Durres: Vriten kater police, e dy qytetare
Durrės: Vriten katėr policė, e dy qytetarė
Nga Express mė 07.08.2009 nė ora 15:16
(Update) Njeriu i shumėkėrkuar nga policia, Dritan Dajti, ka vrarė katėr policė, gjate njė aksioni policor pėr arrestimin e tij nė afėrsi tė plazhit "Iliria" nė Durrės
Sipas informacioneve tė fundit me kėtė rast ėshtė vrarė edhe shoqėruesi i Dajtit dhe njė civil, pushues nė plazh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orės 14: 20 minuta, njoftojnė mediat shqiptare. Dritan Dajti strehohej nė afėrsi tė kėtij plazhi sė bashku me njė prej miqve tė tij mė tė ngushtė.
I Forti i Rrugės sė Kavajės" ėshtė arrestuar nga policia dhe ėshtė dėrguar i plagosur nė spital. Mbi tė rėndojnė njė mori akuzash, vrasje dhe rrėmbime.
Dajti ishte arratisur disa vjet mė parė nga gjykata e Tiranės. Burime nga polica thanė se gjatė thirrjes pėr t'u dorėzuar Dajti ka qėlluar me armė skuadrėn e policisė.
Policėt rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Tė shtėnat me armė kanė ndodhur nė njė zonė shumė tė frekuentuar nė plazhin e Durrėsit, tek zona e njohur si Pista Iliria, ku policia tentoi tė arrestojė tė shumėkėrkuarin prej 6 vitesh nga policia.
Policia kishte dyshime se Dajti fshihej nė Shqipėri dhe jo jashtė vendit, derisa ka lokalizuar zonėn ku ndodhej realisht. Por, pasi ėshtė rrethuar nga policia, Dajti ka qėlluar nė drejtim tė efektivėve tė cilėt i janė pėrgjigjur me zjarr. Mė pas ėshtė arrestuar nga policia dhe nė gjendje tė plagosur ėshtė dėrguar nė spitalin e Durrėsit, ku dhe ndodhet nė kėto momente.
Besohet se policia ėshtė munduar tė kryejė operacionin pa shumė bujė pėr shkak tė zonės tejet tė populluar me pushues. Kjo mund tė ketė qenė shkaku i reagimit jo tė menjėhershėm tė forcave tė policisė.
Top Channel ka raportuar edhe pėr gjashtė tė plagosur, por zyrtarisht informacioni nuk ėshtė konfirmuar.
Forca tė shumta policore, si edhe ato Renea kanė dalė nė vend tė ngjarjes. Edhe drejtori i Pėrgjithshėm, Ahmet Prenci, ka dalė nė vendin e ngjarjes duke marrė drejtimin e hetimeve policore.
Emrat e tė vrarėve
Zbardhen emrat e katėr policėve tė vrarė gjatė aksionit pėr arrestimin e tė shumėkėrkuarit, Dritan Dajti. 4 viktimat qė bėnin pjesė nė njėsinė speciale janė: Saimir Duckollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani e Altin Dizdari. Nė ngjarjen e ndodhur ditėn e sotme nė Durrės humbi jetėn edhe Ledion Mara, civil.
Arratisja e Dritan Dajtit
Dritan Dajti u arratis nga Gjykata e Tiranės mė 17. 11. 2003 , teksa ishte duke u pėrgatitur salla pėr fillimin e procesit gjyqėsor ne ngarkim te tij. Dajti akuzohej pėr vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, vrarė mė 17 shkurt 1999. Vrasja e pronarit tė Besa Konstruktion ka ndodhur pranė Zogut te Zi, krim pėr tė cilin u dėnua njėherė dhe po rigjykohej serish Dajti. Ndėrkohė qė, si tė mos mjaftonte kjo akuzė, sipas policisė dhe prokurorisė, nė formė hakmarrjeje, Dajti kishte porositur njė pako-bombė, e cila u gjet nga djali i Beqajt, mė 20 mars tė vitit 2003. Disa muaj mė pas, policia vuri nė pranga Skėnder Kullėn, mik i Dajtit, i cili dyshohej tė kishte vendosur bombėn e maskuar si pako dhe kishte kėrcėnuar nė telefon familjen Beqaj. Dajti ėshtė dėnuar dhe me 9 vjet burg nga Gjykata e Tiranes, pėr arratisjen e tij. Deri mė sot, Dajti ishte njė nder personat mė tė kėrkuar tė policisė dhe drejtėsisė shqiptare. Ai kėrkohej edhe nga Interpoli. (Agjencitė)
__________________
ka me u bo mire..!!
FUND!
|