Kosova protektorat
Daniel Serwer dhe James Lion nė Radion Evropa e Lirė
15.02.2008
Brian Whitmore
Misioni i BE-sė do zgjasė disa dekada. Na duhet tė pyesim sa gjatė qėndruan nė Evropė dhe nė Gjermaninė e pas LDB-sė forcat aleate. Kėtė lloj angazhimi duhet ta shohim edhe nė Ballkan", tha Lion.
Me flamur tė ri, me himn tė ri dhe mbėshtetjen e pjesės mė tė madhe tė Perėndimit duket se do jetė fillimi i Kosovės si shtet. Por, kur Kosova tė bėhet shteti mė i ri i Evropės , statusi i shumėpritur do shoqėrohet me njė numėr kushtesh.
Analistėt, qė janė njohės tė mirė tė situatės, thonė se vazhdimi i paqartėsisė pėr statusin e Kosovės nuk ndikon pozitivisht nė qėndrueshmėrinė e pjesės tjetėr tė rajonit.
Daniel Serwer, zėvendėspresident i Qendrės pėr Paqe nė rajonet e pas konflikteve, nė Institutin e Paqes nė SHBA, shpjegon:
"Kosova nuk do jetė anėtare e Asamblesė sė Pėrgjithshme, ēfarė do tė thotė se nuk do ketė anėtarėsi nė klubin e vendeve sovrane. Mendoj se kjo ėshtė pėr tė ardhur keq. Pėr sa kohė tė ketė paqartėsi mbi ēėshtjen e sovranitetit tė Kosovės, atėherė ekziston mundėsia e paqėndrueshmėrisė rajonale."
Kontrolli qė ka Beogradi mbi vendbanimet me shumicė serbe nė veri tė Kosovės, ēfarė pritet tė vazhdojė dhe pas pavarėsisė, do tė thotė se udhėheqėsit shqiptarė tė Kosovės nuk do kenė kontroll real mbi gjithė territorin.
Ish-diplomati amerikan i karrierės, Daniel Serwer, thekson se armiqėsitė me tė cilat Kosova e pavarur do tė pėrballet pas shpalljes sė pavarėsisė, do ta bėjnė atė tė varur nga ndihma e huaj.
"Ėshtė diēka shumė negative ta fillosh historinė tėnde si shtet pa njohjen nga fqinji mė i madh, qė ėshtė njėherėsh dhe kėrcėnimi mė i madh pėr sigurinė. Elementi mė i rėndėsishėm ėshtė se nė sytė e Serbisė, ēėshtja e Kosovės ėshtė ende e hapur. Kjo do vazhdojė tė forcojė forcat nacionaliste nė Serbi. Nė Kosovė, kjo do tė thotė se do kenė nevojė pėr perėndimin mė shumė, sesa duam ne dhe mė shumė se ē'ėshtė e shėndetshme pėr vetė ata. Nė kėtė kuptim, ne po e fusim veten nė njė angazhim afatgjatė", tha Serwer.
Nė thelb, Kosova do kthehet nga protektorati i KB-ve nė protektorat tė BE-sė.
Tim Judah, korrespondent i javores "Economist", thotė se suksesi i misionit evropian nė Kosovė do jetė jetik pėr vetė Brukselin.
"Shikoni hartėn dhe vendndodhjen e Kosovės. Nuk ėshtė nė skaj tė Evropės, por nė brendėsi tė territorit tė NATO-s dhe BE-sė. Ka gjasa pėr tė pasur sukses. Natyrisht, jeta do jetė e vėshtirė dhe ka mundėsi pėr trazira. Por, bėhet fjalė pėr njė territor qė rrethohet nga 27 vendet anėtare tė BE-sė, me 500 milionė qytetarė evropianė, ndaj nuk duhet lejuar dėshtimi", tha Judah.
Ato qė nuk janė ende tė qarta, janė kohėzgjatja dhe fuqia e misionit tė BE-sė.
James Lion, ekspert pėr Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave, mendon se misioni i BE-sė do tė zgjasė pėr njė kohė tė gjatė.
"
Ajo qė duhet pasur parasysh ėshtė fakti se misioni do zgjasė disa dekada. Nėse bashkėsia ndėrkombėtare mendon se do jetė mision mė afatshkurtėr, nė fakt ata po tallen me veten. Na duhet tė pyesim sa gjatė qėndruan nė Evropė dhe nė Gjermaninė e pas LDB-sė forcat aleate. Kėtė lloj angazhimi duhet ta shohim edhe nė Ballkan", theksoi Lion.
Analisti britanik, Tim Judah, thekson se decentralizimi mbetet element kyē nė Kosovėn e pavarur.
"Thelbi i gjėrave ėshtė decentralizimi. Procesi i decentralizimit parasheh qė zonat e populluara me serbė do kenė njė shkallė autonomie, qė u krijon lidhje tė posaēme me njėra-tjetrėn, por edhe me Beogradin", tha Judah.
Ekspertėt bien nė njė mendje se mundėsia pėr jostabilitet ekziston, pėr aq kohė sa statusi i Kosovės tė jetė njė ēėshtje e hapur pėr Serbinė.
Por ashtu, siē thotė dhe Lion, Serbia herėt a vonė do pėrballet me realitetin.
"Statusi i Kosovės do jetė njė ēėshtje e hapur pėr Serbinė, por do tė vijė njė moment i katarsisit. Pavarėsisht se sa traumatike ėshtė kjo ēėshtje, besoj se thellė serbėt e kuptojnė se Kosova ėshtė humbur nė vitin 1999 nga Millosheviqi."
Radio Europa e Lire