Lista Bajate
Publikohen emrat e shtetasve tė Kosovės qė i kėrkon Policia e Serbisė pėrmes Interpolit. Nė kėtė listė prej 157 personash pėrfshihen emrat nga kryeministri i Kosovės e deri tek ata tė cilėt kanė dhjetė vjet qė nuk jetojnė
Nga Jeton Musliu mė 22.07.2009 nė ora 9:34
Duket se lista me emrat e 157 shtetasve tė Kosovės, qė vazhdon ti kėrkojė Policia e Serbisė me akuza pėr krime lufte, ka vite qė nuk ėshtė pėrtėrirė.
Ndėr emrat e personave nė listė tė dėrguar Interpolit ka prej tyre qė kanė vdekur vite mė parė, por ka nga ata qė ende konsiderohen tė zhdukur.
Po ashtu, lista pėrmban edhe emra tė personave tė cilėt janė nė funksione shumė tė larta shtetėrore, si dhe tė tjerė qė kanė kaluar pėrmes drejtėsisė sė Tribunalit tė Hagės apo drejtėsisė vendore.
Arrestimi i tė vdekurve!
Nė kėtė listė tė gjatė me emra qė kėrkohen nga Ministria e Punėve tė Brendshme tė Serbisė ėshtė njė numėr i konsiderueshėm personash tė cilėt kanė vdekur.
Kjo tregon se Policia e Serbisė nuk ka kėrkuar asnjėherė tė dhėna nga autoritetet e UNMIK. ut, tė cilėt kanė qenė pėrgjegjėse pėr bashkėpunim me ta, qė kėta emra tė fshihen.
Kėshtu i 58 nė kėtė listė ėshtė emri i Naim Kadriut nga Podujeva, i cili ka vdekur vite mė parė nė njė aksident komunikacioni. Ai ka qenė i burgosur nga drejtėsia e UNMIK. ut sė bashku me disa ish pjesėtarė tė UCK. sė, tė njohur si Grupi i Llapit.
Personi tjetėr i cili ndodhet si i 106 nė listė, ėshtė Ekrem Rexha. Ky person nga Prizreni ka qenė i njohur gjatė luftės si komandant "Drini", por i cili ėshtė vrarė menjėherė pas luftės nė qendėr tė kėtij qyteti nga persona tė panjohur qė kurrė nuk janė arrestuar.
Njė person tjetėr qė kėrkohet nė kėtė listė, por i cili ka vite qė nuk jeton mė, ėshtė edhe Tahir Zemaj. Ky person nga komuna e Pejės ėshtė vrarė vite mė parė nė njė pritė tė organizuar sė bashku me djalin tij dhe njė kushėri.
Arrestimi i tė arrestuarve!
Nė tė njėjtėn kohė, nė kėtė listė ka edhe emra tė personave tė cilėt kanė kaluar nėpėr duart e drejtėsisė ndėrkombėtare.
Nė kėtė rast ka persona qė kanė kaluar edhe nėpėr peshoren e Tribunalit tė Hagės dhe asaj tė UNMIK. ut nė Kosovė.
Pavarėsisht kėsaj, emrat e tyre ende figurojnė si shumė tė kėrkuar nga Interpoli, me kėrkesė tė MPB sė Serbisė.
Fatmir Limaj ėshtė personi i 79 qė kėrkohet nga Interpoli. I njohur si Ēeliku, ministri aktual i Transportit dhe Postė. telekomunikacionit, ka kaluar pėrmes filtrit tė drejtėsisė sė Hagės, duke dalė i pafajshėm.
Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet nė listėn e Interpolit si i 133, edhe pse ėshtė liruar nga Tribunali i Hagės si i pafajshėm.
Pėrveē tyre ka edhe emra tė personave tė cilėt kanė mbajtur vite tė tėra burg tė shqiptuara nga drejtėsia ndėrkombėtare nė Kosovė, por qė vazhdojnė tė mbeten nė kėtė listė.
Njėri prej tyre ėshtė Daut Haradinaj, i cili nė kėtė listė ėshtė i 132 me radhė, ndėrkohė qė ka edhe shumė persona tė tjerė ndaj tė cilėve ende ėshtė duke vazhduar procesi gjyqėsor.
Nė kėtė rast ėshtė Rrustem Mustafa i njohur me nofkėn Remi, i cili nė kėtė listė kėrkohet si i 94 me radhė.
Arrestimi i politikanėve
Nė kėtė listė ka emra tė personave qė vazhdimisht lėvizin brenda apo jashtė vendit, por qė nuk janė arrestuar asnjėherė.
Sipas kėtyre emrave tė publikuar nga mediet nė Maqedoni, thuhet se Interpoli, duke u bazuar kėrkesėn e Policisė sė Serbisė, ka nė listė pėr tė arrestuar Hashim Thaēin, tė njohur me pseudonimin Gjarpri.
Ndėr personalitet e larta shtetėrore tė vendit qė kėrkohen janė edhe kryetari aktual i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi.
Kėtu figuron edhe Naim Maloku, pėr tė cilin nė mėnyrė tė veēantė sqarohet se "ka marrė pjesė aktive nė largimin e serbėve nga Kosova".
I vetmi nga politikanėt e njohur tė Kosovės qė deri mė tash ka pasur probleme me Interpolin pėr shkak tė fletė. arrestit serb ėshtė ish kryeministri Agim Ceku.
MPB e Serbisė pėrmes Interpolit kėrkon arrestimin edhe tė Rifat Jasharit, vėllait tė komandantit legjendar Adem Jashari si dhe Bashkim Jasharit, djalit tė heroit Hamzė Jashari.
Nė kėtė listė ka edhe shumė emra tė cilėt sot janė kryetarė komunash apo biznesmenė tė njohur siē ėshtė rasti me Ekrem Llukėn, pronarin e kompanisė Dukagjini.
Policia dhe Interpoli
Policia e Kosovės ende nuk ėshtė pjesė e Interpolit, ngase nuk ėshtė bėrė i mundur shfuqizimi i Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB. sė.
Kosovėn nė aspektin e policisė e ka pėrfaqėsuar Policia e UNMIK. ut, ndėrkohė qė tash me ardhjen e misionit tė EULEX. it kjo ėshtė pėrgjegjėsi e kėsaj policie.
Institucionet e Kosovės, siē ėshtė rasti i Ministrisė sė Drejtėsisė, kanė bėrė tė mundur nė disa raste qė persona tė arrestuar jashtė vendit nė bazė tė flet. arrestit serb, tė ekstradohen nė Kosovė.
Njėri prej kėtyre rasteve ėshtė ai i Naser Shatrit i lindur nė Istog. Shatri ishte arrestuar nė Austri, por me intervenim tė institucioneve, ekstradimi i tij nuk ėshtė bėrė drejt Beogradit, po drejt Prishtinės.
__________________
Man VergiSst Nicht Das Jemand FehLt , Man Gewöhnt Sich Nur Daran
This is for all people who talk shit about me.I just give a fuck about you “cause I“m something that you never can be!!!!
|