe ai nė nomenklaturė mbeti njė zot, njė sundimtar siē ishin Gjergj Arianiti, Muzakė Topia apo Balshajt. Qėndresa e tij ėshtė e jashtėzakonshme dhe siē e thotė Schmitti me tė drejtė, Skėnderbeu ėshtė burri mė i famshėm nga e gjithė Evropa juglindore, jo pėr njė shekull po pėr disa shekuj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
25-12-08, 20:50
|
#9
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Domethėnė, ajo qė bėri Skėnderbeu, pėrveēse hakmarrje pėr familjen e tij ishte edhe njė luftė e vėrtetė, qė kishte si qėllim tė fitohej?
Pikėrisht. Nga njė kryengritje pėr arsye mė shumė personale, dalėngadalė mori formėn e njė aleance tė botės sė krishterė kundėr vėrshimit otoman mbi Evropėn. Nė fund siē e thamė, Skėnderbeu ishte atlet i Krishtit, Skėnderbeu ishte Aleksandri i Ri, Skėnderbeu-komandant i kryqėzatės. Ai ishte njeriu qė do tė dėbonte Perandorinė Osmane nga Evropa.
Nė librin monografik, shkruhet se shoqėritė kanė nevojė pėr heronj dhe si tė tillė, ata heronj krijohen sipas dėshirės sė popujve, pa u mbėshtetur nė fakte historike...
Kjo ka ndodhur nė shumė vende dhe kjo ka ndodhur edhe tek ne. Duhet ta dini se miti i Skėnderbeut nuk ėshtė mė shumė se 100 apo 120-vjeēar. Skėnderbeu u ruajt nė kujtesė tek arbėreshėt e Italisė por, nė pėrgjithėsi ishte i harruar nė Shqipėri. Me Rilindjen Kombėtare, ėshtė e qartė se ky vend i rrezikuar nga fqinjėt sllavė dhe grekė, kishte nevojė pėr njė figurė, njė mit, njė mbret tė dikurshėm tė shqiptarėve, lindi nevoja pėr njė figurė qė tė bashkonte shqiptarėt. Oliver Schmitt e shpjegon shumė bukur qė, edhe serbėt kanė dashur ta kenė tė tyrin kėtė hero, edhe kroatėt e kanė dashur si figurė tė rilindjes sė tyre, por edhe grekėt. Nė fund fituan shqiptarėt sepse, natyrisht Skėnderbeu ishte mė shumė shqiptar se sa sllav. Edhe pse familja e tij kishte njė pjesė sllave, sepse nėna ishte Brankoviē por, ishte mė shumė shqiptar. E morėn shqiptarėt dhe e kthyen nė simbol tė shtetit dhe kombit tė tyre tė ri. Gjithė kjo ndėrtesė ka njė pjesė tė vėrtetė por, ka edhe shumė fantazi, ka shumė legjendė, ka shumė dėshirė tė shqiptarėve tė sotėm tė projektuara kėto nė mesjetė por qė nuk pėrputhen me faktet historike. Pėrshtypja ime ėshtė se dalėngadalė, Skėnderbeu do tė shkojė nė pėrmasat e tij reale historike, nė fund tė fundit duke mos humbur ne absolutisht asgjė nga admirimi pėr kėtė figurė tė jashtėzakonshme.
Ka pasur njė debat tė gjerė nė media por edhe jashtė mediave nga shumė historianė dhe intelektualė. Ēfarė do t'iu thoshit tė gjithė atyre qė e kundėrshtojnė kėtė imazh tė ri tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu?
Unė do iu thosha: lexojeni pėrpara se tė debatoni. Lexoni monografinė e re, lexoni dokumentet e kohės, mos u ngutni tė bėni debat!
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
25-12-08, 20:54
|
#10
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Kjo do t“i vlente Shmit-it pėr deshmi se Gjergj Kastrioti nuk luftoj pėr qeshtje pėrsonale , por vlenė sigurishtė edhe pėr debatuesin hawk , sepse dihet se nga hawk , urrehet cdo figurė kombetare e krishterė:
Kliko ne linkun qe e kam derguarė si temė me heret ne kėtė forum:
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26115
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
26-12-08, 10:23
|
#11
|
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
Kjo do t“i vlente Shmit-it pėr deshmi se Gjergj Kastrioti nuk luftoj pėr qeshtje pėrsonale
|
Se pari do te sjellnje artikull per te qene koherent me ty.
Do te ishte me e drejte qe te nderroje ID sepse ti nuk je Psiko-ja im i vjeter edhe pse ndani te njejtat mendime dhe qendrime mesjetare. Ne kete menyre do te jepje ti shembullin e pare te evolucionit dhe sinqeritetit. Martiret qe ti sejll si shembuj me duken absrakt per ty sepse nuk i rrespekton me fshehjen tende pas nje personi tjeter.
Artikulli :
SKENDERBEU PASKA LUFTUAR PER BABEN, JO PER PAPEN
Kohėt e fundit nė Shqipėri po trazohen shumė interesimi e kėrshėria me pėshtjellimin e zemėrimin pas botimit nė gjuhėn shqipe tė njė vepre tė re shkencore kushtuar heroit kombėtar tė shqiptarėve, Skėnderbeut. Autor i veprės ėshtė njė studiues i ri, zvicerani Jens Shmit, me qėndrim nė Austri. Mė parė nė gjuhėn shqipe ėshtė botuar vepra tjetėr e Shmitit "Shqipėria Venetike", e pėrkthyer nga gjuha gjermane prej studiuesit Ardian Klosi. Edhe "Skėnderbeun" e Shmitit e ka pėrkthyer Ardian Klosi, madje kjo vepėr ėshtė botuar mė parė e pėrkthyer nė shqip se nė gjuhėn qė ėshtė shkruar, nė gjermanisht. Pėr "Skėnderbeun" e Shmitit deri tani ėshtė bėrė njė promovim nė sallėn e Muzeut historik kombėtar, pas tė cilit filluan debatet midis historianėve e intelektualėve.
Libri i Shmitit edhe i kėrkuar, edhe i padėshiruar
"Skėnderbeu" i Shmitit nuk ėshtė lexuar ende nga shumė njerėz, sepse sapo ka dalė nė qarkullim, madje ka qenė shumė e vėshtirė deri tani tė gjeje njė kopje. Nė panairin e librit qė u zhvillua nė Tiranė nė datat 14-18 nėntor 2008 libri shitej vetėm nė njė stendė tė vogėl. Mund tė shkoje shumė herė tek ajo stendė dhe librin nuk e siguroje dot. Njė shitėse tė jepte pėrgjigjen standarte "kėtė kopje e kemi sa pėr ekspozim, por presim tė na vinė kopjet e tjera, se ato qė kishim u mbaruan". Edhe pse mund tė shkoje pėrsėri po atė ditė, tė nesėrmen e tė pasnesėrmen tė jepej po ajo pėrgjigje. Ndodhte si nė atė shakanė e kohės sė komunizmit kur njė dyqanxhi kishte varur nė derė tė shitores tabelėn"sot me pare, nesėr pa pare" dhe njerėzit shkonin tė nesėrmen me shpresė tė merrnin diēka gratis, por shitėsi u thoshte "lexojeni mirė tabelėn jo sot, po nesėr do tė japim pa pare".
E pyeta njė herė atė shitėsen e re "mos ju ka trembur Ismail Kadareja me deklaratat kundėr atyre qė po sulmokan Skėnderbeun qė nuk mbani kopje tė librit pėr shitje?" Ajo deshi tė mė mbushte mendjen se kanė shitur shumė dhe pėr kėto shitje ka njė listė tė tėrė. E ēuditshme pse duhej bėrė ajo listė pėr librat e shitur!
Kjo ėshtė arsyeja qė ende nuk e kam lexuar librin dhe nė kėtė shkrim do tė shkuaj vetėm mbi bazėn e atyre qė kanė shkruar tė tjerėt lidhur me kėtė libėr si: "Pėrse sulmohet Heroi ynė kombėtar, Skėnderbeu", prononcime tė Agim Isakut, Artan Lames, Luan Ramės, Edlira Gjonit, nė "Tirana Observer" tė datės 19 nėntor 2008;
"Historia, tekstet shkollore, Skėnderbeu", prononcime tė Ismail Kadaresė, Ardian Vehbiut, Ardian Klosit, Virion Graēit, Pėllumb Kullės, Franko Egros, nė "Shekulli" 18 nėntor 2008; "Skėnderbeu, ky titan", shkruar nga Georges Xexo nė "Standard" 15 nėntor 2008; "Kadare: Pseudo-intelektualė t po ēmitizojnė figurėn e Skėnderbeut" nė "Ballkan" 18 nėntor 2008; "Kadare: sulmet ndaj Skėnderbeut janė tė turpshme" nė "55" 18 nėntor 2008; "Pse po ringjallen Ballabanėt?" nga Fahri Balliu nė "55" 18 nėntor 2008. Nuk kanė munguar as shpjegimet nga Jens Shmit nėpėrmjet intervistash "I vetmi renegat fisnik qė i ktheu shpinėn Sulltanit" nė "Shekulli" 11 nėntor 2008; "Skėnderbeu nė dokumente tė panjohura" "Shqip" 10 nėntor 2008; "Njė hero me shembullin e Enver Hoxhės", nė "Shekulli" 11 nėntor 2008. Edhe ambasadori i Spanjės nė Tiranė ka rrėfyer pėr marrėdhėniet e Skėnderbeut me mbretin e Aragonės, "Metropol" 20 nėntor 2008.
Pėrveē kėtyre ka pasur edhe shkrime tė tjera, tė gjata e tė shkurtra. Edhe njė historiograf i periudhės sė Skėnderbeut, drejtori i Muzeut historik kombėtar nė Tiranė, Kasem Biēoku ėshtė shprehur negativisht pėr veprėn e Shmitit, madje duke ironizuar se nuk mund tė shkruhet historia e Skėnderbeut, duke u frymėzuar nga legjendat pėr Vilhelm Telin e Zvicrės.
Por dihet se shumica e veprave historiografike , poetike, letrare, muzikore pėr Skėnderbeun janė shkruar jashtė Shqipėrisė, nga jo shqiptarė dhe historiografė t e propagadistėt shqiptarė u janė referuar kryesisht veprave tė tilla pėr tė himnizuar Heroin tonė kombėtar. Tani nga ky rregull nuk mund tė bėhet pėrjashtim vetėm pėr veprėn e Jens Shmitit, qė sipas njė mendimi ende nėn zė tė disa specialistėve tė historiografisė ėshtė shumė e dokumentuar dhe sjell risi nė studimet pėr Skėnderbeun.
Nė kėtė shkrim nuk synoj tė bėj njė recension tė librit, sepse nuk ėshtė fusha ime tė bėj recensione veprash profesionale historiografike.
Por nė debatet e pėr vendin e rolin e Skėnderbeut nė historinė shqiptare, pėr modelin e prijėsit ushtarak e politik qė jep figura e Skėnderbeut nė ditėt tona, pėr vlerėsimet qė duhet tė kemi sot pėr epokėn skėnderbegiane nga kėndvėshtrimi politolgjik jam i pėrfshirė prej vitesh edhe unė. Krahas politologut Hysamedin Feraj e bashkėpunėtorėve tė tjerė tė"Rimėkėmbjes" . kam bėrė polemika tė ashpra me rrymėn katolikocentriste qė Skėnderbeun do ta imponojė vetėm si figurė tė Krishterizmit, vetėm nė rolin e Atletit tė Krishtit. Kemi mbrojtur pikėpamjen se figura e Skėnderbeut duhet lartėsuar si e Heroit kombėtar tė shqiptarėve nė luftėn pėr liri, pėr gjuhėn e vendin e vet , ashtu siē e ka pėrshkruar edhe At Gjergj Fisha qysh nė vitin 1917. Jemi sulmuar egėrsisht (hajdutēe, pa emėr),nga Ismail Kadareja ndonėse nuk ka pasur haber nga pikėpamjet tona, por ka qenė i kurdisur nga njerėz pa taban qė vėrdallisen rreth tij.
Pra libri i Shmitit ėshtė bėrė "mollė sherri" nė shumė drejtime e midis shumė personash. Kėtij sherri iu prijnė disa historiografė "anti-Shmit" , tė lėnduar nė ndjesitė e tyre politike ose nė sedrėn e tyre profesionale, pasi pėr njė jetė tė tėrė janė vėrdallisur rreth njė figure tė Skėnderbeut e cila nuk pasqyrohet plotėsisht ashtu nė librin e Shmitit. Kėta historiografė ose intelektualė publicistė e kanė tė zorshme tani tė njihen qetėsisht me njė portret tė Skėnderbeut, tė bėrė nė bazė dokumentesh historike, jo nė bazė mitesh e legjendash, qė ndryshon disi nga ai portreti me shumė stisje zbukuruese pėr spekulime, vėrtetėsinė e duhur historike, jashtė gjykimeve tė shėndosha politologjike. Si shumė herė mė parė edhe nė rastin e tanishėm tė botimit tė veprės sė Shmitit zhurmė mė ējerrėse dhe mallkimet mė tė rėnda kundėr mėkatit tė "poshtėrimit tė heroit kombėtar tė shqiptarėve" mori pėrsipėr ti bėnte Ismail Kadareja.
|
|
|
26-12-08, 10:24
|
#12
|
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
Kjo do t“i vlente Shmit-it pėr deshmi se Gjergj Kastrioti nuk luftoj pėr qeshtje pėrsonale
|
...vijon..
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 26-12-08 nė 10:33
|
|
|
26-12-08, 13:52
|
#13
|
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
Kjo do t“i vlente Shmit-it pėr deshmi se Gjergj Kastrioti nuk luftoj pėr qeshtje pėrsonale , por vlenė sigurishtė edhe pėr debatuesin hawk
|
....
Nė debatin e tanishėm mė qartė, mė saktė, mė bindshėm, me gjakftohtėsi ka folur pėrkthyesi i librit Ardian Klosi, nė intervistėn dhėnė "Gazetės Shqiptare" mė 17 nėntor 2008. Ardianit i binte barra ta bėnte kėtė pėr respekt ndaj autorit Shmit, pėr tė mos lėnė inatēorėt tė silleshin pa fisnikėri ndaj Shmitit, pėr tė mos lėnė nė huti lexuesit shqiptarė tė librit. Por mbrojtja mė e mirė e veprės sė Shmitit do tė jetė vepra vetė. Tani pėr tani mjafton tė mbetemi tek vlerėsimi qė ka bėrė Ardian Klosi se Shmiti e ka lartėsuar e pastruar figurėn e Heroit kombėtar tė shqiptarėve, nuk e ka fyer apo pėrlyer duke e sjellė atė nė pėrmasat e njerėzores, mė larg mitologjikes.
Tėrbimi i Kadaresė shpėrtheu sėrish vrullshėm, sidomos nė bisedėn e tij para njė grupi adhuruesish nė qytetin e tij tė lindjes, nė Gjiriokastėr. Kadareja i fryu nė maksimum bulēitė dhe u prish tej mase nė ēehre pėr tu rėnė borive tė alarmit se po sulmohej e fyhej rėndė Heroi kombėtar i shqiptarėve dhe shqiptarėt po qėndronin tė mpirė, po e tregonin veten komb pa dinjitet qė nuk di tė vlerėsojė, as nuk e do lirinė.
Kadareja i pėrbuzi shqiptarėt duke recituar fjalėt poetike krijuar nė kontekst tjetėr: "skllevėr e bij skllevėrish qė liri nuk doni". Ishte njė shpėrthim i paparė i tėrbimit pėr shkak tė botimit tė veprės sė Shmitit, sepse nė tė janė sjellė prova e dokumente historike qė nuk i shkojnė pėr shtat propagandės 20-vjeēare tė Kadaresė se Skėnderbeu ishte prijėsi pėr bashkimin e shqiptarėve me mbretėrinė e Papės e tė katolicizmit dhe prandaj shqiptarėt e sotėm duhet tė kthehen tek koha e Skėnderbeut, tė bėhen katolikė e tė armiqėsohen me ēdo gjė lindore. Libri i Shmitit sjell prova historike se kėto qė ka thėnė Kadareja janė gjepura. Edhe vetė Kadareja nė njė rast ėshtė rrėfyer se ka gabuar qė ka kėrkuar konvertim tė shqiptarėve myslimanė nė katolikė. Por pėrsėri atje i rri mendja.
Inatēorė pėr njė zbulim arkivor
Ka edhe studiues tė historisė e intelektualė tė tjerė qė nuk ia falin dot Shmitit qė nė Arkivin e Milanos ka gjetur njė dokument ku raportohet se ambasadorėt papnorė kishin vėnė nė dijeni Papėn se Skėnderbeu luftėn kundėr Perandorisė Osmane nuk e kishte nisur i shtyrė nga pėrdėllimi pėr Krishterimin, por ngaqė Sulltani nė kundėrshtim me premtimet e bėra ia kishte vrarė babain.. Ky zbulim i Shmitit nuk duket dhe aq zbulim i madh. Nė librat shkollorė, edhe ne filmin shqiptaro-sovjetik, kemi mėsuar se Skėnderbeu kur ishte pranė Sulltanit u zemėrua shumė se pas vdekjes sė babait Stulltani nuk po ia kthente principatėn. Nė librin me korespondenca tė Skėnderbeut ka mjaft materiale qė tregojnė se ky nuk kishte ndonjė dashuri tė madhe e besim tė veēantė tek Papa.
Disa thonė se ka bėrė gabim Shmiti qė u ka dhėnė kaq rėndėsi kėtyre raporteve ambasadoriale, sepse raportime tė tilla nuk janė gjithmonė tė sakta. Me kėtė logjikė mund tė zhvleftėsohen shumė lloje dokumentesh.
Zemėrimin pėr "zbulimin" e Shmitit mė shumė e motivojnė me arsyetimin se ėshtė fyese pėr Heroin tonė tė paraqitet ai si njeri qė nuk ka pasur nė zemėr atdhenė e fenė etj. etj. Kėto janė gjepura. Mė me vend ėshtė interpretimi se me kėtė zbulim Shmiti e ka nderuar Skėnderbeun, sepse ka sjellė njė provė tė re se Skėnderbeu ka vepruar vėrtetė me mendėsi e shpirt arbnor(shqiptar) . Edhe kur logjika e zhvillimeve nė Ballkan e nė Europė si dhe raporti i forcave me Perandorinė Osmane, tė vetmen superfuqi tė atėhershme i diktonin Skėnderbeut tė mos hynte nė luftė, ai nuk ka duruar dot dhimbjen dhe turpin nga vrasja e babait. Pėr tė bėrė njė luftė tė pabarabartė, qė e di qysh nė nisje se nuk e fiton dot dhe do tė tė kushtojė shumė shtrenjtė duhej njė karakter i veēantė, njė motiv specifik. Shmiti e zbulon mė saktė figurėn e Skėnderbeut qė nė sytė e arbnorėve tė atėhershėm nuk duronte dot turpin, dhe ata pėr kėtė i shkuan pas.
Por inatēorėt e sotėm ndaj librit tė Shmitit kanė propaganduar gjatė se Skėnderbeu, edhe pse e shihte se po i binte me kokė njė muri tė tmerrshėm si Perandoria Osmane, e bėnte kėtė luftė tė humbur pėr hir tė Papės e tė Krishterimit. Kėta duan tė bindin shqiptarėt se Skėnderbeu mė shumė luftoi pėr hir tė Papės se tė babės, kurse Shmiti na vėrteton se ai paska luftuar pėr hir tė babės e jo tė Papės.
Inatin disa e shprehin me akuzat se Shmiti po na lė pa simbolikė kombėtare.Nė fakt ai e qėron simbolikėn kombėtare shqiptare nga amabalazhe tė panevojshėm, nga lulka me shije tė keqe. Disa turfullojnė se libra si i Shmitit synojnė tė zhbėjnė emblemėn kombėtare shqiptare duke njollosur njėrin nga treshja e kėsaj embleme Skėnderbeu-Nėnė Tereza-Kadareja, qė e ndėrton rryma katolikocentriste pėr tė mbėshtetur ėndrrėn e saj tė rikonkuistės katolike tek shqiptarėt. Kjo rrymė do tė imponojė si emblemė kombėtare njė "trini tė shenjtė" personalitetesh mbi bazė tė katolicizmit: Skėnderbeu si luftėtar pėr Papėn, jo pėr babėn; Nėnė Terezėn si tė vetmin burim shpirtėror pėr shqiptarėt dhe Kadarenė si tė vetmin frymėzuers kulturor pėr konvertimin nė katolicizėm.
Kadareja ndjehet i llastuar se i bėhet vend nė treshet e mėdha, pasi qysh nė kohėn e komunizmit e kishin pėrgatitur pėr nė "treshen e madhe" gjirokastrite Enver Hoxha-Eqerem Ēabej-Ismail Kadare, pėr tė krijuar bindje tė pakundėrshtueshme tek shqiptarėt se pushteti i mendjes dhe i forcės mbi ta duhej tė vinte vetėm nga Gjirokastra ( Enveri si simbol i pushtetit politik, Ēabej si simbol i pushteti shkencor, Kadareja si simbol i pushtetit krijues). Kėtė vit u shfrytėzua 100-vjetori i lindjes sė dy tė parėve qė veprimtaritė nė Gjirokastėr tė kishin domethėnie e ngjyrim tė veēantė. Pas 8 vitesh mungesė edhe Kadareja shkoi nė Gjirokastėr, mblodhi ithtarė tė tij dhe u shfaq nė ekranet televizive pėr tė thėnė se po merrte nė dorė flamurin e mbrojtjes sė dinjitetit tė nėpėrkėmbur shqiptar nga njė studiues i huaj, dhe pėr tu ankuar se Gjirokastrės ia kishte marrė nderin njė "gjirokastrit i pabesė", ish-ambasadori shqiptar nė Suedi nė vitin 1994, Bardhyl Kokalari, i cili paskėsh bėrė mynafike nė Komitetin Suedez tė Ēmimit Nobel qė ky ēmimi tė mos i jepej Kadaresė.
Pra, edhe Kadaresė i kishte dalė njė "Hamza Kastriot" apo "Ballaban Pashė", si Skėnderbeut dikur. Kėtė akuzėn pėr Kokalarin shqiptarėt e kanė pas dėgjuar edhe para shumė vitesh.Kadareja nuk solli ndonjė provė tė re, madje as emrin e Kokalarit nuk guxoi ta zinte nė gojė, por ua la shėrbėtorėve tė tij barrėn e keqe ta pėrmendnin. Duket qartė qė Kadareja kėrkonte njė paralelizėm midis cenimit tė madhėshtisė sė tij e tė Skėnderbeut dhe kur ēirret "tė mos preket miti i Skėnderbeut" nė fakt do tė thotė tė mos preket miti i Kadaresė.
|
|
|
26-12-08, 13:54
|
#14
|
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Pėr Skėnderbeun nuk mund tė krijohet historiografi e veēantė
Gjykimet e ndershme shkencore mbi librin e Shmitit tė parėt kanė pėr detyrė ti bėjnė pėr publikun e gjėrė specialistėt e historiografisė . Ata duhet tė thonė me kompetencė se sa u pėrmbahet ky libėr standardeve dhe parametrave shkencorė. Nė njė pėrmbledhje punimesh shkencore tė titulluar "Turqia pėrtej nacionalizmit. Drejt identiteteve pas-nacionaliste( SHBA 2005), pėrgatitur nga profesori zviceran Hans-Lukas Kieser ėshtė dhe njė studim i asistente-profesore s nė universitetin An Arbor tė Miēiganit, Fatma Myge Gėēek me titull "Pėrcaktimi i parametrave tė historiografisė pas-nacionaliste turke nė rastin e armenėve tė Anadollit". Ndėr tė tjera ajo shtjellon problemin teorik "Zhvillimi i historiografisė si disiplinė", duke u mbėshteur nė studime tė tjera nė kėtė fushė. (fq.85-88).
Ajo vlerėson se "ndėrsa historiografia ka ecur si njė disiplinė shkencore qė trajton nė mėnyrė empirike faktet dhe ngjarjet historike tė verifikueshme , ajo kėrkon edhe imagjinatė dhe... gjatė procesit elementi krijues hyn nė ligjėrimin historik". Ajo sjell vlerėsimin e Haiden Uajt (1978,fq. 103) se "para Revolucionit francez historiografia vėshtrohej konvencionalisht si njė art i letėrsisė... si degė e retorikės".
Kurse Mishel Serto ka theksuar aspektin rrėfimtar tė historiografisė . Dhe tė dy sėbashku kėta janė tė mendimit se "Historiografia si e tillė pėrmban pėrmasat e tė sajuarės dhe tė rrėfyerės...". Nė shekullin XIX nocionet pozitiviste tė objektivitetit shkencor tentuan tė ngulisnin nė historiografi pretendimin pėr tė vėrtetėn historike. Kurse pas LDB tė tmerruar nga Holokosti studiuesit nisėn tė kenė qasje kritike ndaj ligjėrimit historik pėr tė nxjerrė nė shesh ideologjitė qė fshiheshin nė tė nė emėr te objektivitetit shkencor. Pasi u bė dhe kjo studiuesit filluan ti kushtonin vėmendje domethėnies sė kontekstit historik.
Gėēek ka theksuar: "Gjatė shekujve XIX dhe XX, pėrbėrėsit kryesorė tė historiografisė , konkretisht korniza e saj kohore, pėrzgjedhja e ngjarjeve historike, panoramat historike janė pėrdorur tė gjitha pėr tė justifikuar projektet nacionaliste" Pėr tė mbėshtetur kėtė vlerėsim ajo i ėshtė drejtuar mendimit tė Ben Jehuda (1995, 282-283) se "historiografia nacionaliste u mbush me qėndrime shenjtėruese, me njė simbolizėm tė shkallės sė lartė, me mėsimdhėnie moralizuese. . . me njė ligjėrim tė thjeshtėsuar ku e mira dhe keqja janė qartazi tė ndara... mitet vazhduan tė jenė tė besueshėm, tė qėndrueshėm, koherentė... Historiografia e pėrdorur nė kėtė mėnyrė nuk shėrbente pėr tė kuptuar, por mė tepėr pėr ti imponuar tė shkuarės interpretimin moralizues qė pėrmbante projekti kombėtar, i cili e pėrcaktonte tė mirėn e tė keqen ende pa i hyrė ndonjė analize historike... Mitet bėhen veēanėrisht tė rėndėsishėm nė kohė fillimesh, p.sh. nė fazat e para tė procesit tė formimit tė kombit".
Nė citimet e mėsipėrme ka kaq shumė mendime qė ndihmojnė pėr tė kuptuar edhe thelbin teorik dhe shfaqjet praktike nė debatin qė ka lindur rreth librit tė Jens Shmitit, madje pėr tė kuptuar gjithė sherrdebatin qė bėhet prej disa kohėsh nė Shqipėri e midis shqiptarėve e mė gjėrė, pėr temėn "a duhet rishkruar historia e shqiptarėve?! ". Ka njė rrymė inatēore qė kėmbėngul se asgjė nuk duhet prekur nga ajo qė ėshtė shkruar e rrėfyer deri tani, me pėrjashtim tė disa krehjeve terminologjike, pėr tė fshirė teprimet e trashėguara nga mendėsitė e fjalori i kohės sė komunizmit. Ėshtė dhe rryma tjetėr qė kėrkon tė ndriēohet mė mirė realiteti historik i shqiptarėve, tė pasqyrohet mė mirė nga historiografia kjo histori. Mirėpo edhe pėrkrahės tė kėsaj pikėpamjes sė dytė, qė ėshtė e drejtė, kur vjen puna tek libri i Shmitit kėrkojnė qė asnjė presje tė mos hiqet nga historiografia e deritanishme pėr Skėnderbeun, madje lėshojnė dhe parrullėn e pakuptimtė "tė mos preket miti pėr Skėnderbeun".
Historiografia shqiptare dhe e huaj pėr Skėnderbeun ka kaluar nėpėr tė gjitha etapat qė pėrshkruhen nė citimet e mėsipėrme. Marin Barleti shkroi historinė e bėmave tė Skėnderbeut si vepėr letrare, me njė frymė tė theksuar romantizmi kalorsiak. Kėshtu kanė bėrė dhe tė tjerė shqiptarė, por sidomos tė huajt qė donin tė mbushnin me frymėzim antiosman njerėzit e tyre, duke bėrė matrapazllėk propagandistik me pėsimet e shqiptarėve gjatė epopesė sė lavdishme, por rrėnuese skėnderbegiane qė pėr shqiptarėt u mbyll me katastrofė. Shmit flet pėr "kolaps demografik" nė principatėn e Skėnderbeut, ku u zhdukėn 65-75% e banorėve. Duhej tė kalonin 200 vjet qė gjendja demografike tė stabilizohej nė kėtė zonė tė ngushtė tė populluar me arbėr.
Nė periudhėn pas Revolucionit francez edhe historia e Skėnderbeut ėshtė shkruar sipas rregullit tė kohės. Ajo histori u pėrdor mjeshtėrisht nga ideologėt e Rilindjes kombėtare shqiptare pėr tė nxitur zgjimin kombėtar shqiptar. Prandaj edhe koha e Skėnderbeut u paraqit me ngjyrimet mė tė gjalla , me bėma tė lavdishme. Rilindasit bėnė mirė. Dhe ne duhet tė gėzohemi qė vepruan ashtu, sepse edhe shqiptarėt duhej tė vepronin si tė tjerėt qė historiografinė ta vinin nė shėrbim tė nacionalizmit. Vetėm katolikocentristė janė tė pezmatuar, sepse u vjen keq qė u krijua figura e Skėnderbeut si hero kombėtar dhe nuk mbeti thjesht si figurė e Atletit tė Krishtit, siē e kishte krijuar pėr interesat e veta romantizmi europian. Kadareja nuk del kaq hapur sa Zef Mirdita, por ama heroizmin kombėtar tė Skėnderbeut sot e do tė reklamuar nė funksion tė "orientimit properėndimor" katolik dhe tė armiqėsimit tė shqiptarėve me Lindjen
.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 26-12-08 nė 13:56
|
|
|
26-12-08, 13:57
|
#15
|
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
|
Titulli: Kombi, Feja dhe Precedenca te Historise
Historiografia pėr Skėnderbeun edhe nė periudhėn midis dy luftrave botėrore u pėrdor me tė drejtė nė Shqipėri pėr tė theksuar karakterin kombėtar tė shtetit shqiptar, por nga njė kėndvėshtrim nacionalist i mirėfilltė. Historiogarafia e kohės sė regjimit komunist, nėn ndikimin e politikės sė ideologjizuar partiake, u pėrpoq qė nga historia e Skėnderbeut tė nxirrte sa mė shumė nė pah aspektin internacionalist , tė luftės sė pėrbashkėt me popujt e Ballkanit e tė Europės kundėr osmanėve. Ishte koha kur politika enveriste reklamonte internacionalizmin proletar tė popujve ballkanikė e tė vendeve socialiste kundėr "armiqve tė pėrbashkėt’’. Izolimi i Shqipėrisė pas prishjes me Jugosllavinė e mė pas me BS-nė i imponoi politikės komuniste dhe historiografisė sė saj, madje dhe arteve e letėrsisė njė pėrdorim tė ri tė historisė sė Skėnderbeut pėr tė pėrhapur e mbėshtetur nė popull frymėn e rezistencės tė vetmuar shqiptare, pa ndihmė pėrballė armiqve tė mėdhenj, frymėn e sakrificės pėr hir tė udhėheqėsit Enver si arbrit e dikurshėm pėr hir tė princit Gjerg. Shmiti e tė tjerė kėtė dukuri e quajnė "Skėnderbeu nė imazhin e Enverit", disa madje flasin pėr "nacional-komunizė m enverist", duke u nisur nga ky trajtim historiografik i figurės sė Skėnderbeut. Pėr kėtė spekulim me mitin e Skėnderbeut ka dhėnė ndihmesėn e tij edhe shkrimtari Ismail Kadare, veēanėrisht me romanin e tij "Kėshtjella" ku ka bėrė paralelizėm midis Shqipėrisė komuniste tė kohės sė Enverit, e rrethuar nga armiq, ashtu si Kruja e kohės sė Skėnderbeut kur vinin ushtritė e Sulltanit. Kadareja u kthye letrarisht nė kohėn e Barletit.
Mitologjia e re skėnderbegiane pėrdhos historinė
Tani nė kohėn e quajtur tė "tranzicionit demokratik" mitologjisė skėnderbegiane i shtohen kapituj tė rinj. Skėnderbeun disa e duan sėrish Atlet tė Krishtit. Disa tė tjerė e quajnė pararendėsin e europianizmit tė sotėm, si njė Zhan Monet tė para disa shekujsh, si figurėn historike kryesore tė orientimit perėndimor tė shqiptarėve. Pra i ngjisin Skėnderbeut tipare qė nuk kanė tė bėjnė fare me tė, me kohėn e tij dhe me betejat e tij. Prandaj nuk u pėlqen kur thuhet se Skėnderebeu e nisi luftėn me turqit se i vranė babėn, jo se i kėrcėnonin Papėn nė Romė. Skėnderbeun edhe sot pėrpiqen ta paraqesin si njė luftėtar tė ri internacionalist, sepse ende duan tė mashtrojė shqiptarėt se duhet tė bashkėpunojnė me popujt fqinjė sllavė e grekė kundėr "armiqve tė pėrbashkėt", qė dikur ishin osmanėt, si mė tė fortėt e botės sė dikurshme dhe sot duhet tė jenė amerikanėt, si mė tė fortėt e botės sė tanishme. Prandaj mitet pėr Skėnderbeun asnjėherė nuk kanė ngjallur shqetėsim tek fqinjėt tanė.
Skėnderbeu ėshtė simboli kombėtar, ėshtė Heroi ynė Kombėtar dhe si tė tillė duhet ta nderojmė dhe ta mbrojmė imazhin e tij kur atė vėrtetė duan tė na e marrin tė tjerėt, pėr ta bėrė tė tyrin, kur na e fyejnė tė tjerėt pėr tė na shtrembėruar historinė tonė. Nuk duhet tė gėnjehemi kur na e lavdėrojnė tė tjerėt pėr tė na mashtruar e futur nė rrugė historike pa krye. Por nuk kemi pėrse tė vemė kujen kur studiuesit e huaj, apo tė vendit nuk merren shumė me mitet e me mitologjinė pėr Skėnderbeun, po studiojnė shkencėrisht historinė. Me librin e Shmitit nuk do ta kenė lehtė tė lajnė hesapet ata qė janė tėrbuar prej tij. Ai si duket ka epėrsinė mbi kundėrshtarėt pėrsa i pėrket kėrkimit shkencor dhe dokumentacionit shkencor.
Duke ndjekur me rreptėsi metodėn e tė shkruarit tė historisė mbi bazėn e dokumentacionit tė bollshėm arkivor, Jens Shmit ka arritur t’i vendosė mė mirė ngjarjet dhe zhvillimet e kohės sė Skėnderbeut nė kontekstin e tyre historik dhe nė pėrmasat e tyre tė natyrshme, jo nė kontekstet e sajuara letraro-politike, siē u bėjnė Kadareja dhe pasuesit e tij. Nė kėtė fushė le tė maten me tė historiografė t shqiptarė.
Ajo ēka disa e quajnė "fyerje tė madhe qė autori dhe pėrkthyesi i bėjnė Heroit kombėtar Skėnderbeut" (gazeta "Sot", mė 23 nėntor 2008) ėshtė njė portretizim i ri plot nderim pėr kėtė Hero dhe njė ndihmesė pėr shqiptarėt tė kuptojnė mė mirė se Skėnderbeu ka luftuar pėr babėn e jo pėr Papėn, pra pėr prindin, familjen, principatėn e popullin vet. Shmiti nė fakt i ka nxitur (edhe nėse nuk e ka pasur fare kėtė synim) shqiptarėt tė mendojė sė pari si tė duan mė shumė nėnėn e babėn, familjen, vendin e kombin, para se tė hidhen tek idetė fluturake tė kozmopolitizmit, tė fetarizmave, tė ideologjizmave, tė panballkanizmit, tė europianizmit e tė globalizmit. Nė ky kėnvėshtrim ėshtė edrejtė dhedobishme tė vėshtrohet e tė nderohet nė radhė tė parė figura e Skėnderbeut si Heroi ynė kombėtar.
23 nėntor 2008 Abdi Baleta
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:02.
|
|