Gjeneral Sulejman Selimi i dorėzoi Presidentit Sejdiu uniformėn e FSK-sė
http://www.rtklive.com/new/?cid=1&ne...g0T_SFm@xQZ@Tc~
Komandanti i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės (FSK), gjenerallejtėnant Sulejman Selimi i ka dorėzuar sot uniformėn e kėsaj force dr. Fatmir Sejdiut, Presidenti i Republikės sė Kosovės dhe Komandant suprem i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės....
Postuar: 13:08:12 / 17.12.2009 RTK.
Sikur edhe mė herėt, edhe sot, edhe nesėr, si President i vendit do tė kemi bashkėpunimin mė tė mirė tė nevojshėm dhe tė mundshėm pėr zhvillimin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Nė rritėn e saj si njė forcė e standardeve mė tė mira, duke u mbėshtetur nė rrugėn qė pėrcillet me instruktorėt e NATO-sė, dhe qė do tė ketė pėrgjigjen mė tė mirė pėr sfidat qė ka para vetes, si nė ngritje tė potencialeve por edhe nė gjithė atė qė ėshtė mision kushtetues i saj, tha presidenti Sejdiu me kėtė rast.
Presidenti Sejdiu e falėnderoi gjeneral Selimin dhe ekipin e tij pėr angazhimet e vazhdueshme nė ngritjen e standardeve tė FSK-sė.
Gjeneral Selimin e falėnderoj vėrtet pėr angazhimet e tij edhe personale edhe me gjithė ekipin e eprorėve qė bėjnė njė punė tė shkėlqyeshme. Sot ka ardhur natyrisht qė tė mi japė informacionet e vitit, nė pėrmbledhje pėr gjithė punėn qė kanė bėrė. Natyrisht se do tė kemi edhe veprime tė tjera tė pėrbashkėta, tha Sejdiu.
Ai tha se para tri netėsh kisha kėnaqėsinė qė tė ketė gjithė stafin komandues tė FSK-sė nė njė darkė dhe tė bisedojė me ta dhe ti falėnderojė pėr punėt e mėdha qė i bėjnė.
Ndėrsa gjenerallejtėnant Sulejman Selimi tha se meqė jemi nė fundvit dhe nė prag tė festave tė kėtij fundviti, jam kėtu qė tia dorėzoi presidentit Sejdiu uniformėn e FSK-sė, si dhe tia dorėzoj raportin e punės pėr kėtė vit.
Unė erdha qė ta njoftoj Presidentin rreth detyrave tė cilat i kemi bėrė gjatė kėtij viti, vėshtirėsitė dhe procesin, i cili ka kaluar gjatė kėtij viti dhe qė viti i ardhshėm na pret me sfida tjera qė Forca e Sigurisė ta kryejė misionin e vet, tė jetė njė forcė operacionale, tha Selimi, duke shtuar se me kėtė rast gjithashtu i ka sjellė Presidentit uniformėn e Forcės sė Sigurisė si dhe raportin e pėrmbledhur pėr kėtė vit, njofton Zyra pėr informim pranė Presidentit.