|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
05-09-09, 00:51
|
#1
|
Lavdi Dėshmorve
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
|
Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
Intervistė ekskluzive pėr agjencinė e lajmeve INA me gjeneralin shqiptarė Kudusi Lama.
Gjenerali i ushtrisė shqiptare, Kudusi Lama nė njė intervistė ekskluzive pėr agjencinė e lajmeve INA flet pėr detaje tė luftės sė UCK-sė nė Kosovė, pėr luftėn nė Maqedoni, Luginė tė Preshevės, pėr situatėn nė Mitrovicė, Marrėveshjen e Ohrit si dhe zhvillimet aktuale dhe tė sigurisė nė rajon.
Intervistoi: Suat Saqipi
INA: I nderuar Gjeneral Kudusi Lama po mbushen 10 vjet nga ēlirimi i Kosovės, cili ėshtė mendimi juaj nga dita e sotme, mendoni se UĒK-ja mund tė bėnte me tepėr gjate luftės sė vitit 98-99?
Lama: Sė pari duhet saktėsuar se Lufta Ēlirimtare e Kosovės nuk ka filluar nė vitin 1998, por shume kohė mė herėt. Ndėrsa mė 28 Nėntor 1997, pėrfaqėsues tė UĒK-sė kanė dalė hapur para popullit. Prandaj duhet saktėsuar mirė, pėr arsye se ka edhe nga ata qė kur flasin pėr luftėn, shprehen qe ajo ka filluar me fillimin e goditjeve ajrore tė NATO-s dhe tė tillė pėr ēudi gjen edhe nė Tiranė, por edhe nė Prishtine, pa folur qė nė Prishtine gjen edhe nga ata qė janė krejt jashtė standardit kombėtar shqiptar, qė nuk e pranojnė fare luftėn. Ashtu siē ka edhe nga ata qė edhe sot akoma nuk kanė preferuar tė vėnė e tė bėjnė homazhe tek varri i Adem Jasharit. Por them se mirė bėjnė qė nuk shkojnė, se tė tillėt vėrtetė janė tė pa vlefshėm pėr tė shkelur te ato ambiente. Sidoqoftė, le tė kthehemi tek pyetja juaj: Tė jeni i sigurt, Ju dhe gjithkush qė merret me kėto analiza, se NATO me goditjet qė i dha Serbisė e shpėtoi atė. Populli i Kosovės kishte vendosur tė fitonte lirinė cilido qė tė ishte ēmimi. Kėshtu qė Serbia ėshtė e qartė se do tė shkaktonte mė shumė dėme dhe do tė vriste mė shumė civilė, por do tė vinte njė ditė qė do tė mposhtej me turp. Ndėrhyrja e NATO-sė, bėri qė Serbia tė iki me shpejtė dhe tė ruaj jo vetėm nderin e saj, por tė mbajė edhe disa territore shqiptare, ashtu sikurse tė jetė pjesėmarrėse nė mjaftė diskutime, pėr tė diktuar mjaftė kufizime tė cilat janė tė dukshme edhe aktualisht. Pra UĒK-ja nuk u lejua tė parakalojė fitimtare nė paradėn e pėrfundimit tė luftės nė Prishtinė. Kjo ėshtė ajo qė nuk arriti tė bėnte UĒK-ja, por jo pėr faj tė saj. Megjithatė gjithmonė kur bėhen analiza tė veprave tė kryera, gjenden edhe mjaftė defekte e mangėsi, ashtu si edhe mundėsi tė pa shfrytėzuara. Prandaj nėse vėrtetė duam tė bėjmė njė analize profesionale politiko – ushtarake, duhet tė ndalemi tė analizojmė kushtet nė Kosovė, nė rajon dhe mė gjerė. Pa njė analizė tė tillė, nuk mund tė kemi njė vlerėsim real pėr arritjet dhe mosarritjet. Megjithėse ne nėpėrmjet kėtyre luftėrave nuk arritėm ta ēlirojmė plotėsisht dhe ta bashkojmė kombin tonė, duhet tė pranojmė se nė kėtė fazė ėshtė kryer njė detyrė e rėndėsishme. Autore e kėsaj arritje, siē ėshtė pavarėsia e Kosovės, ėshtė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ēdo mendim ndryshe nuk ėshtė shkencor.
INA: "BAC U KRY" ishte parulla kryesore nė ditėn e shpalljes se pavarėsisė sė Kosovės vitin e kaluar, mendimi juaj ju lutem?
Lama: Me thėnė tė drejtėn vihem nė pozitė tė vėshtirė me kėtė pyetje, sepse dihet qė nė pikėpamje ideale, ajo detyrė kombėtare pėr tė cilėn janė bėrė betimi dhe sakrificat e luftėtarėve tė UĒK-sė, ishte ēlirimi dhe bashkimi i gjithė trojeve kombėtare shqiptare. Ndėrsa UĒK u ndal nė mes tė rrugės, por si hap i parė, realisht pavarėsia e Kosovės u realizua, kėshtu qė nė kėtė kuptim parulla "BAC U KRY" mė duket e saktė.
INA: Nėse mund tė na pėrshkruani disa detaje tė luftės sė Kosovės, pėr vėshtirėsit e saj dhe si u zhvillua koordinimi i UCK me NATO-n?
Lama: Lufta Ēlirimtare e Kosovės ishte kurorė e lavdisė shqiptare. Ajo ishte njė kompleks trimėrie, zgjuarsie, qėndresė, sakrificė, uniteti, disiplinė, dashurie, intelekti, etj. Nuk mund tė thuhen element historik tė saj nė njė intervistė tė tillė. Unė po punoj qė tė nxjerrė nė dritėn e diellit gjithēka qė unė di pėr kėtė luftė. Ēdo prononcim nė kėto kushte do tė varfėronte idenė pėr madhėshtinė e kėsaj lufte. Njė ditė do ti keni tė gjitha ato qė dėshironi, nėse do tė jem gjallė.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga uck_aksh : 05-09-09 nė 00:52
|
|
|
05-09-09, 00:54
|
#2
|
Lavdi Dėshmorve
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
|
Titulli: Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
INA: 10 vite nga pėrfundimi i luftės nė Kosovė, Mitrovica akoma e ndare nė dy pjesė, si e shihni tė ardhmen e kėtij qyteti?
Lama: Njė ditė dėgjoja njė kėngėtare kosovare e cila kėndonte njė kėngė, ku kishte njė varg qė me erdhi shumė provokative, kur thuhej: jo nuk ndahet Mitrovica dhe unė thash me zė ah sikur tė arriheshin fitoret me kėngė.... Vėrtetė nė Mitrovicė duhet punuar fortė. Vetėm duke qėndruar pa u lėkundur para askujt mund tė arrihet nė fitore. Mitrovica ėshtė njė sfide shqiptare pėr momentin. Tė bėjmė kujdes me trevat qė kanė bėrė histori. Ai qytet dhe ato treva njė ditė do tė jenė tė lira. Se kur nuk e di. Se si mund tė arrihet kjo e di mire. Jam i sigurt qė politika e Beogradit nuk do tė ecė edhe pėr shumė kohė. Do ti bijėn puplat edhe Beogradit se nuk ka kush kohė me tė shkojė pas politikės mesjetare tė tij. Megjithėse Europa akoma vazhdon ta pėrkėdhele dhe kjo ėshtė njė tregues rreziku pėr shqiptarėt qė kėrkon prej tyre tė jenė shumė vigjilent pėr tė mbrojtur veten, pasi Europa jam i sigurt se po tė kishte fuqi edhe njė herė i kishte shitur si bagėti pėr interesat e Serbisė.
INA: Mendimi juaj si Gjeneral i Divizionit tė Kukėsit, sa janė tė vėrteta akuzat se nė Kukės gjatė luftės nė Kosovė ka patur qendra ku janė ekzekutuar civilė serb. Nga kush mendoni se dalin kėto akuza dhe sipas jush cili ėshtė qėllimi?
Lama: Ajo kohė ishte koha e lavdisė kombėtare shqiptare. Nuk ka qenė kohė kriminelėsh. Nė atė kohė kishte madhėshti dhe jo shfrytėzim vrimash, sic po tenton dikush tė deklaroj. Por kjo ėshtė njė temė nė vete nuk mund tė sqarohet me njė pyetje tuajėn. Nė Kukės nuk ka patur serbė. I vetmi serb qė ėshtė zėnė, ėshtė sjellė nė Kukės dhe i ėshtė dorėzuar OSBE-sė para gjithė medieve tė botės. Mos harroni, nė Kukės nė atė kohė, pėrveē popullit tė Kukėsit ishin edhe 120 mijė tė shpėrngulur, qė jetonin brenda nė qytet. Ishte media e gjithė botės nga njė cep i botės nė tjetrin, ishin gjithė shėrbimet informative tė botės deri edhe CIA, KGB-ja, UDB-ja, Asfalia e mjaftė tė tjera, sepse aty nė atė kohė ishte qendra e informacionit botėror. Aty ishte shėrbimi informativ shqiptar dhe ai i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, etj. Si mund tė mendohet se mbeti njė dicka e tillė e pa zbuluar nė atė kohė dhe mbeti pėr ta zbuluar njė palogazetar sot? Vetėm kjo nuk ėshtė e besueshme e as e pranueshme. Ēdo gjė ėshtė e montuar nga ata qė duan tė krijojnė duetin kriminal shqiptaro-serb. Por kjo nuk do tė ecė. Mua nuk mė shqetėson kjo se ēpo bėjnė serbėt e bashkėpunėtorėt e tyre. Por kur gazetarėt shqiptar, nė mediat shqiptare, nuk shqetėsohen fare se akoma nė Kosovė janė rreth 2000 shqiptar tė zhdukur, por shqetėsohen shumė se Serbia pretendon se i janė zhdukur nė Kosovė 300 serb, qė mund tė jetė thjeshtė njė montim. Realisht dhe shpirtėrisht tė tillė gazetarė bėjnė mirė tė shkojnė nė mediat serbe nė Beograd a diku tjetėr dhe tė mos lėnė gjė pa thėnė kundėr bashkėkombėsve tė tyre shqiptar, sepse ata a kanė shitur jo trupin, por edhe gjakun e tyre. Ndėrsa kur ata deklarohen nga mediat shqiptare e nė disa momente edhe me pagat e shteti shqiptar, kjo mė duket shumė banale dhe poshtėruese.
INA: I nderuar Gjeneral juve keni dhėnė kontributin tuaj edhe nė Luginė tė Preshevės, vlerėsimi juaj ēfarė u arrit dhe ēfarė nuk u arrit me luftėn e UCPMB?
Lama: UCPMB-ja ishte njė ushtri shumė simpatike, unė i kam njohur shumė prej atyre djemve, veēanėrisht drejtuesve tė saj. Por unė kam thėnė qė nė atė kohė qė ajo nuk mund tė ishte Ushtri Ēlirimtare. Ajo ka qenė ushtria e vetė sakrificės, qė ėshtė vepėr shumė mė madhėshtore. Ushtria e vetėsakrificės nuk mund ta ēlirojė vendin. Ajo vetėm mund tė identifikojė tė vėrtetėn e qenies sė asaj toke shqiptare tė pushtuar dhe kėtė ajo ushtri e lavdishme e bėri shumė mirė. E keqja nė ato treva ėshtė sot kur ish luftėtarėt po masakrohen nga serbėt. Kėshtu qė duke parė kėtė situatė ėshtė mirė qė shqiptarėt tė ndėrgjegjėsohen e tė binden se mentaliteti sllav pėr shqiptarėt edhe aktualisht nuk ka ndryshuar fare, prandaj duhet tė jenė vigjilent dhe tė kėrkojnė unitetin e tyre pėr tė siguruar akoma mbijetesė nė marrėdhėniet me sllavoballkanasit.
INA: Po ashtu, gjatė vitit 2001 keni ndihmuar luftėn e UCK nė Maqedoni tė drejtuar nga Ali Ahmeti, mendimi juaj a u arritėn qėllimet e luftės me Marrėveshjen e Ohrit?
Lama: Jo. Nuk mund tė them se Marrėveshja e Ohrit, ishte plotėsisht ajo qė kėrkonin shqiptarėt me grykėn e pushkės. Por ajo ishte njė kompromis dhe kompromiset asnjėherė nuk janė tė kėnaqshme. Dhe mirė qė u arrit nė njė kompromis, sepse unė mendoj qė bashkėjetesa midis shqiptarėve dhe sllaveve nė Maqedoni duhet tė vazhdojė. Ajo qė mė shqetėson mua ėshtė fakti qė ajo marrėveshje nuk po implementohet as me dėshire, as pa dėshirė dhe nuk ka njė ekip mbrojtės sė saj. Ajo marrėveshje e pa implementuar i ka lėnė akoma shume djem nė arrati, i ka lėnė shumė djem pa identitet, i ka lėnė shumė familje nė rrezik, i ka lėnė disa krahina nėn pushtim, e ka lėnė gjithė popullin shqiptar nė pozitat e para luftės. Kjo nuk ėshtė vlerė politike, kjo nuk mund tė pretendohet se ėshtė politike dhe respekt pėr njė popull qė ngre pushtetin nė Maqedoni, sic janė shqiptarėt. Lufta e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare kishte objektiva madhore kombėtare. Ato i di shume mirė Ali Ahmeti. Nėse i ka realizuar le tu thotė shqiptarėve qė objektivat e luftės u realizuan, edhe unė do tė isha shumė i gėzuar, nėse nuk i ka realizuar prap ėshtė nė madhėshtinė e tij, tu thotė shqiptareve qė mbeta nė rruge e nuk po mundem tu qoj mė tej. Shqiptarėt historikisht i kanė zgjidhur problemet e tyre. Edhe kėtė problem do tė dinė ta zgjidhin. Pėr kėtė jam i sigurt.
INA: Tė ndalemi mė tepėr kėtu nė Maqedoni, edhe pas 8 viteve nuk kemi ligj pėr familjarėt e dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės, shumė epror tė UCK janė vrarė nė rrethana akoma tė pandriēuara, shumė tė tjerė mbahen nėpėr burgje dhe pėr disa tjerė si Hoxha dhe Kushtrimi janė nė arrati pėr procese tė montuara, mendimi juaj?
Lama: Kjo ėshtė dobėsia e qytetarisė shqiptare. Mė duket se nė kushtet tona tė gjitha arritjet kombėtare i kemi produkte tė politikave ilegale. Dhe kėto politika ilegale, sapo legalizohen bėhen formale dhe humbasin forcėn shtytėse pėr arritjen e synimeve tė nevojshme. Nuk duhet tė vazhdohet mė qė tė bėhet politike e mirėkuptimit, vetėm qė tė qėndrohet nė pushtet. Vėrtet e njoh kėtė fakt dhe mė vjen keq. Po tė isha nė pozicionin e politikanėve sllavomaqedonas, do ti kisha fyer politikanėt shqiptar. Do tė kisha bėrė njė ligj, ku do ta kisha shpallur luftėn e vitit 2001 vlerė qytetare maqedonase dhe tė gjithė pjesėmarrėsit do ti kisha nderuar, tė dy krahėve. Do tė kisha nderuar dėshmorėt dhe do tė kisha pensionuar veteranėt dhe invalidėt. Pra, kėtė e them se do ta kisha bėrė si sllav i Maqedonisė, nėse do tė isha i tillė. Ndėrsa se ēfarė do tė kisha bėrė si shqiptar, kėtė unė e kam shumė tė qartė, por kjo punė nuk u bėka me receta. Realisht pa vlerėsuar luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, nuk mund tė ketė arritje serioze nė Maqedoni pėr shqiptarėt e politikėn e tyre. Mėnyra si po vlerėsohet ajo deri tani duket sikur ėshtė bėrė njė veprimtari pėr interesa private.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
|
|
|
05-09-09, 00:57
|
#3
|
Lavdi Dėshmorve
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
|
Titulli: Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
INA: Qeveria e Maqedonisė ka hapur debat pėr identitetin e saj se janė me origjinė antike maqedonase dhe se janė pasardhės tė Aleksandrit tė Maqedonisė, por ka edhe tė tillė si ish kryeministri Ljupco Georgievski tė cilėt mendojnė se maqedonasit janė sllavė tė ardhur nga Karpatet, mendimi juaj, cila ėshtė e vėrteta? dhe ēfarė duhet tė bėjnė shqiptarėt nė kėtė rast?
Lama: Duke filluar pėrgjigjen nga fundi i pyetjes do tė thosha, se shqiptarėt ėshtė mire tė flasin si Ljupco Georgievski. Shqiptarėt e kanė pėr detyrė tė mos lejojnė ndryshimin e emrit tė Maqedonisė as pėr hatėr tė grekėve e as pėr hatėr tė sllavėve. Nėse grekeve u prishet interesi keq pėr ta. Maqedonia duhet tė mbaj emrin e saj. Ndėrsa porsa i pėrket identifikimit tė sllavomaqedonasve me Aleksandrin e madh, ky ėshtė njė bllof. Dhe mos kujtoni se nuk e dinė kėtė edhe sllavomaqedonasit. Ata e dinė shumė mirė qė me Aleksandrin i ndajnė 13 shekuj. Kur kanė ardhur sllavėt nė kėto treva Aleksandri kishte rreth 1300 vjet qė kishte vdekur. Kėshtu qė mes tyre nuk ka asnjė lidhje. Kėtė histori e dinė edhe sllavėt e Maqedonisė e edhe gjithė evropianėt. Por heshtin dhe bėjnė veprime anti historike pėr ti dhėnė vetės identitet nga pozitat e forcės. Identifikimi i sllavomaqedonasve me Aleksandrin e madh ėshtė vėrtet njė akt qesharak. Por ėshtė njė akt qė ata e ndėrmarrin pėr tu mbrojtur mbas gishtit. Banorėt e vėrtetė tė atyre trevave qė quhet Maqedoni, janė shqiptarėt. Ata janė pasardhėsit e Aleksandrit tė Madh, ata kanė tė drejtėn tė jenė krenar me paraardhėsin e tyre. Sidoqoftė, kjo ėshtė diēka qė nuk kėrkon vėrtetim historik. Ėshtė njė hap i bėrė nga dėshpėrimi i sllavėve, se nuk gjejnė asgjė pėr tė vėrtetuar identitetin e tyre dhe duan tė hyjnė nė trupin e identitetit tonė. Kjo ėshtė keq pėr ta. Nuk mund tė jenė ata aq tė fuqishėm sa tė ndėrrojnė origjinėn e Aleksandrit tė Madh, sepse jetojmė nė kohėt moderne, kur ėshtė vėshtirė tė mashtrosh. Sot kush tenton tq mashtroje, e vetmja gjė mund tė bėjė ėshtė qė tė mashtrojė veten. Kėtė po e bėjnė edhe sllavomaqedonasit, se tė kishin vepruar ndryshe duke u vėllazėruar me shqiptarėt, shumė gjėra do tė ishin ndryshe sot e shumė gjėra do tė bėheshin shumė mė mirė pėr tė ardhmen. Ndėrsa ata edhe aktualisht tentojnė tu vjedhin historinė. Kjo ndodhė vetėm me sllavėt dhe greket. Nuk di tjetėr se mundohet ndonjė komb tė vjedhė historinė e njė tjetri. Megjithatė, jam i sigurt se historia kombėtare shqiptare do tė dalė nė dritėn e diellit, ne gjithė pėrmasat e saj, duke evidentuar edhe faktin se edhe perandorėt e Romės e tė Bizantit flisnin shqip e se edhe nė sheshet e Athinės sė lashtė leksionet e filozofėve mbaheshin nė gjuhėn shqipe.
INA: Mendimi juaj pėr subjektet politike nė Maqedoni, BDI, PDSH dhe DR?
Lama: Dua ti nderoj por mė duket sikur nė mjaftė raste bėjnė gabime qė janė me pasoja tė rėnda kombėtare. Nė zgjedhjet e fundit pėr presidentin e Maqedonisė, nuk e di me qėllim apo pa qėllim nuk mund ta di ata vepruan kundėr interesave kombėtare. Thjeshte dalja nė zgjedhje me 3 kandidate, bėri qė pėr shqiptarėt kėto zgjedhje ta humbasin vlerėn. Nėse do te kishin dalė nė zgjedhje me njė kandidat pėr president, jam i sigurt se populli shqiptar qė vėrtetė nė Maqedoni pėrbėn shumicėn, pavarėsisht nga mėnyrat e numėrimit qė bėhen atje, do te kishte dalė 100 pėr qind nė zgjedhje dhe kandidatin e tij do ta kishte dėrguar nė balotazh. Jam i bindur qė edhe presidenti i ShBA do tė kishte ardhur nė Shkup pėr tė ndikuar qė tė zgjidhet njė sllav si president sepse do tė konsiderohej e rrezikshme qė nė Ballkan tė krijohej edhe shteti i trete shqiptar. Unė e di qė partitė politike pushtetin e kėrkojnė pėr interesat e tyre dhe mirė bėjnė. Por shtetin duhet ta ndėrtojnė pėr popullin qė i dėrgon nė pushtet. Dua tė shpresoj qė politikanėt nė Maqedoni tė drejtojnė luftėn e tyre nė radhė tė parė kundėr atyre qė janė vėrtetė kundėrshtarėt e tyre, sllavomaqedonasit. Nėse ata do tė dinė ose do te duan ta bėjnė kėtė do tė jenė tė nderuar prej popullit tė tyre dhe do tė jenė shumė tė fuqishėm, nėse jo do tė jenė tė pėrkohshėm dhe kombit do ti bėjnė shumė dėm. Politika e partive politike nė Maqedoni ėshtė mė e vėshtirė se e atyre nė Tiranė apo Prishtinė. Prandaj edhe Tirana e Prishtina duhet tė jenė nė ndihmė tė tyre. Por kjo mė duket se nuk ėshtė nė nivelin e duhur.
INA: Kohė mė parė nga ana e Kėshillit Komunal tė Prizrenit, u shpallet qytetar nderi i Prizrenit, ēdo tė thotė kjo pėr ju?
Lama: Njė pėrkėdhelje qė mė ka dhėnė shumė kėnaqėsi. Prizreni ėshtė kryeqyteti i vėrtetė i shqiptarėve kudo ku janė. Te respektohesh nė kėtė kryeqytet mua mė duket sikur tė ka pėrkėdhelur perėndia. Unė vetėm lus zotin qė tė kem forcė pėr tė qene ai tė cilin e donė vėrtetė Prizreni. Qė unė tė pėrmbush ato standarde pėr tė cilat mė ka zgjedhur ky qytet si qytetar nderi tė tij. E konsideroj vetėm shumė me fat, qė kam mundur tė jem nė kėtė nivel sa tė meritoj kėtė nderim.
INA: Shumė mirėnjohje keni marrė nė Kosovė pėr kontributin tuaj pėr ēlirimin e Kosovės, ndėrsa nė asnjė moment nga ana OVL sė UCK nė Maqedoni nuk ėshtė pėrmendur emri juaj, ju bėn nervoz kjo apo?...
Lama: Jo, sepse unė nuk kam bėrė asgjė qė tu shėrbejė individėve dhe nuk pres asgjė nga individėt. Unė kam punuar e luftuar pėr tė kryer detyrėn time para atdheut e kombit. Dhe nėse atė e kam kryer nė njė farė mase jam krenar. Nuk mė intereson nėse tė tjerėt mė falėnderojnė pėr kėtė, sepse askush nuk ėshtė aq i madh sa tė falėnderojė njė luftėtar pėr veprėn e tij pėrveē atdheut e kombit. Unė vėrtetė bėhem nervoz kur shikoj se luftėtarėt e kaluar nė politikė nuk janė nė nivelin e duhur pėr tė bėrė politikėn qė kanė marrė pėrsipėr. Kur ata duke u thirrur nė emėr tė luftės, pėrpiqen tė rrisin abuzivisht vlerat e vetvetes dhe vihen nė shėrbim tė rrethit tė tyre familjar. Kjo vėrtetė mė revolton, pasi nuk dua qė pjesa ime e luftės tė bjerė nė nivelin e shėrbimit ndaj interesave individuale tė individėve abuziv. Nėqoftėse nė Maqedoni, punohet fortė pėr zbatimin e normave kombėtare shqiptare dhe pėr vlerėsimin e shqiptareve si force vendimtare pėr shtetėsinė, unė ndihem shumė i vlerėsuar. Nėqoftėse do tė punohet shumė pėr tė drejtat qytetare tė shqiptarėve, pėr mbrojtjen e trojeve etnike kombėtare, pėr mbrojtjen e simboleve kombėtare, pėr gjuhėn shqipe, pėr lirinė e plotė kombėtare, unė do tė kuptojė se ish-luftėtarėt janė gjallė dhe dinė tė mbrojnė kombin e atdheun e aty jam edhe unė. Nėse do tė punohet fortė, pėr tė vlerėsuar Luftėn Ēlirimtare Kombėtare dhe Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare si bartėse e saj, unė do tė ndihesha tepėr i vlerėsuar dhe i falėnderuar. Nėse do tė punohet qė dėshmorėt tė vlerėsohen me ligj si krenari e Maqedonisė, qė ish luftėtarėt tė vlerėsohen mė ligj si siguri e ardhmėrisė sė Maqedonisė, qė invalidėt tė nderohen se me sakrificėn e tyre kanė bėrė qė Maqedonia tė jetė mė e fortė, qė familjet e ish luftėtarėve, invalidėve e dėshmorėve tė jenė krenarė pėr veprėn e familjarėve tė tyre, unė do tė ndihesha tepėr i respektuar. Por nėse ata nuk i bėjnė kėto, unė nuk dua tė mė vlerėsojnė e respektojnė fare. Sepse ka njė logjikė, se ai qė nuk di e nuk mundet tė vlerėsojė e respektojė veprėn e tij, nuk mundet me vlerėsuar askėnd. Tė tillėt ėshtė keq qė kanė qenė nė luftė, se turpėrojnė edhe luftėn.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
|
|
|
05-09-09, 00:58
|
#4
|
Lavdi Dėshmorve
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
|
Titulli: Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
INA: Si e shihni tė ardhmen e shqiptarėve nė rajon?
Lama: Nėpėr rrugėn e vėshtirė por tė pakthyeshme pėr tė fituar vlerat e tyre si themelues tė kulturės botėrore. Kjo ėshtė pamja qė kam ēdo ditė nė sy e nė mendje pėr shqiptarėt. Jam i sigurt se shqiptarėt do tė shkojnė drejtė njė tė ardhme shumė tė ndritur. Kjo nuk ėshtė dėshirė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Duhet tė kemi parasysh se ka jo pak por mbi 3 mijė vjet qė njihet historia e shqiptarėve nė kėtė rajon. Ata kane kaluar 2600 vjet duke luftuar pėr mbrojtjen e trojeve tė tyre prej pushtuesve tė ndryshėm. Nuk ka profesion tjetėr qė shqiptarėt e njohin mė mirė se luftėn. Prandaj edhe gjeni i tyre ka fituar shumė siguri. Mua mė rezulton se prej vitit 1844 e deri nė vitin 1999, nė trojet shqiptare nėn ish jugosllavi janė zhdukur 77 pėr qind tė shqiptarėve dhe shqiptarėt qė i banojnė sot kėto troje janė pasardhės tė vetėm 23 pėr qind tė shqiptarėve tė kėtyre trevave nė kėtė periudhe kohore dhe nuk janė pak, por plot 4 milion. Ky ėshtė treguesi mė domethėnės se shqiptarėt janė vital dhe do tė dinė tė nxjerrin nė dritėn e diellit gjithė vlerat e tyre. Pa folur qė shqiptarėt janė sot njė komb i madh, sepse janė vetėm nė Ballkan mbi 7 milion indipendent dhe shumė shpejt do tė jenė mbi 10 milion, tė jeni tė sigurt, duke u bėrė kombi mė i madh nė kėtė rajon.
INA: Mesazhi juaj drejtuar lexuesve tanė?
Lama: Do tė dėshiroja qė tė kishit shumė lexues. Dhe nėse vėrtetė keni tė tillė, do tu them qė tė jenė tė qartė nė qėndrimet kombėtare. Nuk ėshtė e thėnė qė tė gjithė duhet tė jenė patriotė dhe trima, por ėshtė vlerė edhe kur kėta qė nuk i kanė cilėsitė e patriotit e tė trimit, nuk u zėnė rrugėn atyre qė kanė lindur tė tillė.
INA: Biografia (me disa fjali shkurt).
Jam Kudusi Halit LAMA, kam lindur mė 09 maj 1951 nė fshatin Kalis tė Lumės, shkollėn e ciklit tė ultė e kam kryer nė fshatin e lindjes, shkollėn e mesme nė Peshkopi, ndėrsa shkollėn e oficereve nė Tiranė. Karrierėn e oficerit e kam filluar nė korrik tė vitit 1972, prej asaj kohe kam patur njė karriere tė mire, duke arritur deri nė gradėn e gjeneralit. Kam kryer disa kualifikime me rezultate te shkėlqyera, si janė Akademia 2 vjeēare e mbrojtjes, Kolegji i Mbrojtjes, Akademia Diplomatike etj. Njėkohėsisht kam mbrojtur edhe provimet pas universitare dhe nė vitin 1996 kam mbrojtur disertacionin pėr gradėn e Doktorit te Shkencave Ushtarake. Kam punuar nė tė gjitha strukturat e Forcave tė Armatosura, ku kam patur nė vazhdimėsi rezultate tė mira dhe shumė tė mira. Karrierėn e kam mbyllur nė qershor tė vitit 2006, kur kam dalė nė rezervė.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
|
|
|
06-09-09, 18:10
|
#5
|
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
|
Titulli: Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
e njeh zotin Kudusi lama nga koha kur isha officer ne shkollen ushtarake. eshte nje njeri i shkeqyer dhe patriot i madh i vatanit shqiptar. per fatin tone te keq kriminelet shqiptar ne bashkpunim me udb nuk i lene koka te tilla te jene ne krye te kombit shqiptar. ky zotni me gjithe shpirt e meriton te jete president i kombit shqiptar, jo bamir topi, ruugaci tirons qe nderon presidentin maqedons edhe pse ai refuzot presidentin kosovar ne takim. Zgjohuni shqiptari. Degjojini me veshe hapur patriotet e kalibrit Kudusi halit lama.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga bert : 06-09-09 nė 18:11
|
|
|
06-09-09, 19:42
|
#6
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
po emrin e ka KUDUZ kaja kuduzin edhe ky gjeneral i CANHANIT TE KRUMES bashk me kta hashimistat e musa jasharat e e shum KUDUZA tjer
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
07-09-09, 01:24
|
#7
|
Anėtarėsuar: 28-12-06
Postime: 191
|
Titulli: Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
po emrin e ka KUDUZ kaja kuduzin edhe ky gjeneral i CANHANIT TE KRUMES bashk me kta hashimistat e musa jasharat e e shum KUDUZA tjer
|
Ke kujdes se po te del ndonje Kuduz perpara e tbon telashe , tshtin me zor me dasht kombin e me fol shqipen qysh duhet , tani te thojne femijet o guralec .
Si shume po te luan goja kah lufterat ēlirimtare ke kujdes se njerezit gjak kane dhane e dihet se aty ku derdhet gjaku njeher nuk ndalet .
Jeta nuk shkon me syze vjollce duhet me i hjek nganjeher e me i pa te vertetat ēfare ka ndodh edhe ēfar do te ndodhe .
Mos daē me i pa ose mos dashe me i perkrah bile fol pak ma bute per te miren e kombit edhe tenden .
E kur ta permend mbiemrin Jashari te qohen kimet kapak aa , se shume shkijeve ju kane qu.
Fale demokracise te prishte e shtetit te prishe qe e kemi , se shko ne ndonje shtet e shaje ushtrine ta tregojne ty demokracine tani , zorrte nbyth ti shtine . Se leje mo ne shtete te medha si Rusia e Amerika si tkillavin .
Duhet me pi qumesht shume ti per me sha nje gjeneral ,
Shko mlidh gure te ēmuar tash e vendosi ne ofise se ashtu shpetohet kombi , jo me lufte
|
|
|
07-09-09, 02:13
|
#8
|
Lavdi Dėshmorve
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
|
Titulli: Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga get_up
Ke kujdes se po te del ndonje Kuduz perpara e tbon telashe , tshtin me zor me dasht kombin e me fol shqipen qysh duhet , tani te thojne femijet o guralec .
Si shume po te luan goja kah lufterat ēlirimtare ke kujdes se njerezit gjak kane dhane e dihet se aty ku derdhet gjaku njeher nuk ndalet .
Jeta nuk shkon me syze vjollce duhet me i hjek nganjeher e me i pa te vertetat ēfare ka ndodh edhe ēfar do te ndodhe .
Mos daē me i pa ose mos dashe me i perkrah bile fol pak ma bute per te miren e kombit edhe tenden .
E kur ta permend mbiemrin Jashari te qohen kimet kapak aa , se shume shkijeve ju kane qu.
Fale demokracise te prishte e shtetit te prishe qe e kemi , se shko ne ndonje shtet e shaje ushtrine ta tregojne ty demokracine tani , zorrte nbyth ti shtine . Se leje mo ne shtete te medha si Rusia e Amerika si tkillavin .
Duhet me pi qumesht shume ti per me sha nje gjeneral ,
Shko mlidh gure te ēmuar tash e vendosi ne ofise se ashtu shpetohet kombi , jo me lufte
|
e kan veshtir ta pranojn te verteten po dojn me ndjek bindjen e atij qe vdiq pa i ba nder deshmorve edhe pa e permendur emrin e UĒK qysh ke edhe shkoj u vorros me flamur personal jo me flamur kombtar qysh jan varosur te gjith shqiptaret
Realiteti po shihet e historia do ta deshmoj
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
|
|
|
11-09-09, 23:50
|
#9
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Gjeneral Kudusi Lama: E vėrteta shqiptare do tė dalė nė dritė
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga get_up
Ke kujdes se po te del ndonje Kuduz perpara e tbon telashe , tshtin me zor me dasht kombin e me fol shqipen qysh duhet , tani te thojne femijet o guralec .
Si shume po te luan goja kah lufterat ēlirimtare ke kujdes se njerezit gjak kane dhane e dihet se aty ku derdhet gjaku njeher nuk ndalet .
Jeta nuk shkon me syze vjollce duhet me i hjek nganjeher e me i pa te vertetat ēfare ka ndodh edhe ēfar do te ndodhe .
Mos daē me i pa ose mos dashe me i perkrah bile fol pak ma bute per te miren e kombit edhe tenden .
E kur ta permend mbiemrin Jashari te qohen kimet kapak aa , se shume shkijeve ju kane qu.
Fale demokracise te prishte e shtetit te prishe qe e kemi , se shko ne ndonje shtet e shaje ushtrine ta tregojne ty demokracine tani , zorrte nbyth ti shtine . Se leje mo ne shtete te medha si Rusia e Amerika si tkillavin .
Duhet me pi qumesht shume ti per me sha nje gjeneral ,
Shko mlidh gure te ēmuar tash e vendosi ne ofise se ashtu shpetohet kombi , jo me lufte
|
hiq mos u merzit per mua se ate qe shkruj jam i vetdishem qka kam shkrue dhe nuk i pertypi qerrshiat e pshurrta
tash po te tregoj edhe diqka ksi komandanta te CANAHANIT TE KRUMES ju flej ne pleme ATY KU MBAHET HSHQIMI I BAGTIS A e tash po te them edhe diqka qe deri me sot nuk e kam permend . tip ma i poshter prej ngjalleses qe quhet njeri se BASHKIM JASHARI djali i RIFAT JASHARIT nuk mundesh me gjet
jam i gatshem per me bisedue rreth kti shkrimi qe tani e postova
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 11-09-09 nė 23:50
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:43.
|
|