Erdoan:Turqia nuk hesht nėse Izraeli sulmon Libanin ose Gazėn

Bejrut Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, deklaroi sot nga Bejruti se Turqia nuk do tė qėndrojė e heshtur nė rast tė njė sulmi izraelit kundėr Libanit ose Rripit tė Gazės.
Mendon Izraeli se mund tė hyjė nė Liban me avionėt luftarakė dhe tanket mė modernė, tė vrasė gra dhe fėmijė, tė shkatėrrojė shkolla dhe spitale, e tė presė qė ne tė qėndrojmė nė heshtje?, deklaroi Erdoan nė ditėn e fundit tė vizitės sė tij nė Liban.
Mendon Izraeli se mund tė pėrdorė armėt mė moderne, municione me fosfor dhe bomba kasetore pėr tė vrarė fėmijė nė Gazė dhe tė presė qė ne tė qėndrojmė nė heshtje? Ne nuk do tė jemi tė heshtur dhe do tė mbrojmė drejtėsinė me tė gjitha mjetet qė kemi nė dispozicion, shtoi Erdoan.
Gjatė vizitės sė tij nė Liban, Erdoan u takua me zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit dhe vizitoi jugun dhe veriun e vendit nė kuadėr tė inaugurimit tė investimeve turke./Start/Fatjon Prroni/