
Pas pėrplasjes sė djeshme midis xhandarmėrisė dhe policisė sė Kosovės nė zonėn kufitare Kosovė Serbi, nė fshatin Karaēevė tė Kamenicės, sot ēdo gjė ishte qetė. Banorėt janė tė frikėsuar dhe paralajmėrojnė radikalizėm veprimesh nėse nuk zgjidhet ēėshtja e kontekstit territorial.
3 mijė e 200 banorėt e kėsaj ane ende jetojnė mė ndjenjėn e luftės dhe frikėn se njė ditė do ti humbin pronat e tyre. Ata thonė se ēdo ditė nė rrugėt e tyre patrullon xhandarmėria serbe, e cila sipas banorėve ata janė tė vendosur nė territorin e Kosovės.
Frika e banorėve ėshtė rritur, kur dje disa orė Policia e Kosovės ėshtė munduar tė zmbrapste patrullėn e xhandarmėrisė serbe, e cila kishte kaluar nėpėr fshatin Karaēavė e cila njihet si zonė e kontestuar. Ndėrkohė qė sot ēdo gjė duket e qetė. Por, Policisė sė Kosovės i ėshtė ndaluar patrullimin nė kėtė zonė.
Sipas Marrėveshjes sė Kumanovės, nėnshkruar mė 10 qershor 1999, zona e kontestuar i takon Serbisė, por nė hartat dhe shėnimet kadastrale tė Kamenicės kjo pjesė e territorit ėshtė nė pėrbėrje tė Kosovės. Kjo gjė i ka irrituar dukshėm banorėt e kėsaj ane, tė cilėt madje ndjehen tė anashkaluar nga institucionet e vendit.
Tė mėrkurėn e ardhshme banorėt do tė protestojnė te vendi i quajtur Te uji i ēeshmes, duke kėrkuar nga institucionet kosovare qė tė mos lejojnė qė territori i Kosovės tė kontrollohet nga forcat serbe.