Arena NdėrkombėtareNgjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
Titulli: Ekstremistet Islamik nė Ballkan-Alarm nė Sarajevė
Shain Jashari-evic: NIPIN MA MANIPULUAN VEHABIT
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
Re: Titulli: Ekstremistet Islamik nė Ballkan-Alarm nė Sarajevė
[QUOTE=emine;2143516]
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi
[/QUOTE
Qeshtu doken gjinjah kure e thejne deren e psikiatris
ky jarani u shtri per toke
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
Re: Ekstremistet Islamik nė Ballkan-Alarm nė Sarajevė
Amerikes i vie te shkoq bolet kur lexon se kosovaret bien pre gjoja akteve teroriste vehabe te inicuar nga serbet...
Si nuk e pyetet njehere veten se si ndodhe qe diten neser te borgos serbia 10 persona te dyshuar?
Pse nuk prisni konfirmim zyrtare te Shteteit Amerikan po nxitoni edhe me shume te ushqeni serbine me ndihmat morale qe i jepni,apo nuk i mesuat kurvnite serbe per te u be i mire vete i shpalle te tjeret fajtore.Ku jan te pyten serbet me mijra te terroizuar dhe te humbur per te u marre sot me komplot aksione terroriste?
Ku e kemi Mitrovicen per te u besu komploteve serbe?
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Titulli: Ekstremistet Islamik nė Ballkan-Alarm nė Sarajevė
Shėrbimi sekret serb, i implikuar nė rastin Jashareviq?
31-10-2011 13:01 CET
Akademiku boshnjak, Muhamed Filipoviq ka deklaruar pėr gazetėn boshnjake Dnevni Avaz se duhet tė hetohet fakti se a ėshtė i shfrytėzuar nga shėrbimet serbe sulmuesi i ambasadės amerikane nė Sarajevė.
Duhet tė hetohet ky rast, pasi grupet e tilla ekstremiste janė nė shėrbim tė agjenturave tė ndryshme. Duhet verifikuar tė gjitha rrethanat, por edhe versionin se a kanė shėrbimet serbe gisht nė tėrė kėtė. Sidomos pėr shkak tė faktit se zyrtarėt serb po lavdėrohen se gjatė tėrė kohės kanė pasur nėn kontroll kėtė Jashareviqin. Ne e dimė qė nga e kaluara se shėrbimet sekrete tė ish-Jugosllavisė kanė shfrytėzuar sidomos ekstremistėt pėr qėllimet e tyre. Nė kėtė aspekt duhet ti kushtohet kujdes kėtij rasti, ka theksuar Filipoviq.
Sipas tij, sulmuesi qė kishte sulmuar ambasadėn ėshtė i indoktrinuar gjoja nė bazė tė Islamit, mirėpo ai me kėtė rast ėshtė njė element i keqpėrdorur sipas doktrinave tė interesave politike dhe strategjike tė dikujt tjetėr.
Islami bazė thotė se duhet tė falim, arrijmė paqe dhe mirėkuptim midis njerėzve. Ai theksoi se kjo qė po ndodhė ėshtė nė kundėrshtim me Islamin.
Filipoviq theksoi se amerikanėt kanė qenė dhe do tė mbeten miqtė mė tė dashur dhe mė tė afėrt tė popullit boshnjak.
Akademiku boshnjak duke rikujtuar luftėn e Bosnjės, theksoi se elemente tė caktuar tė agjenturave dhe interesave tė huaja kanė dashur qė nė Bosnjė-Hercegovinė tė krijohet bindja se po bėhet luftė pėr Islamin dhe jo pėr tė drejtat e njė populli, pėr tė kryer dhe fshehur gjenocidin shekullor. /express/ 0
Re: Ekstremistet Islamik nė Ballkan-Alarm nė Sarajevė
Abdurahmanėt tonė
02 Nėntor 2011 12:01, Nga Imer MushkolajNuk do tė doja kurrė qė nė Prishtinė tė shfaqej ndonjė “Abdurahman” dhe tė vepronte si Mevlid Jasarevic nė Sarajevė. Por, rreziku ekziston. Deri kur duhet t’i mbyllim sytė pėrballė vehabive nė Kosovė?
Qėllova nė Sarajevė, nė 12 tetorin e vitit tė kaluar, kur Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, preu shiritin e pėrurimit tė ndėrtesės sė re tė Ambasadės sė SHBA’ve nė mes tė kryeqytetit boshnjak. “Simbol tė vlerave qė ndajnė tė dyja vendet”, e cilėsoi atėherė ajo kėtė pėrfaqėsi amerikane, tė tetėn pėr kah madhėsia nė Europė.
Nė qershor tė kėtij viti, nė Sarajevė po bisedoja me nikoqiren time, Lamija, mu pėr rrezikun qė i vinte Bosnjės nga vehabitė. Ndėrtesa e Ambasadės prej 11 mijė metrash katrorė u pėrmend nė muhabetin tonė, shkarazi, si cak i mundshėm sulmesh. Pėrmendėm edhe fshatin Gornja Maoca, afėr Brckos, ēerdhen e vehabive. “Ishalla nuk janė tranu”, tha ajo, duke aluduar nė ta dhe mundėsinė pėr tė bėrė “ndonjė marrėzi”.
Para dy javėsh, gjatė vizitės sė fundit nė Sarajevė, pashė se kishin pėrfunduar punimet nė murin rrethues tė Ambasadės, nė tė cilin shėrbente njė personel prej mė shumė se 400 vetash. Objekti gjigand ėshtė ngritur afėr kampusit universitar (nė vendin ku dikur ishte kazerma “Mareshali Tito”), respektivisht nė rrugėn “Robert Frasure”, qė mori emrin e diplomatit amerikan qė vdiq nė Bosnjė mė 1995. Gjithēka dukej qetė rreth Ambasadės, mė 15 tetor, kur nga stacioni i autobusėve po bėhesha gati tė udhėtoja drejt Beogradit. Kėsaj radhe, vehabitė nuk i zuri nė gojė askush nga miqtė e mi nė Sarajevė. Republika Srpska dhe Milorad Dodik ishin tema kryesore.
Ambasada Amerikane me siguri nuk do tė vinte ndėrmend deri nė vizitėn tjetėr nė Sarajevė, por tė xhumanė e 28 tetorit, ajo u kthye nė kryelajm tė mediave botėrore. Njė 22 vjeēar shkrepi 105 plumba drejt ndėrtesės qė kushtoi 105 milionė dollarė. Duke thirrur “All-llahu Ekber”, Mevlid Jasarevic nga Novi Pazari zgjodhi qė nė kėtė mėnyrė tė tregojė urrejtjen ndaj amerikanėve. Njė dėshmitar tha se, madje, ai kishte pėrmendur emrin e Muammar Gaddafit, gjatė kohės sa po qėllonte drejt ndėrtesės.
I njohur ai Abdurahman, Jasarevic nuk ishte i panjohur pėr policinė. Nė fillimin e vitit tė kaluar, ai ishte arrestuar, bashkė me njė tjetėr vehabi, gjatė vizitės qė Novi Pazarit po ia bėnin dhjetė ambasadorė tė shteteve perėndimore. Kishin planifikuar t’i sulmonin ata. Nė emėr tė Islamit.
* * *
Nė mediat perėndimore, Jasarevic u cilėsua “terrorist serb”. Kjo shkaktoi reagime tė ashpra nė Beograd: thanė se ai ishte shtetas i Serbisė, por boshnjak, e jo serb. Nė kėtė mėnyrė, Beogradi po provonte tė hiqte pėrgjegjėsinė ndaj aktit terrorist, duke lėnė tė kuptohet se pėr tė dhe tė tjerėt si ai, llogari duhet kėrkuar nga Sarajeva.
Sanxhaku tash e sa vjet shihet si rajon i vehabive, pjesė e “linjės sė gjelbėr” qė nis nė Maqedoni dhe pėrfundon nė Bosnjė. Mitrovica, Novi Pazari, Sjenica e Priboj janė pėrmendur shpesh nė media si “stacione” tė kėsaj linje.
Pavarėsisht se nga veprimi i Jasarevic’it janė distancuar edhe vetė liderėt e vehabive nė Gornja Maoca, tė paktė janė ata qė besojnė se ai nuk ėshtė inspiruar dhe brumosur me ide tė tilla pikėrisht atje. Ky fshat u popullua me vehabi pas 11 Shtatorit 2001, kur ndodhėn sulmet terroriste nė SHBA dhe funksionon si “shtet n’veti”. Udhėhiqet nga shefi i vehabive, Nusret Imamovic, kurse shkolla aty funksionon sipas planprogrameve tė Jordanisė.
Jasarevic udhėtonte shpesh drejt Maocas dhe nga atje kthehej nė Novi Pazar “pėr ta pėrhapur Islamin”. Tė afėrm tė tij kanė rrėfyer se ai ishte “normal” deri kur ia nisi tė shkojė nė Bosnjė. Megjithatė, mėsimet e para vehabiste duket t’i ketė marrė si tinejxher, nė njė xhami tė Vjenės.
Myslimanėt e Sanxhakut funksionojnė me lider fetar tė ndarė nga ai i myslimanėve tė tė gjithė Serbisė dhe janė tė orientuar kah Bosnja. Nė kėtė mėnyrė, pėr veprimet e tyre Beogradi drejton gishtin kah Sarajeva. Kanė qenė pikėrisht vehabitė ata qė ia kanė zėnė pėr tė madhe Myftiut tė Bosnjės, Mustafa Ceric, qė nuk e ka dėnuar vrasjen e “vėllait” Muammar Gaddafi.
* * *
Kur pėrmenden vehabitė nė Kosovė, zakonisht ngjallin frikė dhe pasiguri. E kur ndodhin tė tilla ngjarje, si kjo e Sarajevės, ėshtė logjike tė tė vijė ndėrmend se edhe Kosova ka “Abdurahmanė”, tė cilėt nė njė moment mund tė bėjnė tė tilla gjėra tė shėmtuara.
Vehabitė ndėr ne vazhdojnė tė jenė temė gjysmėtabu. Liderė fetarė asnjėherė nuk kanė folur haptazi pėr rrezikun nga ta, ose i kanė pėrmendur shkarazi, ndėrkohė qė imamė tė tjerė, larg ndikimit tė Bashkėsisė Islame, nuk kanė ngurruar t’i cilėsojnė tė rrezikshėm. Tashmė ata janė pjesė e jona, i shohim ēdo ditė nė rrugė, mblidhen nė objekte/xhami tė veēanta dhe zbatojnė rite tė veēanta. Disa i takojnė linjės mė tė butė, e tė tjerėt asaj mė tė ashpėr - qė dhunėn e pėrdorin si mjet pėr arritjen e qėllimeve.
Mė ka rastisur qė nė bisedė me ndonjėrin nga ta, tė mė shprehin urrejtjen e pakufishme ndaj Amerikės dhe amerikanėve. Tė ashpėr ata shfaqen edhe nė tubimet e veta.
A duhet tė brengosemi, si shoqėri dhe institucione, pėr praninė dhe aktivitetin e tyre nė vend? A duhet t’i mbyllim sytė para veprimeve tė tyre? Apo, mos duhet tė na ndodh diēka e ngjashme si nė Bosnjė, nė mėnyrė qė tė na ēelen sytė para njė realiteti, tė cilin jemi shtirur sikur nuk e kemi njohur mė parė?
Beogradi po bėn ēmos qė botės t’i sqarojė se Jasarevic nuk ėshtė serb. Edhe Sarajeva po sqaron sa po mundet se ai ėshtė nga Serbia, jo nga Bosnja. Unė nuk do tė doja kurrė qė nė Prishtinė tė shfaqej ndonjė “Abdurahman” dhe tė vepronte si Mevlidi nė Sarajevė. Ka pak rėndėsi nėse ai do tė ishte shqiptar nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia apo Lugina e Preshevės.
“Rasti Jasarevic” mbase duhet tė shėrbejė si thirrje pėr tė parė ku jemi. Dikur do tė bėhet vonė. E faj nuk do tė na kenė as Beogradi, as Sarajeva.
gazetaexpress
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 02-11-11 nė 16:05