|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
03-05-05, 05:07
|
#1
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Paditet "Teona" dhe Rexhep Qosja per Hajduteri
PADITET TOENA DHE REXHEP QOSJA PĖR HAJDUTĖRI!
Akademik Hivzi ISLAMI
Pas luftės nė Kosovė, ndėrsa nė Shqipėri edhe mė herėt, sikur ishte bėrė dukuri pėrvetėsimi jo vetėm i ideve, por edhe i punės sė tėrėsishme tė autorėve dhe tė shtėpive botuese nga matrapazė tė ndryshėm. Pati edhe denoncime publike dhe ndjekje nė gjykata, por kot piratėt vazhduan veprimtarinė e tyre pėr pėrfitime materiale, por edhe patriotike.
Njė sėmundje tjetėr e shqiptarėve pas rėnies sė komunizmit ishte qė secili intelektual shqiptar donte tė shkruante sė paku njė libėr; dolėn edhe tė tillė qė me para, pėrmes shablloneve tė dhunuesve tė historisė, dėshironin ti fusnin baballarėt, gjyshėrit apo stėrgjyshėrit nė histori si patriotė tė mėdhenj!
Njė mani tjetėr viteve tė 90-ta tė shekullit tė kaluar, qė gati mė bėri tė hiqja dorė nga puna ime hulumtuese shumėvjeēare, ishte se ēdo i treti a i katėrti shqiptar i moshės madhore nė Kosovė donte tė bėhej demograf dhe kėtu sfera e migrimeve tė popullsisė u bė mė atraktivja, por edhe mė e keqpėrdorshmja. Erdhi puna deri aty sa edhe teneqexhinjtė u bėnė ekspertė nė kėtė fushė!
Njė mik imi njė ditė mė telefonoi dhe mė tha se libri im Spastrimet etnike politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarėve, qė nė vitin 2003 doli nga Shtėpia Botuese Dukagjini mė ėshtė ribotuar kėto ditė nga njė shtėpi tjetėr botuese, por me dikend tjetėr si autor.
Njėmend nuk e kuptova derisa nuk ma sqaroi: mė tha gjeje librin dhe gazetėn, ku ishte bėrė njė prezantim bombastik i botimit, siē di tė bėjė autoreklamė vetė autori pėr botimet e veta. I gjeta gazetėn dhe librin e paturpėsisė tė shtėpisė botuese, qė ėshtė Toena e F. Toēit nga Tirana dhe tė autorit pa pėrgjegjėsi profesionale e morale, Rexhep Qosjes.
Ka shumė vjet qė te ne qarkullojnė dokumente, elaborate dhe tekste tė ndryshme tė qarqeve dhe regjimeve serbe pėr spastrimin etnik tė shqiptarėve.
Disa prej dokumenteve dhe elaborateve ishin pėrkthyer nė versione tė ndryshme nė gjuhėn shqipe, por me shumė gabime sa lexuesi nuk mund as ti kuptonte; disa ishin pėrkthyer dhe nė gjuhė tė huaja.
Nė vitet e 90-ta tė shek. XX QIK-u kishte formuar edhe njė redaksi dhe kishte distribuuar nė anglisht me mija kopje tė elaborateve tė Ēubrilloviqit, tė Andriqit etj. Nė kuadėr tė edicionit Balkan Books tė Shtėpisė Botuese Dukagjini, Robert Elsie kishte bėrė nė anglishte pėrkthimin e dokumenteve kryesore.
Dokumentet, natyrisht, nuk janė pronė e askujt, por pėrkthyesit e tyre kanė autorėsinė; secili krijues e lexues mund ti ketė nė disponim dhe secili mund ti shfrytėzojė nėse di ti shfrytėzojė. Por nuk ėshtė e lejueshme tė pėrvetėsohet puna e tė tjerėve pa lejen e autorėve tė pėrkthimeve dhe pa lejen e shtėpive botuese.
Ndėr shembujt mė drastikė tė hajdutėrisė ėshtė botimi i librit Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe tė Shtėpisė Botuese Toena tė Tiranės tė autorit Rexhep Qosja.
Libri im Spastrimet etnike, qė arrita ta botoj pas njė pune disavjeēare, ishte ide dhe kėrkesė e kahmotshme e Shtėpisė Botuese Dukagjini, por edhe imja, meqė jam anėtar i redaksisė.
Faza e parė ishte mbledhja, zgjedhja dhe sistemimi i dokumenteve; disa prej tyre siguroheshin me lehtė, ndėrsa disa mė vėshtirė. Pėr pėrkthimin e tyre u angazhuan njerėzit mė meritorė, siē janė Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, Vehap Shita, Eqrem Basha, Salih Maqedonci dhe Mimoza Dushi. Njė pjesė tė materialeve i pėrktheva unė vetė.
Pėrkthyesve qė bėnė punėn mė tė madhe u dedikova falėnderimin mė tė sinqertė, sikundėr edhe redaktorit gjuhėsor Shefqet Riza, qė bėri punėn e vet me shumė korrektėsi. Te ēdo material, nė fusnotė tregohet burimi prej nga ėshtė marrė materiali dhe shėnohet emri i pėrkthyesit.
Kur u konsumua shumė shpejt me shkrimet nga fusha e letėrsisė, ku pretendonte se ishte I pari me ato librat e njohur zhdanoviste, duke imituar babain e kombit serb, Dobrica Qosiqin, dhe ati ynė i kombit, Rexhep Qosja, nisi tė merrej me pamflete politike nė kuadėr tė studimit tė ēėshtjes kombėtare.
|
|
|
03-05-05, 05:08
|
#2
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Nisi tė bėnte edhe libra historikė, qė nuk ishin gjė tjetėr pos njė pėrvetėsim i punės kėrkimore tė historianėve shqiptarė tė bėrė mė se 50 vjet nė arkivat e Evropės. Njeriu qė kurrė nuk e kishte parė arkivin e huaj dhe qė nuk di asnjė fjalė nė asnjė gjuhė tė huaj na bėhet edhe historian! Po tė mos dėshtonte nė votime nė vitin 2000 (partia e tij si koalicion fitoi vetėm rreth 00,4%) deshi ta imponojė nė krijimtari dhe nė gjithė jetėn shoqėrore tė Kosovės njė kriter tjetėr LBD-izmin!
Megjithatė, ka njė mjeshtri nė hartimin e pamfleteve: ėshtė vajtues i mirė, ndonėse edhe kėtu bėhet i bezdizshėm me ato pėrsėritjet gramafonēe qė vetėm letra e mjerė i duron.
Ėshtė gjithashtu i njohur vajtimi i tij pėr vdekjen e Titos nė vitin 1980!
I dėshtuar tė paktėn qe 25 vjet si krijues dhe intelektual, i degraduar si njeri dhe pėrēarės qė shau ēdo intelektual dhe politikan nė botėn shqiptare, i nxjerrė nga politika me votėn e popullit, nė emėr tė tė cilit gjithė jetėn manipuloi (kulmi ishte Rambujeja e vitit 1999) dhe ende manipulon -, tash me botimin Shpėrngulja e shqiptarėve... do tė merret me punė edhe mė tė pista me piratėri!
Nga prezantimi na del demograf, gjeopolitikan, diplomat, historian e ēka jo tjetėr! Vetė i pėrgatit reklamat pėr botimet e veta, tė cilat pėrmes telallėve nė redaksi tė ndryshme i plason me moton: i vetmi, i pari, mė i madhi, mė i dituri, ēfarė denoncuesi i politikės serbe, ēfarė patrioti.
Kėshtu ka vepruar gjithė jetėn edhe me intervistat e veta nėpėr media: tė gjitha pyetjet dhe pėrgjigjet vetė i pėrgatit dhe pastaj ua servon gazetarėve! Te botimet ka edhe njė mani: tė ketė sa mė shumė libra, nė mos po arrin qė tė bėhet kryetar i Shqipėrisė etnike! Nuk do tė jetė ēudi kur njė ditė do tė na del edhe me ndonjė libėr pėr sidėn!
Nuk turpėrohet fare qė e pėrvetėson jo vetėm idenė, por edhe krejt punėn e tė tjerėve pikė pėr pikė, i bindur se ėshtė e natyrshme qė I Madhi tė ketė tė drejtėn e monopolit nė jetėn tonė kulturore, shkencore, informative etj., ashtu siē kishte privilegje dhe pushtet pėrrallor nė kohėn e komunizmit.
Dokumentet serbe me pėrmbajtje gjenocidale kundėr shqiptarėve ekzistojnė. Ka mund ti sigurojė dhe ti botojė, nga Naēertania e I. Garashaninit (1844) e deri te projektet e Sheshelit tė viteve tė 80-ta e tė 90-ta tė shek. XX.
Ky spekulant i pėrvetėson pėrkthimet e huaja, por pėr ti mjegulluar gjurmėt e hajnisė origjinalin e fut nė redakturė tė dhunshme gjuhėsore. Kėshtu veproi me pjesėn mė tė madhe tė teksteve tė botimit tim Spastrimet etnike.
Memorandumi i Akademisė Serbe tė Shkencave dhe tė Arteve qarkullon ka shumė vjet, por kurrė nuk i shkoi mendja babait tė kombit as ta komentojė e lėre mė ta pėrkthejė dhe botojė.
Pesė muaj u mora me pėrkthimin e tij, duke konsultuar ekonomistė, juristė, historianė etj. Gjithė ndryshimi midis versionit tim dhe versionit tė Tė Vetmit konsiston nė njė lloj tautologjie tė fjalėve: esenca - thelbi, kundėrthėnia kontradikta, raporti proporcioni, mjerisht me keqardhje, sistemi rendi, brengosje shqetėsim, eksperiencė pėrvojė, planifikimi planėzimi, shkatėrrimi i vlerave rėnia e vlerave, fantazia imagjinata etj. etj.
Vetėqeverisjen socialiste (Socijalističko samoupravljanje) do ta quajė vetadministrimi socialist, ashtu siē e quante Enver Hoxha; Dhomėn e Republikave dhe tė Krahinave (Veće republika i pokrajina) e quan Kėshilli (Veēe) e republikave dhe krahinave; Kuvendin e quan skupshtinė etj. etj. Dhe kėto janė marifetet e tij.
Egocentristit tė kompleksuar dhe narcisoidit nuk i duhet leja pėr asgjė. I Madhi dhe I Vetmi e vetėsiguron lejen! Natyra e spekulantit shkon deri atje sa nuk u merr leje as atyre qė ua shėnon emrat si pėrkthyes nė ballinė, si p. sh. Vehap Shitės, i cili ka bėrė pėrkthimin e njė pjese tė madhe tė dokumentave.
Ka tekste, tė cilat pėr ēudi i shpėtuan redakturės sė dhunshme gjuhėsore dhe aty u lakuriqua hajduti. Shembulli mė drastik ėshtė pėrvetėsimi i tekstit tė Programit tė Partisė Radikale tė Sheshelit, tė cilin e merr germė pėr germė dhe askund nuk i referohet asnjė burimi; te pika 15 vetėm fjalėn gjyqėsi e ka zėvendėsuar me fjalėn gjyqtari!
Kėtė tekst gjatė kohė e pata kėrkua nė origjinal, por nuk e pata gjetur. Pėrmes miqve nga bota e jashtme e gjeta nė gjuhėn angleze me titull Program of the Radical Party, Yugoslav Survey, XXXIV, 1, Belgrade, 1993, pp. 56-61.
Tekstin e perktheu magjistrja e shkencave demografike Mimoza Dushi dhe nė librin tim, nė f. 374, siē shihet, jepet referenca e plotė. Sa pėr ilustrim po japim pjesė tė faksimilit pėrmes tė cilave lexuesi ka mundėsi tė gjykojė vetė.
Mbetet qė e gjithė ēėshtja ti pėrcillet gjykatės kompetente pėr shqyrtim.
/Nga TEMA/
|
|
|
03-05-05, 05:14
|
#3
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Akademik Hivzi ISLAMI, te lumte qe ke demaskuar fytyren e peshtire te partizanit te Revolucionit te Vonuar Cetnik-Serbo-Grek - Anti-Shqiptarit, Rexhep Qen Qosici...
|
|
|
03-05-05, 07:50
|
#4
|
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
|
Zotri arb mua me pelqejn temat e tua dhe ndaj mendimin e juaj per gjith ate qe e paraqet ne kete forum por e kame pasur nje vrejtje edhe nje her ma heret por edhe tani me disa terma qe nuk duhet ti paraqitesh ne kete forum sepse ato po ja humbin mase 50% fleften e komenteve te juaja dhe kjo eshte vrejtje pozitive sepse ne disa raste po leshoheni ne nivel me ata qe e meritojn te kritikohen.
Te pershendes arb.
|
|
|
03-05-05, 18:30
|
#5
|
Anėtarėsuar: 17-04-05
Postime: 38
|
mergimi
Te flasesh per Rexhep Qosjen eshte nder dhe te kujtoj se ne veprat e Hivzis (akademikut) e ki kur ky hivzia i juaj e shane Shaban Polluzhen dhe te gjithe ata te cilet ishin kunder jugosllaveve dhe i ipte lavde titos lexoni veprat e tij.Ne veprat e Qosjes askund nuk e gjen aty ku e lavdon titon lexoni romanin Vdekja me vjen prej syve te till i shkruar me 1968 ,pra korrigjoni vehten zoterinj ne qofshi gjak i paster shqiptari
|
|
|
04-05-05, 15:50
|
#6
|
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
|
I nderuari mergim e vertet eshte se rexhep qosaj nuk ka shkruar per titon
por ka qen antar i akademis se shkrimtarve te serbis dhe bashkpuntor i babes se kombit serb dobrica qosiqit dhe pjesmars aktiv ne rrugen francuska 7 ku u perpiluan memorandumet per qrrenjosjen e popullit shqipetar ku kto memorandume pastaj millosheviqi me perpikri i realizoi deri me 1999. prandaj qosaj nuk ka mundur ta lavdoi ne te njejten kohe titon dhe dobrica qosiqin.
Te pershendes mergim
|
|
|
04-05-05, 16:06
|
#7
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga IB
Zotri arb mua me pelqejn temat e tua dhe ndaj mendimin e juaj per gjith ate qe e paraqet ne kete forum por e kame pasur nje vrejtje edhe nje her ma heret por edhe tani me disa terma qe nuk duhet ti paraqitesh ne kete forum sepse ato po ja humbin mase 50% fleften e komenteve te juaja dhe kjo eshte vrejtje pozitive sepse ne disa raste po leshoheni ne nivel me ata qe e meritojn te kritikohen.
Te pershendes arb.
|
I nderuar IB,
Desha te te falenderoj per kete verejtje pozitive nga ju.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modėt E Ibridit
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:06.
|
|