|
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit .... |
25-03-09, 16:35
|
#1
|
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 81
|
Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Prej shenjave tė kiametit ėshtė qė tė shfaqet vdekja e papritur." Shėnon Taberani.
Nė kėtė hadith paraqitet njė mrekulli shkencore, tė cilėn do ta vėrtetojmė me fakte mjekėsore tė cilat nuk pranojnė polemikė. Kjo mrekulli dėshmon pėr tė Dėrguarin, paqja e Zotit qoftė mbi tė, se ai ėshtė i Dėrguar nga ana e Allahut Fuqiplotė, i cili nuk flet nga hamendja, por ēdo fjalė tė cilėn e ka thėnė ėshtė shpallje nga Allahu i Lartėsuar.
Organizata e Kombeve tė Bashkuara ēdo vit na sjell statistika tė reja rreth numrit tė atyre qė vdesin si rezultat i goditjeve tė zemrės. Kėto shifra gjithnjė janė nė rritje e sipėr. Gjithashtu kėto statistika na bėjnė me dije se sėmundjet e zemrės konsiderohen shkaku i parė pėr rastet e vdekjes nė botė kėto ditė. Gjatė kėtij studimi do tė vėrejmė se nuk ka qenė e mundur nė kohėn e tė Dėrguarit, paqja e Zotit qoftė mbi tė, tė imagjinohej se do tė vijė njė kohė kur do tė paraqitet, madje tė shpeshtohet vdekja e papritur, vetėm nėse ka qenė i lidhur me shpalljen hyjnore, e cila do ta mėsonte lidhur mė kėto.
I pari qė e ka studiuar kėtė fenomen nga aspekti shkencor
Fenomeni i shfaqjes sė vdekjes sė papritur konsiderohet njė dukuri relativisht e re. Studimi i parė rreth vdekjes sė befasishme konsiderohet studimi i Framingham Heart, i cili ka filluar nė vitin 1948. Gjysma e numrit tė atyre tė cilėt morėn pjesė nė kėtė studim, tashmė kanė vdekur. Studimi i rasteve tė vdekjes sė tyre ėshtė bėrė nė njė formė shumė tė pėrpiktė. Framingham e pėrkufizon vdekjen e papritur se ėshtė vdekje e cila realizohet brenda njė periudhe e cila nuk kalon njė orė pas paraqitjes sė simptomave. Shumica e rasteve tė vdekjes sė papritur janė si rrjedhim i sėmundjeve tė arterieve koronare tė zemrės. Kjo vdekje quhet Sudden Cardiac Death (Vdekje e Papritur e Zemrės), shkurtimisht SCD. Studimi i tij ka sqaruar se burrat nė moshėn 45-75 vjeēare, tė cilėt kanė vdekur pėr shkak tė sėmundjeve tė zemrės, 60 % e tyre kanė vdekur me vdekjen e papritur pa paralajmėrim!
Studimi ka shpjeguar gjithashtu se shkaku i vdekjes sė papritur ėshtė ērregullimi i papritur, i cili lind si rrjedhojė e mosnormalizimit psikologjik dhe sado tė jetė kujdesi i shtuar, edhe nėse i sėmuri ndihmohet me tė gjitha format e mundshme, kjo lloj vdekjeje arrin suksesin e saj.
Ēėshtė vdekja e papritur?
Nė tė kaluarėn ėshtė thėnė se shkaqet janė tė shumta, kurse vdekja njė. Nga kjo thėnie mund tė kuptojmė bindjen mbizotėruese nė tė kaluarėn rreth vdekjes se ajo e ka shkakun ashtu siē e ka sėmundja, aksidenti, vetėvrasja etj. Por tė flitet rreth vdekjes pa shkak, kjo ėshtė vdekje e befasishme, e cila si e tillė nė tė kaluarėn nuk ka qenė e njohur.
Me zhvillimin e mekanizmave tė mjekėsisė moderne dhe aparateve tė saj, njeriu ka mundur tė zbulojė shkaqet e vdekjes, p.sh, kancerin, sėmundjet epidemike, ato tė stomakut etj. Kėto sėmundje paraqiten dhe konsiderohen sinjale pėr afrimin e vdekjes, mirėpo shkaku kryesor i vdekjes nė kėtė shekull ėshtė goditja e befasishme e zemrės, e cila vjen pa paralajmėrim.
Shkencėtarėt vdekjen e befasishme e pėrkufizojnė si vdekje e papritur qė ndodh gjatė njė periudhe tė shkurtėr, e cila nuk e kalon orėn. Ėshtė bėrė e ditur se gjysma e tė goditurve nga sėmundjet e zemrės do tė vdesin me vdekjen e papritur! Shumica e rasteve tė sėmundjes sė zemrės shfaqen pėr shkak tė ērregullimeve tė arterieve koronare tė zemrės. Vdekja e papritur e sulmon njeriun e sėmurė madje edhe duke qenė nė spital. Studimet tregojnė se 10% e tyre vdesin brenda spitalit, ndėrsa 90% e tyre jashtė spitalit.
Statistikat
Shkaku i parė i vdekjes nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės konsiderohen sėmundjet e zemrės, gjegjėsisht goditjet e saj. Raporte tė hollėsishme statistikore vėrtetojnė se nė vitin 2001, vetėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė vdekur rreth 700 mijė njerėz pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje.
Sa ėshtė numri i atyre tė cilėt vdesin ēdo vit pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje?
Nė Shtetet e Bashkuara ēdo vit vdesin mė tepėr se 300 mijė njerėz me vdekje tė befasishme pėr shkak tė sėmundjeve tė zemrės. Statistikat vėrtetojnė se pėrqindja e kėsaj vdekjeje pėrgjithėsisht rritet ēdo vit nė nivel botėror, kurse meshkujt i ekspozohen kėsaj sėmundje trefish mė tepėr sesa femrat.
Kjo vdekje vjen pa paralajmėrim, madje ndonjėherė edhe pa shenja rreth sėmundjes sė zemrės. Megjithėse shpenzohen miliona dollarė pėr hulumtimin e sėmundjeve tė zemrės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pavarėsisht se ata arritėn reduktimin e vdekshmėrive si rrjedhojė e sėmundjeve tė zemrės, tė cilat shkaktojnė vdekjen jo tė befasishme, pėrqindja e vdekjes sė papritur mbetet konstante.
Duhani dhe presionet psikologjike
Duhani rrit mundėsinė e vdekjes sė befasishme trefish pėr shkak se duhani ėshtė shkaktar i 1/4 tė sėmundjeve koronare tė zemrės nė botė dhe shumica e kėtyre sėmundjeve pėrfundojnė me vdekje. Presionet psikologjike ndikojnė nė rritjen e mundėsisė sė shfaqjes sė vdekjes sė papritur, por ndikon edhe mosha. Studimet bėjnė tė ditur se mosha e cila i ekspozohet mė sė shumti kėsaj vdekjeje ėshtė 40 deri nė 50 vjeē. Kjo konsiderohet mosha kur njeriu arrin pjekurinė e vet. Gjithashtu edhe te tė sėmurėt nga diabeti ekziston njė mundėsi e madhe pėr tė vdekur nga ky shkak.
A ekziston ilaēi mjekėsor pėr kėtė fenomen?
Shumica e mjekėve flasin rreth ilaēit pas ndodhjes sė goditjes, pėr faktin se deri mė tani nuk ekziston ndonjė ilaē pėr kėto goditje tė rrezikshme. Pėrkundėr kėsaj, mundėsitė e shpėtimit nga kjo vdekje janė shumė tė vogla. Mjekėt konfirmojnė se metoda ideale pėr parandalimin e kėtij lloji tė vdekjes ėshtė sigurimi nė njė shkallė tė lartė tė stabilitetit tė punės sė zemrės.
Ilaēi ekzistues sot ėshtė qė i sėmuri tė gjendet nėn kujdesin e plotė dhe mė pas tė ndėrhyhet me operacion tė shpejtė. Madje edhe kėto metoda nuk japin rezultate, pėrveē rasteve tė rralla. Mjekėt gjithashtu kėshillojnė pėr zvogėlimin e sasisė sė sheqerit dhe tė kolesterolit nė ushqimin e atyre tė sėmurėve, madje edhe kjo nuk bėn dobi nė kėto situata. Cili ėshtė ilaēi sa u pėrket atyre tė cilėt nuk e dinė gjendjen e tyre dhe nuk supozojnė se vdekja e papritur mund tu vijė pa paralajmėrim? Mjekėsia deri mė sot ka dėshtuar tė parashikojė rastet e tyre, por a thua i ka lėnė i Dėrguari i mėshirės, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, apo u ka pėrshkruar atyre ilaēin?
__________________
"O biri Ademit! Ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.Me kalimin e nje dite,kalon edhe nje pjese e jotja"
|
|
|
25-03-09, 16:42
|
#2
|
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 81
|
Titulli: Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
Cili ėshtė ilaēi kuranor dhe ai profetik?
Allahu i Lartėsuar nė shumė ajete tė Kuranit Fisnik ka pėrmendur zemrėn. Zemrat sėmuren, ngurtėsohen. Zemrat hutohen, frikėsohen, qetėsohen, devijohen, bėhen tė ndyra. Ato kuptojnė dhe logjikojnė. Ndaj zemra nuk ėshtė thjesht vetėm njė pompė, por aparat i pėrsosur i cili kontrollon stabilitetin psikologjik tek njeriu.
Nė tė vėrtetė, pėrmendja e Allahut konsiderohet prej metodave mė tė mira pėr qetėsimin e zemrave, pėr faktin se Allahu i Lartėsuar thotė: "Ata qė besojnė dhe zemrat e tė cilėve, kur pėrmendet Allahu, qetėsohen. Vėrtet, zemrat qetėsohen me pėrmendjen e Allahut!" (Ra'd, 28)
Kur e pėrmend Zotin e vet, pa dyshim se zemra e besimtarit stabilizohet dhe nuk pėrjeton asnjė lloj ērregullimi. Lexues i nderuar, mund t'i mbyllėsh sytė dhe ta bėsh zemrėn tėnde t'i nėnshtrohet dhe ta kujtojė madhėshtinė e Allahut tė Lartėsuar dhe tė shqiptosh p.sh fjalėn “La ilahe il Allah” dhe shiko se ēfarė ndjenjash ndien. A nuk ndien se ti je i qetėsuar, i stabilizuar dhe i siguruar?
Mė lart vėrejtėm se shkaku i vdekjes sė papritur ėshtė ērregullimi i befasishėm nė sistemin e veprimit tė zemrės. Kėsisoj, mjekėt deri mė tani kanė dėshtuar nė gjetjen e ilaēit pėr kėtė dukuri, mirėpo Kurani e ka shėruar me kėtė ajet kuranor. Imagjino lexues i nderuar se ti e ke nxėnė pėrmendėsh Librin e Allahut nė zemrėn tėnde, a nuk mendon se do tė jesh prej njerėzve mė tė qetėsuar?
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, na ka mėsuar njė lutje madhėshtore, me tė cilėn lutej ēdo ditė, kurse ne e marrim model kėtė tė Dėrguar tė mėshirshėm dhe e mėsojmė kėtė lutje me tė cilėn gjithashtu do tė lutemi. Ai, paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Ēdo rob i cili nė mėngjes dhe nė mbrėmje thotė: "Me emrin e Allahut, me tė Cilin nuk tė dėmton asgjė nė tokė e nė qiell, e Ai ėshtė Dėgjues i Dijshėm”, nuk e godet befasisht fatkeqėsia." Shėnon Ebu Davudi.
Gjithashtu i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, lutej me kėtė lutje: "O Allah! Tė lutem tė mė ruash nga tė kėqijat qė mund tė mė vijnė nga pėrpara a nga prapa, nga e djathta e nga e majta e nga lart. Tė lutem qė tė mė ruash nga ēdo e keqe, qė mund tė mė vijė nga poshtė." Shėnon Tirmidhiu.
Mrekullia shkencore nė Sunetin e tė Dėrguarit
Mrekullinė nė kėtė hadith mund ta pėrmbledhim nė pikat vijuese:
1- Askush nuk mund tė parashikojė se vdekja e befasishme mund tė shpeshtohet, pėr faktin se askush nuk ka pasur mundėsi ta njohė kėtė ēėshtje nė atė kohė. Vetėm para disa vitesh shkencėtarėt arritėn tė bėjnė statistika tė hollėsishme dhe befasia ishte se numrat tė cilat dolėn nuk ishin tė pritshmet. Pėrqindja e atyre qė vdesin papritur ishte tepėr e lartė.
2- Shkencėtarėt sot thonė se dukuria e vdekjes sė papritur ėshtė identifikuar dhe studiuar vetėm para pesėdhjetė vitesh! Ndėrsa nga aspekti mjekėsor ėshtė studiuar vetėm para njėzet vitesh. Shkencėtarėt sot angazhohen rreth gjetjes sė mjeteve pėr parandalimin e kėtij lloji tė vdekjes pėr faktin se kuptuan madhėsinė e problemit, por pa ndonjė rezultat qė vlen tė theksohet. Kjo nėnkupton se kjo dukuri ėshtė nė rritje tė vazhdueshme dhe se shkencėtarėt filluan tė kuptojnė shkaqet e kėsaj vdekje dhe t’i studiojnė ato. Kjo vėrteton fjalėt e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, i cili thotė: "Prej shenjave tė kiametit ėshtė qė tė shfaqet vdekja e papritur."
3- Disa prej dyshuesve mund tė pretendojnė se vdekja e papritur ka qenė e njohur qė nga kohėt e lashta. Ne themi se vdekja e papritur nuk ka qenė e njohur nė kohėn e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, pėr faktin se ne nuk e gjejmė atė tė pėrmendet te shkrimtarėt dhe nė poezitė e poetėve, ēka do tė sinjalizonte pėr ekzistimin e kėtij lloji tė vdekjes. Argumenti pėr kėtė ėshtė se i Dėrguari, paqja e Zotit qoftė mbi tė, vdekjen e papritur e konsideron prej shenjave tė kiametit dhe po tė ishte e njohur kjo lloj vdekjeje nė kohėn e tė Dėrguarit, idhujtarėt do ta kundėrshtonin kėtė hadith!
E dimė se idhujtarėt nuk kanė lėnė gjė pa kundėrshtuar. Sikur fenomeni i vdekjes sė papritur tė ishte i pėrhapur nė atė kohė dhe i Dėrguari tė thoshte se kjo lloj vdekje do tė shfaqej nė momentin e afėrsisė sė Ditės sė Kiametit, njerėzit do tė habiteshin nga ky hadith pėr faktin se si mund t’u fliste pėr njė gjė ekzistuese?! Ky hadith i tė Dėrguarit mund tė konsiderohet njė mrekulli mjekėsore pėr tė Dėrguarin, paqja e Zotit qoftė mbi tė, pėrmes tė cilit ka folur rreth njė fenomeni tė cilin shkencėtarėt e Perėndimit e kanė zbuluar vetėm para disa dekadash.
Nė fund, kėtė hulumtim po e pėrmbyll me njė lutje tė tė Dėrguarit, ku secili prej nesh duhet ta mėsojė dhe mos ta harrojė asnjėherė: "Allahu im, Ti je Zoti im, s'ka Zot tjetėr pėrveē Teje. Ti mė ke krijuar e unė jam robi Yt, do tė jem besnik ndaj marrėveshjes dhe premtimit Tėnd sa tė mundem, jam mirėnjohės ndaj dhuntive Tua ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia. Mė fal, se s'ka kush qė i fal mėkatet pėrveē Teje!" Kush e thotė kėtė lutje kur ngryset e pastaj vdes, do tė hyjė nė xhenet dhe kush e thotė atė kur tė gdhihet e pastaj vdes, do tė hyjė nė xhenet." Shėnon Buhariu.
Lexues i nderuar, a po bindesh me mua pėr ilaēin profetik, qė ta mėsosh kėtė lutje dhe mos ta harrosh atė asnjėherė?
__________________
"O biri Ademit! Ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.Me kalimin e nje dite,kalon edhe nje pjese e jotja"
|
|
|
25-03-09, 20:13
|
#3
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
Shume pak relevante per shkencen kjo kategori nocion/hipotetik ( nese kihet parasysh konceptit pozitivist ) , e ABSOLUTISHT E PA PERFILLSHME dhe PAPRANUESHME PER BESIMIN ISLAM .
DETERMINIZMI ; FILLIM E MBARIM, KRY E FUND E PERCJELLE BESIMIN MONOTEIST ....
ZOTI , ESHTE ABSOLUTI , AI QE KA KRIJU DHE PERCAKTU CDO GJE QE ESHTE E DHENE (IMANENTE).
NE FE S'KA AKSIDENCE , CDO GJE ESHTE E PARACAKTUAR ( e shkrune, me sebep )
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 25-03-09 nė 20:14
|
|
|
25-03-09, 20:30
|
#4
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LABI
NE FE S'KA AKSIDENCE , CDO GJE ESHTE E PARACAKTUAR ( e shkrune, me sebep ) 
|
Ka vullnet te lire,perndryshe sdo kishte kuptim pergjegjesia para Zotit!  .
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|
|
|
25-03-09, 20:46
|
#5
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga hasanmehmeti
Ka vullnet te lire,perndryshe sdo kishte kuptim pergjegjesia para Zotit!  .
|
Behet fjale per imanencen e gjerave . Je me konstruktiv (serioz) ne nderveprim
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
|
|
|
25-03-09, 21:05
|
#6
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LABI
Behet fjale per imanencen e gjerave . Je me konstruktiv (serioz) ne nderveprim 
|
Isha , isha, dhe ashtu qendron realiteti i gjerave(porse gjithemon ka sqarime ne to,duke perfshire edhe disa ndarje)!!!Nese mendon te kunderten, perkufizoje me ndoj shembull.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|
|
|
26-03-09, 11:29
|
#7
|
Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Titulli: Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga hasanmehmeti
Isha , isha, dhe ashtu qendron realiteti i gjerave(porse gjithemon ka sqarime ne to,duke perfshire edhe disa ndarje)!!!Nese mendon te kunderten, perkufizoje me ndoj shembull.
|
Cdo gje...!! E sa per ilustracion "me shembuj" (ne vecanti , per jeten dhe vdekjen e njeriut) .. qe nga MBARESIMI I FETUSIT ( fazat embrionale) e ME TEJ , ESHTE E DETERMINUAR , PERCAKTUAR NE FORME TE PERKYRER
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 26-03-09 nė 11:31
|
|
|
30-03-09, 00:44
|
#8
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Fenomeni i vdekjes se befasishme ndermjet shkences dhe besimit
Nuk mjafton nje kuptim i tille se eshte i nguret dhe kerkojne sqarime. Percaktimi nuk eshte statik ne shume raste , per ta argumentuar fetarisht thote Pejgamberi alejhiselam kur u pyet mbi percaktimin tha se: Duaja e ndryshon ate!
Ajo qe ke thene ti eshte "shablloni" e qe shpejgohet me njerin nga emrat e Zotit, I Gjithedituri!.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:58.
|
|