|
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet |
03-11-11, 17:28
|
#1
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Gruaja e forte apo viktime
Ndarja e djalit me gruan, Familjen Thaēi e la pa shtėpi. Gjykata Komunale nė Prishtinė vendosi qė njėri kat ti takojė gruas sė shkurorėzuar. Familja kundėrshton, pasi sipas tyre, patundshmėria nuk ėshtė ndarė ligjėrisht. Por, kjo si bindi autoritetet. Policia tė mėrkurėn i nxori ata nė rrugė.
Nuk arritėn ta mbarojnė as kafjallin. Familja Thaēi nga Prishtina, me teshė e plaēka, tė mėrkurėn nė mėngjes u dėbua nga shtėpia. Kėtė familje qė jeton nė rrugėn Hajrullah Abdullahu nė kryeqytet, me mėngjes e vizitoi Policia e Kosovės. Urdhri ishte i prerė.
Shtėpia duhej liruar. E krejt kjo u bė pėr shkak tė nuses sė tyre tė madhe, Haxhere Jusufit, ish-bashkėshorte e djalit tė tyre tė madh, Adem Thaēi. Ky i fundit sė bashku me babanė Isufin dhe vėllanė mė tė ri, Bajramin, qė nga e premtja gjenden nė burgun e Pejės. Ata janė dėnuar nga Gjykata Komunale e Prishtinės me nga 20 ditė paraburgim pėr, siē ėshtė thėnė, pengim tė personit zyrtar nė detyrė zyrtare.
Sherri ndėrmjet familjes Thaēi dhe ish-nuses sė tyre, Haxhere Jusufit, ka filluar kur Gjykata Komunale nė Prishtinė ka vendosur qė njė kat i shtėpisė ti takojė Haxheres, e cila tashmė ėshtė e shkurorėzuar nga Adem Thaēi. Por familja e Isuf Thaēit po e kundėrshton kėtė vendim me arsyetimin se shtėpia ėshtė nė emėr tė Isufit (ish-vjehrrit tė Haxheres) dhe ajo nuk ka tė drejtė pronėsie. Pavarėsisht kėsaj, gjykata ka vendosur qė njė kat i shtėpisė pesėkatėshe ti takojė Haxheres dhe dy djemve tė saj, njėri 20 e tjetri 16 vjeē.
Derisa Rikia, bashkėshortja e Isuf Thaēit, tė zotit tė shtėpisė, kishte udhėtuar pėr nė Pejė pėr ti vizituar bashkėshortin dhe djemtė, tė cilėt gjenden nė paraburgim, anėtarėt e tjerė tė familjes morėn ēka mundėn nga shtėpia dhe dolėn tė mėrkurėn jashtė. Nė mungesė tė Isufit, nė shtėpi me familjen po rrinte Lutfi Thaēi, vėllai i tij, sė bashku me motrėn. Por edhe ata u pėrzunė nga policia, e cila zbatoi urdhrin e gjykatės.
Expressi ishte nė vendin e ngjarjes nė kohėn kur policia urdhėroi anėtarėt e familjes Thaēi qė ta lirojnė shtėpinė. Vėllai i Isuf Thaēit, motra e tij, vajza dhe reja tjetėr me njė fėmijė, i morėn valixhet dhe dolėn nga shtėpia. Ata mendojnė qė tė shkojnė te tė afėrmit e tyre pėr tė fjetur, derisa nuk gjendet ndonjė zgjidhje tjetėr.
Sė bashku me ta, nga shtėpia u desh tė largohej edhe njė fėmijė, i cili ishte bėrė operacion para disa ditėsh. Nėna e tij, nga ngutia, harroi ta marrė djepin pėr tė. Pėr kėtė arsye, atyre iu desh qė sėrish ta thėrrasin policinė, sepse pronarja e re, Haxhere Jusufi, nuk ua hapte derėn. Expressi trokiti nė derėn qė ajo e mban gjithnjė me ēelės, por kur pa se kush janė, e mbylli derėn me forcė. E vetmja mėnyrė komunikimi qė ajo bėn me tė tjerėt, pėrveē me fėmijėt e saj, ėshtė nėpėrmjet policisė.
Kėta tė fundit nuk lejojnė asnjė tė huaj qė tė hyjė nė katin e shtėpisė ku jeton Haxhere Jusufi, ndėrsa ajo u ka thėnė atyre se nuk dėshiron tė flasė pėr media. Por familja me tė cilėt kishte jetuar pėr shumė vjet, nuk pėrtojnė tė flasin. Ata fajėsojnė ish-nusen e tyre dhe thonė se nuk i takon asgjė prej pasurisė, sepse prona ėshtė nė emėr tė Isuf Thaēit, ish-vjehrrit tė Haxheres. Lutfi Thaēi ėshtė i revoltuar nga siē thotė ai, kjo sjellje e policisė dhe gjykatės. I morėn nė qafė edhe fėmijėt e vegjėl, thotė Lutfiu. Ky burrė me prejardhje nga Llapushniku i Drenicės fajėson sistemin e drejtėsisė nė vend qė, sipas tij, ėshtė i korruptuar.
Na qitėn prej shtėpisė krejt familjen, pa bėrė asgjė. Ajo e ka masėn mbrojtėse prej gjykate. Gjyqi ėshtė i korruptuar, thotė Lutfi Thaēi. Ndėrsa gratė e familjes nuk lėnė tė zezė pa thėnė pėr ish-nusen e tyre. Ato tregojnė se ajo ėshtė e rrezikshme dhe se shumė herė ka dashur ta therė me thikė ish-vjehrrėn e saj. Derisa tė merret vendimi i Shkallės sė Dytė, familjes Thaēi do ti duhet tė jetojė sa mė larg shtėpisė ku jeton tashmė Haxhere Jusufi.
Pėr avokatin e kėsaj familjeje, vendimi i gjykatės ėshtė i padrejtė. Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi tha pėr Express se Gjykata Komunale ka marrė njė vendim tė padrejtė qė detyron tėrė familjen ta lirojė shtėpinė.
Ajo nuk ka pronė mbi shtėpinė, nuk ėshtė as pronare, e gjykata thirret nė pronėsi. Nė kėtė rast, nuk ėshtė shqyrtuar fare trashėgimia dhe nuk e di se nga gjykata ka gjetur bazėn qė tia kalojė pronėn nė pronėsi njė personi qė nuk bėn pjesė nė trashėgimi, thotė avokatja Gashi-Bytyqi.
Sidoqoftė, avokatja thotė se vendimi mund tė sjellė ndonjė pasojė edhe mė tė madhe, siē edhe kanė ndodhur nė raste tė tjera. Ajo sqaron se ka tre muaj qė familja Thaēi ia ka paguar Haxheres sė shkurorėzuar njė banesė me qira, por ajo nuk ka pranuar tė jetojė atje.
Megjithėkėtė, Haxhere Jusufi vetėm se po e zbaton vendimin e gjykatės, ndėrsa policia urdhrat qė i janė dhėnė nga gjykata. Policėt qė ishin nė vendin e ngjarjes nuk duan tė pėrzihen nė ēėshtjet e tjera, por kanė obligim qė urdhrin e gjykatės ta zbatojnė. Pronarja e ka masėn mbrojtėse dhe urdhri ėshtė qė familja tė jetė larg saj, tha njė polic tė mėrkurėn.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
03-11-11, 17:30
|
#2
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Gruaja e forte apo viktime
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
29-11-11, 22:33
|
#3
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Ky rast deshmon se Gjykatave te Kosoves ju mungon profesionalizimi !
Nje personi ti garantohet e drejta e Banimit ,dhjetra te tjerve ju pengohet e drejta e Banimit !!!
Vendimi i Gjykates esht Absurd , Jo profesional.
Do te ishte me e arsyshme te dergohej kjo Grua ne ndonje Banes tjeter deri sa te zgjidhet e drejta e Pronesis.
|
|
|
30-11-11, 08:45
|
#4
|
Banned
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
|
Titulli: Re: Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shpati

Veq po kqyre e po lexoj...seri, ku do me na bo vaki edhe ne Kosove me na qit grat prej shpije...
|
|
|
01-12-11, 11:18
|
#5
|
Anėtarėsuar: 19-06-11
Vendndodhja: Ne boten time.
Postime: 1,794
|
Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Epo,sa gra shqiptare jan debue nga shtepija bile dhe jan rrahur,nuk thojn kot''Gjithqka t'kthehet ne ket jete''.
|
|
|
01-12-11, 12:14
|
#6
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga winona
Epo,sa gra shqiptare jan debue nga shtepija bile dhe jan rrahur,nuk thojn kot''Gjithqka t'kthehet ne ket jete''.
|
Ketu kemi te bejm me nje Perversitet e jo Drejtesi .
Gjyqtari qe ka marr vendim te till ose esht i pa afte totalisht , i korruptuet ose kemi te bejm me krim te organizuar te Mafiozave ne Pushtet kunder nje Familje te padashur Katundare.
Esht interesant se si Policia ka Ekzekutue nje vendim te till !!!
Mendimi yte se Femra Shqiptare ka qen e demtuar ne te kaluaren sesht i sakt .
Femra Shqiptare ska marr hise te Baba i vet e me dergue te Baba i Burrit edhe kur esht ndar e njeta ska munde te merr hise te Baba i Burrit sepse ska dergue asgje.
Pra Femra Shqiptare vet esht pajtuar me te njeten gjendje.
Dhe nga 100 Femra asjne se merr Hisen/Pjesen e saj te Baba, vetem se ne qofte se ska kush Trashegon ne ate Shtepi.
-Kam ndigjuar per nje rast tjeter :se si nje Shqiptark kishe kerkuar Gjysmen e Shtepis por Gjykate e nje Komune tjeter i kish then hup prej ketuhit -kerkesen e saj ish refuzar.
Dhe me vend.
|
|
|
02-12-11, 22:12
|
#7
|
Anėtarėsuar: 12-05-08
Vendndodhja: Te pellumbi
Postime: 4,679
|
AW: Re: Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shpati
Ketu kemi te bejm me nje Perversitet e jo Drejtesi .
Gjyqtari qe ka marr vendim te till ose esht i pa afte totalisht , i korruptuet ose kemi te bejm me krim te organizuar te Mafiozave ne Pushtet kunder nje Familje te padashur Katundare.
Esht interesant se si Policia ka Ekzekutue nje vendim te till !!!
Mendimi yte se Femra Shqiptare ka qen e demtuar ne te kaluaren sesht i sakt .
Femra Shqiptare ska marr hise te Baba i vet e me dergue te Baba i Burrit edhe kur esht ndar e njeta ska munde te merr hise te Baba i Burrit sepse ska dergue asgje.
Pra Femra Shqiptare vet esht pajtuar me te njeten gjendje.
Dhe nga 100 Femra asjne se merr Hisen/Pjesen e saj te Baba, vetem se ne qofte se ska kush Trashegon ne ate Shtepi.
-Kam ndigjuar per nje rast tjeter :se si nje Shqiptark kishe kerkuar Gjysmen e Shtepis por Gjykate e nje Komune tjeter i kish then hup prej ketuhit -kerkesen e saj ish refuzar.
Dhe me vend.
|
Uhaa bre, ska marr hise prej babes me qu te burri, pse a vetem matriali koka hise a? Ajo qe ka lind e ka rrit fmi e ka kontribu gjat gjithe viteve ne martese aty ajo skoka hise..? Qekjo eshte gabimi te na - qe na nuk e dim se njeriut mundesh me i hy gjitheqysh ne hak.
__________________
100% vetevetja!
Kush ka zemer, ka edhe krah.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga thellenza : 02-12-11 nė 22:16
|
|
|
01-12-11, 15:48
|
#8
|
Anėtarėsuar: 19-06-11
Vendndodhja: Ne boten time.
Postime: 1,794
|
Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Shoki Shpati
Ti po thue se femra shqiptare nuk ka hise ne pasurin e burrit sepse ska dergue asgje nga pasuria e babait.Po nese kthehet te babai edhe aty nuk ka te drejt trashigimie te pasuris veq nese ska kush e trashigon.
E mendimi im se femra qenka e demtuar ne te kalueren po te duket ende jo i sakt !!!!!Ø
E une kishe me shtue se jo vetem ne te kalueren por mjerisht edhe sot drejtat e femres shqitare(muslimane)jan ende te cungueme.Por nuk derzohemi ne....sa me i vuajtur ish njeriu aq me i kalitur ish ai...
|
|
|
01-12-11, 17:53
|
#9
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777

winona me qato kllapa e paske ndreq krejt...
Ne ēka bazohesh kur thua femra muslimane ???
Ne ligjin Islam femra ka te drejte ne trashegimi (kjo per femren muslimane)...
Ne ligjin krishter shqiptare, ne kanunin e leke dukagjinit, femra s'ka drejte ne trashegimi... Mos e harro kete !
|
|
|
01-12-11, 19:11
|
#10
|
Anėtarėsuar: 19-06-11
Vendndodhja: Ne boten time.
Postime: 1,794
|
Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii
winona me qato kllapa e paske ndreq krejt...
Ne ēka bazohesh kur thua femra muslimane ???
Ne ligjin Islam femra ka te drejte ne trashegimi (kjo per femren muslimane)...
Ne ligjin krishter shqiptare, ne kanunin e leke dukagjinit, femra s'ka drejte ne trashegimi... Mos e harro kete !
|
valiii,
Une nuk jam bazuar ne ate qka shkruhet ne ligjet islame,e as qka shkruhet ne ligjet krishtere.Por vete kam lind e jam rrite ne nje qytet te Kosoves,e ai qyteti me gjith rrethin jan vetem te besimit islam.Prandaj ka rrjedh kjo fjala femra shqiptare muslimane i kam pa vete se si keqtrajtohet ajo.Por kjo nuk do te thote se ne i kemi humbur shpresat per nje te ardhme me te mire..
|
|
|
01-12-11, 19:19
|
#11
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
|
Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga winona
valiii,
Une nuk jam bazuar ne ate qka shkruhet ne ligjet islame,e as qka shkruhet ne ligjet krishtere.Por vete kam lind e jam rrite ne nje qytet te Kosoves,e ai qyteti me gjith rrethin jan vetem te besimit islam.Prandaj ka rrjedh kjo fjala femra shqiptare muslimane i kam pa vete se si keqtrajtohet ajo.Por kjo nuk do te thote se ne i kemi humbur shpresat per nje te ardhme me te mire..
|
winona edhe une kanihere kur i shiqoja disa fotografija bardh e zi t'gjyshes e t'gjyshi... T'veshum pa lidhje, frizura katastrofe, prapaskena dhe ambienti daha me kata-strrrofe a? Ama besom se atehere kane qene shume me perparimtare se ne, me kombtare me fetare me te ndershem edhe pse nuk i kane pas Iphonat n'xhep...
|
|
|
01-12-11, 22:03
|
#12
|
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
|
Re: Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga winona
Shoki Shpati
Ti po thue se femra shqiptare nuk ka hise ne pasurin e burrit sepse ska dergue asgje nga pasuria e babait.Po nese kthehet te babai edhe aty nuk ka te drejt trashigimie te pasuris veq nese ska kush e trashigon.
E mendimi im se femra qenka e demtuar ne te kalueren po te duket ende jo i sakt !!!!!Ø
E une kishe me shtue se jo vetem ne te kalueren por mjerisht edhe sot drejtat e femres shqitare(muslimane)jan ende te cungueme.Por nuk derzohemi ne....sa me i vuajtur ish njeriu aq me i kalitur ish ai...
|
Se si ka qen dhe ende esht te Shqiptaret ska arsye te sqaroj ket e din secili.
A ka qen Femra e demtuar ne te kaluaren ose tash ?
Une mendoj se jo .
Pse ?
Femra ne Shtepi te Burrit ka pas te gjitha te drejtat edhe sikurse te mos kishte Femij e nejta ka trasheguar Pronen qe i ka takuar Burrit.
Kusht per Hise /Trashegim ka qen e nejta te jetoj ne ate Shtepi.
Ky model ka mundesuar te Funkesionoj Familja.
Ne anen tjeter edhe ateher kur Martesa e Femres ska funkesionue pa marr parsysh shkakun e njeta ka shkuar te Shtepia e Prindeve dhe ska mbet ne Sokak ose me shkue me banue te Stacioni i Autobusave.
Qdo model tjeter per Familjen Shqiptare, Femren Shqiptare do te jet me i keq edhe pse po modernizohet Shoqeria .
|
|
|
03-12-11, 17:50
|
#13
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
|
Titulli: Re: Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shpati
Se si ka qen dhe ende esht te Shqiptaret ska arsye te sqaroj ket e din secili.
A ka qen Femra e demtuar ne te kaluaren ose tash ?
Une mendoj se jo .
Pse ?
Femra ne Shtepi te Burrit ka pas te gjitha te drejtat edhe sikurse te mos kishte Femij e nejta ka trasheguar Pronen qe i ka takuar Burrit.
Kusht per Hise /Trashegim ka qen e nejta te jetoj ne ate Shtepi.
Ky model ka mundesuar te Funkesionoj Familja.
Ne anen tjeter edhe ateher kur Martesa e Femres ska funkesionue pa marr parsysh shkakun e njeta ka shkuar te Shtepia e Prindeve dhe ska mbet ne Sokak ose me shkue me banue te Stacioni i Autobusave.
Qdo model tjeter per Familjen Shqiptare, Femren Shqiptare do te jet me i keq edhe pse po modernizohet Shoqeria .
|
Kushti i vetėm qė tė trashėgoj pronėn e burrit njė grua me apo pa fėmijė ka qenė qė burri tė jetė i vdekur.
Dhe kur ka shku te shpija e babės sė vet nga njė martesė jo funkcionale, fakt nuk ka mbet nė sokak po nga ish burri nuk ka marrė thuaja asgjė!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
|
|
|
03-12-11, 21:06
|
#14
|
Banned
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
|
Titulli: Re: Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Kushti i vetėm qė tė trashėgoj pronėn e burrit njė grua me apo pa fėmijė ka qenė qė burri tė jetė i vdekur.
Dhe kur ka shku te shpija e babės sė vet nga njė martesė jo funkcionale, fakt nuk ka mbet nė sokak po nga ish burri nuk ka marrė thuaja asgjė!
|
Nasht se po krenoheni me kanun te lekes... kanuni i mire eshte per juve... dajak se nrysh shnolla smerr vesh me parime islame nuk e don qe ja garanton dinjitetin e saj te nje gruje, nene e keshtu me radhe
|
|
|
03-12-11, 21:23
|
#15
|
Anėtarėsuar: 19-06-11
Vendndodhja: Ne boten time.
Postime: 1,794
|
Titulli: Re: Titulli: Gruaja e forte apo viktime
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga taraku-1
Nasht se po krenoheni me kanun te lekes... kanuni i mire eshte per juve... dajak se nrysh shnolla smerr vesh me parime islame nuk e don qe ja garanton dinjitetin e saj te nje gruje, nene e keshtu me radhe
|
PO Kosova qfar feje i takon o ti shqiptar?Fjala eshte per nje nene shqiptare,kosovare e une e di se pjesa dermuse tek ne jan te besimit islam.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|
Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:02.
|
|