Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 12-12-10, 16:38   #1
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Klani !

Qe te jetosh mire dhe te ngritesh larte ne shoqerine shqiptare duhet te keshe miq dhe te njohur, qe te siguroje shkolle dhe punesim te rehatshem, nuk eshte e rendesishme te rjedhesh nga ndonje familje e fisme, sesa te te vije nga nje ambient me baza te forta miqesish, nuk ka rendesi nese je nxenes i se dhjetes apo profesionist i perkushtuar, mjafton t'i keshe disa baballare, xhaxhallare e dajallare te forte, dhe ti do te ishe/jesh dikush ...!
Jane nje sere faktoresh historik, kulturor dhe gjeografik, qe e kane favorizuar mbijetesen e kesaj forme, shpesh here negative per ne shqiptaret. Fakti qe ne historine e shqiptareve nuk ndeshim ne ndonje tradite te qendrueshme te egzistences se shtetit, mbreterive, por perkundrazi te principatave, vilajeteve, bajrakve dhe ēifligjeve, tregon per egzistencen e forte te klanit i cili edhe sot e kesaj dite veshtirson krijimin e nje shteti parimesh dhe ligjesh. Kshtu qe tipari i klanizimit tek shoqerija shqiptare eshte nje dukuri e vjeter dhe e trasheguar prej shekujsh, as sa te shkon mendja se ai ju rjedhe ketyre njerzeve neper damare si gjaku !
Shembullin me te mire e kemi tek partia dhe votuesi i kohes se sotme, eshte e palogjikshme per qytetarin e Kosoves qe Aleanca te fitoje ne Drenice apo Partia Demokratike ne Dukagjin, eshte e pamundur qe Llapi mos te e votoje me shumice Lidhjen Demokratike. Ky trekendesh nuk do te ndryshoje kurr sepse klani funksionon me emra kurse parimet jo. E njejta situate percillet edhe ketu ne forum ku kredibiliteti rritet nepermjet miqesive dhe shoqerimit me te "fortet", ku vlersohet se sa i shkathet je per te komunikuar dhe lidhur me kreret, kete e arine lehete vetem pershtatju klanit se nuk te duhen as dy klase shkolle.
Te lindesh dhe te jetosh ne fshat nuk eshte ndonje "caktim fatkeq i Zotit", por te mbartesh mendesi klanore dhe t'i besh punet fshatēe eshte e papranueshme edhe nese ke lindur dhe je rritur ne qytet. Klani vuan nga kompleksitetet e etiketimeve te atyre qe i konsideron jashteklanor, ndikohet nga theshethemet, hamendjet dhe nuk beson ne sinēeritet... Klani sheh tek anetaret e tij vetem anet pozitive, ndersa tek ata jashte tij me se shumti vetem ato negative. Klani nuk eshte per bashkpunime te hapura me kedo, nese frikesohet se uji shkon ne mullirin e tjeterkujt... Klani me se shumti vepron ne hije dhe nuk rrezikon te dal ne drite... Klani nuk pranon te diskutoje, te rrahe mendimet e te perplaset me alternativa, me argumente dhe kunder argumente, po i pelqen me teper guaska e vet, sa here e nxjere koken nga guaska jashte si e shef driten, te verteten, argumentin, ajo prap e fute koken mbrenda sepse preferon qe ashtu e izoluar te vetkenaqet me te "ariturat" e saj.


valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.