http://www.gazetaexpress.com/images/...37-490x320.jpg
Godet tė gjithė
Partia Demokratike e Kosovės po vazhdon rekrutimin e anėtarėve nga partitė kundėrshtare. Zyrtarėt mė tė lartė tė PDKsė, tė martėn nė Vushtrri, shpėrndanė libreza pėr ish-zyrtarė tė AAKsė rivale, LDDsė dhe ORAs. Por, kėsaj here, PDK goditi edhe dy parti partnere, LDKnė dhe AKRnė. Anėtarėve mė tė rinj tė PDKsė, Hashim Thaēi u premtoi mundėsi tė barabarta. Partia mė e atakuar, AAK, thotė se Thaēi po vepron nė frikė
Nga Shpend Limoni mė 21.01.2009 nė ora 8:05
Rivaliteti mes Hashim Thaēit dhe Ramush Haradinajt po thellohet pėrditė e mė shumė.
Inatet qė ishin shfaqur gjatė muajve tė fundit mes dy liderėve duket se do tė shtohen edhe mė tej, pas njė fushate qė ka nisur Partia Demokratike e Kosovės pėr tu marrė anėtarėsi partive kundėrshtare.
Nė fokus tė Thaēit ėshtė AAKja e Haradinajt, tė cilin kreu i PDKsė akoma e shikon si politikanin mė sfidues nė vend.
Javėn e kaluar AAK kishte marrė njė goditje nė Drenas, ku sipas ish-kryetarit tė degės, komplet struktura e partisė kishte kaluar nė PDK.
Ndėrsa sulmi i radhės ka ndodhur tė martėn nė Vushtrri, ku zyrtarė tė PDKsė kanė lexuar mė se 30 emra tė politikanėve lokalė tė kėsaj komune qė i janė bashkuar kėsaj partie, shumica prej tyre ish-anėtarė tė AAKsė.
Por, njė goditje Thaēi kėsaj here u ka dhėnė edhe partive partnere, LDKsė dhe AKRsė, sikurse edhe LDDsė dhe ORAs, tė cilave po ashtu ua ka marrė nga disa anėtarė.
Zyrtarė tė PDKsė, nė kushte anonimiteti, thonė se fushatėn e tyre do ta vazhdojnė edhe nėpėr komuna tjera si Prishtina e Prizreni, pa dhėnė detaje tjera.
Krerėt mė tė lartė tė PDKsė janė duke trajtuar me seriozitet kėto transfere tė anėtarėsisė.
Lideri i PDKsė, Hashim Thaēi, bashkė me bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė, Hajredin Kuēin dhe Fatmir Limajn, tė martėn kanė shpėrndarė personalisht libreza pėr anėtarėt mė tė rinj tė partisė nė Vushtrri.
Simpatizantėt e PDKsė u kanė duartrokitur personave qė kanė kaluar nė taborin e tyre, pėrderisa janė treguar mė entuziastė kur pėrmendej emri i ndonjė aktivisti tė vjetėr tė LDKsė qė tani po merrte librezėn e partisė mė tė madhe nė vend.
Zyrtarė tė PDKsė, aktivistėt qė kanė kaluar nė anėn e tyre, i kanė quajtur njerėz qė nuk deshėn tė jenė spektatorė tė njė epoke tė re, por deshėn dhe erdhėn tė bashkohen nė PDK.
Ish-kandidati pėr kryetar tė Vushtrrisė nga radhėt e AAKsė, Menderes Ibra ka mbajtur njė fjalim ku ka folur nė superlativ pėr partinė e re.
Ndėrsa Hashim Thaēi, si lider, u ka premtuar tė gjithė tė anėtarėsuarve se do tė trajtohen si tė barabartė nė PDK. Thaēi ka folur pėr forcimin e partisė, duke thėnė se njė parti e fortė garanton institucione tė forta. Jeni tė mirėpritur, ju uroj punė tė mbarė, ka thėnė Thaēi.
Sidoqoftė, zyrtarė tė AAKsė thonė se veprimet e kreut tė PDKsė janė njė tregues pėr frikėn nga zgjedhjet.
Ceremonitė qė po i organizon z. Thaēi vetėm tregojnė se ai po frikohet nga zgjedhjet. Prandaj mendon qė, pėrmes marrjes sė njė anėtarėsie tė vogėl tė ndonjė partie, ta rritė epėrsinė e subjektit tė tij, ka thėnė Isufi pėr Express tė martėn.
Ndėrsa vetė lideri i AAKsė, Ramush Haradinaj, i cili sėrish ėshtė nė telashe me partitė nė pushtet pėr shkak tė vendimit pėr mosmbajtjen e zgjedhjeve nacionale, ditė mė parė duke komentuar ikjen e disa anėtarėve nė degėn e Drenasit, kishte deklaruar se nuk ka bėrė sa duhet partia nė Drenas.
Ramush Haradinaj, qė nga momenti i lirimit nga Tribunali i Hagės, ka hedhur akuza tė rėnda nė adresė tė rivalit tė tij, Hashim Thaēit. Nga ana tjetėr, kryeministri aktual vazhdimisht i ka injoruar kėto akuza.
Veprimet e fundit tė Thaēit, duke goditur degėt e AAKsė, duket tė jetė kundėrpėrgjigja e tij pėr Haradinajn.
Deri mė tash, Haradinaj kishte gjetur argumente pėr tu pėrballur me Thaēin nė ēėshtjet e qeverisjes. Mbetet tė shihet se cila do tė jetė kundėrpėrgjigjja e tij ndaj veprimeve tė fundit tė Thaēit nė Drenas e Vushtrri.
marr nga gazeta expres.