Nga Kosova nė Libi, debati vazhdon
Nga Charles Recknagel / " Free Europe"
Derisa bombat e NATO-s bien mbi Libi, pėr ēdo ditė dalin zėra qė dėnojnė ndėrhyrjen e realizuar pas miratimit tė OKB-sė. Nė mesin e mė tė zėshmėve kundėr ndėrhyrjes ėshtė udhėheqėsi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. "Kryengritėsit po bombardohen. Ju duhet t'i kishit ndihmuar, t'u jepnit armė dhe armė kundėrajrore. Nė vend tė kėsaj pritėt njė muaj dhe vėshtronit vrasjen e njė kombi. Tani doni tė hyni. Ju nuk erdhėt pėr tė mbrojtur popullin. Jeni pas naftės sė Libisė", tha Khamenei, duke iu drejtuar NATO-s. Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka vėnė nė dyshim vendimet e OKB-sė dhe tė NATO-s, duke i krahasuar me "thirrjet mesjetare pėr kryqėzata".
Nuk ka mbetur pas as Kina, e cila ka kėrkuar armėpushim. Nė mesin e kundėrshtarėve ėshtė dhe njė vend anėtar i Aleancės, Turqia. Ankaraja zyrtare pėrsėrit se Libia duhet t'i zgjidhė ēėshtjet e brendshme pa ndėrhyrje nga jashtė. Pavarėsisht kritikave, mbrojtėsit e ndėrhyrjes ushtarake pohojnė se sulmet ishin nevojė urgjente humanitare. Nė zemėr tė debatit rreth Libisė ėshtė njė nga pyetjet mė sfi duese tė politikės sė jashtme: Kur ka tė drejtė njė shtet tė ndėrhyjė nė punėt e tjetrit?
Mbėshtetėsit e ndėrhyrjes bazohen kryesisht nė parimin "Pėrgjegjėsi pėr tė mbrojtur" civilėt. Parimi i mbrojtjes sė civilėve i ka rrėnjėt nė kujtimet e Holokaustit dhe nė gjenocidet e kohėve moderne nė Bosnjė, Darfur dhe Ruanda. Partizanėt e parimit "Pėrgjegjėsi pėr tė mbrojtur" e shohin pėrdorimin e forcės ushtarake si mundėsinė e fundit. Ndonėse parimi nė fjalė ka fituar mbėshtetje gjithmonė e mė shumė gjatė dekadave tė fundit, shtetet ende kanė mosmarrėveshje rreth kohės dhe rrugėve tė ndėrhyrjes ushtarake. Shahshank Joshi, ekspert pranė Royal United Services Institute nė Londėr, thotė se debati rreth Libisė ėshtė i ndezur pėr shkak tė dy ndėrhyrjeve tė mėhershme nė vendet myslimane, nė Afganistan e nė Irak. "Edhe pse shtetet e pranojnė sovranitetin, ky fakt nuk mund tė pėrdoret si justifikim, pas tė cilit mund tė fshihen sulmet ndaj civilėve. Ky justifikim ka pėsuar goditje nė veēanti nga dy ndėrhyrjet e 10 vjetėve tė fundit, tė cilat, sė paku pjesėrisht, kanė pasur dhe arsye humanitare", thotė Joshi. Edhe fakti se njė e treta e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit abstenuan pėr rezolutėn qė lejon ndėrhyrjen ushtarake nė Libi ėshtė dėshmi e shqetėsimeve tė shteteve pėr parimin "Pėrgjegjėsi pėr tė mbrojtur".
Rusia, Kina e India ishin nė mesin e shteteve qė abstenuan. Pėr Joshin, shqetėsimet e kėtyre vendeve e kanė njė shpjegim. "Nėse pėrgjegjėsia pėr tė mbrojtur transformohet nė njė lloj licencė tė perėndimit pėr tė ndėrhyrė pėr ato ēėshtje qė kėto shtete i quajnė probleme tė brendshme, apo i kufizon ato vende pėr tė pėrdorur forcėn kundėr lėvizjeve tė armatosura brenda territorit tė tyre, ky do tė ishte shqetėsim shumė i madh pėr kėtė grup shtetesh", sqaron Joshi. Rusia, Kina e India po ashtu kanė kundėrshtuar ndėrhyrjen e NATOs nė Kosovė, qė ēoi sė pari nė protektorat e mė pas nė shkėputjen nga Serbia, apo nė ndarjen e Serbisė, siē e interpretojnė kėto shtete. Ky ėshtė njė lloj fati qė kėto shtete duan tė shmangin. Nėse ndėrhyrjet ushtarake pėr tė mbrojtur civilėt i detyrojnė shtetet tė marrin vendime tė vėshtira, a nėnkupton kjo se nuk duhet bėrė asgjė pėr tė ndaluar krimet? Shumė do tė thoshin se kjo ėshtė zgjedhja mė e keqe e mundshme.
"Vetėm pse nuk mund tė ndėrhyjmė kudo, nuk do tė thotė se nuk duhet tė ndėrhyjmė askund. Vlerėsimi bėhet pėr ēdo rast, duke marrė parasysh arsyet humanitare dhe shqetėsimet strategjike. Nuk ka arsye pse tė mos gjejmė njė baraspeshė tė kėtyre faktorėve kur artikulojmė politikėn e jashtme", shprehet Joshi. Ata qė e kanė ndjekur kėtė debat e dinė qė baraspesha ėshtė e vėshtirė tė arrihet.